Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 21:27   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Hija e 11 shatorit 2001



Halit Mehmetaj


Njė dekadė pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit ndaj simbolit te lirisė, moment ky qė amerikanet e konsiderojnė periudhė tė errėt tė historisė moderne. Rreth kėsaj date ka shumėēka te kujtohet dhe te vlerėsohet nga ato ēaste te tmerrshme tė asaj dite, siē ėshtė qėndrueshmėria dhe pėrkushtimi amerikan pėr ta tejkaluar hijen e zezė tė asaj dite. Siē dihet ky sulm ishte kryer mbi baza te fundamentalizmit islamik i ndikuar nga mbingarkesa ideologjike, qėllimi i te cilit ishte shkatėrrimi i simboleve ushtarake e tregtare te Amerikės si dhe gjunjėzim ekonomik e politik i kėtij shteti simbol pėr demokracinė nė botė. Valėt shokuese te 4 aeroplanėve te rrėmbyer nga militantė u pėrhapėn me njė shpejtėsi si cunami nė ēdo cep te globit dhe vazhdojnė te ushtojnė edhe sot e kėsaj dite.

Fenomeni i terrorizmit ndėrkombėtarė kohėve tė fundit ėshtė paraqitur me njė kuptim mė tė plotė dhe mė pėrmbajtje me tė diferencuar. Pėr dallim nga sulmet terroriste tė kohėve tė mėparshme, sulmet terroriste te kohėve tė fundit, pėr shkak tė formave dhe pėrmasave tė reja, qė manifestohen nė ēdo aksion terrorist, ndikojnė, jo vetėm nė ēorganizimin e jetės politike tė njė shteti, por edhe nė shkaktimin e krizave dhe konflikteve te ndryshme ndėrshtetėrore me pasoja te gjėra ndėrkombėtare. Sulmi i 11 shtatorit te vitit 2001, kundėr SHBA-ve, shkaktoi njė recesion global ekonomik te pėrcjellė mė kriza te shumta politike; vendosja mjeteve shpėrthyese nė disa trena tė udhėtarėve nė Madrid, ndikoi nė ndėrrimin e forcave politike nė Spanjė dhe tėrheqjen e ushtarėve tė tyre nga Iraku etj. Nė kėtė drejtim vėrehen edhe pėrpjekjet e shtuara nė nivel global pėr pengimin e shfaqjes sė terrorizmit ndėrkombėtarė.

Atė ditė te frikshme na kujtohen skenat kur njėsitė zjarrfikėse, ato te policisė, ambulancat e ēdo gjė tjetėr shtetėrore ishin vėnė nė dispozicion pėr tė shpėtuar jetėt e njerėzve. Pėrgjigjja nė fushėn e mobilizimit nė tragjedinė e 11 shtatorit ishte e fuqishme, ishte rekord, duke bėrė ēmos, madje duke e dhėnė edhe jetėn e tyre pėr ta shpėtuar atė tė tjerėve. Imazhet sa prekėse aq edhe heroike janė te ngulitura thellė nė memoriet e publikut amerikan dhe atij ndėrkombėtar. Pėrpjekje kjo e jashtėzakonshme qe ndoshta i kaloi suazat e normales, e njė normaleje qė nuk ėshtė parė deri me sot ne historinė moderne. Falė pėrkushtimit tė tyre dhe pėrpjekjeve titanike arritėn t’i shpėtojnė 25 njerėz pak para se simboli i lirisė te rrezohej pėr dhe, pak para se ky simboli tė marrė me vete edhe 2928 jetė tė njerėzve te pafajshėm tė cilėt njėkohėsisht u bėnė heronj tė rinj tė luftės kundėr terrorizmit. Qė nga ndėrtimi i Kullave Binjake simbolikė e lirisė e demokracisė nė botė u dashtė njė pėrkushtim gjigant si nė aspektin e ndėrtimit, arkitekturimit, nė atė material e njerėzor, ishte njė pėrpjekje titanike e popullit amerikan pėr ta bėrė njė vepėr arkitektonike tė pėrmasave unike siē ishin kullat binjake te cilat u kthyen nė simbol te dedikimit njerėzor.

Amerika u pėrgjigj ndaj sulmeve te 11 shtatorit krejt ndryshe me atė ēka terroristet kishin menduar e planifikuar. Amerika edhe pas kėtij sulmi nuk u thye as nuk u gjunjėzua, pėrkundrazi u forcua edhe mė shumė. Kėto sulme hapen njė kapitull te ri agjendash ne politiken amerikane sidomos atė te sigurisė. Presidenti i atėhershėm, Bush u zotua se do ta luftojė te keqen, do t’i luftojė ata qe e sulmuan simbolin e lirisė amerikane e globale dhe do t’i shpall luftė terrorizmit. Dhe lufta ndaj kėsaj te keqeje vazhdon sot e dhjet vjet me pėrkushtimin me te madh amerikan. Ndoshta ende ėshtė herėt pėr konkludime pėrfundimtare, por fituesit dhe humbėsit pas 10 vitesh nė njė mėnyrė mund te dihen.

Lufta ndaj terrorizmit edhe pse e kushtueshme ėshtė e suksesshme. Humbėsi me i madh ne kėtė mes ėshtė Bin Ladeni i cili u vra ne Maj 2011 nga njėsitė special tė Navy Seals nė Pakistan. Organizata terroriste e tij Al Qaida e cila nė masė tė madhe ėshtė shndėrruar nė njė organizatė tė strukturuar operative, celulat e tė cilės u shpėrndanė nė tėrė botėn e qytetėruar, pas sulmeve tė 11 shtatorit pjesa me e madhe e udhėheqėsve tė kėsaj organizate janė vrarė apo burgosur nga organet e rendit. Ata u vranė dhe bashkė me ta ngadalė po vdes edhe ideologjia pėr njė kalifat islamik radikal qe ishte edhe emblemė e kėtyre terroristėve. Ketė e tregojnė edhe protestat e fuqishme ne disa vende te Lindjes se Mesme, kundėr diktatorėve sekulistė.

Pranvera arabe reflekton me se miri, dėshirėn popullore pėr te pasur te drejtat politike e njerėzore dhe mundėsi ekonomike se asnjė pėrgjigje ndaj 11 shtatorit, thirrjes se te inkriminuarve me dogma terroriste pėr goditje ndaj kulturės perėndimore. Doktrina e tyre nuk i helmojė vetėm marrėdhėniet mes shteteve, por edhe kokat e shume individėve qė ranė pre e njė ideologjie te tillė. Helmet e kėsaj doktrine kanė arritur tė marrin qindra jetė nė sulmet e Londrės, Madridit si dhe mbi 40 tentim sulme qe dėshtuan kundėr Amerikės. Ata kanė humbur luftėn qė filluan, sepse ne ketė rast nuk bėhet fjalė pėr terrorizmin e motivuar majtas ose fashist, por pėr njė terrorizėm “postmoderrn”, i cili synon apokalipsin, qė do tė thotė transformimin e pėrgjithshėm botėror.

Sot kujtojmė nėnat dhe baballarėt qe me 11 shtator nuk erdhėn ne shtėpi, zjarrfikėsit, policėt, te mbijetuarit, njerėz qe u hodhėn nga dritaret e kullave binjake, dhe heronj qė luftuan me te keqen e asaj dite. Edhe pas dhjetė vitesh sulmet e 11 shtatorit 2001, i japin formė historisė.

Bota e civilizuar ende e ndjek hija e sulmeve te shtatorit.
Presidenti Obama dhe ish presidenti Bush, majori i qytetit te New Yorkut, Bloomberg dhe ish-majori Xhuliani bashkė me shumė zyrtar tjerė ishin ne Graund Zero nė ceremoninė pėrkujtimore te kėtyre viktimave. Kėto viktima jeta e te cilėve u vodh nė atė ditė shtatori nga aktet terroriste dhe sulmet ndaj simbolit te lirisė pėrkujtohen nė SHBA dhe gjithė boten demokratike duke nderuar kujtimin pėr ata dhe duke mos e harruar kurrė sakrificat e tyre.

Edhe ne shqiptaret e ndajmė dhimbjen dhe krenarinė me miqtė tanė amerikan, por edhe mė familjet shqiptaro-amerikanė te cilėt i humbėn mė tė dashurit e tyre nė kėtė tragjedi siē janė: Simon Dedvuakaj, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj.
Lavdi e pėrjetshme tė gjithė tė rėnėve nė kėtė ditė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė