Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-05, 21:33   #2
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Ibn SINA (Avicena)
[981 - 1037]

Nga Dr. A. Zahoor

Ibn Sina, i njohur nė perėndim me emrin Avicena, ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi mė me famė i kohės sė tij. Kontributi kryesor i tij nė shkencėn e mjekėsisė ishte libri i tij i famshėm "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur nė perėndim me titullin "Kanuni". Asnjė shqyrtim nė shkencėn e mjekėsisė nuk mund tė kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina lindi mė 981 nė Afshan afėr Buharės (Azia Qėndrore).



Nė moshėn 10 vjeēare ai u bė me pėrvojė nė studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Studioi logjikėn nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famė i asaj kohe, dhe studimi i tij i filozofisė pėrfshinte libra tė ndryshėm tė dijetarėve grek si dhe musliman. Nė rininė e tij ai tregoi zgjuarsi tė mrekullueshme nė mjekėsi dhe u bė i njohur nė rethinė. Nė moshėn 17 vjeēare ai kuroi me sukses Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharės, nga nje sėmundje nga e cila tė gjithė fizikantėt e njohur kishin hequr dorė. Me shėrimin e tij, mbreti Mansur kishte dėshirė ta shpėrblente atė, por fizikanti i ri tė vetmėn dėshirė e kishte qė t'i lejohej perdorimi i biblotekės sė pasur tė mbretit.
Mbas vdekjes sė babait tė tij, Ibn Sina udhėtoi pėr nė Xhurxhan ku aty ai takoi bashkėkohasin e njohur tė tij Ebu Reihan el- Biruni. Mė vonė ai shkoi nė Raj dhe mė pas nė Hamad, ku ai shkruajti librin e tij tė famshėm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, pėr dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi nė Isfahan (Irani i sotėm), ku aty pėrfundoi shkrimet e tij tė shumta tė shquara. Megjithatė , ai vazhdoi udhėtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dėmtuan shėndetin e tij. Pėrfundimisht, ai u kthye nė Hamadan ku edhe vdiq nė vitin 1037.

"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekėsisė) ėshtė njė enciklopedi vigane me mbi njė milion fjalė. Libri shqyrton njohuritė mjekėsore tė vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Pėr shkak tė trajtimit sistematik, formės sė pėrkryer si dhe vlerės thelbėsore, Kanuni ua kalon tė gjthė librave tė kohės dhe qėndron suprem pėr gjashtė shekuj. Ibn Sina jo vetėm qė pėrmblodhi diturinė ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut tė madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet pėr mjekėsinė e pėrgjithshme, drogat e ndryshme (706 lloje), sėmundjet qė ndikojnė nė tė gjitha pjesėt e trupit nga koka deri tek kėmbėt, nė veēanti patologjinė dhe farmaceopinė. Njihej si libri mė autentik mjekėsor.
Ndėr kontributet e tij origjinale janė arritjet sikur njohja e natyrės infektuese tė tuberkulozit, pėrhapja e sėmundjeve pėrmes ujrave tė zeza, dhe ndėrlidhja nė mes psikologjisė dhe shėndetit. Ishte i pari qė shpjegoi sėmundjen e meningjitit dhe i dha kontribut tė veēantė anatomisė, gjineokologjisė dhe shėndetit tė fėmijėve. Gjithashtu ai ishte i pari qė sugjeroi mjekimin e fistelės sė gjendrave tė lotėve dhe prezentoi sondėn (vegėl pėr mjekim) pėr kanalin.
Kanuni i Ibn Sinas pėrmban shumė zbulime anatomike tė cilat edhe sot pranohen. Ibn Sina ishte shkencėtari i parė i cili shpjegoi minutėn dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesėt e tij pėrbėrėse si pėr shembull, tė bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridėn, retinėn, nervin optik dhe tė tjera.

Ibn Sina kundėrshtoi hamendjet dhe supozimet nė anatomi dhe u sugjeroi fizikantėve dhe kirurgėve qė diturinė e tyre ta bazojnė nė studimet e trupit tė njeriut. Ai vėrejti qė Aorta pėrmban tre valvola tė cilat hapen kur gjaku vėrshon nė tė nga zemra gjatė tkurrjes dhe mbyllen gjatė ēlirimit tė zemrės qė gjaku tė mos mund tė kthehet mbrapsht nė zemėr. Ai pohonte se lėvizjet muskulare janė tė mundura pėr shkak tė nervave tė lidhura me to, si dhe perceptimi i dhimbjeve nė muskuj gjithashtu ėshtė pėr shkak tė nervave. Pėr mė tepėr, ai vėzhgoi qė shpretka e mėlēisė dhe veshka nuk pėrmbajnė asnjė nerv por nervat janė tė ngulitura nė mbėshtjellėsit e kėtyre organeve.

Kanuni ėshtė pėrkthyer nė latinisht nga Gerardi i Kremnės nė shekullin 12. Libri u bė tekst pėr mėsimin e mjekėsisė nė shkollat evropiane. Nevoja pėr tė vėrtetohet me faktin se nė tridhjetė vitet e fundit tė shekullit pesėmbėdhjetė ėshtė botuar gjashtėmbėdhjetė herė, 15 nė latinisht dhe 1 botim nė gjuhėn hebreje si dhe ėshtė ribotuar mbi njėzet herė nė shekullin gjashtėmbėdhjetė. Nė vitin 1930, Kameron Gruner e pėrktheu pjesėrisht kėtė libėr nė gjuhėn angleze me titullin " Njė trajtim mbi Kanunin e Mjekėsisė sė Aviēenės". Nga shekulli dymbėdhjetė deri nė atė shtatėmbėdhjetė libri ka shėrbyer si udhėrrėfyes kryesor nė shkencat mjekėsore nė perėndim. Dr. William Osler, autori i librit "Evolucioni i Shkencės Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibėl mjekėsie pėr kohė tė gjatė mė shumė sesa ēdo punim tjetėr."

Kitab el-Shifa, Libri i Shėrimit i Ibn Sinės ėshtė njė enciklopedi filozofike e cila pėrfshin njė horizont tė gjerė njohurish nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij pėrfshin atė tė Aristotelit, infuencėn Neoplatonase si dhe mendimet e dijetarėve musliman. Nė pėrkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranė librit Kitab el-Shifa gjithashtu janė tė njohura edhe punimet e tij si el-Naxhat dhe Isharat. gjithė fushėn e filozofisė ai e ndanė nė dy kategori: njohuritė teorike dhe njohuritė praktike. E para pėrfshin fizikėn, matematikėn dhe metafizikėn, kurse e fundit etikėn, ekonominė dhe politikėn.

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut nė matematikė, fizikė, muzikė dhe lėmi tė tjera. Ai bėri disa vėzhgime astronomike dhe shpiku njė instrument pėr tė rritur preēizitetin nė lexim. Nė fizikė ai kontriboi nė studimin e formave tė ndryshme tė energjisė, nxehtėsisė, dritės dhe mekanikės si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi njė ndėrlidhje nė mes kohės dhe lėvizjes dhe gjithashtu bėri studime nė gravitacionin specifik si dhe pėrdori termometėr ajror.
Nė lėndėn e kimisė, ai nuk besonte nė mundėsinė e shndėrrimeve kimike nė metal. Kėto mendime ishin nė kundėrshtim tė plotė me ato tė kohės sė tij. Vepra e tij pėr mineralet ishte njė nga burimet kryesore pėr enciklopedistėt krishterė nė fushėn e gjeologjisė tė shekullit tė trembėdhjetė.

Nė lėminė e muzikės, kontributi i tij ishte njė pėrmirėsim i punės sė Farabiut dhe me diturinė e tij i tejkalonte dijetarėt e asaj kohe tė kėsaj fushe.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė