Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-09, 10:35   #4
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shpresa Rama , talente e botės .....

Kjo ėshtė letra origjinale e Shpresės,


I dashuri Baba,

E bėra zemrėn gur dhe me mallin mė tė madh dua tė tė shkruaj,tė tė tregoj sa tė dua, sa jam rritur. Dita kur mė le ishte ditė me shi,..., atėkohė s'dija tė derdhja lot, andaj qielli qau pėr mua. Acar, dėborė nė mua mbretėroi, ndonėse ishte kohė vere.

Tri vjet isha kur mė le, kėtė e di dhe Ti e unė se di sa vjeē isha,por nėna mė tregoi. Ajo mė flet shumė pėr Ty. E di baba, shpesh mė merr malli tė dėgjoj ndonjė fjalė nga Ty, ta di ē'zė kishe, ta shikoj buzėqeshjen Tėnde, por kot. Jeta qenka i vetmi libėr qė s'mund t'ia kthesh fletėt prapa! Mė le vetėm, por s'dua tė jem robėreshė e vetmisė, prandaj shpesh qesh,…, qesh tė tė sjell ty pranė sepse mė thonė qė buzėqeshja ime i ngjan tėndes. Mė bėhet qejfi kur mė flasin pėr Ty, kur mė tregojnė sa mė doje, si mė ngritje lartė dhe mė pėrqafoje! Sa keq!...Mua s'mė kujtohet as edhe njė qik, andaj qaj pėr ditėt e lumtura qė u venitėn nė harresė dhe qesh kur mė rrahin krahėt dhe tė lavdėrojnė Ty. Vėrtetė tė falem qė mė le pas veprėn tėnde tė mirė! Me tė krenohem, ndjehem e fortė, ndaj askush s'mė nget, s'mė ulė poshtė. Por, lotin e kam shok nė ēdo ditė tė rėndėsishme pėr mua...

Ėshtė mirė tė vijmė nė kėtė jetė duke qarė dhe tė tjerėt tė qeshin, e pastaj ne tė vdesim duke qeshur dhe t'i lėmė tė tjerėt tė qajnė pėr ne. Kjo ėshtė filozofia dhe realiteti bashkė. Qajmė pėr njeriun e pastėr, pėr engjėllin qė fluturoi nė amshim...Ngadalė e kuptova se nė kėtė jetė jemi tė ftuar pėr njė kohė tė shkurtėr dhe ikim me trenin e pakthyeshmėrisė. Kėtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unė do tė jem udhėtare e kėtij rrugėtimi, si edhe tė gjithė njerėzit tjerė. E ke parasysh? Jetoj me njė shpresė tė ndryer nė gji qė kur tė vij tek Ty, tė mė presėsh me buzėqeshjen qė i jep babai bijės sė tij. Ndoshta s'do tė tė njoh, por mbaje kėtė letėr nė dorė dhe do tė takohemi, atje nė pėrjetėsi, nė parajsė ku ke zėnė vend qe sa kohė.

TĖ DON ME GJITHĖ ZEMĖR!

Bija jote
P.S.: Tė lutem, m'i bėj tė fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit nė emrin tim qė tė m`i falin gabimet e mia, tė familjes time dhe gjithė njerėzve qė e lexuan kėtė ese.

Shpresa Rama
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė