Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 15:22   #107
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deputetėt i thonė JO“Mėsimbesimit” nė shkolla

Ndihemi tė zhgėnjyer





Thotė se kėrkesa pėr futjen e edukatės fetare nė shkolla publike nuk ėshtė marketing politik, por kėrkesė e kahershme e Partisė sė Drejtėsisė. Kryetari i kėtij subjekti politik, Ferid Agani nė njė intervistė pėr Kosovapress ka thėnė ndjehen tė zhgėnjyer me kundėrshtimin qė i bėnė njė pjesė e deputetėve tė partnerit qeverisės kėrkesės sė tyre. Ai tha se pas zhvillimeve tė fundit do tė mblidhen organet mė tė larta tė partisė do tė vendosin sė lidhur me pozicionin e mėtutjeshėm tė PD-sė nė koalicionin qeveritar.


Kosovapress: Zotėri Agani, nuk ėshtė mbajt premtimi pėr futjen e edukatės fetare nė shkolla publike ...?

Agani: Nuk ėshtė arritur qė tė realizohet premtimi i qytetarėve pėr njė arsye tė vetme, sepse nė kohėn kur ky premtim ėshtė bėrė, ne kemi lutur qytetarėt qė tė mbėshtesin Partinė e Drejtėsisė nė njė pėrqindje sa mė tė lartė, nė mėnyrė qė tė kemi fuqi politike qė tė realizojmė premtimet tona, por pėr fat tė keq ju e keni pa edhe nė zgjedhjet e kaluara. Koalicioni pėr Kosovė tė Re, pjesė e tė cilėt ka qenė edhe Partia e Drejtėsisė, ka fituar 7.2 pėr qind tė votave gjithsejtė dhe Partia e Drejtėsisė me njė kalkulim 3.5 deri 4 pėr qind tė votave, qė megjithatė nuk ka qenė e mjaftueshme qė ne nė mėnyrė tė pavarur tė pėrmbushim plotėsisht kėtė premtim qė e kemi dhėnė. Megjithatė, tė gjithė qytetarėt e kanė parė procesin nėpėr tė cilin kemi kaluar. Kemi bėrė njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė tė pėrmbushim edhe me atė fuqi politike qė kemi pas. Keni parė edhe nė vetė seancėn kur ėshtė votuar pėr kėtė amendament, ku de fakto 22 pėr qind e deputetėve prezent nė sallė kanė votuar pėr amendamentin ose 15 pėr qind e deputetėve, kanė votuar 18 deputet, njė ka abstenuar. Ne e kemi shėnuar njė lėvizje pėrpara, por fatkeqėsisht nuk kemi mundur qė tė realizojmė nė tėrėsi atė premtim, nė radhė parė pėr shkak tė mungesės sė deputetėve tė PD-sė nė Kuvendin e Kosovės.

Kosovapress: Sa e rrezikon stabilitetin e Qeverisė qė nuk ka kaluar ky amendament, pėrderisa deputetė tė PD-sė kanė kėrcėnuar se do tė largohen?

Agani: Ēėshtja e stabilitetit tė qeverisė pas kėtij votimi ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn do tė deklarohen organet e PD-sė. Ne, tė premten, e kemi mbledhjen e kryesisė sė partisė, ku do tė vendosim edhe nė Kėshillin Drejtues tė partisė dhe t’i vlerėsojmė kėto zhvillime. Ėshtė fakt se nuk kemi mbėshtetjen e pritur, bile sė paku tė njė numri tė deputetėve tė Partisė Demokratike tė Kosovės tė cilėt jemi nė koalicion qeveritar dhe pėrkitazi organet qendrore tė partisė nė radhė tė parė Kėshilli Drejtues i partisė do tė pozicionohet dhe me siguri se do tė gjejė pėrgjigjen adekuate.

Kosovaress: Ndiheni tė tradhtuar nga deputetėt e PDK-sė?

Agani: Nuk mund tė them se ndihemi tė tradhtuar, sepse ne nuk kemi pas marrėveshje tė shkruar, se do tė kemi mbėshtetje qind pėr qind tė kėrkesave tona. Por, nė njė farė mėnyre ndihemi tė zhgėnjyer me faktin qė nuk e kemi pas atė shkallė tė mirėkuptimit pėr kėrkesat tona politike dhe kemi pritur njė shkallė mė tė madhe tė mbėshtetjes, duke pasur parasysh se deputetėt e PD-sė dhe tė Koalicionit pėr Kosovė tė Re nė vazhdimėsi i kanė mbėshtetur nismat ligjore dhe tė tjerat vendimet e PDK-sė, dhe me kėtė rast nuk ėshtė parė nga ana e tyre. Mund tė them se bėhet fjalė pėr njė zhgėnjim, nuk kisha thėnė tradhti.

Kosovapress: Ju keni thėnė se kjo ēėshtje do tė shqyrtohet pas Festės sė Bajramit, ndėrsa festa ka kaluar qė 10 ditė?

Agani: Ne si subjekt politik dėshirojmė t’i analizojmė gjėrat shtruar. Jemi duke bėrė konsultime edhe me partnerėt e koalicionit, edhe me faktorėt tjerė vendimmarrės, pėrkitazi ēėshtje, nė mėnyrė qė kur t’i marrim vendimet tė jenė mirė tė informuara dhe tė mos tė jenė vendime tė ngutshme tė partisė, sepse pėr destabilizim ėshtė lehtė. PD-ja nė vazhdimėsi ka pas me tė vėrtetė interesat e shtetit, para se ato partiake, por nė kėtė rast ka pritur qė edhe PDK-ja tė reflektojė mė seriozisht nė kėtė proces dhe qė ata tė kenė interesat shtetėrore para interesave tė ngushta tė tyre partiake. Me kėtė rast kemi dėshmuar dhe megjithatė nė periudhėn shumė tė shkurtėr kohore, mendoj qė mbledhja e ardhshme e Kėshillit Drejtues thuajse nuk duhet tė mbahet mė larg se sa brenda javės pas mbledhjes sė kryesisė sė partisė dhe ne do t’i kemi vendimet tona.

Kosovapress: Po nė Kuvend do tė ketė ndonjė iniciativė dhe a mund tė rikthehet sė shpejti ky amendament?

Agani: Iniciativat i kemi menjėherė dhe kėto iniciativa nuk janė tė PD-sė, por janė tė dakorduara edhe me udhėheqjen e lartė tė PDK-sė, e kjo ka tė bėjė me atė qė ne do tė kėrkojmė tė themelohet njė komision shtetėror, i cili do t’i qaset zbatimit tė lėndės fetare nė shkolla, nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse dhe tė dalė me njė raport para Kuvendit tė Kosovės, pėrkitazi me praktikat e bashkėsisė evropiane dhe pėr mundėsitė e zbatimit tė kėsaj lėnde nė sistemin arsimor tė Kosovės. E dyta, do tė kėrkojmė nga kryeministri i vendit dhe ministri i resorit pėrkatės nė mėnyrė qė tė mos kemi diskriminim nė baza fetare qė nėnkupton qė mos tė ndodhė qė ndonjė vajzė pėr shkak tė bindjeve fetare duke mbajtur mbulesėn e kokės, ose shaminė tė pėrjashtohet nga procesi mėsimor. Kėto janė dy kėrkesa qė besoj se do tė hasin nė mirėkuptim tė plotė te partneri i koalicionit qeveritar dhe mendoj se kėto dy kėrkesa do tė hapin rrugė edhe pėr njė bashkėveprim tė mėtutjeshėm nė kėtė rrugė, nė mėnyrė qė proceset e filluara tė pėrfundojnė nė mėnyrėn mė tė mirė gjatė kėtij mandati tė qeverisjes, dhe pse jo, edhe me njė iniciativė pėr amandamentimin e ligjit tė posamiratuar, sepse ligjet janė pėr tė ndryshuar dhe nuk ka kurrfarė pengese qė tė i hyhet procesit tė amandamentimit tė kėtij ligji.



vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė