Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 22:35   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Fytyra e terrorit pas 9/11


Qė nga sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė SHBA, nė luftėn kundėr terrorit kanė pėsuar shumė shtete, kurse me mijėra njerėz u vranė dhe miliona tė tjerė kanė braktisur vendet e tyre duke kėrkuar strehim nė vende tjera si refugjatė lufte.





*Qė nga fillimi i luftės nė Aganistan dhe Irak mbi 5500 trupa amerikane kanė humbur jetėn dhe mijėra tė tjerė janė plagosur, kurse nga radhėt e koalicionit mbi 1000 ushtarė kanė mbetur tė vrarė e mbi 4000 tė tjerė kanė marrur plagė.

*Gjatė kėsaj dekade mbi 16 mijė Afganė janė vrarė, kurse numri i Irakianėve tė vrarė shkon mbi 38 mijė.


Sulmet terroriste tė 11 shtatorittė vitit 2001, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ( SHBA ) bėnė qė kjo e fundit tė bėj ndryshime nė politikėn e jashtme tė sigurisė sė SHBA-ve. Ish presidenti George W Bush ishte ai qė i shpalli luftė terrorizmit, e cila sotėshtė luftė globale.
Pas sulmeve tė 11 shtatorit mbi kullat binjake nė New York tė SHBA-ve, grupe tė ndryshme terroriste tė lidhura me Al Qaedan apo tė frymėzuara nga mesazhi i tyre shkaktuan akte dhune nė mbarė globin.
SHBA-tė zbuluan vendndodhjen e kokės sė Al Qaedas Osama bin Laden, pothuajse 10 vite pas sulmeve tė 11 shtatorit dhe e vranė atė, por ende mbetet sfidė eleminimi i kėrcėnimeve nga jashtė pėr sigurinė e Amerikės dhe tė gjith globit nga grupet militante.
Avionėt e kidnapuar nga terroristėt goditėn kullat binjake nė Manhatan, Pentagonin nė Washington DC, kurse avioni i katėrt u rrėzua pa e goditur objektivin.
Al Qaeda e pranoi pėrgjegjėsinė pėr sulmet dhe lideri i saj Osama bin Laden u vu nė krye tė listės sė mė tė kėrkuarve nga Qeveria e Amerikės.
Pas sulmeve mbi kullat binjake, sulm i pėrmasave tė mėdha do tė cilėsohej edhe sulmi nė Bali, ku pėrmes bombave tė detonuara pėrnjėhėrė nė zonėn e njohur tė klubeve tė natės ‘ Bari Kuta’ u vranė 202 persona, kryesisht turistė tė huaj.
Sulmi iu atribua njė organizate qė kishte lidhje me ‘Al Qaedan’, e qė njihej si ‘Jemaah Islamiah’. Kjo organizatė thuhet se u krijua nė Malajzi diku rreth viteve tė 80-ta, dhe mbanė pėrgjegjėsinė edhe pėr sulmet me bombė mbi ambasdėn e Australisė nė Jakarta, me ē’rast u arrestuan 200 anėtarė tė saj.
Pas Indonezisė ndodhi Iraku, ku njė kamion pėrplot me eksploziv do tė futej dhunshėm nė ndėrtesėn e kombeve tė Bashkuara nė Bagdat nga shpėrthimi i tė cilit humbėn jetėn 19 njerėz nė mesin e tyre edhe Pėrfaqėsuesi Special i OKB-sė pėr Irakun Sergio Vieira de Mello. Mbi 100 tė tjerė mbetėn tė plagosur nga ky shpėrthim.
Grupi i quajtur ‘Tawhid wa al-Jihad’ mori pėrgjegjėsinė pėr sulmet. Ky grup udhėhiqet nga Abu Musab al-Zarqawi i cili mė vonė do ta riemėronte organizatėn e tij ‘Al-Qaeda e Irakut’.Nga sulmet e kėsaj organizate humbėn jetėn mbi 400 persona dhe 400 tė tjerė mbetėn tė lėnduar nė rajonin Sinjarit nė vitin 2007, tė dhėna kėto tė publikuara nė televizionin britanik ‘BBC”.
Trenat e Madridit, padyshim se do tė mbetėn nė mendjet e njerėzve po aq gjatė sa edhe sulmet mbi kullat binjake nė Manhatan. Dhjetė bomba nė mėnyrė tė koordinuar u aktivizuan nė katėr trena nė kryeqytetin e Spanjės, Madrid. Nga kėto sulme gjetėn vdekjen 191 njerėz dhe mbi 1800 tė tjerė u lėnduan.Mes tjerash sipas tė dhėnave zyrtaretė Madridit u vėrtetua se sulmet ishin akt i dhunės nga ekstermistėt islamik, nuk kishte lidhje me ndonjė organizatė tė veēantė. Shtatė tė dyshuarit kryesorė, pėrfshi kėtu edhe Tunizianin Serhane ben Abdelmajid Fakhet vdiqėn nga njė shpėrthim nė aparatamentin e tyre nė Madrid, nė prillin e 2004-ės, pasi policia u kishte rėnė nė gjurmė. Njėzet persona janė burgosur pėr involvime nė kėtė sulm.
Londra u tronditej nga katėr vetėvrasės tė cilėt hodhėn vetėn nė erė nė Londrėn qendrore duke lėnė tė vrarė 52 dhe plagosur mė shumė se 700 tė tjerė. Cak sulmi ishte sistemi i transportit nė fund tė ditės, ndryshe i njohur nė zhargonin britanik edhe si “rush hour”. Janė gjetur evidencat qė dėshmojnė lidhjen e terroristėve me organizata militante islamike nė Pakistan.
Sulmi i dytė nė sistemin e transportit nė Londėr do tė vinte vetėm dy javė mė vonė, por fatėmirėsisht kėsaj radhe bombat dėshtuan pasi ato nuk shkrepėn.
Egjipti humbi 88 njerėz dhe mbi 200 tė plagosur, nga njė sulm nė orėt e hershme tė mėngjesit nė Sharam, resorti i Detit tė Kuq. Shumica prej tyre ishin Egjiptianė. Nga tri shpėrthimet, mė vdekjeprurėsi ishte ai nė hyrje tė njė hoteli.
Pas kėsaj Algjerinė e goditi rėndė terrori , ku dy autobomba goditėn ndėrtesat e Kombeve tė Bashkuara dhe njė autobus pėrplot me studentė. Mbi 30 njerėz u vranė nga kėto sulme, pėrfshi kėtu edhe 17 punonjės tė Kombeve tė Bashkuara. Prap pėrgjegjėsinė, si tranmetuan mediat botėrore atėbotė e mori njėsia e Al Qaeda nga Magharebi. Kjo organizatė e cila ėshtė kundėr qeverisė laike tė Algjerisė ėshtė pėrgjegjėse pėr njė sėri sulmesh me bomba nė tėrė vendin.
Kurse sulmi nė Mumbai tė Indisė i drejtuar nga njė vrasės kishte pėr cak njė stacion trenash, dy hotele luksoze dhe njė spital. Lufta me forcat e sigurisė indiane zgjati pėr tri ditė tė tėra. Nga kėto sulme mbetėn tė vrarė 166 njerėz tė pafajshėm, 9 ekstremistė, kurse vetėm njė nga sulmuesit u arrestua.
Sulmi iu atribua militantėve islamik tė Pakistanit ‘Lakshar e-Taiba’. Sulmuesi i vetėm i arrestuar Mohammad Ajmal Amir Qasab, shihej nė kamera duke qėlluar pasagjerėt nė stacionin e trenave dhe mė vonė u shpall fajtor pėr veprat: terrorizėm, vrasje dhe posedim eksplozivėsh.
Edhe Uganda u godit nga njė sulm me bomba nė kryeqytetin Kampala, ku nga dy bomba 74 njerėz humbėn jetėn dhe 70 u lėnduan. Shpėrthimet ndodhėn nė njė klub tė ragbit dhe njė restorant Etiopian, ku fansat e ragbit ishin mbledhur pėr tė parė ndeshjen finale tė Kupės sė Botėrorit. Grupi islamik ‘al-Shabab’ mori pėrgjegjėsinė pėr sulmet. Ky grup i cili ka lidhje me al Qaedan po lufton qė tė fusė nė fuqi ligjet e Sheriatit nė Somali, tė pakten kėshtu kan konstatuar zyrtarė tė organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
Sipas tė dhėnave tė fundit qė nga fillimi i luftės kundėr terrorit e deri mė tash nga Afganistani dhe Iraku janė larguar mbi 7 milion njerėz, si refugjatė lufte nė vendet fqinje si India, Pakistani etj.
Edhe mediat paguan ‘ēmimin’ e tyre nė luftėn kundėr terrorit. Gjatė raportimeve nga vendi i ngjarjes nė Afganistan dhe Irak kanė humbur jetėn 19 gazetarė, kėto shifra i shpalon faqja e aktivistėve tė cilėt mbajnė evidencat e tė vrarėve si pasojė e akteve terroriste dhe e luftės globale kundėr terrorizmit.
Ndėrkohė qė lufta globale kundėr terrorizmit ende po vazhdon, sfidė pėr koalicionin mbetet luftimi i njėsive tė ‘Al Qaedas” tashmė tė shpėrndarė nėpėr celula autonome nė mbarė botėn, ėshtė fjali qė dėgjohet thuajse pėrditė nga zyrtarė amerikan dhe ata tė shtetve tjera pothuajse nė gjithė botėn. Info Globi/I.M.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė