Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-12-07, 22:34   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Kafshėt pėr Kurban

Kafshėt pėr kurban


Kėto kafshė sillen nė Xhaminė e Shenjtė pėr tė kėrkuar afėrsinė dhe kėnaqėsinė e Allahut, i Cili thotė nė Kuran:
وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُمْ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ كَذَلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
“Devetė (therjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė Allahut e ju prej tyre keni dobi. Prandaj pėrmendeni emrin e Allahut duke qenė ato (gati pėr therrje) nė kėmbė dhe kur tė shtrihen nė tokė (dhe t’u dalė shpirti). Hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe lypėsin. Ne ua vėmė ato nė shėrbimin tuaj qė ju tė jeni mirėnjohės”. (El-Haxh, 36).
Omeri ka thėnė: “Bėni kurban, sepse Allahu e do kurbanin”. Profeti (a.s.) bėri kurban vullnetarisht njėqind deve pėr kėnaqėsi tė Allahut.[1]



Kafshėt mė tė mira pėr kurban


Dijetarėt kanė rėnė dakord se kurbani duhet tė jetė prej kafshėve tė mėposhtme, tė cilat janė renditur sipas epėrsisė qė kanė nė kurban: devetė, mė pas lopėt, pastaj delet e kėshtu me radhė. Deveja ėshtė mė me pėrfitim pėr tė varfėrit pėr shkak tė madhėsisė sė saj (mė shumė njerėz mund tė pėrfitojnė prej mishit tė saj) dhe nė mėnyrė tė ngjashme, njė lopė ėshtė mė e dobishme se njė dele.
Megjithatė, ka njė ndryshim mendimesh pėrsa i pėrket se ēfarė ėshtė mė e mira pėr njė individ qė tė bėjė kurban duke ndarė njė tė shtatėn e ēmimit tė tyre. Pra, tė marrė pjesė nė bėrjen kurban tė njė deveje, lope apo dele. Nė dukje, parapėlqimi nga kjo anė lidhet me atė qė ėshtė me e dobishme dhe me pėrfitim pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt.



Numri minimal pėr tė bėrė kurban


Njeriu mund tė zgjedhė tė bėjė kurban ēfarėdolloj kafshe. Profeti (a.s.) bėri kurban njėqind deve vullnetarisht. Numri minimal i kafshėve qė njė person ėshtė i detyruar tė bėjė kurban ėshtė njė dele ose njė e shtata e njė deveje apo lope (duke ndarė njė tė shtatėn e ēmimit tė tyre). Njė deve ose lopė mund tė bėhet kurban nė emėr tė shtatė personave.
Nė lidhje me kėtė Xhabiri ka thėnė: “Ne e kryenim haxhin me Profetin (a.s.) dhe thernim njė deve pėr shtatė veta ose njė lopė pėr shtatė veta”.[2] Transmeton Muslimi dhe Ahmedi.
Nuk ėshtė e nevojshme qė tė gjithė ortakėt tė jenė tė njė mendjeje pėr tė qenė kurbani i pranueshėm. Kėshtu, nėse disa e bėjnė pėr kėnaqėsi tė Allahut, ndėrsa tė tjerėt pėr tė marrė mish, pėrsėri kurbani do tė ishte i vlefshėm. Megjithatė, shkolla hanefite mendon se njė kusht i domosdoshėm ėshtė se tė gjithė ortakėt duhet tė kenė nė mendje kėnaqėsinė e Allahut kur therin kurbanin.



Kur ėshtė e detyrueshme qė tė bėhet kurban njė deve?


Bėrja kurban e nje deveje ėshtė e detyrueshme pėr atė haxhi qė kryen tavafin nė gjendje papastėrtie (xhunub) ose pėr njė pelegrine femėr, e cila kryen tavafin ndėrsa ėshtė ende me menstruacione ose lehonė pas lindjes sė fėmijės. Po ashtu, kjo ėshtė detyrė edhe pėr atė haxhi qė kryen marrėdhėnie seksuale me bashkėshorten pasi ka kaluar ditėn nė Arafat, por pėrpara rruajtjes apo prerjes sė flokėve. Po ashtu, kjo gjė ėshtė e detyrueshme edhe pėr atė haxhi qė betohet tė bėjė kurban njė deve. Pra, nė tė gjitha kėto raste, ai duhet tė bėjė kurban njė deve dhe nėse nuk gjen dot njė deve, atėherė, nė vend tė saj duhet tė bėjė kurban shtatė dele.
Ibėn Abasi transmeton se njė burrė shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha se duhet tė bėnte kurban njė deve, pėr tė cilėn ishte nė gjendje ta pėrballonte si shpenzim, por nuk po gjente dot njė tė tillė. Pėr kėtė, Pejgamberi (a.s.) i tha: “Bli shtatė dele dhe bėji kurban nė vend tė devesė.” [3] Kjo ėshtė transmetuar nga Ahmedi dhe Ibėn Maxhe me njė varg tė sigurt transmetuesish.

Llojet e kurbanit

Kurbani mund tė ndahet nė dy kategori: i pėlqyeshėm (mustehab); i detyrueshėm (vaxhib).
Sa pėr kategorinė e kurbanit tė pėlqyeshėm, njė shembull ėshtė ajo ēfarė kėrkohet pėr haxhilerėt qė kryejnė vetėm haxhin (haxhin Ifrad) ose vetėm umren. Sa pėr kategorinė e kurbanit tė detyrueshėm, ajo mund tė ndahet nė:
1,2- Atė qė ėshtė i detyrueshėm pėr ata qė kryejnė Haxhin kiran (duke ndėrthurur haxhin dhe umren pa njė pushim nė mes), ose Haxhin Temettu’ (duke ndėrthurur haxhin dhe umren me njė pushim nė mes).
3- Atė qė ėshtė i detyrueshėm pėr haxhiun qė lė pa kryer njė rit tė rėndėsishėm (vaxhib) tė haxhit, p.sh. goditjen me gurė, veshjen e ihramit nė njė mikat (njė vend i caktuar pėr tė hyrė nė gjendjen e ihramit) ose bashkimin e ditės dhe natės kur qėndrohet nė Arafat. Po ashtu, edhe nė rastin e kalimit tė natės nė Muzdelife ose Mina apo largimi nga Meka pa kryer Tavafin el-Veda (rrethrrotullimin e Lamtumirės).
4- Atė qė ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) pėr haxhilerėt qė bėjnė diēka tė ndaluar nė gjendjen e ihramit, pėrveē marėrdhenieve seksuale, si hedhje tė parfumit apo rruajtje.
5- Atė qė ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) pėr kryerjen e njė krimi brenda rrethinave tė shenjta tė Haramit, si gjuetia dhe prerja e drurėve atje. Tė gjitha kėto janė shpjeguar mė lart nė ndarjet pėrkatėse.

Kushtet e kurbanit

Kafsha pėr kurban duhet tė plotėsojė kushtet e mėposhtme:

1- Duhet tė jetė dyvjeēare, pėrveē deles. Sa pėr delen, mund tė bėhet kurban edhe njė qingj gjashtėmuajsh, por duhet qė tė jetė i majmė dhe i shėndetshėm.
Sa pėr devenė, ajo duhet tė jetė tė paktėn pesėvjeēare, lopa duhet tė jetė dyvjeēare dhe dhia duhet tė jetė tė paktėn njėvjeēare.
2- Kafsha pėr kurban duhet tė jetė e shėndetshme dhe pa asnjė tė metė fizike. Nuk duhet tė jetė me njė sy, nuk duhet tė ēalojė, nuk duhet tė jetė me zgjebe apo tė jetė shumė e dobėt dhe e pafuqishme.
El-Hasani citon dijetarėt tė kenė thėnė: “Nėse dikush blen njė kafshė tė shėndetshme pėr ta bėrė kurban, por mė vonė, pėrpara se ta therė kafsha sėmuret ose humb ndonjė sy apo fillon tė ēalojė, atėherė ai mund ta therė atė si kurban dhe kjo do t’i mjaftojė atij pėr tė pėrmbushur detyrimin”. Transmeton Seid ibėn Mensuri.



Pėrzgjedhja e kafshės pėr kurban


Maliku ka transmetuar nga Hisham ibėn Urvah se babai i kėtij tė fundit u thoshte djemve tė tij: “O bijtė e mi! Mos bėni kurban pėr hir tė Allahut njė kafshė tė tillė qė ju do ta ndjenit veten ngushtė po t’ia jepnit si dhuratė njė mikut tuaj tė ngushtė dhe tė repsektuar. Allahu ėshtė mė i Nderuari e mė Bujari dhe Ai meriton mė shumė se kushdo tjetėr qė t’i falet mė e mira e asaj qė keni”.[4]
Seid ibėn Mensuri transmeton se, njėherė, Ibėn Umeri hipi mbi njė deve tė hijshme, tė cilėn ai e pėlqente shumė dhe tha duke e admiruar: “E shkėlqyer! E shkėlqyer!”. Pastaj zbriti prej saj dhe i vuri shenjėn e kurbanit pėr ta flijuar pėr kėnaqėsinė e Allahut.



Shenjimi i kafshės pėr kurban dhe vėnia e njė qaforeje


Ish’ar (ose shenjim) do tė thotė se njė deve apo lopė qė do tė theret ėshtė shenjuar duke i prerė nė njėrėn anė gungat nė kurriz. Kjo shėrben pėr tė shėnuar se ato janė tė caktuara pėr t’u bėrė kurban, kėshtu qė askush nuk duhet t’u bėjė atyre ndonjė dėm.
Edhe taklidi ose vėnia e njė qaforeje do tė thotė tė vendosėsh njė copė lėkure rreth qafės sė njė kafshe pėr kurban pėr ta shenjuar atė si tė tillė. Profeti (a.s.) i vuri qafore deleve qė ai kishte pėrcaktuar pėr kurban dhe i dėrgoi ato nė Mekė me Ebu Bekrin, kur kreu haxhin nė vitin e nėntė.[5]
Ėshtė vėrtetuar se Profeti (a.s.) i vuri qafore kafshėve tė tij pėr kurban, i shenjoi ato dhe veshi ihramin pėr tė kryer umren nė kohėn e Hudejbijes.[6] Shumica e dijetarėve, pėrveē Ebu Hanifes, janė tė mendimit se shenjimi i kafshėve pėr kurban ėshtė njė veprim i pėlqyeshėm.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-12-07 nė 22:38
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante