Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-13, 16:06   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kalendarėt e shqiptarėve

Me kėtė festė si duket lidhet edhe festa e krishterizuar e Shėn Vlashit (3 apo 11 shkurt), qė ėshtė mbrojtės i tufave tė bagėtive (R. Elsie), siē duket pikėrisht pėr shkak tė frikės sė pėrhershme nga ujqit. Njė ritual qė mund tė ketė lidhje tė vjetėr me kėtė festė ėshtė edhe Todorja, e cila mbahet nė fund tė shkurtit, tek shqiptarėt e krishterė tė Rekės sė Epėrme (R. Elsie).

Nė fund festa e pranverės qė i bie mė 21 mars (nata) dhe mė 22 (dita). Kjo ka pėsuar zhvendosje tė shumta, mė 1 mars, 14 mars, mė 25 mars, tė njohura me emrat: Dita e verės, Vangjelizmoi, Sulltan Nevruzi, Dita e Zojės, etj. Edhe kjo festė nė zanafillė ka qenė nė datėn e lart-cekur. Kjo festė ka rėndėsi tė madhe nė trevat mesdhetare shqiptare (Shqipėria politike, Opoja, Maqedonia etj), ndėrsa nė Kosovė vetėm kanė kujdes qė tė mos presin drurė nė kėtė ditė sepse ėshtė mėkat, ndėrsa nuk njihet ndonjė festim.

Po japim dhe njė listė tė periudhave tė vitit:

Kryet e Motmotit - 6-8 maj (tri ditė)
Veror - 9 maj deri 22 qershor.
Korrik - 23 qershor deri 6 gusht
Djegagur - 7 gusht deri 20 shtator
Vjeshtė - 21 shtator deri 4 nėntor
Mesi i Vitit - 5-6 nėntor (dy ditė)
Dimror - 7 nėntor deri mė 21 dhjetor
Bryms - 22 dhjetor deri mė 4 shkurt
Ngrijs - 5 shkurt deri mė 21 mars
Pranverė - 22 mars deri mė 5 maj

Vėrejtje: Gjatė kėtij punimi keni vėrejtur se emrat e muajve tė kalendarit tė lashtė i kam shkruar me shkronjė fillestare tė madhe dhe i kam futur nė thonjėza, me qėllim qė tė dallohen emrat e muajve tė kalendarit tė lashtė nga emrat e kalendarit tė ri, si p.sh. korrik, djegagur, qė janė nė tė dy kalendarėt, si dhe pranverė e vjeshtė qė janė njėkohėsisht edhe stinė nė kalendarin e ri.


Kalendari maqedon

Ky ishte njė kalendar i maqedonėve tė lashtė, qė nė periudhėn helenistike, adoptuan strukturėn e kalendarit babilonas nė mbretėrinė e Seleukėve (W. W. Tarn), dhe strukturėn e kalendarit egjiptian nė mbretėrinė e Ptolemejve, ndėrsa ruajtėn emrat e muajve maqedonė (L. Depuydt). Kalendari maqedon ka qenė kalendar i pastėr diellor, njė variant lokal i kalendarit tė lashtė shqiptar, por gjatė shekujve IV p.e.s., tok me helenizimin sipėrfaqėsor tė elitės maqedone, ndodhi dhe helenizimi i kalendarit, duke e futur nė pėrdorim edhe ciklin hėnor (lunar), kėshtu kalendari u kthye nė luni-solar (E. Greswell). Ndikimi helen shihet edhe nė emrat e disa muajve si artemision sipas hyjneshės Artemida, muaji panemos qė gjendet edhe nė kalendarėt e ndryshėm tė poliseve helene, etj. Pėrshtatja me kalendarėt aziatikė ka ndodhur ende mė vonė pas pushtimeve tė Lekės sė Madh. Neve na interesojnė emrat e muajve, njė pjesė e tė cilėve gjejnė shpjegim nė shqip ose me emrat e muajve tė kalendarit shqiptar.

Emrat e muajve maqedonė (Calendars in Antiquity...):

Hyperberetaios
Dios
Apellaios
Audnaios
Peritios
Dystros
Xanthikos
Artemisios
Daisios
Panemos
Loos
Gorpiaios

Nga kėta emra po veēojmė ata qė mund tė lidhen me shqipen:

Hyperberetaios ėshtė kompozitė ku pjesa e dytė beretaios ka lidhje etimologjike me emrin shqip britmi (C. Malte-Brun). Nė kalendarin e ri shqiptar pėrdoren muajt britmi i parė (shtator), britmi i dytė (tetor) dhe britmi i tretė (nėntor). Muaji hyperberetaios i bie nga fundi i shtatorit deri nė fund tė tetorit.

Dios ėshtė njė emėr i lashtė ilir pėr Zeusin (Aristidh Kolja e lidh me fjalėn shqipe ditė). Kjo shihet edhe tek emri Diona, grua e Zeusit, kulti i sė cilės nė Epir ishte kult shtetėror, dhe shihet nė faktin qė Dios ishte njė muaj autokton nė kalendarin e fisit ilir tė Perrhebėve (A. E. Samuel).

Peritios i bie nė janar-shkurt. Edhe ky ėshtė njė variant i emrit britėm (C. Malte-Brun).

Dystros ėshtė njė muaj qė nuk figuron tek kalendarėt grekė, prandaj mund tė ketė lidhje me shqipen "dyst" = rrafsh apo shesh, por se tani nuk mund tė japim ndonjė shpjegim pėr kėtė emėrtim.

Daisios (maj-qershor) ėshtė emėr mjaft i pėrhapur ndėr ilirė, dhe ka kuptimin "dash". Ndoshta ka lidhje me flijimet e bėra nė atė kohė.

Loos (korrik-gusht), sipas Malte-Brunit shpjegohet me emrin Lonar qė e pėrdorin shqiptarėt pėr korrikun nė kalendarin e ri.

Gorpiaios (gusht-shtator), duhet tė ketė lidhje me fjalėn shqipe 'gjarpėr', 'gjarpij'.

Malte-Bruni pėrmend dhe njė shprehje tė fshatarėve maqedonė 'Krios' tė cilėn ai e lidh etimologjikisht me muajin shqip 'qershor'.

Kalendari iliro-epirot

Ky ishte varianti iliro-epirot i kalendarit lunisolar grek. Ky kalendar pėrdorej nė Ilirinė jugore, Epir dhe nė ishullin e Korfuzit. Mekanizmi mė i vjetėr llogaritės i quajtur "mekanizmi i Antikytherės" nga shekulli I p.e.s. qė shėrbente si kalkulator mekanik pėr njehėsimin e kohės, i gjetur nė detin Egje, punonte sipas kėtij kalendari. Muaji i parė ėshtė emėrtuar sipas qytetit epirot Phoinike (sot Finiqi afėr Sarandės).

Lista e muajve:
1. Phoinikaios
2. Kraneios
3. Lanotropios
4. Machaneus
5. Dodekateus
6. Eukleios
7. Artemisios
8. Psydreis
9. Gameilios
10. Agrianios
11. Panamos
12. Apellaios

Nė regjionin ku pėrdorej ky kalendar, gjendej dhe Dodona, ku mbaheshin ēdo katėr vjet lojėrat sportive tė quajtura Naa (R. Hannah).


Kalendari romak (Kalendari i ri apo i sotėm)

Kalendari qė ne pėrdorim sot ėshtė kalendar romak. Nė bazė tė evoluimit tė disa emrave si april-prill dhe august-gusht, ku shihet rėnia e a-sė nga emrat antikė, dukuri qė ka ndodhur nė gjuhėn shqipe (E. Ēabej), mund tė thuhet se ky kalendar ėshtė pėrdorur nga njė pjesė e popullit shqiptar qė nga koha romake, pa ndėrprerje. Muajt e kėtij kalendari kanė vetėm 28, 29, 30 apo 31 ditė. Nė zanafillė kanė qenė muaj hėnorė dhe zgjasnin 29.5 ditė. Ndryshimet e mėvonshme gjatė kohės antike, kanė bėrė qė muajt e kėtij viti tė mos kenė paralelizėm tė plotė me ciklin hėnor, duke qenė pėr 1-2 ditė mė tė gjatė (R. Hysa).

Muaji i parė i vitit, janari, nė tė kaluarėn ėshtė quajtur kallnor, kallnduer, qė duhet tė vijė nga fjala 'kalendar' (Rr. Zojzi). Emri kollozhek qė ėshtė ruajtur diku-diku, ėshtė huazim nga bullgarishtja. Emri kallndor ėshtė pėrdorur qė nga koha antike.
Muaji i dytė, ėshtė quajtur gjithnjė fruer, fror, qė rrjedh nga lat. februar. Edhe ky duke gjykuar nė bazė tė evoluimit tė emrit, duhet tė jetė pėrdorur nga koha antike.
Muaji i katėrt, prilli, rrjedh nga emri i Afroditės. Kjo hyjneshė me prejardhje pellazge me kuptimin 'afron-ditėn' (A. Kolja), tek mesapėt dhe etruskėt u quajt Aprodita (N. V. Falaski). Nga kjo muaji u quajt Aprilis nė latinisht (W. O'Neil). Dita e parė (1 prill) i kushtohej po kėsaj hyjneshe dhe quhej Veneralia (W. W. Fowler). Kjo nga ana tjetėr tregon pėr njė lidhje apo ngjashmėri mes kalendarit romak dhe kalendarit tė lashtė shqiptar nė kohėn antike, meqenėse prilli ėshtė i vendosur tėrėsisht brenda periudhės kur ėshtė "Pranvera" nė kalendarin e lashtė, qė ne e shpjeguam se rrjedh nga emri i po tė njėjtės hyjneshė (Prenda). Kjo dhe ngjashmėri tjera qė i pėrmendėm, si p.sh ditėt e ujqve nė dimėr dhe Luperkalia romake mė 15 shkurt, Festa e Zanave mė 6 gusht dhe e Dianės romake mė 15 gusht, janė pėrkime qė flasin pėr njė zanafillė tė pėrbashkėt pellazgjike tė kėtyre kalendarėve, ose nė tė kundėrt pėr njė ndikim tė fortė tė ilirėve mbi kulturėn romake.
Muaji romak 'jun', ose u shqipėrua nga ana e popullit si qershor, nė bazė tė qershive, ose nė tė kundėrt siē mendon Malte-Bruni do tė ketė qenė pėrdorur qė mė parė nga iliro-maqedonėt dhe vetėm i ėshtė mbivėnė si emėr muajit romak.
Muaji romak 'jul' tek shqiptarėt u quajt korrik, sepse hynte i tėri brenda asaj periudhe, qė nė kalendarin e lashtė quhej "Korrik".
Muaji gusht ėshtė derivat fonetik i emrit August. Kjo tregon qė ky muaj ėshtė pėrdorur nga shqiptarėt pa ndėrprerje qė nga koha e sundimit romak. Edhe kėtij iu dha emri shqip djegagur.
Muajt shtator, tetor dhe nėntor, ndryshe quhen edhe britmi i parė, britmi i dytė dhe britmi i tretė. Njė formė tjetėr ėshtė vjeshtė (e parė, e dytė, e tretė).
Tetori, nėntori dhe dhjetori, janė quajtur edhe me emra shenjtorėsh: tetori - shmitri, nėntori - shėmhilli, dhjetori - shėndreu, sipas festave qė mbaheshin nė kėta muaj nga ana e besimtarėve tė krishterė.
Emėrtime tė tjera nė shqip qė janė pėrdorur: pėr dhjetorin - dimėror, nėntorin - brymuer apo brymor, etj.

Pėrfundim

Siē shihet kalendari romak nuk ka ndikuar aspak mbi kelandarin e lashtė shqiptar. Madje kjo shihet edhe nė pėrdorimin e tyre paralel, si kalendari i lashtė me emra burimorė shqip (p.sh. Kryet e motmotit) dhe kalendari romak zakonisht me emra krishterė (p.sh. Shėngjergji). Nė tė vėrtetė kalendari i lashtė, siē e shtjelluam mė lart, ka ndikuar nė kalendarin romak nė pėrdorim brenda Shqipėrisė, duke i dhėnė emra shqip disa muajve. Rrjedhimisht, kalendari i lashtė nė formėn e pastėr siē ėshtė ruajtur ėshtė njė pasuri e madhe e folklorit dhe qytetėrimit shqiptar. Ndėrsa kalendarėt e tjerė, iliro-epirot dhe maqedon, si dhe kalenari romak me ndikime nga folklori shqiptar, paraqesin gjithashtu njė pasuri kulturore tė sė kaluarės iliro-shqiptare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė