Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-05, 13:28   #15
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pėrballimi i Thirrjes



Pasi mbaroi Haxhi, kurejshėt u kthyen nė shtėpitė e tyre dhe u qetėsuan, sepse e zgjidhėn problemin e pengimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė bėrė thirrje pėr tė besuar nė Allahun. Ata u menduan dhe u kėshilluan. Pastaj menduan rrugė tė ndryshme pėr ta pėrballuar kėtė thirrje dhe pėr ta asgjėsuar atė pėrfundimisht. Kėto rrugė ishin: 1. Tė vazhdonin tė qeshnin dhe tė talleshin me tė Kėtė e bėnin me qėllim qė t’i ulnin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt e tua dobėsonin forcėn morale. Ata e akuzonin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), se ishte njeri i magjepsur, se ishte gėnjeshtar, se ishte njė shpifės intrigant e tė tjera akuza e sharje si kėto. Ata e shihnin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tėrė zemėrim e inat. Allahu ka thėnė: “E ata qė nuk besuan, gati sa nuk tė zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dėgjojnė Kuranin dhe nga inati thonė: “Ai ėshtė i ēmendur.” (68:51) E pėrēmonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė: “A ky ėshtė ai qė flet pėr zotat tanė?” Kur shikonin shokėt e tij (sahabet) tė dobėt thoshin: “A kėta ka ndihmuar Allahu nga mesi ynė?!” Allahu i Madhėruar, gjithashtu thotė pėr ta: “Vėrtet, mėkatarėt i pėrqeshnin ata qė besuan. Dhe kur besimtarėt kalonin pranė tyre (idhujtarėve), ata ia bėnin me sy njėri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tė kėnaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarėt) thoshin: “Vėrtet, ata (besimtarėt) janė tė humbur.” (83:29-32) 8 Idhujtarėt i shtuan talljet, pėrqeshjet dhe ngacmimet therėse kundėr Profetit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), aq sa kjo ndikoi shumė edhe nė vetė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Ne, vėrtet, e dimė se zemra jote ėshtė e pikėlluar nga ajo qė thonė ata.” (15:95) Por, pastaj Allahu i dha forcė atij dhe i tregoi se si ta largonte pikėllimin: “Por, ti lartėsoje Zotin tėnd me falenderim e bėju prej atyre qė luten (pėrulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tėnd, derisa tė tė vijė vdekja.” (15:97-99) Allahu i Madhėruar i pati treguar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qysh mė parė se si do t’i flladitej zemra, kur i tha: “Vėrtet, Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen, tė cilėt bėjnė me Allahun zot tjetėr e shpejt ata do ta dinė.” (15:95-99) Allahu e pati njoftuar atė se veprat e tyre, shpejt do tė ktheheshin nė dėnim kundėr tyre. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Edhe tė dėrguarit e tjerė pėrpara teje janė pėrqeshur e ata qė i tallnin, e merituan dėnimin e talljes sė tyre.” (61:10) 2. Mashtrimi i njerėzve, qė tė mos dėgjonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Idhujtarėt vendosėn qė tė shkaktonin ngatėrresa, tė bėnin zhurmė dhe t’i largonin njerėzit sa herė qė e shikonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), duke u pėrgatitur qė tė bėnte thirrje pėr tek Allahu. Kėshtu, qė tė mos i linin rast tė volitshėm pėr tė shpjeguar thirrjen nė Islam, ata e porosisnin njėri-tjetrin, siē thuhet nė Kuran: “Ata qė nuk besuan, thanė: “Mos e dėgjoni kėtė Kuran dhe kur tė lexohet ai, zhurmėroni, ashtu qė ta pengoni.” (41:26) Kėshtu vazhduan idhujtarėt, derisa Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tė lexonte Suren e parė, “En Nexhm”, nė vendet ku ata mblidheshin. Ishte muaji Ramazan, i vitit tė pestė tė Profetėsisė. Kur e dėgjonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke kėnduar Kuran nė namaz – ai kėndonte Kuran mė shumė nė namazin e natės- idhujtarėt e shanin Kuranin, shanin Atė qė e ka zbritur, shanin edhe atė qė e kėndonte. Atėherė, Allahu i Madhėruar zbriti ajetin: “E ti mos e ngri zėrin (duke lexuar Kuran) nė namazin tėnd dhe as mos e zgjat tepėr atė (namazin), por kėrko midis kėtyre njė rrugė tė mesme”. (17:110) Nadir ibn Harithi shkoi nė Haira dhe nė Sham (Siri). Atje mėsoi disa tregime nga populli, qė flisnin pėr mbretėrit dhe udhėheqėsit e tyre, tė tilla si tregimet e Rustemit e tė Isfejdinarit. Kur u kthye nė Mekė, filloi tė organizonte tubime e kuvende dhe t’ua tregonte ato njerėzve, duke i larguar kėshtu nga ato qė thoshte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur Nadiri dėgjonte se diku ishte ulur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr t’ua kujtuar njerėzve Allahun, ai do t'i shkonte nga prapa dhe do ta kundėrshtonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me tregimet e tij dhe mė pas do tė thoshte: “Nė ēfarė bisede Muhamedi ėshtė mė i mirė se unė?” Nadiri bėri edhe njė hap tjetėr. Ai bleu njė robėreshė kėngėtare dhe sa herė qė dėgjonte pėr ndonjėrin qė donte tė bėhej mysliman, e ēonte te kėngėtarja dhe i thoshte asaj: “Jepi pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė dhe kėndoji kėngė, sepse kjo gjė ėshtė mė e mirė se thirrja e Muhamedit.” Pėr kėtė Allahu i Madhėruar zbriti ajetin: “Por ka njerėz, qė blejnė tregime boshe, qė t’i largojnė njerėzit nga rruga e Allahut, pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet e Allahut) si tallje. Pėr ta do tė ketė njė dėnim poshtėrues”. (31:6) 3. Nxitja e dyshimeve dhe shpeshtimi i thirrjeve tė rreme Idhujtarėt i shtuan dhe i pėrsosėn mė tej thirrjet e tyre tė gėnjeshtėrta. Pėr ato qė thuheshin nė Kuran, do tė thoshin se ishin “Endrra tė shtjelluara”, (12:44) do me thėnė na qenkėshin ėndrrat e gėnjeshtėrta qė Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shihte natėn dhe i kėndonte ditėn. Shpeshherė thoshin: “I ka shpikur vetė.” (16:103) Herė tjetėr thoshin: “Vėrtet, ky (Kurani) nuk ėshtė tjetėr veēse njė gėnjeshtėr, qė e trilloi ai (Muhamedi), tė cilin e ndihmuan edhe njerėz tė tjerė.” (25:4) Pra, pėr krijimin e Kuranit na paskan marrė pjesė edhe shokėt e tij.(!) Nė Kuran thuhet: “Ata (idhujtarėt) thanė, gjithashtu: “Janė legjenda tė tė parėve (ato qė thuhen nė Kuran), tė cilat ai (Muhamedi) kėrkoi tė shkruhen e t’i kėndohen atij mėngjes e mbrėmje”. (25:5) Nganjėherė thoshin: “Ai (Muhamedi) ka ndonjė xhind ose djall qė i zbret Kuran, ashtu siē vijnė xhindet dhe djajtė te falltarėt.” Allahu ka thėnė: “Thuaj: “A t’ju tregoj se kujt i vijnė djajtė? Djajtė i vijnė ēdo gėnjeshtari mėkatar.” (26:221,222) Kuptimi i ajetit ėshtė: djajtė i vijnė atij qė ėshtė shumė gėnjeshtar, i vijnė kriminelit, qė ėshtė i njollosur me faje, kurse tek unė nuk keni provuar asnjė gėnjeshtėr,- thotė Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe kurrė nuk keni gjetur tek unė ndonjė faj. Atėherė, si thoni se Kurani ėshtė zbritje e djajve? Herė-herė idhujtarėt thoshin pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se e paskėsh goditur njėfarė ēmendurie dhe fantazon ide, tė cilat i formulon me fjalė tė bukura dhe tė kėndshme. Pra, ai na qenkėsh poet dhe fjala e tij poezi.(!) Mirėpo, Allahu i Madhėruar iu pėrgjigj shpifjeve tė tyre: “Dhe poetėt ndjekin ata, qė janė tė humbur (nga e vėrteta). A nuk e sheh se ata hidhen nė ēdo anė (herė lavdėrojnė, herė pėrqeshin). Dhe ata thonė atė, qė nuk e veprojnė.” (26:224-226) Kėto tri cilėsi qė u pėrmendėn nė ajetin e mėsipėrm, i kanė poetėt. Mirėpo te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk gjendet asnjėra prej tyre. Ata qė i kanė besuar atij, janė tė udhėzuar nė rrugėn e drejtė, janė njerėz tė devotshėm, janė njerėz tė mirė nė fenė e tyre, nė moralin e tyre, nė veprat e tyre dhe nė marrėdhėniet e tyre shoqėrore. Tek ata nuk ka asnjė shenjė mashtrimi, nė ēfarėdo gjendjeje qofshin ata. Besimtarėt, me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė krye nuk hidhen as andej as kėtej, siē hidhen poetėt. Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u bėn thirrje njerėzve pėr ta besuar Allahun si njė Zot tė vetėm; u bėn thirrje nė njė fe tė vetme; u bėn thirrje nė njė rrugė tė vetme. Muhamedi nuk e thotė atė, qė nuk e bėn vetė dhe nuk vepron ndryshe nga ajo qė thotė. Atėherė, ku ėshtė ai nė krahasim me poezinė dhe poetėt? Dhe ku janė poezia dhe poetėt nė krahasim me tė? 4. Diskutimi dhe polemika Qenė tri ēėshtjet qė i bėnė idhjtarėt tė habiten aq shumė. Ato ishin: Monoteizmi (besimi nė njė zot), zbulesa dhe ringjallja pas vdekjes. Ato qenė themeli i konfliktit qė ndodhi midis idhujtarėve dhe myslimanėve nė punėt e fesė. Pėr kėto ēėshtje ata polemizonin vazhdimisht me njėri-tjetrin. Idhujtarėt nuk kishin ndonjė arsye qė ta kundėrshtonin ringjalljen pas vdekjes, por e quanin atė larg mendjes. Prandaj thoshin: “A pasi tė vdesim ne e tė bėhemi pluhur e eshtra, do tė ringjallemi!” (27:16-17) Herė tjetėr do tė thoshin: “Ai kthim ėshtė larg (mendjes e mundėsisė).” (50:3) Dhe: “A doni t’ju tregojmė njė njeri qė do t’ju paralajmėrojė ju se si, pasi (tė vdisni e) tė jeni copėtuar plotėsisht, ju do tė krijoheni rishtaz? A po gėnjen ndaj Allahut (Muhamedi), apo ndonjė shpirt e ka kapur atė?” (34:7,8) Kurse njė poet i tyre ka thėnė: “A do tė vdesim, pastaj do tė ringjallemi e pastaj do tė tubohemi?! S’ėshtė gjė tjetėr kjo, veē gėnjeshtėr, o nėna Amrim!” Allahu i Madhėruar u ėshtė pėrgjigjur ishujtarėve qė pyetėn nė mėnyra tė ndryshme. Idhujtarėt shikojnė nė kėtė botė qė mizori vdes pa e vuajtur dėnimin e mizorisė qė ka bėrė. Kurse ai, tė cilit i ėshtė bėrė padrejtėsia, vdes pa e marrė tė drejtėn e vet. Ai qė bėn mirė, vdes pa e marrė shpėrblimin e mirėsisė sė vet. Keqbėrėsi vdes, pa u dėnuar pėr veprėn e keqe qė ka bėrė. Pra, po tė mos ketė njė ditė pas vdekjes, kur njerėzit do tė ringjallen e prej keqbėrėsit do tė merret ajo, qė ka bėrė padrejtėsisht dhe do t’i jepet atij, qė i ėshtė bėrė padrejtėsia; kur mirėbėrėsi do tė shpėrblehet pėr veprėn e mirė qė ka bėrė; kur keqbėrėsi e krimineli do tė ndėshkohet etj., atėherė tė dyja palėt do tė ishin njėlloj dhe nuk do tė kishte ndonjė dallim midis tyre; madje, mizori dhe keqbėrėsi do tė ishin mė tė lumtur se viktima e mirėbėrėsi. Por diēka e tillė nuk ėshtė logjike dhe nuk ėshtė e drejtė. E, nuk mund tė mendohet, qė Allahu ta ndėrtojė rregullsinė e krijimit, mbi njė padrejtėsi dhe mbi njė tė keqe tė tillė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: “A t’i konsiderojmė kriminelėt si myslimanėt? C’ėshtė me ju, si gjykoni?” (68:35,36) Dhe: “A mos menduan ata, tė cilėt bėnė tė kėqija, se nė jetėn e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t’i bėjmė tė barabartė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira? Sa i keq ėshtė ky gjykimi i tyre!” (45:21) Ndėrsa pėr Ringjalljen, qė, sipas tyre ėshtė larg mendjes, Allahu i Madhėruar pėrgjigjet: “A ėshtė mė i vėshtirė krijimi juaj apo ai i qiellit?” (79:27) Dhe: “A nuk e shohin ata se Allahu qė krijoi qiejt e Tokėn dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, ka fuqi t’i ringjallė tė vdekurit? Po, Ai ėshtė i Plotfuqishėm pėr gjithēka.” (46:33) Dhe: “Dhe ju, sigurisht e njihni formėn e parė tė krijimit e pėrse nuk e ēmoni?” Allahu ka thėnė, gjithashtu: “Ashtu siē e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė detyrimi Ynė e Ne e bėjmė kėtė.” (21:104) Allahu u ka rikujtuar idhujtarėve qė, kur bėhet njė herė njė gjė, ėshtė mė e lehtė tė ribėhet. Nė suren Rum thuhet: “E ajo (pėrsėritja) ėshtė mė e lehtė pėr Tė.” (30:27) Dhe: “A mos u lodhėm Ne me krijimin e parė? Jo, por ata janė nė dyshim pėr njė krijim tė ri.” (50:15) Pėrsa i pėrket mesazhit tė Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ata dyshonin, megjithėse e njihnin mirė ēiltėrinė, besnikėrinė, sjelljen dhe devotshmėrinė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata besonin se profetėsia dhe mesazhi i Zotit janė detyra shumė tė mėdha pėr t’iu dhėnė njė njeriu. Kėshtu, sipas tyre, njeriu nuk mund tė jetė i dėrguar i Allahut dhe anasjellas i dėrguari nuk mund tė jetė njeri. Mirėpo, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njoftoi pėr profetėsinė dhe mesazhin e vet e bėri thirrje qė t’i besonin atij, idhujtarėt u hutuan, u ēuditėn dhe thanė: “C’ėshtė me kėtė tė dėrguar; ai ha ushqim dhe ecėn nėpėr tregje?” (25:7) Allahu ka thėnė: “Por, ata u ēuditėn qė u erdhi paralajmėruesi (i dėrguari) nga mesi i tyre, prandaj jobesimtarėt thanė: “Vėrtet, kjo ėshtė njė gjė shumė e habitshme.” (50:2) Dhe: “Allahu nuk i shpalli gjė asnjė njeriu.” (6:91) Allahu i Madhėruar e ka bėrė tė kotė besimin e tyre. Pėr kėtė Allahu thotė: “(Thuaj) kush e zbriti Librin, me tė cilin erdhi Musai e qė ishte dritė e udhėrrėfyes pėr njerėzit?” (6:91) Allahu u ka treguar njerėzve ndodhitė e profetėve e tė tė dėrguarve dhe dialogjet qė janė zhvilluar midis tyre dhe popujve tė tyre. Popujt e tyre e mohuan profetėsinė e tė dėrguarve: “Ju nuk jeni tjetėr, vetėm se njerėz si ne…” (36:15) Dhe: “Tė dėrguarit e tyre thanė: “Vėrtet, ne nuk jemi tjetėr, veē njerėz, por Allahu i dhuron (profetėsinė) kujt tė dojė nga robtė e Tij.” (14:10,11) Profetėt dhe tė dėrguarit kanė qenė tė gjithė njerėz. Po tė ishte i Dėrguari i Allahut engjėll, nuk do tė pėrmbushej qėllimi i mesazhit dhe dobia e tij, sepse njeriu nuk mund t’i ndjekė engjėjt e tė bėhet si ata dhe ēėshtja do tė mbeste pėrsėri e dyshimtė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Nė qoftė se Ne do ta bėnim atė (tė Dėrguarin) engjėll, do ta bėnim (nė trajtė) njeriu e do tė shkaktonim njė pėshtjellim aty, ku ēėshtja ėshtė e pėshtjelluar.” (6:9) Meqenėse idhujtarėt e dinin se Ibrahimi, Ismaili dhe Musai (paqja e Allahut qoftė mbi ta!) ishin njerėz dhe tė Dėrguar, nuk gjetėn shteg qė tė vazhdonin tė dyshonin kėshtu, por ata sajuan njė dyshim tjetėr. Ata thanė: “A nuk gjeti Allahu ndonjė tjetėr pėr t’ia ngarkuar mesazhin e vet, pėrveē kėtij jetimi tė varfėr? Allahu nuk do t’i linte tė mėdhenjtė e parisė tė fisit Kurejsh e Thekif e tė bėnte profet kėtė.” Pastaj thanė: “Pėrse tė mos i zbriste ky Kuran njė njeriu tė madh nga dy fshatrat?”, do tė thotė nga Meka dhe Taifi. Allahu i Madhėruar iu pėrgjigj mėtimit (pretendimit) tė tyre: “A janė ata (idhujtarėt) qė e ndajnė mėshirėn e Zotit tėnd?” (43:31,32) Zbulesa, Kurani, profetėsia dhe mesazhi profetik janė mėshirė nga Allahu dhe Allahu e di vetė se si e ndan mėshirėn e Vet, kujt ia jep atė dhe kujt nuk ia jep atė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Allahu e di mė sė miri se ku (dhe si) ta zbatojė misionin e Vet…” (6:124) Mė pas, idhujtarėt kaluan nė njė dyshim tjetėr. Ata thanė: “Kush bėhet i dėrguar i ndonjė mbreti tė kėsaj bote, mbreti ia plotėson atij disa kushte tė thjeshta, duke i dhėnė pozitėn, shėrbyesit, ēifligun, pasurinė, shoqėruesit, autoritetin etj. Kėshtu, ai ecėn me shoqėrues si dhe me njerėz me famė e tė nderuar. Atėherė, si ėshtė puna e Muhamedit qė thotė se ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe s’pushon sė shkuari nėpėr tregje, pėr tė fituar kafshatėn e gojės? Pėrse tė mos i jetė zbritur njė engjėll, qė sė bashku me tė, tė jetė paralajmėrues? Le t’i jepet atij ndonjė thesar ose le tė ketė ndonjė kopėsht, nga i cili tė ushqehet.” Keqbėrėsit thanė edhe: “Ju vetėm se po ndiqni njė njeri, qė e ka zėnė magjia!” (25:7,8) Dihet se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė dėrguar pėr tė gjithė njerėzit: pėr tė mėdhenj e pėr tė vegjėl, pėr tė fuqishėm e pėr tė pafuqishėm, pėr ata me pozitė dhe pėr ata pa pozitė, pėr skllevėr dhe pėr tė lirė. E, sikur tė tėrė ato qė pėrmendėm mė lart: shėrbėtorė, roje e njerėz tė mėdhenj, tė pėrfitonin nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk do tė pėrfitonin tė pafuqishmit, tė vegjėlit etj., kur ata janė shumica e njerėzve. Por, kėshtu do tė humbiste vlera e mesazhit dhe nuk do tė kishte mė asnjė dobi. Pra, iu dha pėrgjigjia mėtim idhujtarėve, se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duhet tė kishte pozitė, shoqėrues etj. qė tė ishte i dėrguar. Pėr ta hedhur poshtė kėtė mėtim mjafton tė themi se Muhamedi ėshtė i Dėrguar. Ajo qė kėrkuan idhujtarėt, binte nė kundėrshtim me pohimin se zbulesa shpallej pėr tė gjithė njerėzit, njėherėsh, edhe pėr ta. Pasi iu hodhėn poshtė edhe kėto mėtime, ata ndėrmorėn njė hap tjetėr, gjithė inat, pėr t’ia vėshtirėsuar punėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata filluan tė kėrkonin argumente tė ndryshme. Kėshtu, midis tyre dhe Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u zhvilluan diskutime e polemika, pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė, nė dashtė Allahu. Cėshtja e monoteizmit (besimit nė njė Zot), ishte kryet e ēėshtjeve dhe themeli i kundėrshtimeve tė idhujtarėve. Idhujtarėt pohonin se Allahu i Madhėruar ishte i Vetėm: i Vetėm nė qenien e Tij, i Vetėm nė cilėsitė e Tij dhe i Vetėm nė veprat e Tij. Ata e njihnin Allahun si Krijuesin, qė krijoi qiejt, Tokėn e ē’ka midis tyre. Ai ėshtė Krijuesi i Gjithēkaje. Ai ėshtė Zotėruesi i gjithēkaje; nė dorėn e tė cilit janė pronat e qiejve, tė Tokės dhe ē’ka midis tyre. Ai sundon gjithēka. Ai ėshtė qė u jep riskun njerėzve dhe kafshėve. Ai i jep riskun ēdo qenieje tė gjallė. Ai ėshtė Rregulluesi i gjithēkaje nga qielli deri nė Tokė. Ai rregullon punėn e tė voglit dhe punėn e tė madhit; rregullon punėn e milingonės dhe lėvizjen e atomit. Ai ėshtė Zoti i qiejve, i Tokės dhe i gjithēkaje nė mes tyre. Ai ėshtė Zoti i Gjithēkaje. Ai ka nėnshtruar Diellin, Hėnėn, yjet, malet, xhindet, njerėzit, engjėjt etj. Gjithēka i pėrulet Atij. Ai strehon e ndihmon cilin tė dojė, kurse Atij askush nuk i kėrkon dot llogari. Ai ngjall dhe Ai vdes. Ai bėn ē’tė dojė dhe gjykon si tė dėshirojė e askush nuk i kundėrvihet gjykimit tė Tij; askush nuk mund ta prapėsojė vendimin e Tij. Pasi idhujtarėt pohonin se Allahu i Madhėruar ėshtė Njė, si nė qenien e Tij, ashtu edhe nė cilėsitė dhe nė veprat e Tij, idhujtarėt thoshin: “Allahu i Madhėruar u ka dhėnė disa robve tė Vet tė afėrm – siē janė profetėt e Allahut, tė dėrguarit e Allahut, tė dashurit e Allahut dhe njerėzit e mirė – aftėsi jashtė tė zakonshmes. Me kėto aftėsi kėta njerėz tė afėrm tek Allahu mund tė ndikojnė mbi shumė ēėshtje tė Gjithėsisė.” Pra, ata besonin se kėta vepronin me lejen e Allahut nė punė, si, lindja e fėmijėve, largimi i halleve, plotėsimi i kėrkesave, shėrimi i tė sėmurėve etj. Idhujtarėt besonin se Allahu ua ka dhėnė atyre kėto aftėsi, sepse ata janė njerėz tė Tij tė afėrt dhe sepse ata janė tė rėndėsishėm pėr Tė. E, meqėnėse Allahu ua paska dhėnė atyre kėto aftėsi, ata ua plotėsojnė kėrkesat njerėzve pa e parė njerėzit se si ata ia arrijnė kėsaj. Ata i luten Allahut dhe ua largojnė njerėzve hallet, fatkeqėsitė e sprovat dhe bėhen ndėrmjetės pėr tė afruar tek Allahu atė, me tė cilin janė tė kėnaqur ata vetė. Duke marrė si themel kėtė mėtim idhujtarėt i konsideruan kėta profetė, shenjtorė dhe njerėz tė mirė si ndėrmjetės mes tyre dhe Allahut. Ata sajonin vepra, qė gjoja i bėnin tė afrohen te kėta njerėz, pėr t’i kėnaqur ata. Idhujtarėt i kryenin ato vepra dhe pastaj u luteshin atyre dhe u kėrkonin t’u plotėsohen kėrkesat, u kėrkonin ndihmė atyre pėr vėshtirėsitė qė kishin dhe u luteshin qė t’i mbronin nga gjėrat qė kishin frikė. Veprat, qė idhujtarėt shpikėn pėr t’u afruar te profetėt dhe njerėzit e mirė, kryheshin nė disa vende tė caktuara pėr ta. Idhujtarėt ndėrtuan shtėpi nė ato vende dhe aty vendosėn statujat e profetėve a njerėzve tė mirė, tė gdhendura sipas pamjes sė tyre tė vėrtetė ose tė pėrfytyruar. Ndonjėherė gjenin varret e disa njerėzve qė, sipas tyre, ishin tė shenjtė (evlija) dhe tė mirė dhe ndėrtonin mbi to shtėpi, pa gdhendur statuja mbi to. Mė pas, shkonin e i vizitonin ato. Idhujtarėt i preknin me dorė statujat dhe bekoheshin me to. Silleshin rrotull varreve e statujave e qėndronin nė kėmbė pėrpara tyre nė shenjė respekti dhe madhėrimi. Idhujtarėt betoheshin dhe premtonin nėn emrin e profetėve, njerėzve tė shenjtė dhe njerėzve tė mirė qė tė afroheshin tek ata. Me kėto veprime ata kėrkonin diēka nga privilegji dhe mirėsia e kėtyre njerėzve tė shenjtė a tė mirė. Madje, idhujtarėt premtonin se do tė jepnin pėr hir tė tyre edhe nga risku, qė Allahu u kishte dhėnė atyre, si drithėra, bukė, gjellė, pije, kafshė, bagėti, ar, argjend, plaēka e pasuri. Drithėrat, bukėn, pijet, arin, argjendin, plaēkat dhe pasurinė qė kishin i dėrgonin te vendet dhe varret e kėtyre njerėzve tė mirė ose te statujat e tyre duke ua dhėnė rojeve, qė rrinin pranė kėtyre varreve a shtėpive. Kurse pėr bagėtitė e mėdha dhe tė imėta, idhujtarėt pėrdornin disa mėnyra. Nganjėherė i emėrtonin kafshėt me emrin e statujave. E bėnin kėtė pėr t’u afruar tek tė vdekurit dhe pėr t’i kėnaqur ata. Kėshtu i quanin ato kafshė tė shenjta dhe as nuk i thernin, as nuk i godisnin dhe as nuk u bėnin keq. Kafshėt ishin tė lira: kullosnin ku tė donin dhe shkonin ku tė donin. Nė raste tė tjera, ata i thernin kafshėt mbi statujat e atyre njerėzve tė mirė, do me thėnė mbi varret e tyre ose nė vendet e caktuara pėr ta. Nė raste tė tjera i thernin kafshėt nė ēfarėdo vendi tjetėr, por kur i thernin ato, pėrmendnin emrat e evlijave a njerėzve tė mirė nė vend tė emrit tė Allahut tė Madhėruar. Idhujtarėt festonin pėr kėta “evlija” e “njerėz tė mirė” njė ose dy herė ēdo vit. Ata shkonin te varret a vendet e caktuara pėr ta nga ēdo anė. Grumbulloheshin atje nė ditė tė caktuara dhe organizonin festa; bekoheshin duke prekur gurėt, rrotulloheshin qark tyre, thernin kurban pėr ta etj. Festat kishin njė kohė tė caktuar. Nė to vinin tė afėrmit e tė largėtit. Vinin njerėz me pozitė e pa pozitė dhe secili paraqiste premtimin e tij, qė tė plotėsonte kėrkesat e tij. Kėshtu vepronin idhujtarėt me kėta “evlija” e “njerėz tė mirė”, qė tė afroheshin tek ata dhe qė t’i kėnaqnin ata, pėr t’i bėrė ata ndėrmjetės midis tyre dhe Allahut. Idhujtarėt besonin se nėpėrmjet kėtyre “evlijave” e “njerėzve tė mirė”, ata do tė afroheshin tek Allahu dhe nėpėrmjet tyre Allahu do t’i pėrkrahte ata. Idhujtarėt u luteshin evlijave tė vdekur, qė t’u plotėsonin nevojat dhe t’u largonin vėshtirėsitė. Ata besonin se tė vdekurit i dėgjonin fjalėt e tyre dhe u pėrgjigjeshin kėrkesave tė tė gjallėve, duke ua plotėsuar kėrkesat dhe duke ua larguar vėshtirėsitė: vetė idhujt ose me ndėrmjetėsimin e idhujve tek Allahu. Me kėto veprime, idhujtarėt i vinin shok Allahut (bėnin shirk). Ata morėn pėr zot idhujt nė vend tė Allahut. Ata i konsideruan idhujt ortakė tė Allahut. Zotat e idhujtarėve ishin evlijatė, tė ashtuquajturit njerėz tė mirė e tė tjerė si ata. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ftoi qė pėr Zot tė njihej vetėm Allahu dhe e hodhi poshtė gjithēka, qė idhujtarėt e merrnin pėr zot pėrveē Allahut, idhujtarėve u erdhi rėndė. Ata e bėnė tė madhe ēėshtjen, e mohuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe thanė: “Cėshtja nuk ėshtė ashtu siē thuhet.” Dhe: “A mendon ai t’i bėjė zotat njė Zot? Vėrtet, kjo ėshtė gjė shumė e ēuditshme. Paria, nga mesi i tyre filluan t’i thonė njėri-tjetrit: vazhdoni dhe duroni pėr hir tė zotave tuaj, sepse nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė gjė e kurdisur. Ne nuk e kemi dėgjuar diēka tė tillė nė njerėzit e fundit (para nesh), kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, pėrveēse njė trillim.” (38:5-7) Thirrja pėr nė Islam pėrparoi. Idhujtarėt vendosėn qė ta mbronin idhujtarinė e tyre, tė hynin nė diskutim e polemikė tė hapur me myslimanėt, qė ta ndalonin thirrjen pėr tek Allahu dhe ta asgjėsonin ndikimin e saj (te myslimanėt). Atyre iu dha argument i qartė nė ēdo pikėpamje. Myslimanėt u thanė atyre: “Nga e dini ju se Allahu u ka dhėnė robve tė Vet tė afėrm aftėsi veprimi nė Gjithėsi dhe se ata kanė mundėsi sipas mendimit tuaj qė t’i plotėsojnė kėrkesat dhe t’ua largojnė vėshtirėsitė? A e dini ju tė fshehtėn (tė panjohurėn nė gjithėsi)? A e keni gjetur atė qė thoni nė ndonjė libėr tė trashėguar nga profetėt e mėparshėm ose nga dijetarėt?” Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “A mos janė fshehtėsitė tek ata dhe ata i shkruajnė?” (52:41) (68:47) Dhe: “Nėse thoni tė vėrtetėn, mė sillni ndonjė libėr pėrpara kėtij ose ndonjė gjurmė tė mbetur prej diturisė.” (46:4) Dhe: “Thuaj: “A mos keni ndonjė dije, qė ta nxirrni atė para nesh? Ju, vėrtet mbėshteteni vetėm nė hamendje; ju vėrtet, vetėm gėnjeni.” (6:148) Ishte e natyrshme qė idhujtarėt tė pranonin se nuk e dinin tė fshehtėn e Allahut dhe as e kishin gjetur atė tė shkruar nė ndonjė nga librat e profetėve dhe as e kishin marrė njė gjė tė tillė nga dijetarėt. Prandaj thanė: “Jo, ne ndjekim atė, qė gjetėm te prindėrit tanė.” (31:21) Dhe: “Ne i gjetėm tė parėt tanė nė kėtė fe (pagane) dhe ne gjurmėt e tyre do tė ndjekim.”(43:22) Nė kėtė pėrgjigje del qartė si paaftėsia ashtu edhe padija e idhujtarėve, prandaj atyre u thuhet: “Allahu e di dhe ju nuk e dini.” Prandaj dėgjoni prej Allahut tė Madhėruar se ēfarė thotė e ēfarė tregon pėr tė vėrtetėn e atyre qė ju i adhuroni: “S’ka dyshim se ata qė po i adhuroni ju, pėrveē Allahut, janė rob si ju.” (7:194), do me thėnė, ata nuk kanė mundėsi tė bėjnė asgjė nga gjėrat qė i pėrkasin vetėm Allahut, ashtu siē nuk keni mundėsi edhe ju, pra, ju dhe ata jeni njėsoj: tė paaftė dhe tė pafuqishėm. Pėr kėtė arsye Allahu i ka sfiduar idhujtarėt: “Thėrrisni, pra ata e le t’ju pėrgjigjen juve, nėse thoni tė vėrtetėn.” (7:194) “E ata qė ju i luteni nė vend tė Tij, nuk kanė as fuqinė mė tė vogėl.” (35:13) “Nėse ju u luteni atyre (idhujve), ata nuk e dėgjojnė lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dėgjonin, nuk do tė mund t’ju pėrgjigjeshin e Ditėn e Kijametit, ata do ta mohojnė adhurimin tuaj. E askush nuk mund tė ta tregojė ty tė vėrtetėn si Ai, qė e njeh mirė gjithēka…” (35:13,14) “Ata (idhujt) qė i adhurojnė (idhujtarėt) nė vend tė Allahut, nuk krijojnė asgjė; ata vetė janė tė krijuar; janė tė vdekur e jo tė gjallė dhe nuk e dinė se kur do tė ringjallen.” (16:20,21) “A i pėrshkruajnė shok (Allahut) atė, qė nuk mund tė krijojė gjė e ata (idhujt) vetė janė tė krijuar? Ata (idhujt) nuk mund t’i sjellin atyre ndonjė ndihmė e as veten e tyre nuk mund ta ndihmojnė.” (7:191,192) “Mirėpo, ata (idhujtarėt) nė vend tė Tij, morėn pėr zota tė tjerė, tė cilėt nuk krijojnė dot asgjė, sepse ata vetė janė tė krijuar. Ata nuk kanė nė dorė pėr vete as dėm, as dobi; ata nuk kanė nė dorė as vdekje, as jetė e as ringjallje.” (25:3) Allahu e ka sqaruar pamundėsinė dhe paaftėsinė e atyre “zotave”. Allahu e ka sqaruar qė t’u lutesh atyre dhe tė mbėshtetesh (shpresosh) tek ata, ėshtė njė gjė e kotė, sepse ata nuk sjellin dobi. Pėr kėtė Allahu ka pėrmendur nė Kuran disa shembuj. Njė ndėr ta ėshtė: “E ata qė u luten tė tjerėve pėrveē Atij (Allahut), nuk do tė merrnin pėrgjigje mė shumė se ai, qė shtrin duart e tij (drejt ujit), qė uji tė arrijė nė gojėn e tij, por ai (uji) nuk do tė arrijė. E lutja e jobesimtarėve (qė nuk i drejtohet Zotit) nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė rrugė e gabuar.” (13:14) Allahu i ka ftuar idhujtarėt qė tė mendohen pak, meqėnėse ata e pranonin qė Allahu ėshtė Krijuesi i gjithēkaje dhe se “zotat” e tyre nuk kishin krijuar asgjė dhe nuk kishin mundėsi qė tė krijojnė asgjė, madje ata vetė ishin tė krijuar nga Allahu. Prandaj, Allahu u tha atyre: Si i barazoni me Allahun, qė ėshtė Krijuesi dhe i Plotėfuqishmi me kėto krijesa, qė janė krejt tė pafuqishme?! Si i adhuroni nė tė njėjtėn kohė edhe Allahun edhe ato?! Si i luteni edhe Allahut edhe atyre? “Atėherė, a ėshtė Ai qė krijon si ai, qė nuk krijon? A nuk po kujtoheni?” (16:17) Kur Allahu ua drejtoi idhujtarėve kėtė pyetje, ata mbetėn gojėhapur dhe u iku argumenti i tyre. Prandaj heshtėn dhe u penduan. Por, u kapėn pėrsėri pas njė ēėshtjeje tė pavėrtetė. Thanė: “Prindėrit tanė kanė qenė njerėzit mė tė menēur dhe ata njiheshin pėr kėtė. Zgjuarsinė e tyre e ka pranuar i afėrmi dhe i largėti. Dhe ata tė gjithė kanė qenė tė kėsaj feje. Atėherė, si ėshtė e mundur qė kjo fe tė jetė e kotė dhe e pavėrtetė? Madje edhe vetė prindėrit e Muhamedit dhe tė myslimanėve tė tjerė, tė kėsaj feje kanė qenė.” Allahu iu pėrgjigj idhujtarėve se prindėrit e tyre nuk kishin qenė nė rrugė tė drejtė. ˙Ata nuk kishin ditur rrugėn e vėrtetė e as i kishin hyrė asaj rrugė. Pra, ata kanė qenė tė humbur. Kjo u thuhej idhujtarėve herė tėrthorazi e herė drejtpėrdrejt. “Vėrtet, ata (idhujtarėt) i gjetėn prindėrit e tyre tė humbur. Kėshtu qė (edhe ata) nxituan pas gjurmėve tė tyre (pa menduar).” (37:69,70) Ndėrkohė, idhujtarėt nisėn ta frikėsonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt me “zotat” e tyre. Ata u thoshin: “Ju jeni treguar tė paedukatė ndaj “zotave” tanė, sepse ata janė tė pafuqishėm. Por shpejt ata do tė zemėrohen me ju dhe do t’u shkatėrrojnė krejt ose do t’u gjymtojnė.” Thėniet e idhujtarėve ishin si ato tė tė parėve tė tyre, kur ata u thoshin tė dėrguarve tė Allahut: “Ne nuk themi tjetėr vetėm se dikush prej “zotave” tanė (ndoshta) tė ka ēmendur ty…”(11:54) Allahu iu pėrgjigj idhujtarėve duke u kujtuar atyre idhujt, qė ata shikonin ditė e natė. Zotat e tyre nuk kanė mundėsi as tė lėvizin nga vendi i tyre e tė shkojnė as mė pėrpara as mė prapa e as tė largojnė ndonjė tė keqe nga vetja e tyre. Atėherė, si kanė mundėsi qė t’u bėjnė keq myslimanėve a t’i zhdukin fare ata? Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “A kanė (idhujt) kėmbė, qė tė ecin me to? A kanė duar, qė tė rrėmbejnė me to? A kanė sy, tė shohin me ta? A kanė veshė, tė dėgjojnė me ta? Thuaj: “Thėrritni shokėt (“zotat”) tuaj e thurni kurthe (plane) pėr mua e mos prisni.” (7:195) Pėr kėtė Allahu solli disa shembuj: “O ju njerėz! Ja, u dha njė shembull! Dėgjoni, pra! Vėrtet, ata qė ju i lusni nė vend tė Allahut, nuk mund tė krijojnė asnjė mizė edhe nėse grumbullohen tė gjithė pėr tė; po ashtu, nėse miza u rrėmben atyre diēka, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi.” (22:73) “Shembulli i atyre, tė cilėt pėrveē Allahut morėn mbrojtės (idhuj) ėshtė si shembulli i merimangės, qė thur shtėpi e sikur ta dinin ata mė e dobėta shtėpi ėshtė ajo e merimangės.” (29:41) Njėri nga myslimanėt e ka treguar pafuqishmėrinė e idhujve me kėto fjalė: “A ėshtė zot ai (idhull), nė kokėn e tė cilit urinojnė dhelpėrat? Me tė vėrtetė, i poshtėruar ėshtė ai, qė e urinojnė dhelpėrat!”. E kur arriti puna deri te kėta shembuj tė qartė, idhujtarėt u shqetėsuan, u zemėruan dhe i shanė myslimanėt, madje edhe Zotin e tyre, Allahun e Madhėruar. Por Allahu i Madhėruar i ndaloi myslimanėt qė t’i shanin idhujtarėt dhe urdhėroi e tha: “Ju mos ua shani ata (zota), qė (idhujtarėt) u luten pėrveē Allahut e tė fyejnė Allahun nga armiqėsia, duke mos ditur (pėr madhėrinė e Tij).” (6:108) Idhujtarėt vendosėn qė ta shkatėrronin thirrjen pėr nė Islam dhe t’i pengonin njerėzit nga rruga e Allahut me presion e me dhunė. Pėr kėtė, ēdo kryetar dhe njeri me pozitė filloi t’i ndėshkojė ata qė besonin nga fisi i tij. E disa prej tyre shkuan tek Ebu Talibi dhe i kėrkuan qė ta ndalonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė thėrriste nė rrugėn e Allahut. Ndėshkimi ndaj myslimanėve Ndėshkimet, qė idhujtarėt ushtronin ndaj myslimanėve qenė tė shumta dhe tė rėnda, aq sa tė rrėnqethet mishi e tė ēahet zemra prej tyre. Bilal ibn Ribahi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte skllav i Umeje ibn Halef Xhamhiut. Umeja i varte Bilalit nė qafė njė litar dhe e ēonte te fėmijėt, qė tė luanin me tė, por Bilali thoshte: “Njė, Njė.”9 Umeja e nxirrte Bilalin nė mesditė dhe e shtrinte me shpinė pėrtokė, nė rėrėn a gurėt e nxehtė. Urdhėronte qė t’i vinin mbi gjoks njė gur tė madh e pastaj thoshte: “Do tė vazhdosh kėshtu, derisa tė vdesėsh, ose ta mohosh Muhamedin dhe tė adhurosh putat Latė dhe Uzza.” Bilali nuk pushonte sė thėni: “Njė, Njė.” Njė ditė kaloi andej Ebu Bekėr Es Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Kur e pa Bilalin duke e torturuar ashtu, ia bleu atė Umejes dhe e liroi pėr hir tė Allahut. Amėr ibn Fehiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) torturohej aq shumė nga idhujtarėt, sa i humbiste ndjenjat dhe nuk dinte ē’fliste. Ebu Fekihi. Emrin e vėrtetė e kishte Eflih; thuhet se ishte prej Ezdi. Ai ishte skllav i Beni Abdi Dariut. Atė e nxirrnin nė mes tė ditės, nė pikun e vapės. Ia lidhnin kėmbėt me pranga hekuri. Ia hiqnin rrobat dhe e shtrinin barkas nė rėrėn e nxehtė. Pastaj i vinin nė shpinė njė gur tė madh dhe e linin ashtu, pa lėvizur, derisa humbiste ndjenjat. Kėshtu, idhujtarėt nuk pushuan sė torturuari atė, derisa mė nė fund emigroi pėr nė Abisini nė Hixhretin e dytė. Njėherė i patėn lidhur kėmbėt me njė litar. Pastaj e tėrhoqėn dhe e lėshuan nė rėrėn e nxehtė. Pastaj ia shtrėnguan litarin nė fyt, derisa kujtuan se vdiq. Ebu Bekri kaloi atypari, e bleu Eflihun dhe e la atė tė lirė pėr hir tė Allahut. Habbab ibn Eretti ishte nga ata qė ishin zėnė robėr qysh nė kohėn e Padijes (para Islamit). E pati blerė Ummu Enmari, bija e Sibaiut, nga fisi Huza. Habbabi punonte farkėtar. Pasi u bė mysliman, pronarja e vet e torturoi shumė. Ajo merrte hekurin e skuqur dhe ia vinte nė shpinė, qė tė mohonte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por kjo ia shtoi atij edhe mė shumė besimin dhe bindjen nė Islam. Idhujtarėt e mundonin, duke i lėvizur qafėn sa majtas djathtas dhe duke i shkulur flokėt. Herė-herė e lėshonin mbi prushin e zjarrit, pastaj i vinin njė gur tė rėndė mbi gjoks, qė tė mos ēohej. Zemireja ishte njė roėreshė romake. Ajo e pėrqafoi Islamin dhe u mundua shumė pėr hir tė Allahut. Torturat i dėmtuan shikimin dhe ajo u verbua. Dikush tha: “Ty tė ka goditur Latta dhe Uzzaja!” Ajo iu pėrgjigj: “Jo, pėr Allahun. Nuk mė kanė goditur putat. Goditja ėshtė nga Allahu e po tė dojė Ai, e heq verbimin.” Tė nesėrmen, kur lindi dielli, Allahu ia kishte kthyer pėrsėri shikimin asaj. Atėherė kurejshėt thanė; “Kjo ėshtė magji e Muhamedit.” Ummu Abisi ishte njė robėreshė e fisit Beni Zuhre. Ajo u bė myslimane, por pronari i saj, Esued ibn Abdul Jaguthi, e torturonte shumė atė. Esuedi ishte nga armiqtė e betuar tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai ishte prej atyre, qė talleshin me tė. Robėresha e Amr ibn Mu’milit ishte nga fisi Beni Adji. Ajo u bė myslimane e Omer ibn Hattabi e torturonte shumė. Atė kohė, Omeri ende ishte idhujtar. OmperText Transfer Proteri e rrihte atė, derisa i binte tė fikėt. Pastaj e linte dhe thoshte: “Pėr Allahun, ty do tė tė lė vetėm tė hidhėruar!” Ajo ia kthente: “Ashtu ta bėftė edhe Zoti ty!” Ndėr ato qė u bėnė myslimane dhe u tortuaruan, ėshtė edhe Nadija me vajzėn e vet. Tė dyja ishin robėresha tė njė gruaje prej fisit Beni Abdud Dari. Ebu Bekr Es Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i bleu kėto robėresha dhe i la tė lira, ashtu siē la tė lirė edhe Bilalin, Amir ibn Fehirin dhe Ebu Fekihun. Babai i tij, Ebu Kuhafi, e qortoi Ebu Bekrin: “Unė po shoh se ti po lė tė lirė skllevėr tė dobėt. Sikur tė liroje nga skllavėria burra tė fortė, ata do tė tė ndihmonin e do tė tė mbronin ty.” Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me Tė!) i tha tė atit: “Por, unė dua vetėm kėnaqėsinė e Allahut.” Atėherė, Allahu i Madhėruar zbriti ajete, ku lavdėronte Ebu Bekrin dhe i pėrbuzte armiqtė e tij. Allahu i Madhėruar thotė: “Unė u kam paralajmėruar pėr zjarrin e ndezur fort. Aty nuk hyn tjetėr, pėrveē atij, qė ėshtė mė i mjeri, i cili pėrgėnjeshtroi dhe u zmbraps.” (92:14-16) Nė ajet bėhet fjalė pėr Umejje ibn Halefin, i cili pėrgėnjeshtroi Profetin dhe u zmbraps pėrballė urdhrave tė Allahut dhe pėr cilindo, qė ėshtė ose ishte si ai. Mė tej Allahu i Madhėruar thotė: “Ndėrsa, ai qė ėshtė i devotshėm, do tė jetė larg tij (zjarrit); ai, qė e jep pasurinė e vet, qė tė pastrohet e jo pėr t’u shpėrblyer nga dikush, qė i ka bėrė mirė mė parė, qė e jep vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė Lartit; ai, sė shpejti, do ta gėzojė atė kėnaqėsi.” (92:17-21) Nė kėtė ajet flitet pėr Ebu Bekr Es Siddikun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), pėr tė gjithė ata qė ai i liroi, si dhe pėr tė gjithė shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ammar ibn Jasiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Nėna e tij dhe babai i tij janė torturuar mizorisht nga idhujtarėt. Ata ishin tė fisit Beni Mahzum. Beni Mahzumėt, me nė krye Ebu Xhehlin, i merrnin ata, prisnin pikun e vapės dhe i torturonin nė rėrėn e nxehtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pranė tyre dhe u thoshte: “O familja e Jasirit! Duroni, juve u ėshtė premtuar Xheneti! O, Zoti im! Fale familjen e Jasirit!” Jasir ibn Amir ibn Malik el Amsijju el Medhhaxhiju – babai i Ammarit – vdiq nėn tortura. Sumejja, bija e Hajjatit –nėna e Ammarit- ishte robėreshė e Ebu Hudhejfe Mahzumijut. Ajo ishte e moshuar dhe shumė e dobėt. Pas torturash tė shumta, Ebu Xhehli e mbylli poshtėrsinė e tij, duke e dhunuar kėtė nėnė tė madhe me njė heshtė. Sumejja vdiq. Ajo ėshtė dėshmorja (shehidja) e parė e Islamit. Ammarit iu bėnė mė tė rėnda torturat. Idhujtarėt herė i vishnin njė koracė, kur ishte vapė e madhe, herė i vendosnin mbi gjoks njė copė gur tė rėndė e tė nxehur shumė. Herė tjetėr do ta zhysnin nė ujė, derisa ai, i sfilitur tha atė qė donin ata, por zemra e tij ishte e mbushur me iman (besim). Prandaj, Allahu i Madhėruar zbriti ajetin: “Ai, qė e mohon Allahun, pasi e ka besuar Atė - pėrveē atij qė detyrohet (pėr tė mohuar), kur zemra e tij ėshtė e qetė, me iman – ai, qė kėnaqet me mosbesimin, mbi tė ka zemėrim nga Allahu dhe pėr ta ka njė dėnim tė madh.” (16:106) Mus’ab ibn Umejri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ishte njė prej atyre njerėzve me jetesė mė tė mirė. Kur pėrqafoi Islamin, nėna nuk e lejonte mė tė hante e tė pinte. Ajo e nxori nga shtėpia dhe Mus’abi jetoi kėshtu, derisa lėkura iu fishk e iu bė si kėmishė gjarpri. Suhejb ibn Senan er Rumi torturohej, derisa humbiste ndjenjat e nuk dinte ē’thoshte. Othman ibn Affani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u torturua tmerrėsisht nga xhaxhai i tij. Ai e mbėshtillte me njė rrogoz prej gjethesh palme dhe mė pas e tymoste atė. Ebu Bekr Siddiku dhe Talha ibn Ubejdullahu, gjithashtu janė torturuar dhembshėm. Neufel ibn Huejlid el Adeuiu i mori ata. Dikush ka thėnė qė i mori Othman ibn Ubejdullahu, i lidhi tė dy me litar, pėr tė mos i lėnė tė falen e pėr t’ua ndaluar fenė islame. Por ata tė dy e kundėrshtuan dhunėn e tij; bėnė ēmos, derisa u zgjidhėn dhe falėn namaz. Ebu Bekri dhe Talhai janė quajtur “dy miqtė”, sepse janė lidhur tė dy me njė litar. Ebu Xhehli, kur dėgjonte pėr dikė tė nderuar dhe me pozitė, qė ishte bėrė mysliman, e paralajmėronte dhe e kėrcėnonte se do tė humbiste pasuri e pozitė. Kur ai, qė bėhej mysliman, ishte i dobėt dhe i varfėr, Ebu Xhehli e rrihte rėndė dhe pėrpiqej qė ta mashtronte. Pra, sa herė qė idhujtarėt merrnin vesh se ndonjėri pėrqafonte Islamin, bėnin ēmos ose duke e munduar dhe torturuar, ose duke e mashtruar. Idhujtarėt vepronin kaq rėndė kundėr myslimanėve tė dobėt e tė varfėr, qė ishin shumica. Ndėrsa, pėr ata qė bėheshin myslimanė nga njerėzit e mėdhenj e me pozitė vepronin ndryshe. I bėnin mirė llogaritė me ta. Merreshin me kryetarėt e fiseve (idhujtarė) e me njerėzit me pozitė dhe me shumė kujdes pėrpiqeshin qė t’i prapėsonin nga Islami.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė