Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-05, 00:22   #15
PersonX
 
Anėtarėsuar: 23-05-05
Postime: 57
PersonX e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek PersonX
Gabim

Imam Ahmedi


Kolosi i shkencės sė hadithit dhe fikhut. Libri i tij Musnedi nė tė cilin janė tubuar me afro 40 000 hadithė me tė drejtė konsiderohet enciklopedi e hadithit. Subtiliteti intelektual, fuqia e argumentėve, durimi dhe forca e besimit tė tij e bėnėn digė qė pengonte infiltrimin e risive. Sprova e burgut dhe durimi i tij dėshmojnė pėr personalitetin e Imamit, qė duhet marrur si paradigmė (model) nga ata qė synojnė hyrjen ne analet e historisė. Imami i Ehli Sunnetit, Shejhul Islam Ahmed ibėn Hanbeli, All-llahu e mėshiroftė. Kush ishte ky njeri dhe ēfarė bėri pėr Islamin?

Quhet Ebu Abdullah, Ahmed ibėn Muhammed ibėn Hanbel ibėn Hilal ibėn Esed ibėn Idris ibėn Abdull-llah, Edh Dhuhli Esh Shejbani El Mervezi, El Bagdadi. I ati i tij ishte me prejardhje arabe prej fisit Beni Dhuhl ibėn Shejban qė jetonin nė qytetit Merv, Horasan. Nė kohėn kur i ati i tij braktisi qytetin e Mervit nėna e tij ishte shtatėzėnė me tė dhe menjėherė pas ardhjes sė saj nė Bagdad nė vitin164 H/780 G ėshtė lindur Imam Ahmedi. Edhepse nė trungun gjenealogjik tek Nizar ibėn Ma’d ibėn Adnan, fisi i tij takohet me fisin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Imami vet asnjėherė nuk ėshtė krenuar me prejardhjen e tij fisnike.

Fėmijėrinė e kaloi si bonjak pasiqė i ati i tij ndėrroi jetė nė kohėn kur Imam Ahmedi ishte trevjeēar. Tėrė barra e kujdesit dhe edukimit rra mbi supet e nėnės sė tij. Nė moshėn e fėmijėrisė pasiqė mėsoi rregullat e shkrim-leximit mėsoi pėrmendsh Kur’anin famėlartė. Mėsuesi i parė nga i cili mėsoi pėr hadithet e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,ishte nxėnėsi i Imam Ebu Hanifės, Imam Ebu Jusufi, All-llahu i mėshiroftė tė gjithė.

Pėrkushtimin e plotė diturisė e filloi nė vitin 179 H duke marrur pjesė nė tubimet e Hushejm ibėn Behsirit tek i cili mėsoi 4 vite me rradhė. Udhėtimi i parė qė e bėri jashta qytetit ishte nė vitin 183 H nė tė cilin vizitoi Kufėn duke kėrkuar dituri. Pas Kufės nė vitin 186 H viziton vendet e tjera duke filluar me Basra-nė, pastaj Mekken. Nė vitin 187 H merr pjesė nė ligjeratate Sufjan Ibėn Ujejnes. Gjatė udhėtimet e tij nė kėrkim tė diturisė ka vizituar Jemenin, ku ėshtė takuar me Abdur Rezzak Es San’anin. Bashkudhėtari i tij nė kėto udhėtime ishte Imami i njohur, Jahja ibėn Me’in i dalluari nė njohjen e transmetuesve tė hadithit. Mungesa e mjeteve finansiare ishte shkak qė tė mos e viziton qytetin e Rejj-it pėr t’u takuar me dijetarin Xherir ibėn Abdul Hamid.

Nga kujdesi qė tė pėrfiton mė tepėr dituri edhe kohėn e ecjes prej xhamisė deri nė shtėpi e shfrytėzonte pėr ta pyetur mėsuesin e tij Veki’ ibėn El Xherrah.

Kur nė pleqėni e takonin e shihnin se si me vete mban lapsin dhe ngjyren pėr tė shėnuar hadithe. Thoshte: Me laps shpresoj tė varrosem.

Pesė herė udhėtoi nė Mekke, nė tre prej kėtyre udhėtimeve duke ecur nė kėmbė. Parat qė i kishte pėrgatitur pėr kėto udhėtime nuk kalonin shumėn e 30 dirhemė-ve.

Ibėn Xheuziu, rahimehull-llah, thotė: Dy herė udhėtoi pėrqark botės dersa e tuboi Musned-in.

Mėsuesit e tij:

Ebu Jusuf El Kadi, Hushejm ibėn Beshir El Vasiti, Abbad ibėn Abbad El Muhalabi, Mu'temir ibėn Sulejman Et Tejmi, Sufjan ibėn Ujejne El Hilali, Umer ibėn Ubejd Et Tanafusi, Jusuf ibėn El Maxhishun, Xherir ibėn Abdul Hamid, Bishr ibėn El Mufaddal, Ebu Bekr ibėn Ajjash, Abde ibėn Sulejman, Ebu Halid El Ahmer, Abu Mu’avije Ed Darir, Mervan ibėn Mu’avije, Gundar, Ibėn Ulejje, Hafs ibėn Gijath, El Velid ibėn Muslim, Jahja ibėn Sulejm, Jezid ibėn Harun, Ali ibėn Asim, Veki' ibėn El Xherrah, Jahja ibėn Se’id El Kattan, Abdur Rahman ibėn Mehdi, Abdull-llah ibėn Numejr, Muhammed ibėn Idris Esh Shafi'i, Ebu Asim, Abdur Rezzak Es San’ani, Ebu Nu'ajm, Affan, Jahja ibėn Adem, Ebu Davud Et Tajalisi, Ebu Bekr ibėn Ebi Shejbe, Is-hak ibėn Rahavejh dhe tjerė.

Nxėnėsit e tij:

Edhe pse qė nė moshėn rinore u bė autoritet nė shkencat e hadithit, derset e para nė tė cilat ligjėronte i filloi pas moshės dyzet vjeēare. Disa dijetarė mendojnė se kėtė e ka bėrė nga respekti pėr mėsuesit e tij tė cilit akoma ishin tė gjallė. Me gjithė atė nga ky oqean i dijes pėrfituan shumė imamė nė mesin e tė cilėve do t’i pėrmendim:

Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, djali i tij Salih ibėn Ahmed, djali i tij Abdull-llah ibėn Ahmed, djali i xhaxhait tė tij Hanbel ibn Is-hak, mėsuesit e tij Abdur-Rezzaku, El Hasan ibėn Musa El Eshjab dhe Esh-Shafi'iu. Nga ai pėrfituan edhe Ali ibėn El Medini, Jahja ibėn Me'in, Muhammed ibėn Jahja Edh Dhuhli, Ahmed ibėn Furat, Ahmed ibėn Ibrahim Ed-Deuraki, Abbas Ed Duri, Ebu Zur`a Er Razi, Ebu Hatim Er Razi, Is-hak El Keusexh, Ebu Bekr El Ethrem, Ibrahim El Harbi, Ebu Zur'a Ed Dimeshki, Bekijj ibėn Mahled, Ebul Kasim El Begavi dhe tjerė.

Virtytet e tij:

Kishte shtat tė mesėm qė mė tepėr anon kah gjatėsia dhe ishte zeshkan. Dallohej me aftėsinė e fortė tė kujtesės. Vishte rroba tė bardha dhe flokėt dhe mjekrėn e lyente mė kėna. Ishte serioz dhe nuk e lejonte shakanė e tepėrt nė praninė e tij. Modest nė veshje dhe jetėn e pėrditshme. I ndihmonte tė varfurit dhe tė nevojshmit, posaqėrisht tė dobėtit. Kujdesej shumė pėr ushqimin dhe nuk pranonte dhuratat e halifėve. Ēdokush qė uleshte me tė e hetonte nderimin e madh qė ja bėn. Asnjėherė nuk e lavdėronte vetėn.

Jahja ibėn Me’in thotė: E shoqėrova plotė 50 vjet. Asnjėherė nuk ėshtė lavdėruar me cilėsite mira qė i posedonte.

Tubimet nė praninė e tij ishin tubime tė ahiretit. Nė tė asnjėherė nuk ėshtė pėrmendur dunjallėku.

Bujaria ishte virtyt me tė cilėn dallohej. Me njė rast Harun El Mustemli iu ankua se ka mbetur pa para. Imam Ahmedi i dha pesė dirhemė duke thėnė kėto janė tė fundit qė i kam.

Edhe ibadeti i shumtė ishte virtyt dallues i Imam Ahmedit.

Djali i tij Abdull-llahi thoshte: Ēdo shtatė ditė pėrfundonte leximin e Kur’anit (bėnte hatme). Pas jacisė flente shkurt, zgjohej dhe falej deri nė agimin e sabahut. All-llahu e mėshiroftė Imam Ahmedin.

Fjalėt e dijetarėve pėr Imam Ahmed ibėn Hanbelin.

Imam Ahmedi ishte njeri gjenial pėr tė cilin nė literaturėn Islame do tė gjejmė vetėm fjalė lavdėrimi dhe respekti. Nuk ka dijetar i cili nuk e pranon diturinė e tij tė gjėrė si dhe, mbi gjithash, vlerat morale tė cilat i posedonte ky Imam.

Ibrahim El Harbi thotė: "E pashe Ebu Abdullahin dhe mė dukej sikur Allahu nė tė kishte bashkuar dijėn e tė gjeneratave tė para dha atyre tė fundit."

Vekiu dhe Hafs El Gijath thonin: "Ne Kufe nuk ka ardhur djalosh si puna e kėtij."

Jahja ibėn Ademi thoshte: "Ahmed ibėn Hanbeli ėshtė Imami ynė."

Jahja ibnė Se’id El Kattan: "Tek unė nuk ka ardhur askush (i aftė) si kėta tė dy, Ahmedi dhe Jahja ibėn Me'in. Dhe asnjėrin qė ka ardhur prej Bagdadit nuk e dua sa e dua Imam Ahmedin.

Abdur Rahman ibėn Mehdi: "Ēdo herė qė e takoja Imam Ahmedin ma pėrkujtonte Sufjan Eth Theuriun."

Ebu Davudi: "Jam takuar me dyqind dijeratė. Asnjėri nuk i pėrngjante Imam Ahmedit."

Abdur Rezzaku tha: "Nuk kam parė askėnd qė kishte mė shumė dituri dhe kuptim, as mė shumė devotshmėri sesa Ahmedi."

Edh-Dhehebiu duke komentuar kėto fjalė tha: "Kėtė e tha njeriu i cili kishte parė Eth Theuriun, Malikun dhe Xhurejxhin."

Kutejbe ibėn Se'id tha:" Njeriu mė i mirė i kohės sonė ėshtė Abdull-llah ibėn El Mubarak dhe ky djalosh (Ahmed ibėn Hanbeli) – dhe pėr ēdo njeri qe e don Ahmedin, dėshmo se ėshtė pasues i Sunnetit. Sikur tė jetonte nė kohėn e Eth Theuriut, El Evzait dhe El Lejthit, do tė ia kalonte."

Gjithashtu tha: "Sikur tė mos ishte Ahmedi, ata do tė shpiknin risi (bidate) ne fe. Ahmedi ėshtė Imami i botės."

Esh Shafi'iu: "U largova nga Bagdadi dhe nė tė, pas meje, nuk lash njeri mė tė ditur, fekih mė tė madh, njeri mė modest e as mė tė devotshėm se Ahmed ibėn Hanbeli."

Ali ibėn El Medini tha: "I pėrngjante shumė Se'id ibėn Xhubejrit ..."

Gjithashtu tha: "All-llahu e nderoi dhe e forcoi kėtė fe me Es Siddikun (Ebu Bekrin), radijall-llahu anhu, nė ditėn e riddes (dita e daljes prej fesė, apostacisė, kur pas vdekjes sė Pejgamberit disa grupe njerėz i bėnė murted sh.r.), dhe me Ahmedin nė ditėn e fitnes (kur halifeja i detyronte dijetarėt qė tė pohojnė thėnien se Kur’ani ėshtė i krijuar)."

Ibėn Me'in, shoku i tij, thonte: "Pasha All-llahun, unė kurrė nuk mundem tė bėhem si ai."

Amėr En Nekid: "Nėse Ahmedi pajtohet me mua rreth ndonjė hadithi, nuk mė pengon qė tė tjerėt tė mos pajtohen me mua."

Ebu Zur'a Er Razi: "Asnjėri nuk ka arritur rangun e Imam Ahmedit nė lėmitė e shkencės."

En-Nesai: "Ahmed ibėn Hanbeli grumbulloi diturinė e hadithit, fikhut, devotshmėrisė, zuhdit (asketizmit) dhe sabrit (durimit)."

Thonin: "Ahmed ibėn Hanbeli nė Bagdad, Ahmed ibėn Salih nė Egjipt, Ebu Xha’fer En Nufejli nė Harran dhe Ibėn Numejri nė Kufe - ata janė bartėsit e fesė."

El Husejn El Kerabisi: "Shembulli i atyre qė flasin kundėr Ahmed ibėn Hanbelit ėshtė si shembulli i njerėzve qė mundohen tė rrafshojnė malin e Ebu Kubejsit (nė afėrsi tė Qabės) me kėpucėt e tyre."

Fjalėt e paharruara tė Imam Ahmedit:

Salih ibėn Ahmedi tha: "I thash babait tim (Ahmed ibėn Hanbelit): "Ahmed ed-Deurekiut (dijetarė) i kanė dhėnė 1000 dinarė (monedhė arri) - e ai me tha: "O djali im, Furnizimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė e i pėrjetshėm."

Abdull-llah ibėn Ahmed: "E dėgjosha babain tim duke thėnė: "Pak prej saj mjafton kurse shumė prej saj nuk mjafton."

Kur e lavdėronin thonte: "Kur njeriu e njeh vetėn e tij, e din se fjalėt e njerėzve nuk i bėjnė dobi."

Abbas Ed Duri rrėfen:" Ali ibėn Fezere, fqiu ynė, na e transmetoi kėtė rrėfim: "Nėna ime ishte e paralizuar plotė njėzet vjet dhe njė ditė mė tha: "Shko te Ahmed ibėn Hanbel dhe kėrko qė tė bėn dua pėr mua." Unė shkova nė shtėpinė e tij dhe kur trokita nė portė pyeti: "Kush je? Thash: "Njeri nėna e tė cilit ėshtė e paralizuar dhe kėrkon prej teje qė t’i tė bėsh dua pėr tė. Kur e dėgjoj kėrkesėn time sikur i zemėruar m’u pėrgjigj: "Ne mė shumė se ajo kemi nevojė pėr lutjen e saj (sepse njeriu i sprovuar nė shumicėn e rasteve ėshtė mė i sinqertė nė lutjen qė e bėn)." Duke u larguar njė plakė mė tha: "Ti e le atė, e ai ishte duke bėrė dua pėr nėnėn tėnde." Kur arrita nė shtėpi nėnėn time gjeta duke ecur." Edh Dhehebi thotė: "Kėtė ngjarje prej Abbasit e kanė transmetuar dy transmetues tė besueshėm."

Ahmed Ed Deurekiu rrėfen: "Kur Ahmed ibėn Hanbeli u kthye prej Jemenit, vura re se ai dukej shumė i dobėt, i lodhur dhe i rraskapitur. I fola atij e ai me tha: "Kjo nuk ėshtė asgjė nė krahasim mė atė qė e pėrfituam prej Abdur Rezzakut."

Thonte: "Do tė deshiroja tė jetoja si njeri i panjohur nė malet e Mekkes. All-llahu mė ka sprovuar me famė. Me tė vėrtetė vdekjen po e kerkoj ditė e natė."

El Marudhi thotė: "Nė asnjė tubim tė varfurit nuk respektoheshin si nė tubimet e Imam Ahmedit. Ai kur u ulte pėr fetva pas namazit tė iqindisė, nuk fliste para se tė pyetet."

Nė praninė e Abdur Rezzakut u pėrmend Imam Ahmedi dhe sytė e tij u mbushėn me lotė. Tha: "Me erdhi lajmi se ai kishte ngelur pa para dhe unė i ofrova 10 dinarė, e ai buzėqeshi dhe tha: "O Ebu Bekr, sikur tė pranoja diēka prej njerėzve do tė pranoja prej teje." Edhe kėtė ndihmė tė ofruar nuk e pranoi.

Veprat e Imam Ahmedit:

Burimet njoftojnė pėr kėto libra tė Imam Ahmedit:

• Musnedi (i njohur si Musnedi i Imam Ahmedit, nė tė cilin ai ka tubuar afro 40 000 hadithė tė cilit i kishte seleksionuar nga 750 000 hadithe

• Kitabus Sunne

• Kitabu Tefsir

• Kitabu Zuhd

• Kitabu Menasikil Kebir

• Kitabu Menasikis Sagir

• Kitabu Tarih

• Kitabul Nasihi vel Mensuh

• Kitabul Mukaddemi vel Muehhari fi Kitabil-lahi teala

• Kitabu Fedailis Sahabe

• Kitabul Ileli ver Rixhal

• Kitabul Mesail

• Kitabul Eshribe

• Risale fi redd ala Xhehmijje

• Risale fil Kur’an

Vdekja e Imam Ahmedit:

Imam Ebu Abdull-llah Ahmed ibėn Hanbel ndėrroi ditėn e xhumasė, mė 12 Rebi’ul Evvel tė vitit 241 H/855 G. Nė shumė prej transmetimeve shėnohet se numri i tyre qė kanė falur xhenazėn e tij janė mes 800 000-1300000 meshkuj dhe 60 000 femra.

Abdul Vehhab El Verrak rrėfen: Nuk kemi dėgjuar pėr xhenaze mė tė madhe nė Islam e as nė xhahilijjet. Nė kėtė xhėnaze morrėn pjesė afėr 1000000 burra dhe 60 000 gra.

Ibėn Ebi Hatimi duke rrėfyer pėr efektin qė e pati ky tubim madhėshtor thotė: 10 000 nė disa transmetime 20 000 mosbesimtarė (krishterė, ēifut dhe zjarrputist) atė ditė e pranuan Islamin.

Tė vėrtetėn e ka thėnė Imam Ahmedi: Mes neve dhe bidatējinjėve le tė gjykojnė xhenazet. D.m.th.prania e njerėzve nė xhenazet le tė jetė gjykues pėr vėrtetėsinė e asaj nė tė cilėn thėrrasim ne dhe bidatēinjėt.

O All-llah mėshiroe Imam Ahmedin, ngrite atė nė shkallėn e tė udhėzuarve, nė praninė e pejgamberėve dhe shoqėrisė sė tyre. Xhennetul Firdeusin bėnja vendbanim tė pėrhershėm neve dhe gjithė muslimanėve ja Rabbel Alemin. Amin.
__________________
E mos e ngatėrroni tė vėrtetėn me tė pavėrtetėn dhe me vetėdije tė fshehni realitetin.(Bekare:42)
PersonX Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė