Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:35   #13
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė” -vazhdim

17. “S’ka dyshim se Dita e Gjykimit ėshtė caktuar.

18. Ėshtė dita qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe.

19. dhe qielli hapet e bėhet dyer-dyer.

20. dhe kodrat shkulen e bėhen pluhur (si valė rrezesh-fatamorganė).

21. E Xhehennemi ėshtė nė pritė (nė pusi).

22. ėshtė vendstrehim i arrogantėve.

23. aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim).

24. aty nuk do tė shijojnė as freskim, as ndonjė pije.”

25. pėrveē ujė tė valė e qelbėsirė.

26. si ndėshkim i merituar.

27. Ata ishin qė nuk pritnin se do tė japin llogari.

28. dhe argumentet Tona i pėrgėnjeshtruan me kėmbėngulje.

29. ndėrsa Ne ēdo send e kemi ruajtur me shkrim tė saktė.

30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojmė tjetėr veēse vuajtje.”

(En Nebe’ė, 17-30)



إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ كَانَ مِيقَاتًا

17. ”S’ka dyshim se Dita e Gjykimit ėshtė caktuar.

Kjo ditė dhe Lajmi i Madh pėr tė cilin pabesimtarėt ishin nė kundėrshti, ėshtė ditė e caktuar dhe ka afat tė prerė nga ana e Allahut xh.sh. Dhe, ja tash i Gjithėfuqishmi i paralajmėron pėr momentin mė tė vėshtirė pėr ta, qė do tė ballafaqohen me veprat e tyre para Allahut xh.sh.

Tmerri i kėsaj dite do t’i dezorientojė tė pafetė, tė cilėt nuk besonin se njė gjė e tillė fare do tė ndodhė. Ata nė jetėn e kėsaj bote, madje sa ishte gjallė edhe vetė i Dėrguari i Allahut, me njė ironi dhe sarkazėm pyesnin: “Dhe thoshin: kur do tė vijė (jetė) ai premtim (me tė cilin na kėrcėnoheni) nėse jeni tė drejtė nė atė qė flisni” (Jasin, 48)

Dhe ja qė tash Allahu xh.sh. kėta njerėz tė ligj do t’i ballafaqojė me kėtė ditė tė lemeritshme, sepse tek i Gjithėpushtetshmi ēdo gjė ėshtė e pėrcaktuar, dhe, nuk vonon e premtimi dhe kėrcėnimi i Tij bėhen realitet.

Kiameti apo Kataklizma e pėrgjithshme, nė Kur’an ėshtė pėrmendur nė shumė vende dhe me shumė emra. Sa pėr ilustrim do t’i cekim vetėm disa prej tyre:

Jevmul Kijameh - Dita e Ringjalljes (e Ngritjes nga varret), Jevmul Ahir - Dita e Fundit, Es-Sa’atu - Momenti, Jevmul Ba’thi - Dita e Ringjalljes, Jevmul Fasli - Dita e Ndarjes (e Gjykimit), Jevmul Veiid - Dita e Premtuar (pėr realizimin e kėrcėnimit), Jevmul Hashr - Dita e Tubimit, etj., Komentatorėt e Kur’anit kanė numėruar mbi njėqind emra tė kėsaj dite dhe kėtij momenti tė vėshtirė e tė tmerrshėm.

Kjo ėshtė ditė e caktuar, ditė e ndarjes sė ēėshtjeve tė njerėzve nė bazė tė veprave tė punuara nė kėtė botė, ditė kur ata do tė shpėrblehen pėr tė mirat e tyre dhe do tė ndėshkohen pėr tė kėqijat e tyre.

Se kur do tė vijė saktėsisht ky moment, kėtė nuk mund ta dijė askush pos Allahut tė Gjithėdijshėm, por dihet qė kjo ditė pėrveē tė tjerash dallohet pėr njė karakteristikė tė veēantė qė ėshtė:



يَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًا
18. Ėshtė dita qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe.

Kjo hapėsirė nė tė cilėn jemi duke jetuar, e mbushur pėrplot gjallėri dhe me krijesa nga mė tė ndryshmet, disa prej tė cilave i shohim e disa nuk i shohim, e tė cilat janė nė lėvizje tė pėrhershme dinamike, do tė mbetet kėshtu deri nė ditėn kur Allahu xh.sh. do t’i zhdukė tė gjitha gjallesat, me pėrjashtim tė atyre qė do Ai tė mos vdesin:

“Dhe i fryhet Surit dhe bie e vdekur ē’ka nė qiej dhe ē’ka nė tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, ata tė ngritur presin (urdhrin e Zotit)” (Ez-Zumer, 68)

Fryrja nė Sur, e cila pėrmendet nė ajetin qė jemi duke e komentuar, ėshtė fryrja e dytė pas asaj tė parės, me tė cilėn sinjalizohet fillimi i kataklizmės sė pėrgjithshme, e cila zgjat shumė shkurt, ndoshta vetėm pėr disa ēaste, kur do tė shkatėrrohet ēdo gjė nė kėtė ekzistencė.

“Ēdo gjė qė ėshtė nė tė (tokė) ėshtė e zhdukshme, e do tė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar dhe i nderuar.” (Er-Rahman, 26-27)

Sipas tė gjithė komentatorėve tė Kur’anit, fryrėsi nė Sur ėshtė njė prej katėr melekėve tė mėdhenj-Israfili a.s., i cili ėshtė i ngarkuar me kėtė detyrė nga ana e Allahut xh.sh. Kėtė e vėrteton edhe dijetari i madh Ibn Haxher el Askelani, i cili thotė: “Ėshtė e ditur se fryrėsi i Surit ėshtė Israfili a.s., pėr tė cilin thotė se ekziston Ixhmaja (pajtimi i gjithė dijetarėve islamė).

Nė Mustedrekun e Hakimit qėndron transmetimi i Ebu Hurejres r.a. se i Dėrguari i Allahut (s.a.v.s) ka thėnė: “Shikimi i fryrėsit nė Sur ėshtė i drejtuar nga Arshi i Allahut, qė kur ėshtė i dėrguar (autorizuar) pėr tė, nga frika se mos urdhėrohet para se ta largojė shikimin. Sytė e tij janė si dy yje flakėruese”

Besimtarėt e kishin pyetur tė Dėrguarin a.s. se ē’duhej tė thoshin sikur ta pėrjetonin kėtė moment. Ai u ishte pėrgjigjur: “Hasbunallahu ve ni’mel vekil, tevekkelna ala Allahi rabbina”. – “Neve na mjafton Allahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė. I jemi mbėshtetur vetėm Allahut, Zotit tonė”

Dijetarėt islamė poashtu janė kompaktė se Surit do t’i fryhet dy herė: herėn e parė do tė ndodhė vdekja e tė gjitha gjallesave, ndėrsa fryrja e dytė sinjalizon ringjalljen e tė gjitha gjallesave. Nė Kur’an kėto dy tė fryra janė pėrmendur edhe nė kaptinėn En-Naziat ajetet 6-7:

“Ditėn qė vrullshėm bėhet dridhja. Qė pas saj pason tjetra”

Pra fryrja (dridhja) e parė ėshtė quajtur Er-Raxhifeh, kurse fryrja (dridhja) e dytė Er-Rradifeh.

Nė ajetet 49-51 tė kaptinės Jasin, fryrja e parė ėshtė quajtur “Es-Sahatu”-“Britma”, ndėrsa e dyta “Fryrja nė Sur” :

“(Allahu u pėrgjigjet) Nuk janė duke pritur tjetėr veēse se njė britmė qė i rrėmben ata kur janė duke u zėnė nė mes vetes. E nuk do tė mund tė lėnė as porosi (vasijet-testament) e as tė kthehen nė familjet e tyre. Dhe i fryhet “Surit” kur qe, ata duke u ngritur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre”.

Sidoqoftė, pas fryrjes sė dytė nė Sur, tė gjitha krijesat e vdekura do tė ringjallen, do tė ngrihen nga varret e tyre dhe do tė nisen nė Vendtubimin e Madh, pėr tė dalė para Allahut xh.sh. Kjo do tė jetė Dita e Llogarisė sė pėrgjithshme, asaj Llogarie tė cilėn e pėrgėnjeshtruan pabesimtarėt dhe mohuan me kryeneēėsi edhe ringjalljen.

Se nė ē’vend tė kėsaj gjithėsie do tė jetė ky tubim madhėshtor i mbarė njerėzimit, ne nuk dijmė e as qė mund ta imagjinojmė, sepse kjo ėshtė vetėm nė dijen dhe kompetencat e tė Gjithmėshirshmit.

Ky ėshtė rrugėtimi i fundit i jetės sė njeriut, nė tė cilėn, nė dallim nga etapat e tjera tė kaluara tė jetės; sė pari nė botėn e ezelit (atomit), pastaj nė jetėn e kėsaj bote dhe pas saj nė jetėn e varrezave (berzah), tash nuk ka mė vdekje, por vetėm amshim dhe pėrjetėsi.

Atė ditė njerėzit do tė vijnė grupe-grupe, popuj-popuj, ymmet-ymmet dhe secili do tė jetė me pejgamberin ose prijėsin e tyre, pėr tė dhėnė llogarinė, siē thotė Allahu i Lartmadhėrishėm:

“(kujto) Ditėn kur do tė thėrrasim secilin njeri me prijėsin (librin, pejgamberin, shėnimet e veprave) e tyre” (Isra’ė, 71 )

Dhe, nė kėtė ditė, tė gjithė njerėzit do tė thirren njė nga njė pėr tė dhėnė llogarinė e veprave tė punuara nė kėtė botė.



وَفُتِحَتْ السَّمَاءُ فَكَانَتْ أَبْوَابًا
19. Dhe qielli hapet e bėhet dyer-dyer.

Ky ajet tregon pėr gjendjen e gjithėsisė nė momentet e kataklizmės. Ky dhe ajeti nė vazhdim tregojnė pėr disa gjėra qė do tė ndodhin para fryrjes sė dytė nė Sur. Pėrmendja e fryrjes sė dytė nė Sur para kėtyre ndodhive qė do tė ndodhin pas fryerjes sė parė, janė cekur pėr hir tė madhėshtisė sė momentit tė fryrjes sė dytė nė Sur si dhe tė trishtimit tė madh tė atij momenti.

Dihet se qielli ėshtė njė hapėsirė nė tė cilėn nuk mund tė shohėsh ndonjė zbrazėti, siē na mėson Allahu xh.sh.: “Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast, andaj drejto shikimin tėnd (drejt qiellit) se a sheh ndonjė ēarje (zbrazėti)? Mandej, herė pas herė drejto shikimin, e shikimi do tė kthehet tek ti i pėrulur dhe i molisur” (El Mulk, 4-5)

Por ja qė vjen momenti tė ndodhin ērregullimet nė gjithėsi dhe ēdo gjė fillon tė shkatėrrohet. Qielli ēahet dhe “dyert” e tij hapen krah e krah, dhe nga ai fillojnė tė zbresin melaiket.

“Dhe (kujto) Ditėn kur do tė ēahet qielli me anėn e njė reje e lėshohen engjėjt (melaiket) nė njė mėnyrė madhėshtore” (Furkan, 25)

Mbi gjendjen e qiellit nė kėto momente flasin edhe ajetet nė vazhdim:

“Kur tė pėlcasė qielli”. (Inshikak, 1)

dhe:

“E kur tė ēahet qielli”. (Infitar, 1)

Tėrė kjo do tė thotė se do tė bėhet rrėnimi i rregullit tė gjithmbarshėm tė gjithėsisė. Ēdo gjė fillon tė shkatėrrohet, ashtu siē ka thėnė Allahu xh.sh.:

“Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė e edhe qiejt (nė tė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para Allahut Njė, Mbizotėrues”. (Ibrahim, 48)

Shenjė tjetėr e kataklizmės ėshtė edhe shkatėrrimi i kodrave, pėr se na flet ajeti nė vazhdim i kėsaj kaptine:



وَسُيِّرَتْ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا

20. Dhe kodrat shkulen e bėhen pluhur (si valė rrezesh-fatamorganė).

Kodrat si elemente pėrforcuese tė kėsaj toke nė tė cilėn jetojmė, janė pėrmendur 29 herė nė Kur an, prej tyre 11 ajete kanė tė bėjnė me gjendjen e kodrave nė Ditėn e Kiametit.

Kodrat-malet nė momentet e kataklizmės, do tė pėsojnė transformime nga mė tė ndryshmet deri nė shkatėrrimin e plotė tė tyre. Ja se si i pėrshkruan Kur’ani famėlartė kėto forma:

“Dhe kur tė barten (ngrihen) toka e kodrat e t’i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur” (El-Hakkah, 14)

Kjo do tė thotė se fillimisht bėhet ndeshja e kodrave me njėra-tjetrėn dhe copėtimi i tyre, pastaj ato shndėrrohen nė diēka qė u gjason shtėllungave tė leshit tė shprishur:

“Dhe kodrat bėhen si leshi i shprishur”. (El-Kariatu, 5)

Kjo do tė thotė se kodrat e humbin fortėsinė dhe ekuilibrin e tyre dhe pas kėsaj gjendjeje do tė pasojė shkapėrderdhja dhe shpėrndarja e tyre nė hapėsirė nė formė tė pluhurit apo tė rėrės:

“(Ajo ndodh) Kur toka tundet nga dridhje tė forta e kodrat tė shkapėrderdhen e tė bėhen copė e thėrrmija, si pluhur i shpėrndarė”. (El-Vakiatu, 4-6)

dhe: “Atė ditė kur toka e kodrat tė dridhen, e kodrat tė bėhen si grumbuj tė shkapėrderdhur tė rėrės”. (El-Muzemmil, 14)

Dhe nė fund ato shndėrrohen nė vegim-fatamorganė, si njė formė vizuale, nė fakt e paqenė:

”Dhe kodrat shkulen e bėhen pluhur (si valė rrezesh-fatamorganė-vegim).”

Kjo do tė thotė se kodrat do tė shndėrrohen nė hi e pluhur dhe nga larg duken sikur kodra, por, kur t’u afrohesh, nuk sheh asgjė, mu sikur ndodh vegimi nė shkretėtirė kur nga reflektimi i rrezeve tė diellit nė rėrė, krijohen vegime dhe reflektime ngjyrash-fatamorganė dhe tė bėhet sikur para teje sheh ujė, por, kur tė afrohesh tek ai vend, sheh vetėm rėrė tė shkretėtirės dhe asgjė tjetėr.



إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتْ مِرْصَادًا. لِلْطَّاغِينَ مَآبًا. لَابِثِينَ فِيهَا أَحْقَابًا
21. E Xhehennemi ėshtė nė pritė (nė pusi).

22. ėshtė vendstrehim i arrogantėve.

23. aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim).

Ata qė mohuan dhe pėrgėnjeshtruan kėtė ditė si dhe ata qė refuzuan mėsimet e pejgamberėve, si “shpėrblim” kanė ndėshkimin e pėrjetshėm nė zjarrin e Xhehennemit, i cili i pret nė pusi qysh prej kohėsh, pėr t’i djegur e pėrcėlluar me dėnimet e tij tė tmerrshme.

A nuk ua bėri me dije Allahu xh.sh. nė shumė ajete kuranore se kthimi ėshtė tek Ai, dhe sidomos nė ajetet 4 e 5 tė kėsaj kaptine “En Nebe’ė”: Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė! Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)!“

A nuk u tha Allahu xh.sh.: “A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do tė ktheheni prapė tek Ne?!” (El-Mu’minun, 115)

Dhe, tash, kur tė tillėt tmerrohen nga pamjet dhe pastaj nga ndėshkimi nė Xhehennem, vėrtet i Lartėsuar ėshtė Allahu xh.sh. qė tha:

“Mjerė pėr pėrgėnjeshtarėt atė ditė” (El-Murselat, 15)

Tė mjerėt ata qė nuk iu nėnshtruan urdhrave tė Allahut nė kėtė botė; tė mjerėt ata qė lakmia e kėsaj bote i mashtroi dhe nuk ēanė kokėn pėr kėtė ditė tė tmerrshme.

Pra, pėr tė tillėt: arrogantėt, keqbėrėsit e mendjemėdhenjtė, vendstrehim i tyre do tė jetė Xhehennemi. Nė tė do tė qėndrojnė pėrjetė. Vetė fjalėt nga ajeti “Labithine fiha ahkaba-Aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim).”, japin tė kuptohet se ata do tė mbesin aty pėrgjithmonė, nė pėrjetėsi tė amshueshme e tė pambarim.

Rreth kuptimit terminologjik tė fjalės “ahkaba” janė dhėnė disa mendime, por ajo qė karakterizon mė tepėr kuptimin e kėtij termi, ėshtė se ka tė bėjė me njė periudhė tė pacaktuar kohore. Mendim tjetėr ėshtė se ky term nėnkupton periudha-epoka kohore, tė cilat pasohen automatikisht nga njėra-tjetra, pa shkėputje.

Dijetari i mirėnjohur islam Muhammed M. Sha’ravi, tek shpjegon fjalėn “ahkaba”, thotė se me kėtė term cilėsohet vetėm ajo periudhė kohore e cila pas pėrfundimit, automatikisht pasohet nga tjetra. Ky term ėshtė nė tė njėjtėn lidhje kuptimore me fjalėn “Halidine fiha ebeda – Nė tė do tė jenė pėrgjithmonė”, por kėtu fjala “ahkaba” ėshtė pėrmendur me njė qėllim tė caktuar dhe pėr njė urtėsi tė madhe. Sha’raviu vazhdon mė tutje e thotė se pas pėrfundimit tė njėrės epokė (periudhė kohore), me urdhrin e Allahut, melaiket i nxjerrin kėta pabesimtarė nga Xhehennemi pėr disa ēaste dhe i afrojnė nga Xhenneti pėr t’i parė kėnaqėsitė nė tė cilat janė duke jetuar besimtarėt e vėrtetė e tė sinqertė, dhe pastaj nė mėnyrėn mė tė vrazhdė ata do tė tėrhiqen zvarrė pėr t’u rikthyer nė Xhehennem pėr tė shijuar rishtazi dėnimin e dhembshėm e tė pėrjetshėm deri nė pėrfundimin e asaj epoke, pėr t’u pėrsėritur pastaj e njėjta gjė rishtazi.

Xhehennemi ėshtė vend i mizorėve, nė tė ka vend pėr tė gjithė pabesimtarėt, kriminelėt, munafikėt dhe ata qė tradhtuan amanetin e Allahut. Mu pėr kėtė, kur do tė pyetet Xhehennemi nga ana e Allahut xh.sh. nėse ka mė vend tė zbrazėt nė tė, pėrgjigjja ėshtė kjo:

“(Kujto) Ditėn kur Ne Xhehennemit i themi: a je mbushur? e ai thotė: a ka ende (kriminelė e pabesimtarė qė t’i ndėshkojė)?” (Kaf, 30)



لَا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرْدًا وَلَا شَرَابًا. إِلَّا حَمِيمًا وَغَسَّاقًا. جَزَاءً وِفَاقًا

24. Aty nuk do tė shijojnė as freskim, as ndonjė pije.

25. pėrveē ujė tė valė e qelbėsirė.

26. si ndėshkim i merituar.

Nė tėrė atė mjerim e nėnēmim, pabesimtarėt dhe ata qė i bėnė shok Allahut, tok me munafikėt e ndyrė, nuk do tė shijojnė ndonjė freskim ose pije tė ftohtė, qė t’ua flladitė trupat dhe shpirtrat e tyre qė janė duke u ndėshkuar. Ata do tė kėrkojnė prej melaikeve ndonjė freskim a pije tė ftohtė, por melaiket e ndėshkimit, nė vend tė freskimit dhe ujit tė ftohtė, do t’u ofrojnė ujė tė valė qė ua kėput zorrėt, dhe qelbėsirė, si ndėshkim meritor pėr ta.

Se ky ndėshkim i Allahut ėshtė vėrtet meritor, na tregon ajeti nė vazhdim: ”Ndėshkimi i sė keqes bėhet me njė tė keqe nė tė njėjtėn mėnyrė”. (Esh-Shura, 40)
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė