Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-07, 16:26   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

5. MEKANIZMAT E ARRATISJES




a) AUTORITARIZMI

Prirja pėr tė hequr dorė nga vetė pavarėsia qenies individuale dhe pėr t’u shkrirė me dikė ose me dicka jashtė vetės ...
Format mė tė qarta tė kėti mekanizmi takohen nė vullnetin pėr nėnshtrim dhe pėr mbisundim , ose siq ėshtė ndoshta e parapėlqyer tė thuhet , nė prirjet MAZOHISTE dhe SADISTE.
Format mė tė zakonshme ku shfaqen prirjet mazohiste - janė ndjenjat e inferioritetit, tė pafuqisė , tė pakuptueshmėrisė personale ... Analiza e personave qė janė tė mbėrthyer nga kėto ndjenja do tė tregojnė se ata brengosėn nga kėto ndjenja dhe do tė donin tė clirohen prej tyre , por disa forca tė pandėrgjegjėshme brenda tyre i nxisin tė ndihen iferior dhe tė pakuptimtė .
Nė tė njėjtin tip karakteri haset rregullisht , pėrvec kėtyre prirjeve mazohiste, e kundėra e tyre – prirja sadiste ... Hasim tri lloj prirjesh sadiste :
  • E para, ėshtė ajo pėr t’i bėrė tė tjerėt tė varur nga ne dhe tė paturit e njė pushteti absolut dhe tė pakufizuar mbi ta .
  • Tjetra konsiston nė impulsin jo vetėm pėr tė mbisunduar tė tjerėt nė mėnyrė absolute , por edhe pėr t’i shfrytėzuar, pėr t’i pėrdorur , pėr t’i njohur, pėr t’i shkatrruar .
  • Dėshira pėr t’i bėrė qė tė vuajnė tė tjerėt ose pėr t’i parė qė vuajnė...
Kjo Kjo vuajtje mund tė jetė fizike...Por mė shpesh ėshtė morale.Qėllimi i tij ėshtė qė tu bėjė keq tė tjerėve , pėr t’i poshtruar , pėr t’i vėnė nė pozitė tė vėshtirė ose pėr t’i parė nė situatė vuajtjeje dhe poshturese ....Kemi pohuar se destruktiviteti ėshtė njė ikje nga ndjenja e patolerueshme e pafuqisė , sepse synon nė kapėrcimin e tė gjitha objekteve me tė cilat individi duhet ndeshet .



b) KONFORMIZMI PREJ AUTOMATI

Individi pushon sė qenuri vetėvetja , pėrshtatė pėr vete krejt tipin e personalitetit qė i ofrohet nga modelet kulturore dhe prandaj , bėhet njėlloj si gjithė tė tjerėt .
Hendeku ndėrmjet <meje > dhe <<botės> zhduket dhe me kėtė edhe frika e ndėrgjegjėshme e vetmisė dhe e pafuqisė .
Personi qė heq dorė nga UNI – individual dhe qė bėhet automat – identik me miljona automatė tė tjerė qė e rrethojnė nuk duhet tė ndihet mė i vetmuar dhe i ankthshem ...
Por, cmimi qė paguan ėshtė i lartė , ėshtė HUMBJA E UNIT tė tij .
Kėto raste tė ndrydhjes sė dėshirave tė vėrteta tė njė personi dhe tė asimilimit - tė pretnendimve tė njė tjetri , tė cilat i shfaq si dėshirat e veta ... Mund tė themi se dėshira fillestare zėvendsohet nga njė pseudodėshirė ...
Ky zėvendėsim i pseudo-akteve nė akte-origjinale tė mendimit, tė ndjenjės dhe tė vullnetit nė fund qon nė zėvendsimin e unit tė vėrtetė me njė unė tė gėnjeshtėrt.

PSEUDOUNI – ėshtė vetėm njė agjent , qė nė realitet , pėrfaqėson rolin qė njė person do tė duhej tė luante; por ai e luan nėn emrin e unit ...Ėshtė vėrtetė qė njė person mund tė luaj shumė role dhe subjektivisht tė jetė i bindur se ėshtė vetja nė secilin rol ... (SINDROMA E PERSONALITETIT TĖ SHUMĖFISHT)
Humbja e unit , zėvendėsimi i tij me njė pseudoun , e lė individin nė njė gjendje tė thellė pasigurie ... Pėr tė mundur panikun qė buron nga humbja e identitetit , ėshtė i detyruar tė konformohet dhe tė kėrkojė identitetin e vet nė miratimin e vazhdueshėm dhe nė njohjen e vazhdueshme nga ana e tjerėve .
Shėndrrimi i individit nė njė automat nė shoqėrinė moderne e ka shtuar ndjenjėn e pafuqisė dhe tė pasigurisė sė njeriut tė mesėm ... Prandaj ky ėshtė gati pėr t’iu nėnshtruar autoriteteve tė reja, qė i premtojnė sigurinė dhe lirinė nga dyshimi .



6. PSIKOLOGJIA E NAZIZMIT


Nė diskutimet shkencore mbi nazizmin dhe akoma mė shumė nė ato jo-shkencore, shpesh pėrvijohen dy mendėsi tė kundėrta : E para ėshtė ajo , sipas sė cilės psikologjia nuk jep asnjė shpjegim pėr njė fenomen ekonomik dhe politik si fashizmi... ndėrsa e dyta – pohon se fashizmi ėshtė njė problem plotėsisht psikologjik ...
Mumford thotė : - burimet e vėrteta tė fashizmit duhen kėrkuar nė shpirtin njerėzor, jo tek ekonomia.....
Nazizmi ėshtė njė problem psikologjik, por edhe faktorėt psikologjik ndikohen nga faktorė shoqėrorė-ekonomik; Nazizmi ėshtė njė problem ekonomiko-politik , por ndikimim i tij mbi njė popull tė tėrė duhet tė shpjegohet nga pikėpamja psikologjike .
Thelbi i KARAKTERIT AUTORITAR- ėshtė pėrshkruar si prania e njėkohshme e impulseve sadiste dhe mazohiste ... Me sadizėm kemi kuptuar – prirjen pėr njė pushtet tė pakufizuar mbi njė person tjetėr ., pak a shumė i pėrzier me destruktivitetin, me mazohizėm , impulsin e tij pėr t’u shtrirė nė njė pushtet tė parezistueshėm dhe pėr tė marrė pjesė nė forcėn dhe lavdinė e tij .
Vetė HITLERI – ėshtė plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr kushtet qė prodhojnė dėshirėn pėr nėnshtrim dhe jep njė pėrshkrim tė shkėlqyer tė gjendjes sė individit qė merr pjesė nė njė mbledhje masash .
Mbledhja e masave ėshtė e domosdoshme, pėr pos tė tėrave, pėr arsye se aty individi, i cili i futur nė njė lėvizje tė re ndihet vetėm dhe fare lehtė bie pre e frikės sė qėnit i izoluar merr pėr herė tė parė, imazhet e njė komuniteti mė tė gjėrė qė ka njė pasojė inkurajuese mbi pjesėn mė tė madhe tė njerėzve ... (sugjestioni i masavae).
Formulimet e ARSIMIT – sipas HITLERIT , ai thotė se : Arsimi dhe zhvillimi i nxėnėsit duhet tė synoj qė t’u krijojė bindjen e tė qėnurit shumė mė tė lartė se tė tjerėt . (superior – nė raport me tė tjerėt).... Fakti qė diku deklaron se u duhet mėsuar fėmijėve pėr t’a duruar padrejtėsinė pa u rebeluar nuk do t’i duket mė e quditshme lexuesit , ose tė paktėn kėshtu shpresoj ... Kjo ėshtė ajo kontradiktė tipike e mbivendosjes sado-mazohiste, ndėrmjet vullnetit pėr pushtet dhe atij pėr nėnshtrim.


7. LIRIA DEMOKRACIA – ILUZIONI I INDIVIDUALIZMIT

Humbja e unit e ka shtruar domosdoshmėrisht pėr t’u konformuar , sepse prodhon njė dyshim tė madh rreth identitetit tė vet... Nė qoftė se unė nuk jam gjė tjetėr , veqse ky qė beson se ėshtė ai qė duhet tė jetė, kush jam UNĖ ?!
Nė dramat e tij Pirandela – ka shprehur nė mėnyrė efikase kėtė ndjenjė tė njeriut modern ...Ai e fillon me pyetjen : Kush jam unė ? Cfarė prove kam pėr identitetin tim , pėrveq vazhdimsisė sė qenies sime fizike ?!
Pėrgjigjėja e tij nuk ėshtė , si te Dekarti , pohimi i unit individual , por mohimi i tij..: ai nuk ka asnjė identitet , nuk ka asnjė UNĖ, me pėrjashtim tė faktit qė ėshtė pasqyrim i asaj qė tė tjerėt mendojnė se ai ėshtė : unė jam <<SI MĖ DO TI>>
Prandaj , humbja e personalitetit e bėn akoma mė tė domosdoshme nevojėn pėr t’u konformuar ... Kjo do tė thotė se mund tė jesh i sigurtė pėr veten vetėm nė qoftė se nuk zhgėnjen dėshirat e tė tjerėve .
Pėrmes tė konformuarit me dėshirat e tė tjerėve, pėrmes tė mosqėnurit ndryshe, kėto dyshime mbi vetė identitetin bėjnė qė tė heshtim dhe kėshtu fitohet njė farė sigurie ...Por cmimi qė paguhet ėshtė i lartė ... Tė heqėsh dorė nga spontaniteti dhe individualiteti do tė thotė t’i zėsh frymėn jetės .



- LIRIA DHE SPONTANITETI –

Deri mė tani ky libėr ėshtė marrė me njė nga aspektet e lirisė : pafuqinė dhe pasigurinė e individit tė izoluar nė shoqėrinė moderne
- Liria pozitive – konsiston nė aktivitetin spontan tė personalitetit total
- Aktiviteti spontan ėshtė liria qė arriht nga uni dhe nėnkupton , psikologjikisht , atė se rrėnja latine e fjalės SPONTE – nėnkupton : vetė vullnetin e lirė
- Megjithėse, spontaniteti ėshtė njė fenomen relativisht i rrallė nė qytetrimin tonė , nuk do tė thotė se ne jemi tė privuar plotėsisht prej tij .
- Sė pari , njohim individėt qė janė ose kanė qenė spontanė, mendimet e tė cilėve, ndjenjat dhe aktet janė shprehje tė vetė atyre dhe jo tė njė automati .
Nė kėtė libėr u mbėshtet teze se LIRIA – ka njė kuptim tė dyfishtė pėr njeriun modern :
1. Se ai ėshtė cliruar nga autoritetet tradicionale dhe ėshtė bėrė njė individ ..
2. por nė tė njėjtėn kohė ėshtė bėrė i izoluar , i pafuqishėm, instrument i qėllimeve tė jashtme, i tjetėrsuar nga vetvetja .


8. KARAKTERI DHE PROCESI SHOQĖRORĖ
Nė kėtė libėr u shqyrtuan ndėrveprimet ndėrmjet faktorėve social-ekonomik, psikologjik dhe ideologjik, duke analizuar disa periudha historike si periudha e Reformės dhe ajo bashkėkohore ...
Nė kėtė libėr u studiuan reaksionet psikologjike tė njė grupi , nė thelb u morėn me strukturėn e karakterit tė antarėve tė grupit, pra tė personave tė veqantė , megjithėatė interesimi ishte jo qė tė mėsohet mbi veqansitė e dallimeve tė personave nga njėri tjetri , por ajo pjesė e strukturės...qė ėshtė e pėrbashkėt pėr masėn mė tė madhe tė anėtarėve tė grupit. Kėtė karakter mund ta quajm <<karakteri shoqėrorė>>
Me karakterin shoqėrorė – kuptojmė vetėm njė zgjedhje tiparėsh , bėrthama themelore tė strukturės sė karakterit tė pjesės mė tė madhe tė anėtarėve tė njė grupi
Rol tė rėndėsishėm nė formimin e karakterit shoqėror luan procesi i edukimit... Funksioni shoqėrorė i edukimit ėshtė qė ta pėrgadisė individin pėr tė vepruar nė rolin qė , nė vazhdim do tė duhet tė kryejė nė shoqėri : domethėnė tė modeloj karakterin e tij me qėllim qė t’i afrohet karakterit shoqėrorė... me qėllim qė dėshirat e tij tė koincidojnė me tė shoqėrisė .
Sektorė tjetėr i veqantė i procesit edukativ ėshtė familja.. Frojdi ka treguar se pėrvojat e para tė fėmijės kanė njė ndikim vendimtar nė formimin e strukturės sė karakterit tė tij .... Prandaj , familja mund tė konsiderohet agjenti psikologjik i shoqėrisė... duke pohuar se karakteri shoqėrorė ngjizet nga mėnyra e jetės .
Ndryshimi i kushteve shoqėrore , shkakton ndryshim tė karakterit shoqėrorė...ose nevoja dhe ankthe tė reja . Kėto nevoja tė reja bėjnė qė tė shpėrthejnė ide tė reja dhe si tė thuash i bėjnė njerėzit tė priren pėr t’i pranuar idetė e reja...nga ana e tyre orvatėn tė intensifikojnė dhe konsolidojnė karakterin e ri .
Me fjalė tė tjera, kushtet shoqėrore ndikojnė mbi dukuritė ideologjike pėrmes karakterit .

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė