Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-05, 20:23   #9
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...







Kėnga, dėfrimi dhe duartrokitja janė ibadete tė shejtanit








Ibėn tejmije mes tjerash pėrmend se veprimet dhe gjendjet shejtanore mė tė fortė i pėrmban dėgjimi i kėngėve dhe dėfrimi, gjė qė ėshtė praktikė e lashtė e idhujtarėve qė pėrmendet nė Kur’an: (shih Kur’anin, 8:35)





Ibėn Kethiri konsideron se kėrcėnimi i tillė me dėnim ndaj idhujtarėve ėshtė realizuar tashmė nė kėtė botė nė betejėn e Bedrit, nė formė tė robėrimit dhe vrasjes sė tyre. Ky ėshtė edhe mendimi i Ibėn Xherir Et-Taberiut.





Pra, britmat, fishkėllimat dhe duartrokitjet kanė qenė (dhe kanė mbetur) si praktikė e “ritualeve” tė pabesimtarėve. E sa i takon ibadetit tė Pejgamberit a.s. dhe tė as’habėve tė tij ėshtė nė formė tė namazit, kėndimit tė Kur’anit, dhikrit e tė ngjashme. Pejgamberi a.s. dhe shokėt e tij asnjėherė s’kanė organizuar festivale tė muzikės e kėngės, por, kur janė gjetur bashkėrisht, e kanė zgjedhur ndonjėrin me zė tė bukur qė t’iu kėndojė Kur’an. Ibėn Omeri i ka thėnė Ebu mUsa El-Esh’ariut: “Na e pėrkujto neve Zotin tonė!” Atėherė Ebu Musa do tė kėndonte Kur’an kurse tė tjerėt do tė dėgjonin. Edhe Pejgamberi a.s. ka kėrkuar prej Ibni Mes’hudit qė t’i kėndojė Kur’an...









Aspekti juridik i vėnies sė xhinit nė shėrbim tė njerėzve









Ai qė e pėrdorė xhinin dhe e urdhėron tė kryejė ato ibadete e ceremoni qė ka urdhėruar All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, bėn pjesė nė robėrit e mirė dhe tė zgjedhur tė All-llahut.




Ai i cili i shfrytėzon nė gjėra tė lejuara ėshtė nė shkallėn e atij qė i shfrytėzon njerėzit nė punė tė lejuara.




Ai i cili i pėrdorė pėr qėllime tė palejuara, ėshtė mėkatar, kurse ai qė i pėrdorė pėr tė bėrė apostazi (kufėr) edhe vet bėhet kafir etj.





Mirėpo, ai i cili i pėrdorė ata pėr disa qėllime mbinatyrore, duke mos e njohur sa duhet Sheriatin dhe duke menduar se ato janė keramete (sikur ta bartin prej nje vendi nė vend tjetėr ose ta ēojnė nė haxhxh etj.) s’din tė bėjė dallimin e mashtrimeve shejtanore prej kerameteve.









Edhe Pejgamberit a.s. i ėshtė bėrė sihėr









Pėjgamberit a.s. i ėshtė bėrė sihėr nė qime tė flokėve tė kokės dhe tė mjekrrės sė tij, tė cilat robėresha e tij ua ka dhėnė ēifutėve. Meleku Xhubril e ka lajmėruar Pejgamberin a.s. pėr vendin e sihrit dhe ai e ka dėrguar Aliun, Ammar b. Jasirin dhe Zubejrin qė ata ta nxjerrin dhe ta shkatėrrojnė. Xhibrili ia ka kėnduar rukjen me suret “El-Mua’vvidhetejn”, por edhe Pejgamberi a.s. vetė ia ka lexuar vetes dhe ėshtė shėruar.




Nga hadithi i lartėpėrmendur kuptohet se pėr tė shkatėrruar sihrin dhe pėr t’u shėruar me sukses nga ai, duhet ndėrmarrė hapat e caktuar:



1. Kėrkimi dhe gjetja e vendit ku ėshtė fshehur sihri, nxjerrja dhe shkatėrrimi i tij, ėshtė mėnyra mė efikase e shėrimit, pas ēkahit i sėmuri ndjehet sikur tė jetė i liruar nga prangat.



2. Imunizimi dhe mburoja arrihet me kėndimin e rukjes, e cila nė mėnyrė preventive tė mbron nga veprimi i sihrit ose tė shėron nga ai, nėse tashmė ėshtė pėrgatitur.



3. Veprimi i sihrit ndjehet nė trupin e personit, tė cilit i ėshtė drejtuar sihri, pėr shkak tė magjepsjes xhinore dhe pushtimit tė trupit tė tė sėmurit. Me ekzorcizmin dhe pėrzėnien e xhinit nga trupi i tė sėmurit prishet edhe ndikimi i sihrit.









Llojet e sihrit









Ekzistojnė shumė lloje tė sihrit nė bazė tė asaj qė shkruajnė ekspertėt, tė cilėt merren nė mėnyrė profesionale me kėtė tematikė.



1. Sihri me tė cilin bėhet ndarja nė mes dy vetėve: ndarja e burrit dhe gruas, ndarja me dy ortakėve, fėmijėve e prindėrve e tė ngjashme.



2. Sihri i cili pėrmban gjendjen momentale (status-quo-nė)



3. Sihri i cili shkakton sėmundje,



4. sihri i cili shkakton vdekje,



5. sihri qė shkakton ēmendurinė, pėrēarjen etj.



Pėrgatitja e sihrit (shtrignive), ta mėsosh atė e t’ia mėsosh dikujt tjetėr mund t’i ketė dy aspekte juridike:




a) Sihri me tė cilin bėhet kufėr (apostazi)




Ky lloj i sihrit tė nxjerr nga mbrojtja e Islamit, kurse pėrgatitet me ndihmėn e xhinėve shejtanė, tė cilėve, sehrbėrėsi, iu dorėzohet dhe lidh aleancė me ta, duke i adhuruar me rituale tė ndryshme, gjė qė ėshtė “mėkat i kobshėm”









Dėnimi i sihirbėrėsit pėr bėrje sihri









Dijetarėt muslimanė, pra, me koncensus e kanė ndaluar kėtė lloj sihri dhe kanė caktuar qė sihirbėrėsi i cili merret me tė duhet tė ekzekutohet. Dėnimin me vdekje tė sihirbėrėsit e pėrkrahė e tėrė plejada e dijetarėve muslimanė, siē janė: Omer b. El-Hattabi, Osman b. Affani, Hafsa, Omer b. Abdulazizi, Ebu Hanifeja, Imam Maliku e tė tjerė, shafiu mendon qė sihirbėrėsit tė mos i shqiptohet dėnim me vdekje vetėm pėr pėrgatitjen e sihrit, por atij t’i shqiptohet dėnimi vetėm atėherė kur me magjinė nė fjalė e ka mbytur ndonjė person. Sipas tij, vetėm nė atė rast mund t’i shqiptohet dėnimi me vdekje.




Nė Kur’anin Famėlartė thuhet: (shih Kur’anin 2:102)




Buhariu shėnon hadithin ku thuhet: “Largohuni nga mėkatet qė ēojnė nė shkatėrrim: politeizmi dhe sihri”.





Sipas normave tė kėtilla tradicionale tekstuale dijetarėt mendojnė se sihirbėrėsi ėshtė pabesimtar, pėr ē’gjė duhet tė dėnohet doemos me vdekje, nė historikun e tė drejtės sė Sheriatit ceket zbatimi i dėnimit me vdekje ndaj sihirbėrėsit (magjistarit) nga ana e Omer b. El-Hattabit, Osman b. Affanit, Hafsės r.a., bashkėshortes sė Pejgamberit a.s. dhe tjerėve.




Juristėt kėtė e arsyetojnė me argumentet vijuese:

1. Pejgambėri a.s. ka thėnė, siē ėshtė shėnuar nė veprėn “Mustedrek”: “Haddi (sanksion i caktuar) i sihirbėrėsit ėshtė goditja me shpatė”.



2. Ajeti mbi sihrin (El-Bekare:102) lajmėron se sihri nuk mund tė sjellė dobi por vetėm dėm: (shih Kur’anin, 2:102)




Nė njė ajet nė suren “Ta Ha” mohohet se do tė ket sukses sihirbėrėsi: (shih Kur’anin 20:69)




3. Pejgamberi a.s. e ka shpjeguar se All-llahu i Madhėrishėm s’e ka bėrė tė mundshėm e efikas shėrimin me haram, pėrndryshe nė tė do tė kishte kundėrthėnie. Kėshtu, Ibnul Kajjimi sjell njė kaptinė tė tėrė me hadithe pėr ndalimin e shėrimit me haram, ku, mes tjerash, nė njė transmetim thotė: “Mos u shėroni me haram (tė ndaluarėn)”.









b) Sihri me tė cilin bėhet gjynah (mėkat) i madh









Lloji i kėtillė i sihrit nuk trajtohet si apostazi (kufėr) edhepse ėshtė mėkat i madh. Pėrgatitet nė formė nyjesh magjike, me dua tė papėlqyeshme etj., por pa rituale shejtanore, pa u dorėzuar e pa lidhė kontratė me xhinėt. Te pjesa dėrmuese e dijetarėve. Prej tyre veēojmė Ebu Hanifen, Malikun dhe, sipas mendimit tė tij mė tė njohur, Imam Ahmedin, edhe sihirbėrėsi i kėtillė duhet patjetėr tė dėnohet me vdekje. Pėrgatitja e sihrit, poashtu, ta mėsosh atė e t’ia mėsosh dikujt tjetėr, konsiderohet apostazi (kufėr).









Shėrimi nga pasojat e sihrit









Shėrimi nga sihri mund tė bėhet:


1. Me leximin e rukjes sė vlefshme, dhikreve, duave, formulave mbrojtėse e tė ngjashme, gjė qė nga aspekti juridik ėshtė e lejuar me koncensus, krahas kushteve tė njohura tė cilat i kemi pėrmendur mė lart.



2. Me metodėn e sihrit, me tė cilėn shėrohet veprimi i sihrit e, nė tė njėjtėn kohė, shkatėrrohet me influencėn e shejtanėve pasi qė i sėmuri ose sehirbėrėsi i bėn lajka dhe i nėnshtrohet me fjalė ose vepėr apostazie, nė mėnyqė qė t’i ndihmojė.









Shėrimi me metodėn e Sihrit









Pėr sa i pėrket metodės sė kėtille, ajo mund tė manifestohet praktikisht nė shumė mėnyra:

1. Qė sihirbėrėsi, pasi qė t’i vijė nė ndihmė xhini, shejtani, e lajmėron tė sėmurin ose atė qė kujdeset pėr tė pėr vendin ku ndodhet sihri, madje, ndoshta edhe personin e cili e ka pėrgatitur atė, gjė e cila ia mundėson tė sėmurit ta shkatėrrojė e tė shėrohet.



2. Qe sihirbėrėsi me ndihmėn e shejtanit/xhinit, ta gjejė sihrin gjatė kohės derisa i sėmuri ndodhet tek ai. Ndoshta edhe nė rastin e parė edhe nė tė dytin, kohė pas kohe, ai kėndon edhe ndonjė dua dhe ajet kur’anor, duke e fryrė tė sėmurin qė ai tė fitojė bindje se kjo ėshtė mėnyrė e lejuar e shėrimit me Kur’an.



3. Qe sihirbėrėsi t’ia caktojė tė sėmurit disa veprime, flijime ose rituale qė nė vete pėrmbajnė apostazi, siē ėshtė dhėnia sakrificė (kurban) nė emėr tė ndonjė xhini, sunduesit apo tė parit tė tyre, nė emėr tė ndonjė njeriu e tė ngjashme.



4. Qė sihirbėrėsi t’i caktojė tė sėmurit t’i thotė disa talismanė tė pakuptueshėm shejtanor, “dua me mburoja” qė tė ēojnė nė apostazi, ose i pėrgatitė asi hajmalie, tė cilėn ai e varė nė trupin e vet, nė automobil, nė shtėpi, nė krevatin ku flen etj. Atė ndoshta e shkruan me gjak, me fėlliqėsirė, me urinė e tė ngjashme.






***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė