Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-07, 03:29   #6
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Era1
..

Ky vendim i Sinodit tė Shenjtė qė komandohet nga tre mitropolitė me kombėsi e shtetėsi greke ...
Mund te jem gabim, por sa e di une, Sinodi i Shenjte perbehet qe nga viti 2006 nga 6 anetare, nga te cilet 5 jane shqiptare (pra vec Janulatos grek).

Citim:
..”Nė takimin qė pėrfaqėsuesi ynė(Sinodit tė Shenjtė) i autorizuar pati me kryesinė e PDI-sė sqaruam se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nuk merr pjesė nė veprimtaritė e partive politike, sikundėr edhe mė parė ia kemi bėrė tė qartė me shkrim kėsaj partie. Parim bazė i Kishės ėshtė tė mos pėrzihet, direkt ose indirekt, nė ēėshtje politike tė brendshme ose tė jashtme”..
Mbajtja meshes ne fjale do te mund te klasifikohej si nderhyrje direkte apo terthore ne maredheniet politike te jashtme apo te brendshme. Gjenocidi ne camet eshte nje ngjarje tragjike ne historine e popullit shqiptar, e dokumentuar tanime nga burime neutrale, dhe si i tille nuk eshte per t“u tabuizuar ne asnje aspekt, por perkundrazi tejet e frytshme per te nxjerrur mesime te hidhura per dashurine ndernjerezore si komandament biblik.

Citim:
..Shqipėria sipas Kushtetutės ėshtė shtet laik, i cili pėrparon drejt Bashkimit Evropian dhe feja duhet tė lihet nė seriozitetin dhe rolin e saj hyjnor, tė mos tentohet implikimi i saj me mėnyra tė drejtpėrdrejta ose tė tėrthorta nė lojėra politike”...
Laicizmi si nocion ekziston qysh ne vitin 1871, dhe i cili ne formen e kuptimit dhe zbatimit te tij varion nga vendi ne vend. Por ne Europe ekzistojne kryesisht dy forma te laicizmit: laicizmi liberal dhe laicizmi radikal. Forma e zakonshme e kuptimit te laicizmit eshte ai liberal, i cili vetem parasheh qe shteti te mos jete ne identifikim me nje religjion te caktuar (pra te jete neutral apo i pavarur) pergjate kryerjes se detyrave te tij (si p.sh. ne France). Ndersa laicizmi radikal synon ndarje edhe me te rrepte ne mes te shtetit dhe religjionit dhe ndalon cdo veprimtari fetare perjashta sferes private (si p.sh. ne Turqi).

Nga asnjera nga keto dy forma s“mund te deduktohet se laicizmi synon nderhyrjen e shtetit ne veprimtarite fetare, perderisa keto veprimtari nuk kane prekje me zbatimin e detyrave shteterore (te cilat shteti i jep vetit ne kushtetute). Mbajtja e nje meshe ne Shqiperine laike nuk eshte detyre shteterore, keshtu qe laicizmi nuk eshte pengese per mbajtjen e nje meshe pershpirtese.

Pastaj Shqiperia u siguron me kushtetute si qytetareve ashtu edhe institucioneve religjioze lirine e manifestimit dhe praktikimit te religjionit. Keshtu qe Shqiperia as qe guxon te nderhyje, nese Synodi i Shenjte do te vendoste te mbaj meshen ne fjale.

Te gjitha keto "argumente" te Synodit te Shenjte me duken se kane vetem nje funksion te vetem: demonstrimin e pozites asimetrike ne mes te shtetit shqiptar dhe atij grek, dhe verjes te serishme ne dyshim te "autoqefalizmit" te Kishes Ortodokse Shqiptare.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė