Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:55   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KAMPI I RIEDUKIMIT

Mė caktuan ta vuaja dėnimin nė "kampin e riedukimit" tė Spaēit, ku plot tre vjet mė parė kish ndodhur revolta e tė dėnuarve, e cila qe shtypur me egėrsi tė pashembullt duke dėnuar me burg deri nė 25 vjet rreth 80 pjesmarrės dhe duke pushkatuar 4 prej tyre. Vetė kampit iu vu epiteti "i dėnuar", me qėllim qė tė mbahej nėn njė terror tė tillė, qė t'i detyronte tė dėnuarit e atjeshėm tė kujtonin me llahtar pėr vite me radhė ndėshkimin e asaj revolte. Ndonėse kur mbėrrita unė, aty mbretėronte terrori, kampi vazhdonte tė quhej zyrtarisht "kamp riedukimi". Si pėr tė zbutur pak realitetin qė kapėrcente edhe atė tė kampeve shfarrosėse tė Gjermanisė naziste.

Kur zbritėm aty nga autobuzi qė na solli nga Tirana si tė ishim kufoma, u gėzuam pėr ajrin dhe dritėn e diellit, sepse brenda asaj kutie lėvizėse qė ajrosej vetėm nga njė e plasur e hollė e derės dhe merrte dritė nga njė llampė sa ato tė njė elektriku dore, kishim filluar ta humbisnim shpresėn se do tė mbėrrinim gjallė. Na rreshtuan pėr njė me fytyrat kthyer nga dy godinat tre katėshe tė kampit, tė cilave u dukej vetėm fasada e mbrapme me taracat qė ishin nė njė nivel me truallin ku ndodheshim ne sepse terreni ishte me njė pjerrėsi marramendėse.

Nė vend tė "mirėseardhjes" u porositėm me njė kujdes "atėror" tė mos pėrziheshim me pėrbindėshat qė ndodheshin aty dhe, nėse kishim njė kokė mbi supe, atė ta vinim nė punė, po tė donim tė dilnim pėrsėri nė jetė qė nga ajo portė e hekurt. Tė ish ky vallė, paralajmėrimi i Dantes tek porta e Ferrit? ("Lini ēdo shpresė, o ju qė hyni brenda".) Jo! Ne s'e kuptonim ende se kjo thirrje kish tjetėr kuptim: "Ju mund tė dilni nga kjo portė, po tė lini brenda saj nderin dhe dinjitetin tuaj!" Ishte paralajmėrimi i turpshėm dhe kobzi i luftės qė do tė na bėhej aty pėr shkatėrrimin e personalitetit tonė.

Me tė zbritur nė depon e kampit pėr t'u pajisur me ujė dyshek kashte tė shoqėruar nga katėr batanie tė pista, tė konsumuara sa dukej drita e diellit, u dėgjuan tė shtėnat e njė mitralozi tė lehtė qė plagosi rėndė njė tė dėnuar, i cili, pasi kish kapėrcyer telin e parė tė rrethimit, i qėnkėsh lutur rojes ta qėllonte. Ai vdiq pasi i kishte ikur shumė gjak duke pritur ekspertizėn. U habita kur dėgjova ta shpjegonin vetvrasjen e tij si njė akt burrėror, ndonėse s'i kishin mbetur mė shume se njė vit e gjysmė nga masa e dėnimit pėr tė vuajtur. Madje, edhe ata qė thoshin, se ishte me depresion nervor, e shpjegonin kėtė veprim me njė qetėsi tė tillė sikur ta falenderonin natyrėn qė krijon tė tilla gjendje qė ia lehtėson njeriut mėnyrėn pėr tė shpėtuar nga njė vuajtje pa fund. Por kishte qė u vinte keq. Kėta ishin karakteret e forta me natyrė optimiste, qė e merrnin jetėn si vinte dhe s'e humbisnin kurrė shpresėn. Dikush m'u lut tė pranoja tė mė falte njė racion bukė me qėllim qė ta uroja se atė ditė ishte takuar me familjen e vet, me tė cilėn kishte vite qė s'ishte parė. Atė copė bukė, ndonėse nuk e hėngra, nuk e harrova kurrė. Vlera e dhuratės varet nga rrethanat. Ata qenė tė varfėr dhe s'i sollėn pothuaj asgjė nė takim, ndoshta, asgjė tė gatuar nga duart e nėnės, por ata i kishin sjellė lotėt e hidhur dhe lutjet e heshtura qė ai ua kish lexuar nė sy, qė t'i falte pse s'kishin mundur tė vinin mė parė.

Askujt nuk i tėrhoqi vėmendjen ardhja jonė, sepse duket miq tė tillė tė paftuar aty ishin tepėr tė shpeshtė, pėrveē njė tė njohurit, i cili, pasi dėgjoi ankesėn time pėr dėnimin e padrejtė, nėnqeshi me keqardhje, por edhe me njė lloj qortimi pėr naivitetin tim dhe mė tha se kisha ardhur aty me vonesė?!. . . Po, po, unė i persekutuari i hershėm duhej tė kisha ardhur aty mė parė! Tani e kuptoja atė urrejtje patologjike tė bishave tė Sigurimit, tė cilėt duke mė goditur, ulėrinin se ua kisha hedhur pėr shumė kohė. Dhe e binda veten se aty ishte vendi im, aty, ndoshta, duhej lozur akti i fundit i njė jete pa kuptim.

Mund tė duket e tepruar po tė thuhej se tė mbyllje hetuesinė dhe tė merrje vendimin e njė dėnimi, cilido qė tė ishte ai, pėr tė pandehurin nė Shqipėri ishte njė gėzim. Do tė dilja nga errėsira e birucės nė dritėn dhe ajrin e natyrės, nga shoqėria me minjtė do tė kishe tė bėje tani me njerėz, cilėtdo qė tė ishin ata, nga pasiguria e plotė pėr jetėn dhe kėrcėnimi i nderit, nė njė masė vuajtjeje konkrete qė do tė mėsoheshe ta pėrballoje. Do tė kaloje nga duart e njė bande kriminelėsh tė papėrgjegjshėm qė mund tė bėnin me ty gjithēka, nė duar tė specializuara rrogtarėsh qė diku pėrgjigjeshin pėr ty, tė paktėn si pėr njė kafshė pune.

Por ulėrima prej ujku e komisarit tė kampit se do t'i niste tė dėnuarit me barelė nė punė, ma tronditi kėtė lloj qetėsie dhe unė fillova tė interesohem pėr natyrėn, vėshtirėsitė dhe kushtet e punės nė minierėn e bakrit, grykat e galerive tė sė cilės, si njollat e zeza nė univers, qėndronin tė hapura ditė e natė pėr tė pėrpirė nė rropullitė e barkut tė tyre skllevėr tė kohrave moderne. Mėsova se puna aty qe shumė e vėshtirė, se pėr kushte pune as qė mund tė bėhej fjalė, se mosrealizimi i normės, nga tė dėnuarit kishte pasoja tė rėnda pėr ta, dhe se pėr atė mosrealizim ndėshkoheshin qė tė tre pjesėtarėt e grupit qė punonin nė front. Do tė futeshe, pra nė "varrezė" jo vetėm me kokėn nė torbė, por edhe me pėrgjegjėsinė e ndėshkimit tė shokėve tė tu tė punės pėr shkak tė paaftėsisė tėnde. Roja e punės qė tė merrte nė ngarkim si punėtor tek porta e hekurt e numėrimit, tė konsideronte tė ri e tė shėndoshė. Ndėrkohė unė isha krejt i hutuar, pa shprehi pune e kockė e lėkurė. Puna e sforcuar dhe me kushte tė rėnda bėnte pjesė nė format e dhunės pėr shkatėrrimin e tė dėnuarve. Nė minierė kish zona dhe fronte me temperaturė mbi 40 gradė celcius, lagėshti tė vazhdueshme, shina tė prishura dhe vagonė tė rėndė dy tonėsh. Asnjė martel me ujė, asnjė lopatė vetngarkuese. Njerėzit ngjiteshin si thnegla nėpėr tunelet e ngushtė me shkallė tė dėmtuara e gjithė baltė nga ujrat qė rridhnin brenda malit. Ata merrnin me vete njė kapele minatori, njė kandil primitiv me karbit dhe njė lopatė.

Tė dėnuarit nė minierė punonin lakuriq dhe me njė shpejtėsi qė tė habiste. Ata donin ta pėrfundonin punėn sa mė shpejt, tė strukeshin pastaj diku qė t'i shpėtonin ndonjė shėmbjeje masive, a hekurave tė policit tė brigadės, i cili priste jashtė nė barakė tė dhėna nga brigadieri i dėnuar qė ishte njeriu i komandės.

Porosia e diktatorit qė "armiqtė tė mbahen vazhdimisht nė punė tė rėnda fizike" kėtu qe kuptuar thellė dhe qe kthyer nė njė mjet "riedukimi". Duke lozur kukaēefas me vdekjen dhe duke e skicuar atė nėpėr galeritė e errta tė minierės, tė dėnuarit i krijonin vetes iluzionin se ishin tė lirė.

Varfėria dhe mjerimi qenė tė tilla sa kish njerėz qė nxirrnin gjak nga goja si tė sėmurė me mushkėri, tė cilėt i luteshin mjekut t'i lejonte tė dilnin nė punė, pėrshėndeteshin me shokėt me atė lamtumirėn e ushtarit qė niset nė luftė.

Nėqoftėse nga galeria vinte lajmi nga brigadieri se diku rrezikohej dalja e plotė e mineralit, atėherė tė tre pjestarėt e grupit tė atij fronti duhej tė dilnin jashtė, tė gjente secili nga njė tel dhe tė paraqiteshin tek polici i brigadės. Ky u lidhte nga njė gur tė rėndė duart e kryqėzuara mbrapa dhe ata duhej tė qėndronin ashtu nė kėmishė e mbathje gjithė natėn jashtė, duke pasur vetėm punė me erėn e ftohtė tė pėrroit. Dhe tė mendosh se kishte raste qė temperatura mbrrinte deri nė minus 29 gradė celcius, ndėrsa kėta tė gjorė, kur turni pas pune kthehej nė kamp, u duhej tė vraponin nėpėr monopate tė pjerrėta tė malit pėr t'u shpėtuar shkelmave tė policėve qė pėr t'u zbavitur i ndiqnin pas. Me anė tė punės komunistėt pėrpiqeshin ta kthenin njeriun nė kafshė. Sadoqė e kishin shpallur formalisht punėn e tė dėnuarit si kriterin themelor tė vlerėsimit tė shkallės sė tij tė pendimit, nė tė vėrtetė as qė pyesnin pėr tė dhe shpesh komisari i kampit ulėrinte se nuk i duhej puna, por disiplina, d.m.th shkalla e nėnshtrimit. Sadoqė nė kamp dhuna dhe terrori qenė tė hapura orientimet qė vinin nga "lart" e detyronin personelin e komandės tė montonte artificialisht ca forma marrėdhėniesh me tė dėnuarit qė tingėllonin fare qesharake. Nė njė kohė qė i dėnuari, po tė mos plotėsonte edhe njė ditė plan-detyrėn dėnohej rėndė, i kėrkohej tė angazhohej para "kolektivit" se do ta tejkalonte normėn. Edhe ky angazhim kėrkohej nė prani tė shumė policėve qė qėndronin me kamzhikė nė duar brėnda nė sallė. Mjerė ai qė nuk pranonte tė betohej. Nga gazrat e minierės tė dėnuarve u merreshin mėndtė, u pėrzihej dhe u dhimbte vazhdimisht koka. Pothuaj tė gjithė vuanin nga njė mungesė kronike oreksi. Njė ditė pushim qe njė ditė e garantuar. Nė ndėrgjegjen e terrorizuar tė kampit qėndronin akoma tė gjallė shokėt e zhdukur nė thellėsitė e malit. Ata vuanin tek i shihnin shokėt tė gjymtuar nga gurėt qė binin prej tavaneve tė paarmuara tė galerive tė minieres.

Njerezit qė s'e pėrballonin dot kėtė torturė, kėtė poshtėrim dhe i trembeshin kėsaj vdekjeje tė llahtarshme nė kėtė varr tė hapur, kryenin autolezione, ndonėse e dinin se pas mbarimit tė raportit mjekėsor, do tė futeshin aty pėrsėri. Ata qė s'kishin zemėr pėr njė gjė tė tillė, u luteshin shokėve t'u thyenin krahun a kėmbėn, duke ia qėlluar me dru, a gur tė rėndė. Meqė tensioni i lartė i gjakut tė pėrjashtonte nga miniera, shumė vetė e provokonin vetė, duke ngrėnė kafe tė bluar, a duke pirė duhan tė pėrzier me sheqer si dhe duke kapėrdirė vitamina PP.

Punėt e lehta me shpėrblim ishin tė pakta, prandaj midis tė dėnuarve qė i shėrbenin komandės, zhvillohej luftė. Ata i fusnin njėri-tjetrit leva hekuri nė dyshekun prej kashte e shkonin e raportonin policinė. Dhe ajo duhej t'i rrihte pėr vdekje tė dy palėt qė tė mund tė gjente fajtorin. Por, pėrgjithėsisht, mė shumė fitonte ai qė tregohej mė i zellshėm nė shpifjet ndaj njerėzve tė ndershėm, shpifie pėr tė cilat komanda kish shumė nevojė, sepse krijonte pėrēarjen midis tė dėnuarve dhe mbante tė ngritur tensionin. Ata qė ngulnin kėmbė tė mos punonin pasi ndėshkoheshin radhazi me 2-3 muaj birucė, dėrgoheshin nė burgun e Burrelit, ku takoheshin me ajrin dhe dritėn vetėm 2 orė nė ditė.

Kish raste kur shokėt e grupit tė punės nuk tė ndihmonin tė ngrije vagonin dy tonesh, qė kishte dalė nga shinat e dėmtuara. Ata, madje, tė pėrmendnin me pėrēmim se ishe armik i Partisė dhe i Pushtetit, prandaj ashtu siē kishe ditur ta kryeje atė krim, duhej ta ngrije vetė vagonin e rrėzuar. Veten e tyre ata e quanin "tė gabuar" qė u duhej t'ia shlyenin Partisė me punė mosmirėnjohjen e tyre, me pune duke na urryer ne tė deklasuarit, armiqtė e mirėfilltė tė revolucionit. Vetėm duke kujtuar vuajtjet e apostujve tė fesė, njeriu mund t'i kapėrcente me qetėsi fyerje tė tilla.

Sa e tmerrshme tė dukej hyrja e galerisė kur e shihje nga larg me mendimin se mund tė hyje nė tė, aq e sigurt dhe miqėsore tė shfaqej, kur caktoheshe tė punoje atje. Vetėm ideja se qė t'i shmangeshe asaj, duhej tė bėheshe i poshtėr, tė shkaktonte njė turbullim qė e bėnte tė ėmbėl dhe vdekjen, jo mė galerinė nga e cila shihje si hynin e dilnin ēdo ditė qindra bij nėnash. Dhe ky pėrfytyrim i mirė pėr tė nuk prishej edhe kur e shihje arkivolin e njė tė dėnuari qė priste jashtė galerisė ku gjendej trupi i tij, qė kishte humbur nė fund tė qindrave tonėve mineral. Bukur e thotė fjala e urtė e popullit: "Turpi ėshtė mė i rėndė se kordha". Frika e turpit e bėnte njeriun tė mėsohej me idenė e vdekjes. Sa njerėz duhet tė jenė bėrė heronj nga frika e njė vdekjeje morale. Edhe nė shkallėn e fundit tė mjerimit njeriu gjen forca pėr t'i kėrkuar njė kuptim jetės sė tij. Kur dilje nga thellėsia e errėt e malit i ēliruar nga ankthi i pavetėdijshim qė tė shkaktonte frika e fshehtė se mund tė bėheshe pre e masave tė dheut, tė tronditura nga minat e vazhdueshme, e ndjeje veten krenar qė kishe mundur ta fitoje ndershmėrisht njė ditė jetė. Njė ditė jetė pėr vete dhe pėr tė tjerėt, pėr ata qė pėrlesheshin jashtė me ligėsinė pėr tė ndihmuar ty brenda, nė burg dhe qė e kishin bėrė kėtė qėllim tė jetės sė tyre. Dhe ky zinxhir qėllimesh nuk duhej tė kėputej brenda kėsaj dhimbjeje tė madhe qė kish shkaktuar diktatura. Ndoshta edhe ky "zinxhir" ndihmoi qė njerėzit tė mbijetojnė.

Brenda malit njerėzit qenė pėrgjithėsisht mirė. Aty zhvisheshin nga shumė tipare tė egoizmit dhe bėheshin mė tė thjeshtė. Pėrgjithėsisht aty mbretėronte njė solidaritet i natyrshėm njerėzor qė tė prekte. Kontakti me vdekjen ia heq njeriut shumė nga ambicjet dhe ligėsitė. Nė galeri njerėzit ishin si nė njė varrezė, ku nė heshtje ndiejnė se nė kėtė botė janė tė pėrkohshėm.

Mjerimi mund tė prodhojė njerėz me shpirt tė madh me po atė lehtėsi qė nxjerr edhe njerėz shpirtvegjėl, madje edhe tė poshtėr. Mallkuar qoftė komunizmi qė e ndoti shekullin e njėzetė me utopinė e tij ēnjerėzore!
Dhe kur pėr shkak tė neverisė ndaj punės sė detyruar, nė dėshpėrim e sipėr tė dėnuarit arrinin tė mohonin veten duke iu drejtuar rojeve qė t'i vrisnin nė mes tė ditės me diell, komunistėt shqetėsoheshin. Vetvrasjen ata e dėnonin si protestė ndaj skllavėrisė moderne qė kishin krijuar dhe burgun ata e kishin parcelė eksperimentale ku provonin nė praktikė se deri ku e duron natyra njerėzore dhunėn e privacionin. Dhe ata merrnin masa ta zbutnin kėtė dhunė e t'i pakėsonin kėto privacione nė njė drejtim pėr t'i forcuar e shtuar nė "parcela" tė tjera, aty ku natyra e njeriut qe shumė rezistente.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė