Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-01-05, 22:33   #2
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim Hasan Riza Pasha mbrojtėsi i Shkodrės

Hasan Riza Pasha, i edukuar ne Gjermani ai ka marre sjellje ushtarake dhe autoritare qe te irritojne, te cilat kane terheqe antipartine e oficereve te tjere dhe e kane vene ne pozite te keqe perkundrejt trupit konsullor.

Ky cuditerisht pretendon te mbikqyre telegramet...

Franca te jete kunder vendosjes vali te Hasan Riza Pashes"?
"Vendosmerine e tij per te mbrojtur Shkodren shume kohe para luftes ia shfaqi edhe te deleguarit te qeverise Qazim Pashes, kur ky i sillte nje mesazh nga Stambolli dhe e pyeti Hasan Rizane se ne rast lufte a do te mund ta mbante Shkodren. Ky iu pergjigj pozitivishtpyetjes. Atehere Qazim Pasha i dha urdher aty peraty perte bere mbrojtjen e Shkodres dhe ne rast nevoje (te ngushtices ekstreme) topat t'i drejtonte kunder qytetit; ta kthente ne nje germadhe, por ne asnje rast te mos ua dorezonte malazezeve. Hasan Rizai e ka treguar vete kete gje shpeshhere.

Hasan Rizai e dha kete pergjigje sepse e kishte njohur mire shpirtin liridashes te shkodraneve, guximin dhe aftesite ushtarakeve te tyre. Ishte i bindur se malazezet nuk do te hynin kurre ne kete qytet pa kaluar mbi gjokset e luftetareve trima qe nuk merrnin parasysh asnje sakrifice.
Duke pasur besim te keta njerez, Hasan Rizai me vullnet e kembengulje diti te pergatise me shpejtesi e saktesi dhe kuadrin oficer, nga oficeret e rinj dhe pa eksperience, te te cilet shkodranet nuk kishin besim dhe i qesendisnin.

Me stervitje te paprera e te lodhshme, shpesh duke rene ndesh me ta, sa u kishte rene ne vesh dhe konsullatave te huaja, ai arriti te ktheje kuadrin oficer ne drejtues qe iu pershtaten me se miri kushteve te betejes dhe luftuan me trimeri.

I perdori te gjitha menyrat per te fituar luften. Mbas renies se Decicit e te Tuzit burgosi disa te ikur prej andej, qe hapen fjale se kishin rene ne dore te malazezeve, per te mos u dekurajuar popullaten e qytetit e per te mos mbjelle panik.

Gjithashtu kerkeses se trupit konsullor per te dale nga qyteti e per te shkuar ne vendet e tyre ai iu pergjigj negativisht, e kete per te mos u ekspozuar forca luftarake e mjetet ashtu edhe gjendja ekonomike e morali i luftetareve dhe i popullsise.

Madje kur Greqia i deklaroi lufte Turqise, konsulli grek ne Shkoder nuk u lejua te dale nga qytetim por u urdherua te rrinte i izoluar ne shtepi; nga ana tjeter i propozoi trupit konsullor te vendosej ne banesa me te sigurta per te mos u demtuar nga bombardimet malazeze, madje ua beri te qarte se me c'te mundte do t'ua lehtesonte qendrimin ne qytetin e rrethuar.

Ne ndihme te Shkodres se rrethuar ai caktoi norma edhe ne prapavije madje edhe per shtetasit e Fuqive te Medha. Per kete konsulli francez ne kete qytet njofton Parisin qe: "Hasan Riza Beu, ushtar ne kuptimin me te gjere te fjales, injoron gjithcka eshte jashte artit ushtarak. Por une mendoj se ky vendim i eshte diktuar atij (nga bashkepunetoret); keshtu disa nga koleget e mi besojne prej nje shpirti mendjelehtesie dhe kjo prej bindjes se ne rrethanat aktuale te gjithe duhet te bashkepunojne ne mbrojtjen e vendit, ne mbrojtjen e rregullit dhe te sigurise. Duhet te kuptojme, pra si shfajsim, se ai ka vepruar gjithmone me ndershmerine me te sinqerte dhe per mendimin tim eshte ketu ndjesa qe mund te behet me kalue fshirja mbi shume gabime".

-vazhdon-
alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė