Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-12, 12:02   #1416
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje & Pergjigje

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
Ahahahaa tybe vec t'veta masi vete,.. se e veta edhe nje kolege ketu, i thash sot eshte festa e gruas, a e feston ? "A s'me sheh qe jam duke e festuar a ? Jo, po punoj si te gjithe grat e tjera"

oooKey ! thash, shnosh.
Valla e kam prite qe e din kete pergjegje Maki, qe lexo pak:

Disa historianė mendojnė se festa e nėnės ka filluar qė nga grekėt e lashtė kur festonin ditėt e pranverės. Ato festime i kushtoheshin zotit nėnė "Reja" bashkėshortja e "Krones, zotit at".

Nė Romėn e vjetėr po ashtu festohej festė e ngjashme me kėtė, ku adhuronin dhe madhėronin "zotin Sejbel", e cila besohej si nėnė e zotave tjerė. Kjo e fundit kishte filluar tė festohej afėr 250 vjet para lindjes sė Isait, salallahu alejhi ue selem, dhe kėto manifestime fetare te romakėt quheshin "Hilaria" dhe vazhdonin pėr tre ditė me radhė, nga 15 deri 18 Mars.

"E diela nė Angli"

Ėshtė ditė e ngjashme me festėn e 8 marsit qė njihet te ne, mirėpo kjo festė quhej e diela e nėnave, ose e diela e gjysmė-agjėrimit, sepse kremtohej gjatė agjėrimit tė madh tė tyre. Disa thonė se festimet qė bėheshin pėr adhurimin dhe madhėrimin e "zotit nėnė, Sejbel", te romakėt, kisha i shndėrroi nė festime pėr nder dhe madhėrim tė Merjemes, alejhas selam (shėn Maria). Kėtė e filloi kisha duke i nxitur anėtarėt e saj tė vizitojnė kishat tė cilave u pėrkasin dhe kishėn kryesore duke sjell me vete edhe kurbane. Ashtu qė nė vitin 1600, tė rinjtė dhe tė rejat, qė zotėronin ndonjė zeje, filluan tė vizitojnė nėnat e tyre, duke u dėrguar dhurata dhe ushqime. Kėshtu ishte nė Angli, kurse tregimi vazhdon nė SHBA:

Ana Xharfis ėshtė ideatorja qė festa e nėnės tė bėhet festė zyrtare nė SHBA. Ajo nuk ishte martuar kurrė dhe ishte shumė e lidhur pėr nėnėn e saj. Dy vjet pasi vdiq nėna e saj, ajo filloi njė fushatė tė gjerė qė pėrfshinte biznesmenėt, ministrat dhe kongresmenėt pėr tė shpallur ditėn e nėnės si ditė pushimi nė vend. Ajo ndjente se fėmijėt nuk respektojnė atė qė bėjnė nėnat gjatė gjithė jetės, ashtu qė shpresonte se kjo ditė kur tė bėhet zyrtare, do tė shtojė ndjenjėn e djemve dhe vajzave kundrejt nėnave dhe baballarėve qė tė forcohen lidhjet familjare.

Kėtė gjest tė Ana Xharfis, kisha mė 10 Maj 1908, nė Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e pėrshėndeti dhe nderoi shumė, dhe kėshtu filloi tė festohet dita e nėnės nė Amerikė. Qė atėherė, filloi edhe karafili tė jetė si dhuratė e veēantė pėr kėtė festė, nė fillim i bardhė e pastaj i kuq.

Shpallja e parė zyrtare pėr kėtė festė nė SHBA ishte nė vitin 1910, nė perėndim tė Virxhinia-s, krahinė e Oklahomės, ashtu qė nė vitin 1911, e gjithė SHBA e festoi kėtė ditė. Ndėrkohė, festa kishte filluar tė festohet edhe nė Meksikė, Kanada, Kinė, Japoni, Amerikėn Latine, Afrikė etj. Atėherė, mė 10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua qė kėtė festė ta shpallė festė zyrtare, ndėrsa si ditė festimi, u zgjedh e diela e parė nga muaji Maj.

Kur e festojnė kėtė ditė

Data e festės sė nėnės dallon nga vendi nė vend, madje edhe mėnyra. Norvegjia e feston nė tė dielėn e dytė nga Shkurti, Argjentina – nė tė dielėn e dytė nga Tetori, Libani – nė ditėn e parė nga stina e pranverės, Afrika jugore – nė tė dielėn e parė nga muaji Maj, Franca – nė tė dielėn e fundit nga muaji Maj.

Nė 1913 gratė ruse festuan Ditėn e Gruas, tė dielėn e fundit tė muajit shkurt si pjesė e manifestimeve pėr paqe. Ndėrsa nė pjesė tė tjera tė Evropės nė 1914 kjo ditė filloi tė festohej nė 8 mars, shoqėruar me mbledhje dhe manifestime kundėr Luftės sė Parė Botėrore.



Ne si myslimanė, tė cilėve Allahu na ka nderuar me kėtė Fe dhe na ka dhėnė logjikė, nderin ndaj nėnės, gruas, bijave, motrave dhe ndaj gjinisė femėrore nė pėrgjithėsi e kemi detyrė ta bėjmė ēdo ditė dhe gjithherė, e jo tė imitojmė tė tjerėt duke shpikur festa e festa, qė nė brendi janė tė zbrazura dhe pa asnjė vlerė.

Duhet tė vetėdijesohemi pėr vlerat qė kemi, pėrndryshe nuk arrijmė mė shumė sesa tė bėhemi imitues tė tjerėve. Pėr kėtė ka paralajmėruar edhe I Dėrguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem nė kontekst qortimi: "Do t'i pasoni ata qė ishin para jush, pėllėmbė pas pėllėmbe dhe krah pas krahu, madje sikur ata tė hynė nė vrimėn e zhapiut do tė hyni edhe ju". E pyetėn: "Ke pėr qėllim ēifutėt dhe krishterėt?" "Po kė tjetėr?!" – u pėrgjigj ai. (Shėnojnė Buhariu 3269, Muslimi 2669)

Allahu i Lartmadhėruar nė Kur'an thotė: "Zoti yt ka urdhėruar, qė tė mos adhuroni askėnd tjetėr pėrveē Atij dhe, qė tė silleni mirė me prindėrit. Nėse njėri prej tyre ose tė dy arrijnė pleqėrinė te ti, mos u thuaj atyre as 'uh'!, mos i kundėrshto, por drejtoju atyre me fjalė respekti". (Isra 23).

Tė Dėrguarin e Allahut njė njeri e pyeti: O i Dėrguar, kush nga njerėzit meriton qė mė sė miri tė sillem ndaj tij? Nėna jote – u pėrgjigj. Po pastaj? – pyeti sėrish. Nėna jote – u pėrgjigj njėjtė. Po pastaj? – pėrsėriti pyetjen. Nėna jote – u pėrgjigj prapė. Po pas saj? – pyeti prapė. Babai yt – u pėrgjigj i Dėrguari, salAllahu alejhi ue selem.

Pėr bashkėshorten: I Dėrguari salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė me familjen e tij. Unė jam mė i miri ndaj familjes". (Shėnon Tirmidhiu 3830)

Pėr vajzat dhe motrat: Resulullahi, salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Kush ka tre bija apo tre motra, ose dy bija apo dy motra, me tė cilat sillet mirė dhe kujdeset, atij i takon xheneti". (Sahihu Tergib 1973).

Kėshtu na porosit kjo Fe, prandaj, ai qė komenton Islamin ndryshe ai ka folur tė pavėrteta. Ndėrsa, ai mysliman qė nuk sillet sipas kėtyre porosive, ai ėshtė bėrė shkak qė ky i pari tė flet tė pavėrteta. Tė bėhemi pra, respektues tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij lidhur me gratė dhe atėherė e shohim se 8 Marsi nuk do vėrehet, madje njerėzit do binden se kjo datė qenka njė mashtrim dhe jo respekt dhe nderim i vėrtetė pėr gruan.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė