Sulm masiv kibernetik nė Lindjen e Mesme
Hulumtuesit e sigurisė njoftuan dje se njė virus ka qenė duke vjedhur tė dhėna nė Lindjen e Mesme.
Sulmi keqdashės i quajtur Flame kishte operuar qė nga viti 2010 dhe duket tė jetė i sponsorizuar nga njė shtet, tha gjatė ditės sė djeshme Kaspersky Labs, por nuk dha detaje rreth origjinės sė virusit.
Flame ėshtė dizajnuar qė tė vjedhė informacione pėr sistemet e caktuara dhe skedarėt e ruajtur e po ashtu edhe pėrmbajtjet e paraqitjeve tė kompjuterėve dhe bisedat nė audio.
Ndėrlikueshmėria dhe funksionimi i programit tė ri tė sulmuar, kalon tė gjitha kėrcenimet kibernetike tė njohura gjer mė sot, tha
Kaspersky Labs nė njė deklaratė pėr shtyp rreth kėtij sulmi keqdashės tė sapozbuluar.
Virusi ėshtė rreth 20 herė mė i madh se Stuxnet, njė sulm keqdashės qė kishte shėnjestėr njė objekt nuklear iranian. Pėrqendrimi mė i madh i makinave tė infektuara janė nė Iran, duke u ndjekur pas nga regjioni i Palestinės, pastaj Sudani, Libani, Arabia
Saudite dhe Egjipti.
Gjetjet preliminare tė hulumtimit tė kryer pėr njė kėrkesė urgjente nga ITU, pranojnė natyrėn e shėnjestruar nga ky program keqdashės, tha nė njė deklaratė, Alexander Gostev, shef i ekspertėve nė Kaspersky Lab.
Njėri nga faktet mė alarmuese ėshtė qė fushata e sulmit kibernetik Flame ėshtė pėr momentin nė fazėn e vet pozitive dhe operatori i vet ėshtė nė vazhdimėsi duke i mbikėqyrur sistemet e infektuara, duke grumbulluar informacione dhe duke shėnjestruar sisteme tė reja pėr tė arritur qėllimin e vet.