Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-07-05, 00:06   #12
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Ibn KHALDUNI
[1332 - 1395]

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)

Ibn Khalduni nė pėrgjithėsi njihet si themeluesi dhe babai i socioligjisė dhe i shkencave tė historisė. Ai mė sė miri njihet pėr veprėn e tij tė famshme "Mukaddimah", apo siē quhet nė perėndim "Prologomena". Abd el-Rrahman Ibn Muhamed, i njohur si Ibn Khaldun, lindi mė 1332 nė Tuniz nė njė familje me pozitė tė lartė tė migruar nga Sevilja e Spanjės muslimane. Paraardhėsit e tij ishin arabė jemenitė tė cilėt u vendosėn nė Spanjė qė vitet e para tė qeverisjes muslimane nė shekullin e tetė.



Gjatė viteve tė tij tė para tė edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencė nga pjesėmarrja aktive e familjes sė tij nė jetėn intelektuale dhe nė njė farė mase edhe politike tė qytetit. Nė shtėpinė e tij ishin tė shpeshta vizitat nga udheheqėsit intelektual dhe politik tė shteteve islame tė perėndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e tė cilėve gjetėn strehim aty. Ibn Khalduni u edukua nė Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditėn e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lėmitė e tjera tė shkencave islame sikur teologjinė dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letėrsinė arabe, filozofinė, matematikėn dhe astronominė. Ende nė moshėn adoleshente ai hyri nė shėrbim tė udhėheqėsit egjiptian Sulltan Berkuk.

Ibn Khalduni kaloi njė jetė aktive nė politikė para se tė fillonte tė shkruante kryeveprėn e tij tė famshme pėr histori. Ai punoi pėr udhėheqėsit nė Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadė (Nė Spanjėn muslimane si dhe nė Biaja (nė Afrikėn e Jugut). Nė vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi nė Granadė (Spanjėn Muslimane) i lodhur dhe i zemėruar vetėm pėr tė ikur nga trazirat nė Afrikėn e Jugut. Fatkeqėsisht, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij, udhėheqėsi i Granadės e pėrzuri atė. Mė pas ai u kthye nė Algjeri pėr tė kaluar katėr vite nė njė fshat tė vogėl me emrin Kalat ibn Salama. Po nė kėtė vend ai shkroi "Mukaddimah", vėllimin e parė tė historisė botėrore qė i siguroi atij vend tė amshuar ndėr historianėt, sociologėt dhe filozofėt. Ende karriera e tij ishte e pa sigurtė pėr shkak tė trazirave nė Afrikėn e Jugut. Pėrfundimisht u shpėrngul nė Egjipt ku edhe kaloi njėzet e pesė vitet e tij tė fundit. Ne Egjipt ai jetoi i qetė, me famė dhe respekt, i caktuar nė postin e kryegjykatėsit te shkollės Malikite. Ai ligjėroi gjithashtu pėr njė periudhė kohore nė universitetin El-Azhar.

Ibn Khalduni u detyrua tė lėvizė nga njė vend nė njė tjetėr, nganjėherė me vullnetin e tij, por mė shpesh i detyruar nga udhėheqėsit despotik. Kjo e bėri atė tė pėrfitojė dhe tė mėsojė shumė si rezultat i takimeve tė shumta me udhėheqės, ambasadorė, politikanė dhe dijetarė nga Afrika e Jugut, Spanja muslimane, Egjipti dhe vendet e tjera tė botės islame.

Ajo qė mė sė shumti ndikoi nė famėn e Ibn Khaldunit ėshtė libri i tij "Mukaddimah", kryevepėr nė literaturėn e filozofisė sė historisė dhe sociologjisė. Tema qendrore e kėsaj vepre gjigante ėshtė identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale tė cilat ndikojnė nė pėrparimin e civilizimit njerėzor si dhe nė rrjedhėn e historisė. Ai analizoi dinamikėn e marrėdhėnieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnė ngritjen e njė qytetėrimi dhe fuqije politike tė re. Ai identifikoi lėvizjen pothuajse ritmike (tė pėrsėritur) nė ngritjen dhe rėnien e qytetėrimit njerėzor dhe analizoi shkaqet qė ndikojnė nė kėtė.

Mendimet revolucionare tė Ibd Khaldunit tėrhoqėn vėmendjen e dijetarėve muslimanė si dhe atyre perėndimorė. Nė studimet e tij nė histori, ai ishte pioner nė ndarjen e raporteve historike nė dy kritere themelore: tė arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katėr pikat bazė nė studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njėra me tjetrėn pėrmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji nė mes tė kaluarės dhe tė tashmės, 3. duke marrė nė konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrė nė konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe tė trashėguara.

Ibn Khalduni ėshtė nismėtar i studimit kritik tė historisė. Ai ofroi njė studim analitik tė qytetėrimit njerėzor, fillimin e tij, faktorėt ndikues tė zhvillimit dhe shkaqet e rėnies. Kėshtu, ai themeloi njė shkencė tė re; shkencėn e zhvillimit tė shoqėrisė apo sociologjinė, si e quajmė ne sot. Ibn Khalduni shkruan: "Unė kam shkruar rreth historisė njė libėr nė tė cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit tė shteteve dhe qytetėrimeve, dhe pėr rradhitjen e materialit nė libėr kam ndjekur njė metodė jo familjare dhe e kam shkruar nė mėnyrė tė ēuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur kėtė metodė tė veēantė analize, ai themeloi njėkohėsisht dy shkenca tė reja: historinė dhe sociologjinė.

Ibn Khalduni argumenton se historia ėshtė lėndė e ligjeve universale dhe citon kriterin pėr tė vėrtetėn historike: "Rregulli pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga jo e vėrteta nė histori bazohet nė mundėsinė apo pamundėsinė e saj; domethėnė, ne duhet tė analizojmė shoqėrinė njerėzore dhe tė dallojmė karakteristikat esenciale dhe qenėsore nga ato tė rastėsishme tė cilat nuk duhet tė merren nė konsideratė, duke njohur mė mirė ato qė s'ka mundėsi t'i pėrkasin asaj (shoqėrisė). Nėse ne veprojmė kėshtu, atėherė kemi njė metodė pėr tė dalluar tė vėrtetėn historike nga gabimet si mjet demonstrues qė nuk lė dyshime. Kjo ėshtė pikė mbėshtetje e sigurtė me tė cilėn historianėt mund tė vėrtetojnė atė qė duan."

Pėr shkak tė theksit qė Ibn Khalduni i ka vėnė arsyes dhe nevojės sė saj pėr tė gjykuar historinė dhe ndodhitė nė shoqėri disa dijetarė pohojnė qė ai (Ibn Khalduni) ka tentuar qė tė hedh poshtė njohuritė religjioze dhe t'i zėvėndėsojė me arsyen dhe filozofinė logjike. Kėto pohime janė tė pa baza. Ėshtė e njohur se disa shkolla mėsojnė gjėra tė paarsyeshme nė natyrė, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr islamin i cili gjithmonė inkurajon vėzhgimin dhe mendimin, dhe ua kujton pabesimtarėve mospėrdorimin e logjikės dhe tė menduarit. Njė shembull i kėsaj ėshtė ajeti 164 i sures sė dytė tė Kur'anit: "Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhap nė tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po nė tė njėjtėn sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): "Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!" Ata thonė: "Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!" Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t'i pasonin)?"

Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol tė rėndėsishėm nė bashkimin e arabėve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit tė shoqėrive tė tyre. Ai theksoi se padrejtėsia, despotizmi dhe tirania janė shenja tė qarta tė rėnies sė shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetėm njė pėrparėsi e qė ėshtė kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritė e botės metafizike nė veēanti nė ēeshtjet fetare mund tė nxjirren vetėm nga shpallja.

Ai ishte pionier nė lėndėn e edukimit. Presioni dhe pėrdorimi i forcės, thotė Ibn Khalduni, janė armiq tė mėsimit dhe ēojnė nė pėrtaci dhe hipokrizi. Fakti qė Ibn Khalduni jetoi nė fazėn fillestare tė rėnies sė qytetėrimit musliman, e detyroi qė shumicėn e njohurive t'i pėrmbledhi nga e kaluara. Ai kundėrshtoi vrullshėm praktikat jo tė shėndosha qė krijonin mospėrparim dhe ngecje tė krijimtarisė tek dijetarėt muslimanė.

Ibn Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nėnshtrohen analizės objektive dhe shkencore. Historianėt kanė bėrė gabime gjatė studimit tė tyre tė ndodhive historike pėr shkak tė: 1. mosnjohjes sė natyrės sė qytetėrimit dhe popullit, 2. anshmėrisė dhe paragjykimeve dhe 3. tė pranuarit verbėrisht tė raporteve tė dhėna nga tė tjerėt.

Progresi dhe zhvillimi i vėrtetė vjen me njohjen korrekte tė historisė dhe njohuria e saktė mund tė arritet vetėm duke ndjekur tri pikat qė vijojnė: 1. Historiani kurrė nuk duhet tė ketė paragjykime kundrejt askujt dhe asnjė ideje. 2. Duhet tė shqyrtojė dhe konfirmojė ēdo informacion tė ofruar. Pra, duhet mėsuar gjithēka rreth historianėve nga tė cilėt merret informacioni, besueshmėrinė dhe moralin e tyre para se tė pranohet informacioni si i saktė. 3. Nuk duhet qė historia tė kufizohet vetėm tek mėsimi i politikės dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve pėr udhėheqėsit dhe qeveritė. Pėr studimin e historisė duhet tė pėrfshihen tė gjitha kushtet: shoqėrore, religjioze si dhe ekonomike.

"Mukaddimah" gjatė jetės sė Ibn Khaldunit u njoh si vepėr e rėndėsishme. Nė volumet e tjera rreth historisė botėrore "Kitab el-Ibar" trajton historinė e arabėve, udhėheqėsit bashkėkohorė muslimanė dhe evropjanė, historinė e vjetėr arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinė islame, historinė e Egjiptit si dhe historinė e Afrikės sė Jugut. Vėllimi i fundit trajton nė pėrgjithėsi ngjarjet gjatė jetės sė tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i pėrket librave tė tjerė, edhe ata u shkruajtėn nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re nė artin e shkrimit, tė shkruajturit e autobiografisė. Gjithashtu shkruajti edhe njė libėr nė matematikė i cili nuk ėshtė ruajtur.

Influenca e Ibn Haldunit nė lėndėt e historisė, filozofisė sė historisė, sociologjisė, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri nė ditėt e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit tė shkrimit tė autobiografisė, rinovues nė lėndėn e edukatės dhe psikologjisė sė edukatės si dhe nė stilistikėn e shkrimit arab. Librat e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė