Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-08-07, 22:04   #72
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

GNK: Nė Kosovė mund tė shpėrthejė konflikt, nėse nuk mbėshtetet pavarėsia

Prishtinė, 21 gusht – Grupi Ndėrkombėtar i Krizave (GNK) tėrheq vėrejtjen se nė Kosovė mund tė shpėrthejė njė konflikt qė do tė destabilizonte mbarė rajonin, nė rast se Bashkimi Evropian nuk do tė mbėshtesė pavarėsinė e mbikėqyrur.

“Evropa ėshtė duke rrezikuar njė konflikt tė ri, tė pėrgjakshėm dhe destabilizues, nėse BE-ja dhe vendet anėtare tė saj nuk e pranojnė pėrgjegjėsinė primare pėr ta shpien Kosovėn tek pavarėsia e mbikėqyrur, deri nė prill ose nė maj tė vitit 2008”, thuhet nė raportin e publikuar sot nga GNK.

“BE-ja ka njė bombė me orė nė oborrin e saj”, ka deklaruar Aleks Anderson, nga zyra e GNK nė Prishtinė. “Sa mė shpejt qė BE ose njė numėr i konsiderueshėm i vendeve tė BE-sė tė deklarojnė se janė tė gatshme ta mbėshtesin Kosovėn e pavarur, aq mė tė mėdha janė gjasat qė tė shmanget katastrofa”, ka thėnė Anderson.

Raporti thekson se BE dhe SHBA duhet ta mbėshtesin integritetin e planit tė Ahtisarit, si udhėzim pėr pavarėsi tė mbikėqyrur.

Deri mė 10 dhjetor, nė qoftė se nuk do tė ketė zgjidhje me marrėveshje, sikundėr ka shumė gjasa tė ndodhė, BE dhe SHBA duhet tė jenė tė gatshme tė fillojnė aksionin e koordinuar me Qeverinė e Kosovės, qė tė zbatohet thelbi i planit tė Ahtisarit, pėrfshirė edhe projektin pėr tranzicionin 120 ditėsh pas njohjes sė pavarėsisė, gjithnjė sipas planit tė Ahtisarit.

Nė raportin e GNK thuhet se kjo periudhė duhet tė shfrytėzohet qė tė mblidhen njohjet e pavarėsisė sė kushtėzuar nga shumė qeveri; qė tė adoptohet e tė fuqizohet legjislacioni shtetformues dhe institucionet pėrkatėse; qė Qeveria e Kosovės tė ftojė BE-nė dhe NATO-n tė marrin pėrgjegjėsitė e reja; qė UNMIK-u tė tėrhiqet nė mėnyrė tė qetė.

ICG mendon se “nuk ėshtė e thėnė qė tė gjitha vendet e BE-sė ta njohin Kosovėn gjatė periudhės sė tranzicionit ose deri nė prill tė vitit 2008”, por tėrheq vėrejtjen se “njė dėshtim nė pozicionimin unik do tė mund tė diskreditonte BE-nė dhe tė kishte konsekueca destabilizuese pėr Evropėn”.

Sabine Freizer, drejtore e Programit tė GNK pėr Evropė, ka pėrkujtuar se Evropa kishte bėrė gabime qė kishin pėrfundime tragjike nė ish-Jugosllavi, nė vitet ’90, dhe ka theksuar se Evropa tani ka “shansin e dytė tė dėshmojė se mund tė jetė aktor efektiv nė Ballkan”. “Nėse sėrish tregohet e paaftė, kjo me siguri qė do tė shpie nė gjakderdhje e nė pėrsėritjen e kaosit rajonal dhe do ta fuqizonte rrjetin e krimit te organizuar nė kėtė pjesė tė Evropės” ka theksuar znj Freizer.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė