Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-05, 13:02   #14
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Thirrja haptazi



I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi tre vjet duke bėrė thirrje mė vete dhe gjeti njerėz qė e dėgjonin; njerėz tė mirė brenda fisit Kurejsh dhe jashtė tij. Kėshtu u zgjerua rruga e thirrjes nė Islam dhe u pėrgatit trualli pėr ta bėrė atė haptazi. Atėherė, Allahu i Madhėruar i zbriti tė Dėrguarit tė Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Dhe (paralajmėro) fisin tėnd mė tė afėrt. Dhe shtriji krahėt ndaj besimtarėve qė tė ndoqėn ty. E nėse ata tė kundėrshtojnė, ti thuaj: “Unė jam i pastėr (pa pėrgjegjėsi) nga ajo qė bėni ju.” (26:214,216) Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mblodhi farefisin e vet mė tė afėrt, Benu Hashimėt dhe bashkė me ta edhe njė pjesė tė fisit Benu Muttalib. Falenderoi Allahun dhe dėshmoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe tha: “Vėrtet, nismėtari nuk i gėnjen njerėzit vet. Pėr Allahun, sikur tė gėnjeja tė gjithė njerėzit bashkė, nuk do t’ju gėnjeja ju. Edhe sikur t’i mashtroja tė gjithė njerėzit, nuk do t’ju mashtroja ju. Pėr Allahun, pėrveē tė cilit nuk ka zot tjetėr, unė jam i Dėrguari i Allahut te ju nė veēanti dhe te njerėzit mbarė. Pėr Allahun, ju do tė vdisni ashtu siē flini dhe do tė ringjalleni ashtu siē zgjoheni nga gjumi, do tė jepni llogari pėr atė qė veproni: pėr veprėn e mirė do tė shpėrbleheni me tė mira, pėr tė keqen me tė kėqija. Me tė vėrtetė, Xheneti ėshtė i pėrhershėm dhe Xhehenemi ėshtė i pėrhershėm.” Njerėzit filluan tė flisnin fjalė tė buta, pėrveē xhaxhait tė tij, Ebu Lehebi, i cili i tha: “Kapeni atė pėrpara se tė grumbullohen, sepse po ta dorėzoni tek ata do tė poshtėroheni; e po ta mbroni, ata do t’ju vrasin.” U ngrit Ebu Talibi: “Pėr Allahun, do ta mbrojmė atė (Muhamedin) sa tė jemi gjallė.” Pastaj shtoi: “(O, Muhamed!) Vazhdo me atė qė tė ka urdhėruar Allahu, sepse unė betohem nė Allahun qė sa tė jem gjallė, do tė tė mbroj ty, vetėm se nuk mė pėlqen tė ndahem nga feja e babait tim, Abdul Muttalibit.” Nė malin Safa Fill pas kėsaj bisede, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbriti fjala e Allahut: “Bėje tė njohur atė, pėr tė cilėn urdhėrohesh dhe largohu prej idhujtarėve.” (15:94) Atėherė, njė ditė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė malin Safa, gjeti majėn mė tė lartė tė tij dhe thirri: “O shokėt e mi!” Kjo shprehje ishte si thirrje qė lajmėronte sulmin e ndonjė ushtrie ose kur kishte ndonjė ēėshtje me rėndėsi tė madhe. Pastaj filloi t’u thėrriste barqeve Kurejshe me emėr: “O Beni Fehir! O Beni Adij! O Beni Abdi Menaf! O Beni Abdil Muttalib! “Kush thėrret kėshtu?”,- pyesnin ata. “Ėshtė Muhamedi!”,- thanė. Atėherė, njerėzit nxituan pėr tek ai. Madje, edhe ai qė nuk kishte mundėsi tė shkonte vetė atje, ēonte ndonjė njeri tė vetin qė tė shikonte se ēfarė ka ndodhur. Pasi u tubuan njerėzit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pyeti: “Si mendoni ju, nėse unė ju njoftoj se ka ardhur njė kalorėsi armike nė luginėn e kėtij mali t’ju sulmojė ju, a do tė mė besonit?” “Po! Tek ti nuk kemi provuar kurrė ndonjė gėnjeshtėr.”,- iu pėrgjigjėn ata. “Tek ti kemi provuar gjithmonė tė vėrtetėn.” “Vėrtet,- vijoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), unė po ju paralajmėroj se jeni para njė dėnimi tė fortė! Shembulli im me ju, i ngjan shembullit tė njė burri qė sheh armikun dhe kėrkon ndonjė vend tė lartė pėr njerėzit e vet, qė tė mos i sulmojė armiku dhe pastaj thėrret: “O shokėt e mi!” Pastaj i ftoi qė tė dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. U tregoi, gjithashtu se kjo fjalė ėshtė sunduese nė kėtė botė dhe shpėtuese nė botėn tjetėr. Mė pas, i paralajmėroi ata pėr dėnimin e Allahut, nėse do tė vazhdonin idhujtarinė e tyre e nuk do t’i besonin asaj qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte sjellė nga Zoti i tij dhe se ai, megjithėse i dėrguar, nuk mund t’i shpėtonte nga dėnimi dhe nuk mund tė bėhej ndėrmjetės tek Allahu. Mė pas tha: “O kurejsh! Bėjeni veten tuaj t’ju blejė Allahu dhe shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj as dėm dhe as dobi. Unė nuk mund tė bėhem arsye, qė ju tė pėrfitoni nga Allahu! O bijtė e Ka’b ibn Luejit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj juve as dėm dhe as dobi. O bijtė e Murre ibn Ka’bit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj ju as dėm dhe as dobi. O bijtė e Kusajit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj as dėm dhe as dobi. O bijtė e Abdu Shemsit! Shpėtojeni veten tuaj nga zjarri. O bijtė e Abdul Menafit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj juve as dėm dhe as dobi. O bijtė e Hashimit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri! O bijtė e Abdul Mutalibit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj juve as dėm dhe as dobi. Unė nuk mund tė bėhem arsye, qė ju tė pėrfitoni diēka nga Allahu. Kėrkomėni prej pasurisė sime sa tė doni, ndėrsa pėr shpėtimin tuaj (tek Allahu) unė nuk kam asgjė nė dorė. O Safije, bija e Abdul Mutalibit, halla e tė Dėrguarit tė Allahut! Unė nuk kam asgjė nė dorė pėr ty tek Allahu. O Fatime, bija e Muhamedit, tė Dėrguarit tė Allahut! Kėrkomė mua ēfarė duash, por shpėtoje veten tėnde nga zjarri i Xhehenemit. Unė nuk kam asgjė nė dorė pėr ty tek Allahu. Ju jeni farefisi im, keni tė drejtat tuaja dhe unė e do t’i zbatoj ato.” Pasi i tha kėto fjalė, njerėzit zbritėn qė andej dhe u shpėrndanė. Nuk pėrmendet nėse e kundėrshtuan apo e pėrkrahėn atė qė dėgjuan. Eshtė kumtuar se vetėm Ebu Lehebi ia ktheu me tė keq Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Shkatėrrimi rėntė mbi ty tėrė ditėn! A pėr kėtė na paske mbledhur?!” Atėherė, zbriti ajeti: “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi, e ai i shkatėrruar ėshtė!” Kurejshėt e tjerė duket se u befasuan e u habitėn nga ky paralajmėrim i papritur dhe nuk mundėn tė zgjidhnin ē’qėndrim do tė mbanin pėr kėtė. Mirėpo, pasi u kthyen nė shtėpitė e tyre, pasi u qetėsuan e pasi u ēliruan nga habia, u bėnė mendjemėdhenj dhe e morėn me tė tallur kėtė thirrje e kėtė paralajmėrim. Kėshtu, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pėrpara ndonjėrit prej tyre, ata talleshin me tė: “Ky ėshtė ai, qė Allahu e ka dėrguar Profet?A ėshtė ky biri i Ebu Kebishes? A kėtij i flitet nga qielli?” etj. Ebu Kebishe quhej njėri prej gjyshėrve tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga nėna, i cili e kundėrshtoi fenė e kurejshėve dhe pėrqafoi krishterimin. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kundėrshtoi fenė e tyre, thoshin se kishte bėrė si Ebu Kebishja. Kėshtu i thoshin pėr ta nėnēmuar, pėr ta fyer dhe pėr ta poshtėruar. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi thirrjen pėr nė Islam, madje filloi ta bėnte hapur atė nėpėr grupimet dhe kuvendet e tyre. Ai ua lexonte atyre librin e Allahut dhe i thėrriste siē kishin thėrritur edhe tė dėrguarit e mėparshėm: “O popull! Adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetėr pėrveē Tij…” (23:32) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi ta adhuronte Allahun para syve tė tyre. Kėshtu, ai falej ditėn, hapur, nė prani tė njerėzve nė oborrin e Qabes. Kėshtu, thirrja e tij u pranua disi dhe njė numėr njerėzish hynė nė fenė e Allahut njėri pas tjetrit. Por midis familjeve tė atyre, qė e kishin pranuar Islamin dhe tė atyre qė nuk e kishin pranuar atė, lindi njėfarė zemėrimi dhe ftohjeje. Kurejshėt diskutojnė si tė bėjnė, qė haxhinjtė tė mos e dėgjojnė thirrjen islame Kurejshėve iu duk shumė e keqe ajo qė panė dhe u revoltuan. Kishin mbetur edhe pak ditė nga Haxhi. Kurejshėt i shqetėsonte ēėshtja e haxhinjve. Prandaj disa prej tyre u grumbulluan te Ualid ibn Mugirja, i cili ishte i moshuar dhe i nderuar ndėr ta. Ai u tha: “O kurejshė! Erdhi koha e Haxhit. Do tė vijnė delegatėt e arabėve te ju. Ata kanė dėgjuar pėr atė qė ka shplluar shoku juaj (Muhamedi), prandaj bashkohuni me njė vendim tė vetėm: mos e kundėrshtoni njėri-tjetrin e mos e gėnjeni njėri-tjetrin.” -Na thuaj mendimin tėnd, qė tė themi edhe ne ashtu,- iu kthyen ata. -Jo,- tha ai. Thoni ju mendimin tuaj, t’ju dėgjoj unė. -Ne themi se ai (Muhamedi) ėshtė falltar. -Nuk ėshtė fallatar,- ia ktheu plaku. Ne i kemi parė falltarėt, por ai nuk i ka dredhat e tyre dhe fjalėt e tij nuk kanė rimėn e fjalėve tė tyre. -Ai ėshtė i ēmendur,- thanė ata paskėtaj. -Muhamedi nuk ėshtė i ēmendur,- iu pėrgjigj ai. Ne i kemi parė tė ēmendurit dhe i njohim ata. Atij nuk i merret fryma dhe nuk u ngjan atyre. -Eshtė poet atėherė,- thanė ata. -Nuk ėshtė poet,- tha plaku. Ne e njohim poezinė. -Atėherė, ėshtė magjistar,- thanė pėrsėri ata. -Nuk ėshtė magjistar. Ne i kemi parė magjistarėt dhe magjitė e tyre, por ai as nuk fryn dhe as nuk lidh nyje. -Atėherė, ē’tė themi pėr tė? -Pėr Zotin, vėrtet, fjala e tij ėshtė e ėmbėl, e bukur, gjithėpėrfshirėse, njė pemė me degėt plot fruta,- foli plaku. Ju nuk mund tė thoni asgjė si ai, sepse fjala juaj do tė dukej e pavlerė. Mė e pėrshtatshmja ėshtė tė thoni: “Ai ėshtė magjistar dhe fjala e tij ėshtė magji. Me fjalėt e tij, ai ndan njeriun nga babai i vet; ndan vėllanė nga vėllai; ndan gruan nga burri; ndan njeriun nga tė afėrmit e vet.” Me kėto fjalė, kurejshėt u shpėrndanė dhe filluan tė uleshin anash rrugėve dhe midis njerėzve, qė vinin pėr Haxh. Nuk kalonte andej njeri, pa u paralajmėruar dhe pa u kujtuar pėr punėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, njerėzit e njohėn atė, para se ta shihnin dhe ta dėgjonin. Erdhėn ditėt e Haxhit dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli atje ku grumbulloheshin haxhinjtė e ku kishin vendqėndrimet e tyre dhe i thirri nė Islam: “O njerėz! Thoni la ilahe il-lallah (nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut), qė tė shpėtoni.” Ebu Lehebi e kishte ndjekur Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pėr ta pėrgėnjeshtruar dhe pėr t’i bėrė keq atij. Arabėt e njohėn nga ai Haxh punėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe emri i tij u pėrhap nė tė gjitha vendet arabe.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė