Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-13, 16:05   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kalendarėt e shqiptarėve

Ky kalendar ka qenė i pėrhapur edhe nė Kosovė dhe gjurmė tė tij vėrehen edhe nė ditėt tona. Kėshtu dimri i ka dy pjesė karakteristike: arbain dhe hamsin. Sipas tė vjetėrve nė fshatrat e vendit tonė: arbaini ėshtė pjesa e dimrit nga 22 dhjetori deri mė 4 shkurt, ndėrsa hamsini nga 5 shkurti deri mė 21 mars kur fillon pranvera. Emrat arbain dhe hamsin janė numėrorė nė gjuhėn arabe. Por ndėrsa emrat janė ndikim i huaj nga koha osmane, pėrkundrazi muajt janė pjesė e kalendarit tė lashtė shqiptar. Janė po kėta muaj qė nė vise tjera njihen si bryms dhe ngrijs. Edhe legjenda e plakės tek ne tregohet me kėta dy muaj. Pjesa mė e rrezikshme e dimrit janė ato tri ditė qė arbaini i dha hua hamsinit, kur e ngriu plakėn "me ēka ka". Ai iu lut: "Arbain o vėlla, mė jep tri ditė hua, t'a ngrij plakėn me ēka ka". Nuk po e japim legjendėn e plotė meqėnėse nuk ka ndonjė veēanti tjetėr pėrveē qė ndėrrojnė emrat e muajve. Tri ditėt e ftohta sipas legjendės janė tri ditėt e para tė "Ngrijsit" (hamsin). Si duket nga kjo edhe e merr emrin pasiqė pjesa e dytė e kėtij muaji, mė afėr pranverės, njihet si kohė e ngrohjes graduale tė motit.

Ka pasur tendenca qė disa nga kėto festa tė vendosen 13 ditė mė herėt se qė janė, nė emėr tė reformės gregoriane. Kėto tendenca janė tė hershme qė nga koha kur papa Gregori XIII e bėri reformėn. Pėr kėtė na informon Marin Bici mė 1610:

"Tash gjatė dasmės, gjatė bisedave qė i bėmė nė tavolinė, unė vėrejta qė njerėzit aty kishin qenė tė pakėnaqur me korrektimin e kalendarit, pėrkatėsisht me reduktimin e dhjetė ditėve tė bėra nga Gregori XIII. Ata pohuan se ata besojnė se kjo ėshtė thjesht njė kapriēo dhe kishin pėrshtypjen qė ata do tė vuajnė shumė dėme dhe nė veēanti humbje nė tė korra, tė cilat qė nga kohėra tė lashta kishin qenė tė mjafta." (M. Tirta)

Pra siē shihet malėsorėt nė Mirditė pėr tė cilėt flet Marin Bici, nuk kanė pasur ndonjė bestytni, por kalendari i tyre ka qenė bazuar pikė sė pari nė dukuri astronomike tė cilat fshatari i asaj kohe ka ditur t'i vėzhgojė shumė herė mė mirė e mė saktė se sa qytetari i ditėve tona. Po tė zbatohej reforma gregoriane, fshatarėt do ti bėnin punėt bujqėsore gjithnjė disa ditė mė herėt, dhe kėshtu do tė kishte pasoja nė rendimente.

E vėrteta ėshtė se reforma gregoriane nuk ka tė bėjė asgjė me kalendarin e lashtė shqiptar por ėshtė ndėrmarrė vetėm pėr kalendarin julian. Kjo reformė nuk e pėrfshin kalendarin islamik, kinez, hindus, e kuptohet qė nuk e pėrfshin as kalendarin shqiptar. Siē thotė edhe Rrok Zojzi shqiptarėt matnin kohėn me anė shenjash duke shfrytėzuar diellin, prandaj ndėrrimet e herė-pas-hershme i bėnin vetė duke u bazuar nė kėto dukuri tė natyrės.

Pastaj nėse ne i lozim disa data pėr 13 ditė mė herėt, atėherė ato nuk do tė pėrfaqėsojnė dukuritė e natyrės tė cilat i kanė pėrfaqėsuar deri tani. Si mundemi p.sh. ta vendosim Shėngjergjin mė 23 prill, kur ai nė tė vėrtetė sipas traditės gjendet nė largėsi tė barabartė mes ekuinoksit pranveror dhe solsticit veror? Pra i bie nė datat 6, 7 e 8 maj, dhe nuk mund tė vendoset mė 23 prill siē ka bėrė kisha katolike.

Prandaj ne mendojmė se festat duhet tė mbesin ashtu siē kanė qenė nė kalendarin e lashtė shqiptar, duke mos iu nėnshtruar reformės sė panevojshme gregoriane.

Ditėt e javės, rėndom thuhet se janė shpikur nė Babiloni. Mirėpo, java duke qenė njė e katėrta e muajit hėnor, ėshtė dukuri astronomike dhe si e tillė ėshtė shpikur si njėsi kohore nė vende tė ndryshme pavarėsisht nga njėri tjetri. Deri te java ėshtė arritur lehtė. Cikli hėnor prej 29 ditėsh ėshtė ndarė nė dy pjesė, njėra nga hėna e re tek e plota, dhe tjetra nga hėna e plotė tek hėna e re. Mė pas edhe kėto dy pjesė janė ndarė pėrgjysmė duke marrė pėr pikė ndarjeje gjysmėhėnėn. Kėshtu ka ardhur deri tek java shtatė ditėshe (7 x 4 = 28), qė nuk pėrputhet plotėsisht me ciklin hėnor, por qė ėshtė mė sė afėrmi me tė. Kėto gjėra duhet tė jenė kryer herėt, kur nuk kishte shkrim.

Fakti se nė Babiloni kishte shkrim mė herėt se nė vende tjera nuk do tė thotė se kishte edhe kalendar mė herėt se vendet tjera. E vėrteta ėshtė se si nė Babiloni ashtu edhe tek popujt tjerė semitė, ditėt e javės emėrtohen me numra rreshtorė. Ndėrsa tė vetmit popuj qė emrat e ditėve tė javės i emėrojnė sipas planetėve apo perėndive, janė: shqiptarėt, romakėt, grekėt antikė, keltėt, gjermanikėt dhe indusėt. Madje nė tė gjithė kėta kalendarė ditėt e javės kanė tė njėjtėn radhitje dhe pėrputhshmėri nė kuptimin e emrave mes ditėve tė javės sa qė duket sikur janė pėrkthyer nga njėra gjuhė nė tjetrėn.

Kėshtu e hėna nė shqip vje nga 'hėna' pra dita qė i kushtohej hėnės; nė latinisht 'dies lunae', nė gjermanisht 'montag', nė anglisht 'monday', nė greqisht 'hemera Selenes'. E marta i kushtohet perėndisė sė luftės (Areo-Martis-Dienstag-Tuesday), e mėrkura perėndisė Mėrkur (Hermeo-Mercuris-Odin-Mėrkur), e enjtja perėndisė sė rrufeve (Dios-Jovis-Thor-Enji), e premtja perėndeshės sė bukurisė (Afrodite-Veneris-Freya-Prenda), e shtuna Saturnit (Kronou-Saturni-Saturday-Shtun), dhe e diela Diellit (Heliou-Solis-Sonntag-Sunday-Diell).

Pėrdorimi i parė i ditėve tė javės me emra planetėsh evidentohet tek dijetarėt ballkanas nė Aleksandri, pas pushtimeve tė Lekės sė Madh. Mė pas Romakėt hoqėn dorė nga nundinet e veta (periudhė 9-ditėshe), dhe huazuan javėn shtatė-ditėshe nga bota helenistike. Kjo ndodhi me futjen e kalendarit julian nga dijetari e Jul Cezarit, Sosigeni. Mė pas romakėt, ua shpėrndanė tė tjerėve javėn sė bashku me emrat. Gjermanėt i pėrkthyen, pra i huazuan nė formė kalkesh. Popujt neo-latinė dhe keltėt poashtu i trashėguan ditėt e javės nga latinishtja, si derivate fonetike (E. Zerubavel). Kėshtu emėrtimet e ditėve tė javės nuk u morėn nga babilonasit apo ndonjė popull tjetėr semit, meqė siē thamė semitėt i emėrtonin ditėt me numra. Por a janė pėrdorur kėto emėrtime ditėsh nga populli iliro-shqiptar edhe mė parė, para kohės helenistike apo i morėn nga bota helenistike mė vonė kur kishte kontakte mes popullit ilir dhe asaj bote tė zhvilluar (p.sh. Pirroja gjendej sa nė pallatin e Glaukut sa nė Aleksandri)? Ndryshe do tė pyesnim: a ishte kjo traditė e lashtė pellazgo-ilire qė maqedonėt me pushtimet e veta e bartėn nė Aleksandri, apo i shpikėn vetėm pasi shkuan atje? Qė ka ndikime nga koha romake kjo shihet si nė emrat e ditėve (martė, mėrkurė, shtunė) e ndoshta edhe tek emri "javė" si derivat fonetik nga latinishtja i fjalės "jovis", por kjo nuk vulos asgjė mė shumė. Kjo ēėshtje do njė studim mė tė thellė, por ne vetėm do tė japim disa fakte qė e lėnė hapur mundėsinė qė kėto emėrtime tė ditėve tė javės tė jenė njė traditė e hershme ballkanike.

Nė favor tė origjinės ilire tė emrave tė ditėve tė javės flet bestytnia e fortė qė kanė shqiptarėt nė lidhje me ditėt e javės. Robert Elsie tregon se dita e martė konsiderohej si dita mė terse ndėr ditėt e javės, se tė enjteve ishte zakon tė bėheshin dasmat; dikush parapėlqente tė priste thonjtė nė kėtė ditė por askush nuk guxonte tė qepte ndonjėgjė sepse mund tė verboheshin nga krijesa tė mbinatyrshme. Profesor Ukė Xhemaj tregon pėr "tri tė enjte tė bardha" para Shėngjergjit, gjatė tė cilave nuk punonte askush; kėto mbaheshin si ditė pushimi. Spiro Shkurti thotė se konsideroheshin terse ato ditė jave qė pėrmbanin shkronjėn 'r' brenda emrit tė tyre si e martė, e mėrkurė dhe e premte. Sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, kumbaria dhe vėllazėrimi nuk mund tė lidheshin as tė martėn as tė premten vetėm nė ditėt tjera tė javės. Mark Tirta citon relatorin e Papės, Kerubinin tė ketė shkruar mė 1638: "... nė ēfarėdo dite tjetėr qė u ndodhte ndonjė rrezik, po n'atė ditė mbanin dhe mbajnė festė, dhe thonė: nė kėtė ditė mė ka ndodhė kjo e keqe etj; dhe kėshtu shumė ditė tė tjera tė javės i mbanin dhe i mbajnė festė si tė martėn, tė enjten etj". Edhe Anton Ēetta ka vjelur nė Drenicė njė legjendė me "tri tė Martet" dhe "Martin e madh", tė cilėt shitojnė ata qė punojnė ditėn e martė. Kėta ishin vetėm pak shembuj qė ne sollėm kėtu. Njė pasuri kaq e madhe me tradita dhe misticizėm nė lidhje me ditėt e javės, lė tė hapur mundėsinė pėr njė origjinė pellazgo-ilire (ballkanike) tė emrave tė ditėve tė javės. Edhe Edvin Zhak (Edwin Jacques) ua mvesh pellazgėve shpikjen e emrave tė ditėve tė javės nė shqip. Po kėta emra tė ditėve tė javės kanė arritur edhe nė Indi gjatė periudhės helenistike ku janė pėrkthyer nė gjuhėn vendėse (E. Zerubavel).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė