Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 22:54   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Celula mė e rrezikshme e Al-Qaeda’s


Celula e Al-Qaeda’s nė Gadishullin e Arabisė, me seli nė Jemen, po del tė jetė dega mė e rrezikshme e kėtij grupi ekstremist, deklaroi shefi i ri i CIA’s, David Petraeus.







Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 09:40
Dhjetė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit, SHBA vazhdojnė tė mbeten tė shqetėsuara me kėrcėnimet qė po arrijnė nga bėrthama e dobėsuar e Al-Qaeda’s, theksoi Petraeus gjatė adresimit tė tij para Kongresit.

"Al-Qaeda nė Gadishullin e Arabisė, gjegjėsisht AKAP, del tė jetė nyja mė e rrezikshme rajonale e xhihadit global”, tha Petraeus gjatė adresimit tė tij tė parė para Kongresit amerikan qė nga emėrimi i tij si shef i ri i CIA’s.

AKAP ėshtė pėrgjegjėse pėr planifikimin e aktivizimit tė bombės nė aeroplanin amerikan tė udhėtarėve afėr Detroitit, nė dhjetor tė vitit 2009, dhe pėr tentimin e dėrgimit tė bombave brenda printerėve kompjuterikė pėrmes dy aeroplanėve tė mallrave, nė vitin 2010, theksoi Petraeus.

Trazirat politike nė Jemen i ndihmuan AKAP’it nė realizimin e bashkėpunimit me fiset lokale dhe nė zgjerimin e ndikimit tė vet atje, shtoi drejtori i CIA’s.
"Pėrkundėr gjithė kėsaj, bashkėpunimi me Jemenin kundėr terrorizmit ėshtė pėrmirėsuar gjatė disa muajve tė fundit”, nėnvizoi tutje ai.

"Edhe pse kėto degė terroriste janė tė lidhura me Al-Qaeda’n, ato posedojnė edhe struktura tė veta komanduese, por edhe resurse dhe plane operative, kėshtu qė kryesisht veprojnė si tė pavarura”, tha Petraeus.

Ai sqaroi se pjesa jugore e Somalisė tani ėshtė shndėrruar nė njė prej strehimeve mė tė mėdha tė terroristėve, dhe se dega e Al-Qaeda’s nė ato zonė ėshtė goxha e madhe dhe e financuar mirė, de se, si rrjedhojė, atje janė stėrvitur qindra luftėtarė tė ardhur nga jashtė, pėrfshirė kėtu edhe disa shtetas amerikanė.

Vrasja nė maj tė kėtij viti e liderit tė Al-Qaeda’s, Osama bin Laden, ishte njė “goditje e tmerrshme” pėr kėtė grup, sepse konsiderohet se pasardhėsi i tij, Ayman al-Zawahiri, nuk ka autoritet aq tė madh, andaj edhe do tė ketė probleme qė tė ruaj kohezionin dhe motivacionin kolektiv tė kėsaj organizate.

Derisa po e shėnonte 10-vjetorin e sulmeve terroriste nė SHBA, Al-Qaeda publikoi njė video-xhirim, nė tė cilin Zawahiri pėrshėndet revolucionet e “pranverės arabe”. Po ashtu, video-xhirimi pėrmban edhe porosi tė Bin Ladenit tė vrarė drejtuar popullit amerikan.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė