Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 21:11   #117
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deputetėt i thonė JO“Mėsimbesimit” nė shkolla

Boll mo! E kemi kuptuar lojėn!



Fahri Xharra


Mjaft mo se na ngulfatet! Nuk jemi shqiptarėt e kohės sė Esad Pashė Toptanit, ku “dum`babatė” luanin lehtė me ne. Ata na diktonin se si te mbathemi, se si te vishemi se si te flasim. Ata na i caktonin rrugėt e jetės. Hoxhallarėt e kohės sė sotme duhet ta dinė ndryshimin me shqiptarėt e pėrmendur mė lartė dhe neve tė sotmit, se ne dimė shkrim-lexim, se ne sot flasim shumė gjuhė tė huaja, se edhe ne tė tjerėt dimė tė shkruajmė dhe lexojmė edhe arabisht, pėrveē tjerash, nėse kjo ėshtė e rėndėsishme.

Mos i keqinterpretoni gjėrat, mos na ngulfatni. Na leni rehat nė rrugėn tonė qė na e ka caktuar vetė perėndia. Rruga e jonė, ajo e trajektores sė DIELLIT, ėshtė e vetmja rrugė qė ne sot e dimė dhe mundemi, dhe do ta ndjekim. Mos na i pudrosni gjeneratat e reja me pluhurin e rrugės pa dalje. Kot e keni. Ne jemi ata qė nuk do tė lejojmė kthimin prapa, nuk do t’i lejojmė askujt qė tė na pengon nė rritjen e miqėsisė me Evropėn. Evropa jemi ne.

Ne shqiptarėt myslimanė kemi praktikuar ato pak rite tė mbetura nga okupimi shumėshekullor turko-mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vėrteta tė jetės, qoftė pėr njė mbijetesė apo njė jetė mė tė mirė. Vlerėsimi i tė huajve ishte se jemi “myslimanė tė lehtė”. Por, ēfarė u mendua kur na quajtėn “myslimanė tė lehtė”? Evropa na donė vetėm kėshtu. E edhe ne e duam Evropėn ashtu si ėshtė.

Qėllimi i shkrimit tim ėshtė qė ata qė duan ta mėsojnė tė vėrtetėn mbi vellot, shamitė, perēet, ferexhenė dhe “havalen” dhe nė pėrgjithėsi fshehjen e femrės nga “sytė e botės”. Qėllimi shumė i pastėr pa kurrfarė tentimi tė ē`vlerėsimit tė feve. Ato (fetė) le tė vazhdojnė me qenė. Ato le tė punojnė pėr ata qė duan, por pa kurrfarė imponimi ligjor pėr tė tjerėt.

Jam konsultuar me njė literaturė tė shėndoshė nga burimet arabe dhe ēdo fjali qė e pėrmendi nė tekstin e mėposhtėm e ka burimin e shkruar prej nga ėshtė shkėputur. Do i pėrmendi termet arabe pėr mbulesė tė femrės tė cilat po keqpėrdoren nga ata qė po iu shkon pėr shtati: hijāb (higjab); jilbāb (gjilbab); khimār ( himar);

Ēka thotė libri i shenjtė pėr vellon? Asgjė. Bile asgjė. Kurrkund nuk pėrmendet koka e femrės. Fjala “flokėt” (sha`ar) aty nuk gjendet fare. Zoti nuk thotė asgjė as pėr mbulimin e as pėr zbulimin e flokėve. Nuk ishte qėllimi i ardhjes sė Kur`anit qė t’i mėsoj njerėzit se si tė vishen. Fjala vello, me qėllimin se si i ipet sot, nuk ėshtė pjesė e fjalorit dhe porosive kuranore. Velloja ėshtė njė “krijesė” e shariatit.

Kurani dhe Hijab-i

Nga historia dhe origjina, bartja e Hijabit ėshtė institucionalizuar nga “Sharia”, ligji fetar i Islamit. Hijabi ėshtė i ndėrlidhur vetėm me dy vargje tė Kuranit, dhe iu ėshtė imponuar myslimanėve. Fjala ėshtė pėr vargjet 24:30, 31, 33:59.

1. Surja: Nuur (Drita),vargjet 30-31.

Kurani i paraqet principet e ligjit tė thjeshtėsisė (modestisė) nė kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtėsia iu pėrshkruhet si myslimanėve ashtu edhe myslimaneve: “Thuaju besimtarėve qė tė largojnė shikimin qė tė ruajnė dėlirėsinė, dhe t’i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtė e tyre... Allahu ėshtė i sigurt, njohės shumė i mirė se ēka ata bėjnė”...30,31.

Sipas vargjeve tė mėsipėrme, myslimani duhet tė vishet si i ka hije njeriut nė mėnyrė tė thjeshtė. Pra nuk parashihet asnjė ndalesė e as dėnim pėr femrat e shpluara. (e pėrkthyer dhe e shpjeguar nga Muhammad Asad, Mesazhet e Kur`anit (Dar el- Andalus 1984). Himari, dhe pėrdorimi i tij shėrben pėr tė mbuluar gjoksin lakuriq tė femrės sė kohės dhe qė “gjoksi nuk ėshtė qė pa tjetėr duhet tė shihet”.

2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59

“Bartje e hijabit nė urdhrin e dytė tė Koranit”. Sipas tij nė atė kohė si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nėse femra myslimane duhej tė veshte njė pelerinė tė madhe, kur dilte nga shtėpia, arsyeja ishte qė tė mos ngacmon me pamjen e saj dhe tė sulmohet.
Bartja e vellos, hijabit nuk ėshtė urdhėr kuranik. (Ibrahim B. Sayed “ Women in Islam : Hijab (Islamic Reaserch Fondation International ,1998)

Kurse, Zonja Nazira Zin al-Din nė Al Sufur Wa`l-hijab (Beirut, Quzma Publication) shkruan “Moraliteti im dhe vetėdija ime pa njolla ėshtė mė e vlershme se sa bartja e mbulesės. Asgjė e mirė nuk duhet tė pritet nga pamja (dukja) e jashtme, tė gjitha tė mirat dhe virtytet qėndrojnė ne brendinė time”.
Bartja e mbulesės sė femrės ėshtė bėrė sot nė disa vende njė dėshirė politike, njė teatralizim i dėshirės pėr tė qenė e lirė. Krejt se ēka mendojmė pėr femrėn tė mbėshtjellėt apo jo, nė Kur’an nuk gjendet asnjė pėrshkrim i tillė.

Hijabi dhe injoranca ėshtė mbėshtjellėsi qė e mbulon zemrėn, dhe e pengon kėrkimin e sė vėrtetės pėr tė pasur qasje nė bashkim me Zotin dhe qė e pengon njohjen e fshehtėsisė sė brendshme. Atributet dhe sjelljet tona negative si egocetrizmi, lakmia, materializmi, egoizmi, dėshira, kėrkesat tona dhe shfrytėzimi i kufizuar i vetvetes si njė mbulojė e trashė do tė pengon dritėn e shenjtė tė Zotit tė ndriēon zemrat tona. Me kėtė rast ne e injorojmė tė vėrtetėn,unin tonė tė vėrtetė dhe mbesim nė kufirin me pamjen e sė tė vėrtetės. Sipas Kur`anit ,”velloja dhe terri ėshtė nė sytė e tė padijshmit, tė largojmė mosdijen e tė ballafaqohemi mė tė vėrtetėn”.

Hijabi – mbulesė e brendshme shpirtėrore

Emri “Hijab ( Higjab) nė Kur`an vetėm 7 herė pėrmendet, pesė prej tyre si “Hijab” dhe dy herė si “Hijaban”. Shihni 7:46, 17:45 , 19: 17 , 33:53 , 38:32 , 41: 5 , 42 :51. Asnjėherė fjala “Hijab” nuk ėshtė pėrdorur ,si po na thuhet sot nga tė pangopshmit nė lidhje “me kodin e veshjes sė femrės muslimane. Velloja apo hijabi nė Kuran nuk ka tė bėj aspak me ligjet e veshjes sė femrės, bile as asaj arabe.

Sot, krejt kjo ėshtė pėr tė vendosur diktaturat nė shtetet e caktuara tė botės, pėr tė krijuar njė kundėrsulm nga tė moderuarit e pėr tė pasur alibi pėr shtrirje tė tyre. S`ka aspak tė bėj me Islamin e vėrtetė.

Dr. Tarik Suwaidan thotė: “Nė shumė vende arabe tradita e moēme ka rifilluar tė praktikohet. Nėse e hedhim njė vėshtrim tė thellė pėr atė qė ishte praktikuar nė shekullin e 7-tė, ne do tė shohim shumė qartė “nė shtėpitė e kohės nuk kishte mure dhe duhej tė viheshin perde pėr tu ndarė burrat nga gratė, dhe se ato gra myslimane nuk duheshin tė bashkėbisedonin me burrat dhe tė qėndronin tė ndara pas njė perdeje...”

Pavarėsisht nga pohimet e eruditėve (dijetarėve) konservatorė, nuk ka asnjė bazė nė “Librin e Shenjtė” pėr mbėshtjelljen e femrave si gjė tė obligueshme, por pėrpjekja e tyre ėshtė njė sulm i tėrthorė nė imponimin torturues ndaj suverenitetit tė grave, dhe se tė gjitha autoritetet e pavarura e vėrtetojnė se nuk ka asnjė bazė pėr kėto urdhėresa kufizuese. Pėrveē kėsaj, ideja se Perėndia apo al-Llāh i preferon gratė e mbuluara ose qė trupi i grave ėshtė awra, vjen ngase gratė duhen tė jenė tė mbrojtura ndaj sulmit tė burrave dhe shoqėrisė imorale, kurse hijabi ėshtė i rremė dhe vetėm pėr tė penguar qasjen e gruas nė pavarėsinė arsimore, sociale dhe politike.

Kurse nė tokat mbarėshqiptare, qėllimet shihen prej kozmosit dhe janė tė qarta: lufta pėr pushtet dhe pėrkushtimi pėr tė dėrguar nė vend porosinė e porositėsve. Shkolla ėshtė njė vend i formimit e i edukimit tė qytetarėve tė rinj pėr t`i pėrgatitur tė jetojnė nė njė shoqėri laike me respekt tė lirisė fetare. Nė shkollat tona nė Kosovė ka katolikė, myslimanė, protestat, ortodoks, tė padeklaruar, ata janė aty tė jetojnė si njerėz tė lirė nė tė gjitha pikėpamjet fetare. Nė Kosovė, bartja e shamisė u imponohet vajzave tė reja, qoftė nga familja, qoftė nga bashkėfetarėt. Ajo shpreh njė pėrulje jo ndaj Perėndisė, por ndaj presionit tė rrethit. Bartja e shamisė nė Kosovė shpreh manifestimin e njė integrizmi fetar e qė ėshtė i rrezikshėm pėr ne, pasi kėtu jemi edhe jomyslimanėt tė njė kombi, gjuhe dhe historie.

Stigmatizimi i femrės myslimane nė Kosovė ėshtė njė fenomen i ri i shfaqur pas luftės sė fundit dhe debati lidhur me shaminė islamike i ka dhėnė shoqėrisė njė dimension tė ri.
Boll mo! E kemi kuptuar lojėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė