Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:56   #11
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3. Tri tipe tė poezisė

Tri tipet e poezisė bashkėkohore shqipe qė artikulohen kėtu: 1. Poezi afirmative, 2. Poezi subjektive dhe 3. Poezi objektive, janė nė njė mėnyrė vijim i klasifikimit: poezi e entuziazmit, e lirizmit dhe objektive, tė cilave u atribuon elementet estetike, tė pasqyrimit, pėrjetimit dhe trajtimit, qė e kishte bėrė po ky autor nė librin e vet Kah teoria. Dallimi ėshtė nė esencė se atje mė shumė idetė artikuloheshin si teza dhe kapnin gjithė korpusin e letėrsisė sonė bashkėkohore, kurse kėtu pėrqendrohen nė ngritjen e sistemit teorik tė njė gjinie letrare, tė poezisė. Duhet theksuar menjėherė se teoria e Rugovės rreth poezisė sonė tė re dhe vetė ky klasifikim, qė del nė bazė edhe tė analizave letrare paraprake, nuk mbėshtetet vetėm nė njė kriter qendror. Pėrfundimet e tij bazohen nė kėrkime nė nivele tė ndryshme tė tekstit tė poezisė qė kapin figurėn, dallimet nė funksionalizimin e saj, mė tutje edhe vetė diskursin poetik, pėr tė prekur dhe preokupimet themelore tė saj, si dhe idetė. Megjithėkėtė nė klasifikimin e tij hyn domosdo koha, me njė fjalė, konteksti shoqėror, pra edhe elementi i kushtėzimit shoqėror tė formave dhe tė tipeve tė shkrimit. Kjo vėrehet edhe nė vetė emėrtimet. Po, mbi tė gjithė ngritet njė kriter qė do tė shqiptohet nė emėrtimet e tipeve, ėshtė ky raporti i krijuesit, subjektit krijues dhe materies letrare, duke e marrė kėtė nė procesin e formėsimit letrar, po dhe si rezultat tė pėrfunduar, tashti si objekt, qė do tė pėrfaqėsohej me terma tė tjerė, si realitet tjetėr letrar karshi njė realiteti jetėsor. Pra, nė esencė, ngritet raporti Subjekt - Objekt, qė del nė dy nga tipet. Ndėrsa tip i parė, qė dikur shihej si entuziazėm, pra gjithnjė nė njė ndėrvarshmėri me njė ide shoqėrore, tashti del si afirmim. Rugova klasifikimin e vet tipologjik do ta bėjė edhe me vlerėsinė e vetė teksteve, pra nuk ka tė bėjė vetėm me karakterizim po edhe me vlerėsim. Prej kėndej, poezia objektive i del pėrnga vlerat mė e rėndėsishme se dy tipet e para. Kjo do tė thotė se nė teorinė e vet tė poezisė sonė ai, nga ana tjetėr, krijon edhe njė pamje tė zhvillimit tė poezisė sonė. Dy kėrkesat e tij janė vėshtirė tė provohen sidomos nė shkrimet qė kanė karakter kryesisht teorik e formulativ. Tezat e veta Rugova i argumenton me libra dhe sidomos me autorė tė veēantė. Edhe nga ky aspekt sikur krijohet njė kronologji e veprave dhe autorėve dhe mė nė fund e vlerave, nė aspektin e paraqitjes. Mirėpo, problemet dalin pikėrisht me autorėt, nga njė anė, dhe me poezinė qė kapet tė trajtohet teorikisht nė njė prerje sa kohore aq aktuale. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse kemi pak poetė qė kanė tė formuar njė sistem tė vetin tė ideve, madje edhe tė shkrimit poetik. Me njė fjalė, pak ka individualitete qė pa mungesė dhe pa tepricė mund t'i pėrgjigjen njė tipi tė shkrimit apo, mė nė fund, njė tipi tė poezisė. Kjo shtron ēėshtjen e bashkėjetesės pėrnga kushtet e krijimit, pėr tė mos thėnė pėr ndikimet e ndėrmjetvetshme qė janė tė dukshme dhe nganjėherė prekin problemin e imitimit. Natyrisht qė kėto probleme nė kėtė studim tė Rugovės nuk janė trajtuar deri nė fund, gjė qė nuk ka lejuar dhe mėnyra e kėrkimit, po duhet tė theksohet se janė tė mėdhenj, bile nganjėherė tė pakalueshėm, nė rrugėn e ēfarėdo shkrimi qė ka karakter pėrgjithėsues pėr poezinė tonė tė re. Kėtė problem, shihet, e ka hetuar edhe vetė autori kur me emra bėn ilustrimin e tipeve tė poezisė, disa emra autorėsh i dalin nė mė sė paku dy tipe, dhe jo vetėm nė aspektin e zakonit tė pranuar ndėrdijshėm se nė rininė e parė poetėt e shkruajnė mė fuqishėm intimėn, por edhe nė aspektin e trajtimit letrar dhe tė vetė ideve dominuese nė poezi. Njė problem tė tillė do ta ndriēonte njė studim i natyrės pak mė tjetėr, i natyrės sė hetimit tė tendencave kryesore nė poezinė tonė, duke nisur nga akti i paraqitjes sė tyre, nėpėr pikat e realizimit tė tyre kryesor. Me njė fjalė: pėr t'u parė ku janė ato artikulime poetike autentike, e ku janė tė bartura nga tė tjerėt apo edhe tė imituara e tė shpifura.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė