Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-05, 20:32   #11
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...







MARRJA MĖSYSH









Nė hadithet e tė Dėrguarit a.s., marrja mėsysh quhet “el-ajn” (syri). Ibni Haxheri e definon “se ai ėshtė shikim me admirim nga ana e personit shpirtlig, tė pėrzier me zili, prej tė cilit paraqitet dėmi (sėmundja)”. All-llahu i Madhėrishėm ka dhėnė fuqi dhe aftėsi tė ndryshme nė trupat dhe shpirtėrat e njerėzve, ai qė turpėrohet reagon ashtu qė i skuqet fytyra kur e shikojnė, ai qė frikėsohet zverdhet etj.




Pėr shkak tė lidhjes sė pandashme tė shikimit dhe tė kėtyre reaksioneve, veprimi i tillė i pėrshkruhet syrit, edhepse, nė tė vėrtetė, ai ėshtė veprim i shpirtėrave qė nė natyrėn e tyre kanė tipare, eaftėsi e fuqi tė ndryshme me tė cilat ndikojnė nė personat tjerė, ndonjėherė vetėm me shikim, pa prekje fizike. Pra, nga syri i atij i cili merr mėsysh, nganjėherė fluturon shikimi si shigjeta dhe ai, po qe se e qėllon trupin e pambrojtur, vepron (ndikon) nė tė ose, po qe se trupi ėshtė i imunizuar me dhikėr e lutje, ia kthen pronarit tė vet. Vehid Abduselam Bali pėrmend se dijetarėt muslimanė, siē janė Ibni Xhevzi, Ibni Kajjimi, Ibni Haxheri, En-Neveviu e tė tjerė, bėjnė dallim mes zilisė dhe marrjes mėsysh.




Zilia ka kuptim mė tė gjėrė se marrja mėsysh. Personi i cili mund tė marrė mėsysh ėshtė njė lloj i veēantė i ziliqarėve. Kurse, ēdo ziliqar, s’ka aftėsi tė marrė mėsysh. Zilia buron nga urrejtja dhe dėshira tė zhduket ndonjė mirėsi, kurse marrja mėsysh nga mahnitja dhe admirimi me bukurinė e diēkaje. Tė dyja kėto cilėsi kanė veprim tė pėrbashkėt, do tė thotė, shkaktojnė dėm.




Dijetarėt muslimanė, sipasnormave tesktuale e tradicionale, vijnė nė pėrfundim:

a) zilia ėshtė njė realitet i njohur nga tekstet e Kur’anit e tė sunnetit, kurse ndikon me dėshirėn e All-llahut,



b) zili kanė si njerėzit ashtu edhe xhinėt; xhinėt munden me anė tė zilisė tė ndikojnė te njerėzit,



c) zili mund tė posedojė edhe personi i verbėr,



d) zilia e njeriut ka mundėsi tė ndikojė edhe ne vetvete, nė pasurinė apo familjen e vet.










Dėshmitė e ekzistimit dhe veprimit tė marrjes mėsysh





Ashtu siē ekzistojnė nė Sheriat, pa dyshim, dėshmi mbi ekzistencėn e ndikimit/veprimit tė sihrit, ashtu edhe nė burimet tradicionale ekzistojnė dėshmi tekstuale mbi ekzistimin dhe ndikimin e marrjes mėsysh:




1. Nė komentin e Kur’anit nga Ibėn Kethiri thuhet: “Jakubi a.s. i urdhėroi djemtė e tij, kur i pėrgatiti tė shkojnė me Benjaminin nė Egjipt, tė mos hyjnė pėr njė derė, por tė hyjnė nė mė shumė dyer, duke druajtur qė syri i keq i njerėzve tė mos u bėjė dėm, ngase ai, vėrtet ekziston dhe mund ta rrėzojė kalorėsin nga kali. Sepse, ata fizikisht kanė qenė tė bukur e elegantė”.




Nė Kur’anin Famėlartė thuhet: (shih Kur’anin, 12:67-68)




Buhariu shėnon hadithin nga Aisheja r.a., e cila thotė:
“Mė ka urdhėruar (ose: ka urdhėruar) i Dėrguari a.s. tė kėndohet rukja pėr marrje mėsysh”.




Ibni Haxheri, nė komentin e kėtij transmetimi, sjell hadithin e Ahmedit nga Ebu Hurejreja:

“A’jn (marrja mėsysh) ėshtė realitet ku marrin pjesė shejtani e zilia e pasardhėsve tė Ademit a.s.”





2. Edhe Muslimi shėnon transmetimin nga Ebu Hurejreja, nė tė cilin thuhet: “Marrja mėsysh ėshtė e vėrtetė, realitet”.



3. Ibni Maxhe shėnon transmetimin nga Aisheja r.a., tė cilin Albani e konsideron si verzion autentik: “Lypni mbėshtetjen e All-llahut nga marrja mėsysh, sepse marrja mėsysh ėshtė realitet i cili ekziston”.



4. Buhariu shėnon nė “tarihun” e vet hadithin nga Xhabiri se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Mortaliteti mė i madh i ummetit tim, pas caktimit tė All-llahut, do tė jetė nga veprimi i marrjes mėsysh”. Kėtė hadith Albani i konsideron hadith hasen ( i mirė).









Teknika e shėrimit nga marrja mėsysh






Mėnyra e shėrimit prej marrjes mėsysh ceket edhe nė transmetimin qė e shėnon Ahmedi, Nesaiu dhe Ibni Maxhe nga Umame b. Sehl b. Hunejfi, i cili rrėfen: “Babai im, Ebu Sehl b. Hunejfi, ėshtė larė nė Harrar duke hequr xhyben e vet para syve tė Amir b. Rebi’as. Lėkura e trupit tė tij ishte mjaft e bardhė dhe me ten tė bukur. Amiri tha: - “Deri sot nuk kam parė kėso lėkure as te virgjėresha e mbuluar”. Nė po tė njėjtin vend Sehlin e kapi njė dhimbje e fortė, gjithnjė duke i rritur. E lajmėruan Pejgamberin a.s. se Sehli s’e ngre dot kokėn, andaj ai pyeti:
“A dyshoni nė ndokė?”
“Nė Amir b. Rebi’an”
– i thanė.
Pejgamberi a.s. e thirri dhe iu drejtua me njė ton tė ashpėr: “Pėr ēfarė dikush nga ju e mbyt vėllanė e vet? Pse nuk e bekove atė? Laju pėr t’i ndihmuar atij!”
Amri, me njė enė, e lau fytyrėn, duart, bėrrylat, gjunjtė, skajet e kėmbėve edhe nėn rrobat e tij. Pastaj atė ujė ia lėshoi Sehlit pėr shpine djhe ai u shėrua pėrmenjėherė”.





Nga trasmetimi nė fjalė kuptohet se qėlluarja me sy (marrja mėsysh) mund edhe tė vrasė. Ulematė nuk janė tė njė mendimi rreth dėnimit me vdekje pėr vrasje me anė tė syrit tė keq. Kurtubiu ėshtė i mendimit se sykeqi duhet ta kompenzojė dėmin, nėse e shkakton atė. Nė qoftė se e mbyt ndokė me marrje mėsysh tė dėnohet me kisas (dėnim me vdekje) ose tė paguajė dije (demshpėrblim pėr vrasje). Nė kėtė aspekt, sipas mendimit tė ulemave, sykeqi ėshtė i njėjtė me sihirbėrėsin dhe nuk e konsiderojnė tė dalur nga feja dhe s’kėrkojnė vrasjen e tij pėr kufėr (apostazi).




Imam Shafiu e ndalon dėnimin me vdekje, duke menduar se me tė marrur mėsysh, nė tė shumtėn e rasteve, nuk mbytet.




Neveveiu konsideron se sykeqi nuk e ka obligim as kefaretin (shpengimin) as dėmshpėrblimin, ngase fizikisht nuk ka bėrė asgjė, pėrveē se ka pasur zili dhe dėshirė qė tė ndėrpritet nimeti i dikujt.





Ibni Bettali transmeton prej disa ulemave se pushteti do tė duhej sykeqin ta mbyllė nė burg, e pėr tė tė pėrkujdeset tutori, po qe se ėshtė i varfėr. Ai e arsyeton kėtė me faktin se dėmi nga personi i tillė ėshtė mė i madh se sa dėmi i bartėsit tė elefantiazės, tė cilit Omeri r.a. ia ndaloi qė tė pėrzihet me njerėz ose nga dėmi tė cilin e shkakton ai qė han qepė dhe qė i ndalohet tė marrė pjesė nė faljen me xhematė.




Vehid Abdusselam Bali sjell edhe teknika tjera tė shėrimit nga marrja mėsysh:




Njėra nga mėnyrat e shėrimit ėshtė ajo qė tė vihet dora nė kokėn e atij qė ka marrė mėsysh e pastaj tė kėndohet duaja: (Bismil-lahi erkike, vall-llahu jeshfike min kul-li dain ju’dhike ve min kul-li nefsin ev a’jnin hasi-dinil-lahu jeshfike, bismil-lahi erkike). “Me emrin e All-llahut ta kėndoj kėtė rukje, All-llahu tė shėron nga ēdo sėmurje qė tė mundon dhe prej ēdo personi ose syri ziliqar All-llahu tė shėron. Me emrin e All-llahut ta lexoj kėtė rukje”.




Ose tė kėndohet duaja:
(All-llahumme rebbennasi edhhibil-be’se, vesh-fi entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke la jugadiru sekamen).
“Zoti im, Zot i tė gjithė njerėzve, largoje sėmurjen, shėroje, sepse Ti je shėrues nuk ka ilaē pos ilaēit Tėnd qė mundet t’i qėndrojė ballė sėmurjes”.





Ose i kėndon suret:
- Ihlas dhe Mua’vvidhetejn.










Parandalimi nga marrja mėsysh







Nga transmetimi i lartėpėrmendur kuptohet, poashtu, se parandalimi nga marrja mėsysh ėshtė nė formė tė duave (lutjeve) pėr bereqet.




Zilia dhe marrja mėsysh nė mėnyrė preventive, para se tė ndodhin, pengohen duke kėnduar duatė mbrojtėse tė Pejgamberit a.s. si dhe suret Mua’vvidhetejn.




Ai qė ka sy qė merr mėsysh e pengon ndikimin e tij nė tjetrin, duke shqiptuar formulėn:
(Ma shaall-llahu la kuvvete il-la bil-lahi) “Atė ēka don All-llahu, bėhet. Nuk ka fuqi pos fuqisė sė All-llahut”.




“Kush sheh diēka qė e mahnitė, le tė thotė Ma shall-llahu la kuvvete il-la bil-lahi, dhe nuk do ta dėmtojė atė”.










Shėrimi me Kur’an si njė profesion i paguar
(qasje nga aspekti i fikhut)








Nė mbarė botėn islame, nė Lindje e Perėndim, ekziston njė numėr i madh i atyre qė merren me shėrim kur’anor, si profesion, duke marrė shpėrblim pėr atė dhe duke fituar nė kėtė mėnyrė pėr jetesė. Pasiqė kėtu punohet pėr shfrytėzimin e vlerave doktrinare pėr qėllime thjesht materiale, do tė japim shpjegim nga e drejta e Sheriatit pėr kėtė ēėshtje me qėndrim pėr lejimin apo ndalimin e njė veprimi tė tillė. Natyrisht, kėtu mė nuk do tė bėhet fjalė pėr llojet e shėrimit qė s’kanė bazė nė Sheriat dhe pėr tė cilat nuk ka ē’tė thuhet, pėrveē se janė tė ndaluara.




Nė hadithe autentike pėrmendet leja e kėndimit tė rukjes sė vlefshme si dhe marrja shpėrblim pėr leximin e saj, siē e kemi parė nė hadithet e cekura mė heret. Buhariu shėnon hadithin ku Pejgamberi a.s., pasi e kanė pyetur pėr shpėrblimin pėr rukjen, thotė:




“Mė e vlefshme ēka mund tė merrni shpėrblim, ėshtė pėr librin e All-llahut (pėr kėndim tė rukjes)”.




Nė njė transmetim, kėrkon madje qė edhe atė ta bėjnė hisedar nė ndarjen e tufės sė deleve qė ėshtė marrė si shpėrblim pėr kėndimin e rukjes. Kėndimi i rukjes sė vlefshme si dhe shpėrblimi pėr tė, me Sheriat , ėshtė e lejuar. Temė dikutimi ėshtė vetėm praktika dhe mėnyra se si dikush i kushtohet leximit tė rukjes, pastaj bėhet e njohur, pėr ditė nė termine tė caktuara i pranon tė sėmurit dhe atė e pranon si profesion jete me pagesė.










Anomalitė e natyrės doktrinare e personale nė Sheriat qė ndjekin kėtė profesion







Nė praktikėn e tillė paraqiten anomali tė Sheriatit qė mund tė shpiejne nė pasoja tė padėshirueshme tė natyrės doktrinare dhe t’i shkaktojnė dėm kėnduesit dhe atij qi i kėndohet, gjė qė do tė duhej shmangur:



1. Masa e njerėzve e cila vazhdimisht gjendet tė kėnduesi i caktuar i rukjes (mjeku/esi) mund tė krijojė bindje tė gabuar te njerėzit e rėndomtė, injorantė e kryelartė, tė cilėt fillojnė tė besojnė se personi i tillė ka ndonjė cilėsi privilegjuese, mbinatyrore dhe mundėsi shėruese, duke lėnė pasdore rėndėsinė e duave, dhikreve dhe fjalėve tė All-llahut qė lexohen, ose, nė fund tė fundit, duke harruar se ajo ėshtė nė kompetencat e All-llahut, tėre fuqinė ia kushtojnė ardhjes deri tek ai person qė kėndon, nė mėnyrė qė tek ai tė caktojė termin, duke harruar atė ēka ėshtė mė e rėndėsishme.

Nė Kur’anin Famėlartė thuhet: (shih Kur’anin 17:82 dhe 41:44)

Nė kėte mėnyrė zvogėlohet rėndėsia e veprimit kur’anor, gjė e cila ėshtė dėm nė qasjen doktrinare ndaj besimit, tė cilės do tė duhej shmangur.




2. Nė historinė dhe nė biografinė e Pejgamberit tonė, tė as’habėve tė tij dhe tė gjeneratave tė para tė ulemave besnikė, s’kemi ndonjė shembull se dikush prej tyre i ka lėnė tė gjitha punėt e tjera dhe i ėshtė kushtuar vetėm shėrimit me rukje, duke fituar pėr kafshatėn e gojės vetėm nė atė mėnyrė.




3. As halifėt, si udhėheqės tė muslimanėve, nuk kanė caktuar kėndues tė posaēėm tė rukjes qė t’i shėrojnė njerėzit ashtu siē i kanė caktuar gjykatėsit, muftitė dhe organet tjera me rėndėsi tė Shtetit Islam, edhepse nė ēdo gjeneratė ka pasur prej atyre qė kanė qenė tė sėmurė e me simptome tė veprimit shejtanor-xhinor, tė sihrit dhe marrjes mėsysh. Tė sėmurėt e kanė kėnduar rukjen, ose pėr vetveten, pse kanė shkuar te ndonjė dijetar qė ua ka kėnduar rukjen dhe e gjithė kjo ka pėrfunduar me kaq. Pra, nuk ka pasur tė caktuar mjekė tė veēantė, lexues tė rukjes, si profesion i kategorisė sė veēantė pėr tė fituar kafshatėn e gojės.




4. Kur shejtani (djalli) sheh se masa e njerėzve po tubohet rreth njeriut tė caktuar, “e ndihmon atė” duke u deklaruar se si shejtanėt i frikėsohen dhe se si dalin nga i sėmuri tė frikėsuar nga ai, nė mėnyrė qė njerėzit tė fillojnė tė mendojnė se ai posedon disa cilėsi tė veēanta sekrete mbinatyrore, kurse krejt kėtė e bėn me qėllim qė sėrish tė pėrdhoset besimi nė vlershmėrinė dhe mbinatyrshmėrinė e fjalėve tė All-llahut. Intrigat shejtanore janė tė thella e mjaft inteligjente. Ata mund t’i diktojnė vetėm njerėzit qė e njohin mirė Sheriatin. El-A’lejani citon se Ibni Tejmije thotė: “ I njoh njerėzit tė cilėve u drejtohen bimėt me pėrmendjen e dobive qė i posedojnė. Nė realitet, paraqiten shejtanėt tė cilėt kanė hyrė nė to. I njoh edhe disa qė u lajmėrohen drunjtė dhe gurėzit, duke thėnė: ‘Mbetshit me tė mirė, o robėr tė dalluar tė All-llahut’. Mirėpo, kur e lexojnė ajetul-Kursinė, zėrat zhduken. I njoh njerėzit qė shkojnė tė gjuajnė zogj, e ata ju lajmėrohen duke iu thėnė: ‘Mė merr mua, qė tė ushqehet ndonjė i varfėr’. Tė gjitha kėto janė fjalė tė shejtanit i cili hyn nė to ashtu siē hyn nė njeri”.



5. Edhe vetė lexuesi i rukjes ėshtė nė sprovė doktrinare. Nė tė vėrtetė, ai kur i sheh njerėzit qė i drejtohen atij dhe tė cilėt shėrohen me nxjerrjen e xhinit pas rukjes sė tij, fillon tė mendojė se ai ėshtė shkaktar i gjithė asaj, dhe se eshtė i zgjedhur i All-llahut. Ai mendon me logjikėn e lartėsimit tė vetvetes. Ja pra, tė gjithė muslimanėt kėndojnė Kur’an, por vetėm atij i drejtohen pėr shėrim. I imponohet ta shohė atė masė tė madhe tė njerėzve, e cila i drejtohet atij. Nė atė mėnyrė edhe lexuesi i rukjes lehtė mund tė kthejė nė qorrsokakun doktrinar.



6. Lexuesi i rukjes pas kėndimit tė rukjes, nėse xhini nuk irritohet e nuk flet, nuk din pėr ēdo rast veē e veē se ku ka arritur, ndaj nganjėherė jep diagnozė tė gabuar se personi nė fjalė ėshttė i shėndoshė, nė tė nuk ka xhin ose nuk ėshtė i marrur mėsysh, sepse ai nė ndėrdije ka bindjen se xhini duhet tė paraqitet patjetėr pas rukjes, gjė qė s’ėshtė e thėnė patjetėr tė jetė e saktė. As qė ėshtė patjetėr tė paraqitet sejcili xhin, as qė frikėsohet ēdonjėri prej tyre nga leximi. Me tė mashtrohet i sėmuri, i cili e lė kėndimin e duave dhe mbrojtėsve tė caktuar.



7. Disa as’habė kanė qene tė njohur si tė mirė, tė cilėve u ėshtė pranuar lutja te Zoti, siē ka qenė Sa’d bin Ebi Vekasi, njėri nga dhjetėshi qė Pejgamberi a.s. ua ka premtuar xhennetin pėr sė gjalli, ose ata tė cilėt Pejgamberi a.s. me dua i ka furnizuar me cilėsi. Prej gjeneratės sė tabi’inėve me kėtė cilėsi ka qenė i njohur edhe Uvejs El-Karni. Prapseprapė nė biografinė e tyre nuk ceket se iu kanė ardhur muslimanėt nė shtėpi nė formė tė masave qė kanė pritur nė terminin e caktuar dhe trajtimin, ashtuqė me duatė e tyre t’iu ndihmojnė.




Pra, mund tė konstatojmė se pranimi i kėndimit tė rukjes si nje lloj profesioni jetėsor nuk ka qenė i njohur nė kohėn e as’habėve dhe gjeneratave tė para tė dijetarėve besnikė. Poashtu, kjo mund tė sjellė edhe deri te anomalitė e padėshirueshme doktrinare pėr lexuesin (e rukjes) dhe pėr atė qė i lexohet, edhepse nė esencė lejohet shpėrblimi dhe marrja dhuratė pėr leximin e rukjes, nėqoftėse nuk ėshtė nė formė tė mjeshtrisė profesionale jetėsore. Pra, porosia ėshte se, nga kjo veprimtari si profesion, ėshtė mė mirė tė iket.







***F U N D***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė