Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-05, 20:19   #8
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...






DEFINICIONI I SIHRIT







Ibni Kudameja, sihrin e definon nė kėtė mėnyrė:
“Sihėr janė: lidhja e nyjeve, talismanėt, nuskat, hamajlitė; kjo ėshtė e folme me tė cilėn flitet ose e cila shkruhet ose me tė pėrgatitet diēka qė vepron, pa prekje fizike, nė trupin e tė magjepsurit, ndodh me tė vėrtetė, realisht, nė zemrėn dhe nė mendjen e tij. Sihri mund tė shkaktojė vdekjen ose sėmundjen, mund tė shkaktojė impotencėn, tė ndajė gruan dhe burrin, tė fisė urrejtjen e dashurinė ose neverinė e pakontrolluar nė mes dy personave e tė ngjashme. Ky ėshtė mendimi i Shafiut”.




Sado qė njerėzit tė largohen nga All-llahu dhe programi i Tij i jetesės, po aq do tė jenė tė nėnshtruar proporcionalisht ndaj veprimit shejtanor-xhinor.




Xhumhuri i dijetarėve muslimanė, nė bazė tė burimeve tradicionalė tė Sheriatit konsiderojnė se sihri, me tė vėrtetė, realisht, vepron, ndaj dhe pėr kėtė arsye ėshtė e ndaluar dhe, pėr ata qė e bėjnė dhe e dėrgojnė ėshtė caktuar dėnim nė kėtė dhe nė botėn tjetėr.




Edhepse ekziston njėfarė ngjashmėrie nė mes sihrit, mu’xhizes (veprime tė mbinatyrshme qė u janė dhėnė vetėm pejgamberėve pėr argumentimin e tyre profetik) dhe kerameteve (veprime tė jashtėzakonshme qė u janė dhėnė njerėzve tė mirė, por nuk janė nė shkallėn e mu’xhizės), ato kanė dallime kruciale nė mes vete:




- sihri, pra, ėshtė njė lloj shkence, shkathtėsi e pėrvetėsuar, e cila mėsohet me anė tė hulumtimit dhe praktikės.



- Mu’xhizeja dhe kerametet asnjėherė s’mund tė realizohen nga gjynahqari (mėkatari), pėrkundėr sihrit, tė cilin ėshtė nė gjendje ta realizojė vetėm ai,



- Mu’xhizeja ėshtė dhuratė e All-llahut xh.sh. pėr pejgamberėt dhe ajo ėshtė vetėm e vėrtetė. Ajo nė vete mbartė tekaddi (nxitje), tė cilin askush tjetėr pos pejgamberit, tė cilit i ėshtė dhėnė, nuk mund ta bėjė e imitojė, po edhe sikur tė bashkoheshin tė gjithė e tė mundoheshin tė bėnin njė vepėr tė tillė o tė ngjashme. Ashtu siē mund tė pėrgatitė sihėr ndonjė sihirbėrės, po ashtu mund ta pėrgatisė edhe ēdokush tjetėr, pasi qė ajo ėshtė shkathtėsi e shkencė (qė mund tė mėsohet nga sejcili),



- Mu’xhizen s’mund ta prishė askush, ta pengojė veprimin e saj ose t’i kundėrvihet. Sihrin mund ta prishė ndonjė sihirbėrės tjetėr i ngjashėm me atė qė e ka bėrė ose mė i shkathtė se ai dhe mė i udhėzuar nė fshetėsitė e magjisė. Pėr kėtė shkak bėhet vazhdimisht luftė nė mes tyre si dhe ndihmėsve tė tyre shejtanorė. Sihrin mund ta prishin dhe shfuqizojnė edhe dijetarėt muslimanė, tė cilėt, me rukje, dhikėr e me dua, siē ka vepruar Pejgamberi a.s., i shėrojnė njerėzit nga kjo e keqe.










Faktet e veprimit tė Sihrit








S’diskutohet dot, nga aspekti i Sheriatit ekzistimi dhe veprimi (ndikimi) i sihrit. Kėtė e vėrtetojnė shumė ajete kur’anore dhe hadithe tė Pejgamberit a.s.




Nė Kur’an thuhet: (shih Kur’anin, 2:102 dhe 10:79-81)




Buhariu dhe Muslimi shėnojnė transmetimin e Aishes r.a. ku thuhet se Lubejd bin El-E’asami, sihirbėrėsi mė i njohur hebre, i kishte pėrgatitur sihėr Pejgamberit tonė me qėllim qė ta mbyste. Sihrin e kishte pėrgatitur nė krėhėr dhe kishte vėnė qime nė lėvoren e palmės, duke e vėnė ate nė gurin e pusit Zervan. All-llahu i Madhėrishėm, siē kuptohet nga komentimi i kėtij hadithi, e shndėrroi kėtė magji tė fortė tė zezė, e cila mund tė shkaktojė vdekjen, nė llojin mė tė butė tė sihrit (impotencė e pėrkohshme) dhe i dėrgoi melekėt tė lajmėrojnė se ku gjindet sihri. Kur u zhduk sihri, Pejgamberi a.s. u shėrua.




Buhariu dhe Muslimi shėnojnė nga Ebu Hurejra r.a. transmetimin se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Largohuni prej shtatė gjynaheve tė mėdha shkatėrruese!” Dhe, pastaj theksoi se edhe sihri ėshtė njėri prej tyre.




Tė qenėt dhe ndikimin e sihrit e kanė mohuar vetėm dijetarėt e rrallė tė proveniencės racionaliste.









Kontrata e sihirbėrėsit dhe shejtanit









Sihri ėshtė njė lloj shkathtėsie dhe njohuri qė fitohet me mėsime e ushtrime, pas bėrjes apostazi (kufėr) si kusht pėr tė hyrė nė fshehtėsitė e magjisė sė zezė, e cila ndalohet rreptėsisht me Sheriat. Kjo ėshtė njė kontratė e sihirbėrėsit me xhinin/shejtanin, qė nė njė mėnyrė tė caktuar tė magjepset ndonjė person, siē shkaktohet me sihėr; impotenca, dhembja e kokės. Migrena, marrja e tė folurit, paralizimi i pjesėrishėm apo total etj. Krejt kjo bėn pjesė nė sihėr, ku sihirberėsi e pėrdor xhinin ose shejtanin si hadimus – sihėr (shėrbėtor magjie) dhe e drejton atė me sihėr nė personin e caktuar me tė cilin ai lidhet, kyn nė trupin e tij dhe shkakton simptomet e sėmurjeve tė pėrmendura. Sihirbasi nė kėtė rast ėshtė projektues i gjendjes sė sėmundjes, kurse xhini realizues praktik i projektit tė tij. Nė pėrgatitjen e sihrit shfrytėzohen gjėra tė ndryshme qė i pėrkasin tė sėmurit (sulmuarit), siē janė: teshat, flokėt, thonjtė e tė ngjashme. Pastaj, sihri i pėrgatitur futet nė gropė apo fshehet, pas kėndohet apo bėhen ritualet e caktuara magjike qė pėrmbajnė elemente apostazie. Pas kėsaj xhini e zbaton pjesėn e vet tė punės qė e ka pranuar ta bėjė me kryerjen e ritualit tė caktuar dhe kėndimit tė sihirbėrėsit.




Thirrja e xhinit dhe kontrata nė mes sihirbėrėsit dhe xhinit bazohet pikėrisht nė fjalė e vepra tė apostazisė.




Sihri pėrgatitet nė bazė tė dėgjueshmėrisė dhe adhurimit tė shejtanit. Dėshira mė e madhe e shejtanit ėshtė qė t’i kthejė njerėzit nga adhurimi i drejtė i All-llahut tė Madhėrishėm dhe t’i shtijė nė ujėrat e apostazisė. Nė kėtė drejtim ka paramenduar forma, rrugė e programe tė mrekullueshme tė veprimit qė shpiejnė, nė konsekuencėn e fundit, nė kufėr.




Ibni Tejmije shkruan:
“Shejtani mundohet qė tė mashtrojė ēdonjėrin, mvarėsisht prej aftėsisė dhe postit tė tij. Atyre qė adhurojnė e i luten diellit, hėnės e yjeve, shejtani iu paraqitet nė formėn e mashtrimit ashtu qė ata e mbajnė si yllėsi shpirtėrore. Edhepse shejtani i ndihmon njeriut nė realizimin e disa qėllimeve, kjo vetėm i shėrben atij qė ta dėmtojė shumėfish...”




Shejtani, nė esencė, ėshtė i keq i prishur, i cili e don tė keqen e tė shėmtuarėn nė ēka ai kėnaqet. Ai i don ata qė janė tė ngjashėm si ai dhe tė cilėt i afrohen duke bėrė mėkate e ligėsi, andaj nė atė drejtim i ndihmon duke korresponduar me ta nė formė tė shpirtit qė i shtyn tė mendojnė se bėhet fjalė pėr melek (engjull).









Tė fshehtat qė i pėrcjellin shejtanėt








Shejtanėt e kanė lajmėruar El-Esved El-A’nsiun, qė ka pohuar se ėshtė pejgamber, pėr disa fshehtėsi. Madje muslimanėt u frikėsuan se shejtanėt do ta lajmėrojnė pėr atė qė ata rrėfejnė pėr tė. Megjithatė, gruaja e tij, duke parė se ai ėshtė kafir, u ndihmoi atyre ta kapin e ekzekutojnė. Edhe Musejleme Kedhabi ka pasur, poashtu, ndihmės nė formė tė shejtanėve qė e kanė lajmėruar pėr disa fshehtėsi. Kėshtuqė, nė kohėn e Abdulmelik Mervanit, Haris Dimeshkiu e shpalli veten si pejgamber. Shejtanėt e kanė ndihmuar nė atė mėnyrė sa qė nuk ka mundur ta arrijė as arma. Mermeri do tė fliste duke lėvduar Zotin sikur ai ta pėrkėdhelte me dorė. Njerėzit i shikonin kalorėsit qiellorė pėr tė cilėt ai thoshte se janė melekė. Kur muslimanėt arritėn ta kapin, njė ushtar dashti ta shpojė me shtizė, mirėpo ajo nuk e arrinte, abdulmeliku i tha: “Nuk e ke pėrmendur emrin e All-llahut. Pėrmende emrin e All-lahut!” Kur ai e pėrmendi emrin e All-llahut, atėherė shtiza e shpoi atė.




Shejtanėt kanė mundėsi t’i njohin ca fshehtėsi nė mėnyrėn tashmė tė sipėrshėnuar, e qė pėrcillet nė njė hadith tė besueshėm tė Ibėn Abbasit, tė cilin e shėnon Muslimi.




I pari qė ka pohuar nė Islam se i vijnė shpirtėrat dhe i drejtohen, ka qenė El-Muhtar bin Ubejd Eth-Thekafiu, i kanė thėnė Ibėn Omerit dhe Ibėn Abbasit se El-Muhtari pohon se i vjen shpallja dhe se si i vijnė (qenie shpirtėrore), andaj ata thanė: “Ėshtė e vėrtetė!”, duke sjellė ajetet e sures Esh-Shuara dhe El-En’am: (shih Kur’anin, 26:221-223 dhe 6:121)




Ekzistojnė tri mendime mbi veprat qė duken si vepra mbinatyrore:


- Tė parėt mendojnė se vepra mbinatyrore nuk mund tė bėjė askush tjetėr pėrveē pejgamberėve.



- Tė dytėt, poashtu, mendojnė se ēdonjėri tek i cili ndodhin vepra mbinatyrore ėshtė i zgjedhur i Zotit, madje edhe nėse ėshtė i krishterė apo idhujtar.



- Tė tretėt mendojnė (gjė qė ėshtė edhe e saktė) se ndihmės tė jomuslimanėve, idhujtarėve, asketėve tė tyre, kitabive e tė tjerėve, nė realitet janė xhinėt e shejtanėt qė janė nga lloji i tyre (jomuslimanė, pabesimtarė), e jo nga tė zgjedhurit e Zotit.





***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė