Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 11:52   #8
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Prejardhja e nderuar



Muhamedi ėshtė mė i nderuari i krijesave tė Allahut, ėshtė mė i miri dhe mė i fundit i tė Dėrguarve tė Tij. Eshtė bir i Abdullahut; Abdullahu-bir i Abdul Mutalibit; Abdul Mutalibi-bir i Hashimit; Hashimi-bir i Abdu Menafit; Abdu Menafi-bir i Kusajit; Kusaji-bir i Kilabit; Kilabi-bir i Murres; Murrja-bir i Ka’abit; Ka'abi- bir i Lu’ejit; Lu'eji-bir i Galibit; Galibi-bir i Fihrit; Fihri-bir i Malikut; Maliku-bir i Nadirit; Nadiri-bir i Kinanit; Kinani-bir i Huzejmit; Huzejmi-bir i Mudrikut; Mudriku-bir i Iljasit; Iljasi-bir i Mudarit; Mudari-bir i Nezarit; Nezari-bir i Ma’dit; Ma'di-bir i Adnanit. Sipas mendimit tė tė gjithė historianėve, Adnani ėshtė njė nga pasardhėsit e Ismailit, biri i Ibrahimit, por nuk dihet me saktėsi numri i brezave dhe as emrat e personave qė kanė qenė midis tij dhe Ismailit. Ndėrsa nėna e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė Eminia, bija e Uehbiut; Uehbiu-bir i Abdu Menafit; Abdu Menafi-bir i Zehrės; Zehra-bir i Kilabit. Kilabi ishte gjyshi i pestė i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga e ėma. Pra, babai i tij dhe nėna e tij dilnin prej njė origjine dhe bashkoheshin te Kilabi. Emri i saktė i Kilabit ėshtė Hakim ibn Urue, por meqė e kishte bėrė zakon qė shkonte shpesh herė pėr gjah me qentė e gjahut, u njoh me emrin “Kilab”. Fisi

Fisi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin kurejshėt, tė njohur pėr vetitė e mira dhe autoritetin e lartė. Ai fis ka njė prejardhje tė lavdishme dhe pozitė tė nderuar ndėr tė gjithė arabėt. Kurejsh ėshtė mbiemri i Fihirit, birit tė Malikut ose i Nadrit dhe Nadri-bir i Kinanit. Tė gjithė burrat e kėtij fisi kanė qenė fisinikė dhe tė nderuar nė kohėn e tyre, por mė i dalluari ndėr ta ishte Kusaji (emrin e vėrtetė e kishte Zejd). Ai ishte i pari nga kurejshėt qė mori pėrsipėr tė kujdesej pėr Qaben. Pra, ai kishte ēelėsin e Qabes, e hapte pėr atė qė donte dhe kur tė donte. Ai e vendosi fisin Kurejsh nė luginėn e Mekės, nė brendėsi tė kėtij vendi, kurse mė parė ata banonin nė rrethinat e Mekės, tė shpėrndarė midis fiseve tė tjera. Kusaji kujdesej pėr t’u shėrbyer e pėr t’u dhėnė ujė haxhinjve. Ena ishte njė rezervuar i posaēėm pėr lėng hurmash, mjaltė, rrush tė thatė etj. Ishte ai, qė pėrgatiste ushqimin pėr ta, nė kohėn e Haxhit. Kusaji ndėrtoi njė shtėpi nė veri tė Qabes, e cila u njoh me emrin “Darun Nedue” (Shtėpia e Kėshillimit). Ajo ishte shtėpia e kėshillimit pėr kurejshėt dhe qendėr e lėvizjeve tė tyre shoqėrore. Prandaj, ēdo martesė a ēdo ēėshtje tjetėr pėrfundohej nė atė shtėpi. Kusaji kishte nė dorė flamurin dhe udhėheqjen. Cdo flamur lufte nisej vetėm me urdhrin e tij. Ai ishte fisnik, i urtė dhe i shkonte fjala te njerėzit e vet. Familja

Familja e Muhamedit njihej me emrin “Familja Hashemije”. E kishte marrė kėtė emėr prej gjyshit tė tij tė dytė, qė quhej Hashim. Pasardhėsit e tij quheshin hashemij dhe kėshtu, derisa erdhi Islami. Hashimi kishte trashėguar disa ofiqe nga Kusaji: u shėrbente haxhinjve dhe pėrgatiste bukėn e ushqimin pėr ta. Hashimi ishte njeriu mė i lartė i kohės sė tij. Ai e thėrrmonte bukėn nė lėng mishi dhe e bėnte pėrshesh. Nė arabishte ky lloj ushqimi quhet “tharid”. Hashimi ua jepte tharidin haxhinjve, qė vinin nė Mekė. Nga kjo ai mori emrin Hashim (Thėrrmues), kurse emrin e vėrtetė e kishte Amru. Hashimi bėri traditė pėr arabėt “dy udhėtimet”; udhėtimi i parė bėhej gjatė dimrit pėr nė Jemen, kurse udhėtimi i dytė bėhej gjatė verės pėr nė Sham. Hashimi ishte mė i nderuari i Bat’hasė (Mekės). Thuhet se kur Hashimi kaloi nė Jathrib1, qė ndodhet nė rrugėn pėr nė Sham, u martua me Selemen, bijėn e Amrit, nga fisi Beni Adji e ky bir i Nexharit. Qėndroi tek ajo ca kohė, pastaj shkoi nė Sham. Selemeja kishtė mbetur shtatzėnė nė Medine (Jathrib). Hashimi vdiq nė Gaza, qė ishte tokė e Palestinės. Selemeja lindi djalė nė Medine, tė cilit ia vuri emrin “Shejbe”2, prej thinjave qė kishte nė kokė. Djali u rrit midis dajave nė Medine, por xhaxhallarėt e tij nė Mekė nuk dinin asgjė pėr tė, derisa ai u bė shtatė ose tetė vjeē. Kur xhaxhai i tij, Muttalibi e mėsoi kėtė, shkoi dhe e solli nė Mekė. Kur e panė njerėzit, menduan se djali ishte skllav i tij dhe e quajtėn “Abdul Muttalibi” (Skllavi i Muttalibit”). Kėshtu, ai u bė i njohur me kėtė emėr. Abdul Muttalibi ishte mė i pashmi i njerėzve dhe mė autoritari. Nė kohėn e vet ėshtė nderuar si askush tjetėr. Abdul Mutalibi ishte mė i nderuari i kurejshėve, pronar i varganit tė Mekės. Ishte i nderuar, i respektuar dhe shumė bujar, saqė pėr bujarinė qė kishte, quhej “dhėnės i madh”. Nga sofra e tij hanin tė varfrit; nga sofra e tij hanin kafshėt e egra dhe shpezėt. Prandaj, Abdul Muttalibi quhej ushqyes i njerėzve nė fushė dhe ushqyes i kafshėve dhe i shpezėve nė majat e maleve. Ai pati nderin tė rihapte pusin e Zemzemit, pasi e pati mbyllur atė pus fisi Xhurhum, shumė kohė mė parė, atėherė kur u dėbuan nga Meka. Kur po flinte, Abdul Muttalibi pa njė ėndėrr. Dikush e urdhėroi qė tė hapte pusin e Zemzemit, madje u pėrshkrua edhe vendi, ku gjendej pusi. Po nė kohėn e Abdul Muttalibit ka ndodhur edhe ngjarja e Elefantit. Abraha El Ashrami (sundues i Jemenit) erdhi nga Jemeni me gjashtėmbėdhjetė mijė ushtarė tė stėrvitur mirė pėr tė shembur Qaben. Ai kishte me vete edhe disa elefantė. Arriti nė “Uadi Mahsir”, qė gjendet midis Muzdelifes dhe Minasė. Nė kohėn qė u pėrgatit pėr sulm kundėr Mekės, Allahu dėrgoi mbi ta zogj qė vinin tufė-tufė e qė gjuanin me gurė dhe baltė tė gurėzuar. Allahu e bėri ushtrinė e Abrahasė si gjeth tė pėrtypur. Kjo ka ndodhur rreth njė muaj para se tė lindte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Babai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė Abdullahu. Ai ishte mė i miri dhe mė i sjellshmi i djemve tė Abdul Muttalibit. Kur Abdul Muttalibi hapi pusin e Zemzemit dhe u dukėn shenjat e pusit tė vjetėr, Kurejshėt u grindėn me tė dhe u pėrpoqėn qė ta ndalonin, por ai premtoi qė, sikur Allahu t’i jepte dhjetė djem, ai do tė bėnte kurban njėrin prej tyre. Kėshtu, Abdul Muttalibi hodhi short midis djemve tė vet se cili do tė bėhej kurban. Shorti i ra Abdullahut. Abdul Muttalibi shkoi te Qabja pėr ta bėrė kurban Abdullahun, por Kurejshėt e ndaluan, sidomos vėllezėrit dhe dajat e tij. Atėherė, Abdul Muttalibi dha nė vend tė tij njėqind deve. Ismaili u shpėtua me njė dash (i cili u ther nė vend tė tij) dhe Abdullahu u shpėtua me njėqind deve qė u flijuan pėr tė. Pra, Profeti Muhamed ėshtė biri i dy njerėzve qė flijoheshin, njėri ėshtė Ismaili, tjetri babai i vet, Abdullahu e njėherazi ėshtė biri dy tė shpėtuarve. Abdul Muttalibi dha pėlqimin qė djali i vet, Abdullahu tė martohej me vajzėn Emine, qė ishte bija e Ehbiut dhe mė e mira e grave tė fisit Kurejsh, si pėr nga nderi, ashtu edhe pėr nga pozita. Babai i saj, Uehbiu ishte kryetar i fisit Beni Zehre dhe mė i miri i tyre, si nė prejardhje ashtu edhe nė pozitė. Kėshtu, u realizua fejesa dhe martesa. Abdullahu dhe Eminia jetuan pak kohė nė Mekė. Ajo mbeti shtatzėnė dhe nga kjo shtatzėnėsi lindi i Dėrguari i Allahut. Pas njėfarė kohe, Abdul Muttalibi e dėrgoi Abdullahun nė Medine (thuhet edhe nė Sham), qė tė merrej me tregti. Por, sapo u kthye, vdiq. U varros nė shtėpinė e Nabija Dhabjaniut; sipas njė kumtimi mė tė saktė, Abdullahu ka vdekur para se tė lindte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).


Safijurrahman el-Mubarekfuri



__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė