Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-05-05, 13:53   #13
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Besimtarėt e parė



Pasi Profeti i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e filloi thirrjen nė Islam, i besuan menjėherė disa njerėz, nga ata, pėr tė cilėt Allahu kishte vendosur lumturinė dhe mirėsinė. 1. E para qe Hatixhja, bija e Huuejlidit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i dinte sihariqet dhe kishte dėgjuar pėr shenjat profetike dhe i kishte parė shenjat e para profetike te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo tashmė kishte parė edhe sihariqet e Zbulesės, prandaj priste qė Muhamedi tė ishte i Dėrguari i Allahut. Atė e siguroi edhe fjala e Uarakas, kur tha se ai qė kishte zbritur nė Hira, kishte qenė engjėlli Xhebrail dhe se ajetet qė kishte sjellė ai ishin Zbulesa e Allahut. Hatixhja i kishte parė vetė ēastet qė kaloi Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur i zbriti surja Mudethir. Prandaj qe e natyrshme qė ajo tė ishte e para e besimtarėve. 2. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi menjėherė te shoku i tij i ngushtė, Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i tha se Allahu e kishte nderuar duke e bėrė profet dhe tė dėrguar dhe e ftoi pėr t’i besuar. Ai i besoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa mėdyshje dhe pohoi dėshminė e vėrtetė7. Ebu Bekr Siddiku qe i pari qė i besoi plotėsisht Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai ishte dy vjet mė i vogėl se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shok i tij prej shumė kohėsh. Ai i njihte Profetit Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) botėn e brendshme dhe tė jashtme. Besimi i tij ishte dėshmia mė e drejtė pėr vėrtetėsinė e fjalės sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). 3. Ndėr tė parėt qė i kanė besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė edhe Ali ibn Ebi Talibi. Nė atė kohė pati rėnė zia e bukės nė fisin Kurejsh. Ebu Talibi ishte i varfėr e kishte shumė fėmijė. Kėshtu qė Abbasi – xhaxhai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori Xhaferrin, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori Aliun. Pra, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte nėn kujdestarinė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai rrinte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), aty hante, aty pinte dhe tė gjitha nevojat ia plotėsonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) si fėmijėt e vet. Kur Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhi Zbulesa, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte dhjetė vjeē. Ai e ndiqte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė tė gjitha veprat. Prandaj kur ai e thirri nė Islam, Aliu iu pėrgjigj menjėherė. Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ėshtė i pari i ri qė i ka besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėr tė parėt qė i kanė besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė edhe skllavi i tij, Zejd ibn Harith ibn Sherahil el Kelbi. Pėrpara Islamit ai ishte zėnė rob dhe ishte shitur. E kishte blerė Hakim ibn Hizami dhe ia kishte dhuruar hallės sė vet, Hatixhes. Hatixhja ia kishte 7) Dėshmia: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu en-ne Muhameden resulullah." dhuruar tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur e morėn vesh pėr tė, babai dhe xhaxhai i Zejdit shkuan te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu lutėn atij qė t’ua kthente Zejdin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e thirri Zejdin dhe e la tė lirė tė shkojė me babanė dhe xhaxhanė e tij ose tė qėndronte tek ai. Zejdi parapėlqeu tė rrinte me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te paria e Kurejshėve dhe u tha: “Dėshmoni se ky ėshtė biri im, ai mė trashėgon mua dhe unė e trashėgoj atė.” Ėshtė koha, kur ende nuk i kishte ardhur profetėsia Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Zejdi thėrritej biri i Muhamedit, derisa erdhi Islami. Islami e anuloi adoptimin dhe tashmė ai u quajt Zejdi, biri i Harithit. Kėta tė katėr e kanė pranuar Islamin brenda njė dite, atė ditė kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u urdhėrua qė tė paralajmėronte dhe tė thėrriste nė rrugėn e Allahut. Pėr secilin nga kėta thuhet se ėshtė i pari qė e ka pranuar Islamin. Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u bė krahu i djathtė i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr thirrjen nė Islam. Ai ishte i ndershėm, i sjellshėm, i dashur, fisnik dhe i respektuar. Ai i dinte mė mirė se tė gjithė prejardhjen e arabėve dhe historitė e tyre. Burra nga populli i tij shkonin dhe kėshilloheshin me tė, sepse ishte i njohur pėr dije dhe virtyte, ishte i thjeshtė dhe bujar, kishte marrėdhėnie tė mira me njerėzit dhe bisedonte ėmbėl me ta. Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thirri nė Islam ata njerėz, te tė cilėt shikonte mirėsinė dhe besnikėrinė. Kėshtu, njė grup nga njerėzit mė tė mirė iu pėrgjigjėn e u bėnė myslimanė. Mė i pari ndėr ta qe Othman ibn Affan Emeriu. Mė pas, tė tjerė, si Zubejr ibn Auam Esediu, Abdurr Rrahman ibn Auf Zuhriu, Sa’ad ibn Ebi Uekkas Zuhriu dhe Talha ibn Ubejdullah Tejmiu. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shkoi bashkė me ta te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė gjithė ata e pranuan Islamin. Kėta i ndoqėn i besueshmi i kėtij Ymeti Ebu Ubejde – Amir ibn Xherrahu, Ebu Seleme ibn Abdul Esedi dhe e shoqja, Ummu Selemeja, Erkam ibn Ebi Erkami, Othman ibn Madh’umi dhe dy vėllezėrit e tij, Kudame dhe Abdullahu, dy djemtė e Madh’unit, Ubejde ibn Harith ibn Muttalib ibn Abdul Menaf, Seid ibn Zejd ibn Amru ibn Nefili dhe e shoqja, Fatimja, bija e Hattabit – motra e Omer ibn Hattabit, Habbab ibn Erethi, Xhaferr ibn Ebu Talib dhe gruaja e tij Esma, bija e Umejsit, Halid ibn Seid ibn El Asi dhe e shoqja Emine e bija e Halefit. Pastaj u bė mysliman vėllai i Halidit, Amru ibn Seid ibn Asi, Hatib ibn Harithi, e shoqja Fatimja, bija e Mixhlelit dhe vėllai i tij Hattab ibn Harithi, e shoqja Fakiha, e bija e Jesarit dhe vėllai tjetėr Muamer ibn Harithi; Muttalib ibn Ez’heri dhe e shoqja, Ramle, bija e Ebu Aufit, Naim ibn Abdullah ibn Usejid Nahhami. Tė gjithė kėta ishin kurejshė nga barqe tė ndryshme tė fisit. Nga myslimanėt e parė, por jo nga fisi Kurejsh qenė edhe: Abdullah ibn Mes’ud el Hedhliu, Mes’ud ibn Rabia el Karijj, Abdullah ibn Xhahshi dhe vėllai i tij, Ebu Ahmed ibn Xhahshi, Suhejb ibn Sinan Rumiu, Ammar ibn Jasir Anesi, babai i tij, Jasiri dhe nėna e tij Sumejja dhe Amir ibn Fehire. Nga gratė e para qė u bėnė myslimane, pėrveē atyre qė u pėrmendėn mė lart janė: Ummu Ejmen Berika Habeshija, skllave e tė Dėrguarit tė Allahut dhe shėrbyesja e tij, Ummu Fadl Lubbabe Kubraja, bija e Harith Hilalijes, shoqes sė Abbasit – bir i Abdul Muttalibit dhe Esmaja, bija e Ebu Bekr Siddikut. Myslimanėt e parė u njohėn me emrin Es Sabikinel Euuelin. Sipas hulumtiveve qė janė bėrė, del nė pah se numri i atyre, pėr tė cilėt thuhet se janė tė parėt qė e pranuan Islamin, arrin afėrsisht 130. Megjithatė, nuk dihet me siguri, nėse janė bėrė myslimanė para se tė thirrej hapur pėr nė Islam apo disa prej tyre janė bėrė myslimanė, kur thirrja bėhej hapur. Adhurimi qė bėnin besimtarėt dhe edukata e tyre Zbulesa (Kurani) vazhdoi t’i zbritej Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Zbritėn ajetet e para tė sures Mudethir. Thuhet se surja e parė qė ka zbritur pas kėtyre ka qenė “El Fatiha”. Kjo sure pėrfshin falenderimin dhe lutjen ndaj Allahut. Kjo sure pėrfshin, gjithashtu tė gjitha qėllimet e rėndėsishme tė Kuranit dhe tė Islamit. Adhurimi i parė, me tė cilin u urdhėrua Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte namazi; dy rekatė nė mėngjes dhe dy rekatė nė mbrėmje. Pėr kėtė zbriti engjėlli Xhebrail dhe i mėsoi avdesin. Pastrimi i plotė ishte shenja dalluese e besimtarėve dhe avdesi kusht i namazit. Fatihaja ishte themeli i namazit. Ndėrsa falenderimi dhe madhėrimi i Allahut ishin njė nga pjesėt e namazit. Pra, namazi ishte adhurimi i besimtarėve. Ata e kryenin atė nė vende larg syve tė njerėzve. Ndoshta, kėtė e bėnin qė ta kryenin vetėm e vetėm pėr hir tė Allahut dhe jo pėr dyfytyrėsi e formalizėm. Nė ditėt e para tė Islamit, nuk njihet pėr besimtarėt ndonjė adhurim, urdhėr a ndalim tjetėr, pėrveē namazit. Zbulesa u tregonte atyre anė tė ndryshme tė Teuhidit (besimit qė Allahu ėshtė Njė), si tė pastronin veten moralisht dhe fizikisht, i nxiste pėr tė mirė, u pėrshkruante Xhenetin dhe Xhehenemin dhe i kėshillonte ata nė mėnyrėn mė tė pėrsosur, kėshtuqė ua hapte zemrat dhe ua kėnaqte shpirtin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pastronte ata dhe u mėsonte Kuranin dhe Urtėsinė. Ai i ēonte nė shkallėt e zemrave tė dėlira, moraleve tė pastra dhe shpirtrave tė virtytshėm. Ai i bėnte tė ishin tė ēiltėr nė marrėdhėniet me njėri-tjetrin. Me njė fjalė, i nxirrte ata nga errėsira nė dritė dhe i udhėzonte nė rrugėn e drejtė. Ai i edukonte qė t’i pėrmbaheshin Fesė sė Allahut, Islamit, tė kapeshin pas lidhjes sė Tij si dhe tė qėndronin tė palėkundur nė zbatimin e urdhrit tė Allahut. Kaluan tre vjet dhe thirrja pėr nė Islam ende pėrqėndrohej vetėm tek individėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk e kishte shpallur haptaz nėpėr mbledhje e kuvende. Megjithatė thirrja u bė e njohur te Kurejshėt e disa prej tyre e urrenin atė dhe disa herė i sulmuan besimtarėt. Por, nė pėrgjithėsi ata nuk i kushtuan shumė rėndėsi, sepse Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ende nuk u ishte paraqitur si i dėrguar dhe nuk u kishte folur pėr zotat e tyre.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė