Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:59   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

JETA E PĖRDITSHME

Ushqimi nė kamp, sidomos pėr tė papunėt, ishte aq i pakėt sa shumica ishin vazhdimisht tė uritur. Tetė muaj nė vit na jepnin si gjellė vetėm preshė tė zier, tė cilėt, ndonėse tė raskapitur nga uria mundonjėse shumė tė dėnuar i derdhnin nė kazanėt e ushqimit tė derrave qė rriteshin me "bukėn" tonė dhe therreshin pėr tė dėnuarit qė punonin nė miniere.
Ēaji i mbrėmjes qe pothuaj fare pa sheqer dhe pėr ta "shtytur" bukėn njerėzit e thėrmonin nė tė, sepse kėshtu formohej njė pėrzierje e thartė qė ndryshonte pak nga ajo shija monotone dhe gati e neveritshme.
Pėr tė marrė kėtė ushqim nė gavetėn qė mbanim me vete, na duhej tė prisnim me orė tė tėra nė diell, shi a dėborė. Ata qė kishin ndihmė nga familjet ulnin kokat tė turpėruar tek shihnin tė dėnuar tė mblidhnin copa buke tė lėna nėpėr tavolinat e mencės prej tė burgosurve qė punonin, tė cilėt s'e hanin gjithė ushqimin prej gazrave qė kishin marrė nė miniere. Dhe kur guzhinierėt lajmėronin se ndėr kazanėt kish tepruar, atje vraponin kolonia e tė uriturve qė nuk duronin dot mė, tė cilėt "duke ngrėnė turpin me bukė" s'dinin ē'tė mallkonin mė parė, njerėzit, jetėn, a veten e tyre.

Pushteti i urisė i vinte nė ndihmė terrorit psikologjik pėr t'i rrėzuar mė shpejt viktimat nė batakun e turpit.

Ta haje njė karamele nė sy tė njė tė dėnuari pa ndihma, qe fyerje, sepse pa dashje e kuptoje se ai qe i braktisur nga njerėzit e tij tė afėrt.
Urija qe themeli mbi tė cilėn ngrihej mbretėria e fshehtė dhe e heshtur e tė gjitha marrėdhėnieve nė kamp, sidomos midis atyre qė punonin dhe tė uriturve pa punė. Ata tė dėnuar qė dilnin si lugetėr tė zes nga galeritė e bakrit dhe sidomos tė piritit, u ngjanin ėngjėjve me krahė tė bardhė, kur i shuanin urinė njė tė dėnuari pa asnjė ndihmė. Sa grindje e mėrira ndizeshin e shuheshin por edhe sa leva kishin gjakosur njerėz tė pafajshėm pėr shkak tė urisė. Mjerė njeriu i ndershėm. Ai tretej nė heshtje si njė qiri i ndezur, duke pėrkėdhelur sedrėn e vet, ndėrsa shuante urinė vetėm nėpėr ėndrra. Dhe jeta shteronte duke i kthyer nė fantazma kundėrshtarėt e saj.

Pleqtė shpesh rrėzoheshin tė vdekur pėr tokė si pula tė sėmura, ndėrsa tė tjerėt plakeshin qė nė rininė e hershme.

Diktatura plotėsonte proēesverbalet pėr tė motivuar vdekjen e tyre dhe kujdesej tė mos u jepeshin kufomat familjeve pa plotėsuar edhe nė varr masėn e dėnimit tė dhėnė nga drejtėsia. Prandaj familjet bėheshin copė pėr t' i nxjerrė njerėzit e tyre nga ky varr i hapur.

Zgjimi bėhej nė orėn pesė tė mėngjezit dhe jeta niste me pėrplasjet e njerėzve nėpėr ēesmat e pakta dhe tė pamjaftueshme. Pastaj vinte radha pėr marrjen e ushqimit, e numėrimit tonė pėr kontroll e nisjes pėr nė punė. Dhe meqė kėto pėrsėriteshin tri herė nė ditė, jeta nė kamp qe njė radhė e pėrhershme. A mund tė qėndrojė njeriu njė ēerek shekulli nė radhė? Me mijėra shqiptarė e kanė kaluar kėtė provė durimi. Po tė pranosh se sa shumė duron njerju nė mjerim, arrin tė kuptosh qė, edhe pse e pėrvėlonte dielli i Korrikut a e ngrinin erėrat e ftohta brisk tė Janarit i dėnuari kėnaqej qė mbushej me frymė pas njė nate tė kaluar gati pa gjumė nė njė dhomė ku flinin 52 vetė. Tė gjitha veprimet tė dėnuant i kryenin me njė pėrpikmėri tė ēuditėshme; aq sa tė dėkej sikur nė kamp jetonte vetėm njė njeri.

A ka gjė mė tė bukur pėr njė diktator? Robot tė tillė ai u pėrpoq tė bėnte gjithė kombin. Vetėm para njerėzish tė tillė ai mund tė mbetej perėndi nė fund tė shekullit tė atomit.

Por mbetej edhe pak kohė e lirė pėr tu takuar me shokėt nė ecejaket qė ne i quanim shėtitje, mirėpo oborri qe aq i ngushtė, sa po tė dilnin tė gjithė nga dhomat, s'na mbetej veē tė pėrplaseshin ēdo minutė brrylash me njėri-tjetrin, bisedat mund t'i quaje kolektive, sepse nga ngushtica e vendit tė gjitha fjalėt edhe mund tė dėgjoheshin nga tė tjerėt. Kėshtu ne mbaheshim nė njė kontroll aq tė rreptė, saqė na dukej sikur komanda njihte edhe mendimet qė nuk i kishin shprehur akoma.

Mėsimi i gjuhėve tė huaja qe i ndalur, ashtu si edhe e qeshura me zė tė lartė. Kur komunistėt kishin festė, mendonin se ne qeshnim pėr ti tallur dhe kur ata vajtonin njė disfatė, ne qeshnim sipas tyre nga gėzimi. Ata s'mund ta kuptonin se sa e thellė qe urretja jonė pėr ta Por ne, qė tė mos e paguanim shtrenjtė urrejtjen tonė rebele, e edukuam veten t'i pėrbuznim. Dhe ata habiteshin me urtėsinė tonė, duke menduar se kishin bėrė efekt metodat e tyre tė "riedukimit". Pushteti absolut dhe nėnshtrimi i kombit i verboi ata me kohė deri nė shkallėn sa tė besonin qė njeriu mund tė ndihej i lumtur vetėm pse po e linin tė gjallė. Dhe, ndoshta, ky verbim shpejtoi edhe fundin e tyre tė pamenduar.

Ēdo lloj shoqėrie ndėrmjet tė dėnuarve shihej prej komandės me dyshim ashtu si dhe njė vetmi e pajustifikuar. E para shihej si pėrgatitje e njė komploti tė organizuar, e dyta, si pėrpunim i thelluar i njė plani arratisje nga kampi.

Ndėr burgje dhe kampe kishte vazhdimisht njerėz me karakter tė fortė e shpirt tė madh. Ata ushqenin masat e tė dėnuarve me shpresė dhe moral tė lartė Ata vlerėsonin bukurinė e ēdo gjesti dhe i frymėzonin njerėzit tė qėndronin tė ndershėm. Sigurimi kėta i kėrkontė me qiri dhe i zhdukte pa gjurmė. Por ata sikur dilnin nga dheu pėrsėri dhe vendosnin nė kamp kuptimin e jetės. Ne s'e humbėm besimin tek e mira dhe shpėtuam kryesoren duke mbetur njerėz. Duke qėnė viktima tė padrejtėsisė, ne pėrpiqeshim tė mos urrenim me paragjykime. Ne qemė viktimat mė tė pabesueshme tė shekullit, mjeranė krenarė qė s'e pranuam kurrė pozitėn tonė pėr realitet dhe i pamė si fatkeqėr me njė thes mėkatesh nė shpinė armiqtė tanė qė po na merrnin jetėn. Nė burg kish edhe shembuj tė vėrtetė dashurie njerėzore, me tė cilat do tė kishin pėrse tė frymėzoheshin shkrimtarėt. Kish tė uritur qė duke ngrėnė nė birucė gurėt e tharė tė shahut, bėrė me tul buke, linin tė paprekur "filin" e brumtė, nė shenjė mirėnjohjeje ndaj oficerit qė sillej mirė me ta. Sa e sa njerėz u lidhėn, u torturuan, dhe u dėnuan pėr hir tė shokėve tė tyre mė pak tė fortė, a tė katandisur psikikisht. Dhe silleshin e sakrifikonin ashtu thjesht, si tė ishte kjo njė detyrė qė ju takonte.


POSHTĖRIMI

Vetėm mes klithma viktimash shkaktuar prej shpatės sė tij, diktatori siguroi duartrokitjet e njė populli tė terrorizuar.

A mund tė mbahet shoku i vdekur nė dhomė pėr ti marrė racionin e bukės? Po kjo le t'i mbetej nė shpinė tiranisė komuniste qė i ka detyruar njerėzit me anė tė urisė tė vuajnė gjithė jetėn mėkate tė tilla tė turpshme.
Duke qėnė pa karakter, diktatori ynė nuk pranoi t'i deklaronte kundėrshtarėt tė denjė. Ai edhe shokėt, me tė cilėt u puth 50 vjet rresht pėr sukseset, kur i dėnoi pėr dėshtimet, quajti pa turp tė degjeneruar. Ai fuste enkas nėpėr burgje si tė dėnuar politikė dhe njerėz, tė cilėt me sjelljen e tyre prej huligani e bėnin edhe vetė komandėn t'i neveritej detyra. Kėshtu tirani shpirtzi fėrkonte duart, duke "vėrtetuar" gėnjeshtrėn e tij se degradimin politik e paraprin ai moral. Tė tė rrahin pėr njė gabim ėshtė kafshėri, por tė tė rrahin me pėrbuzje tė pameritur ėshtė poshtėrsi. Dhe ne u rrahėm pėr disa dekada me pėrbuzje tė tillė. Eshtė fakt qė dashurisė njerėzore i zuri vendin urrejtja klasore dhe uniteti shpirtėror kombėtar u zėvendėsua me vėllavrasjen.

Kjo luftė e padrejtė u realizua nga njerėz pa dinjitet dhe synoi t'i bėnte tė gjithė tė tillė. Ne trajtoheshim sikur nuk ishini pjesė e kombit. Lum kush na godiste mė shumė, mjerė kush na pėrkrahte!

E si tė mos vuanim nga komplekset? Shumė prej nesh lėngonin nga ndjenja e inferioritetit apo e mitomanisė. Ne ishim shpesh skizofrenė, maniakė, tė pushtuar qe nga ndjenja e paturpėsisė deri tek karakteromania. Ne ishim bėrė dhe vrasės fatkeqė, po aq sa dhe vetvrasės mizorė. Dhe tėrė kjo ēmenduri shpjegohej nga komunistėt si dobėsi e njė klase nė degradim, apo pasojė e njė lėngate tė gjatė pėr shkak tė humbjes sė pozi tės sonė tė privilegjuar. Ishim viktima tė origjinės sonė, njė mish i huaj nė trupin e shėndoshė tė shoqėrisė. Dhe po tė doje epitetet tona nė burg, ato i kishte dhėnė gjykata, duke na quajtur mjekė mashtrues, inxhinierė sabotatorė, mėsues tė dyshimtė, artistė tė shthurur, sharlatanė, rrufjanė politikė, komplotistė hajdute pulash, ose terroristė etj. Gjykatat ishin tepėr tė etura qė akuzės pėr krim kundėr shtetit t'i bashkėngjitej edhe njė "krim" ordiner, prandaj do tė dėgjoje nėpėr gjyqe pėr armėmbajtje pa leje, nėse nė guzhinėn tuaj ndodhej njė thikė e mprehtė, pėr fyerje tė personit zyrtar, nė rast se kishit ngritur zėrin nė zyrė. Kjo gjė bėnte tė mundur edhe gėnjeshtrėn nėpėr statistikat zyrtare, ku nuk jepej kurrė numri i saktė i tė dėnuarve politikė sepse shumė prej tyre kishin nė aktakuzė edhe masa dėnimi pėr "krime" ordinere. Kėshtu justifikohej poshtėrimi i padrejtė ndaj tyre, puna e detyruar ndėr miniera, rrahjet poshtėrimet etj. Degradimi moral pėrkrahej dhe nxitej nga ana e Sigurimit. Pėrkraheshin njerėz perversė tė cilėt mėsoheshin tė rrėzonin nė batak djem tė brishtė e tė paformuar, por shpesh pėrpjekje tė tilla pėrfundonim me tė drejtė nė krime tė rėnda, duke bėrė provokatorėt faqezes tė enden edhe tė gjymtuar nėpėr oborret e kampeve.

Kish tė dėnuar qė s'e kuptonin gjendjen e tyre dhe ankoheshin nėpėr instanca tė larta se ishin viktima tė shpifjes dhe tė gjyqtarėve injorantė. Diktatura heshte, duke i lėnė ta kuptonin vetė se ajo kish nevojė pėr sakrifikimin e tyre, pastaj kur ata fillonin ta bezdisnin me kėrkesėn e pafajėsisė, i paralajmėronte me kėrcėnimin se do t'i dėnonte pėr fyerje tė organeve tė drejtėsisė. Por kishte tė dėnuar, tė cilėt, edhe pse ishin tė bindur pėr pafajsinė e tyre, deklaronin me zė tė lartė se ishin fajtorė pėr tė treguar se kishin hyrė nė rrugėn e rehabilitimit. Shumica, sadoqė shprehej se qe e pafajshme preferonte qė kjo temė tė mbetej tabu. Pranimi i fajėsisė ishte guri i provės qė dallonte tė ndreqshmit nga armiqtė e betuar tė Pushtetit Popullor.

Tė jesh vėrtetė i pafajshėm dhe tė pranosh qė je fajtor, ėshtė njė fyerje e rėndė qė i bėn njeriu vetes por vetėm mendimi qė persekutimi tė ndalej tek ai, pa u shtrirė nė pjesėtarėt e tjerė tė familjes, e justifikonte nė njė farė mase njė vetvrasje tė tillė morale. Po a pranonte familja njė sakrificė tė tillė? Kish edhe qė e pranonin por me dhimbje, nė heshtje duke grumbulluar urretje tė dyfishtė nė zemrat e tyre tė fyera.

Kish tė dėnuar qė bėnin kompromise tė turpshme me ndėrgjegjen e tyre d.m.th. i dorėzoheshin Sigurimit pėr tė mos lėnė rrugėve fėmijėt dhe pikėrisht tė tillė tė dėnuar braktiseshin pa keqardhje prej grave dhe fėmijėve tė tyre. Madje ka pasur raste qė edhe pasi kėta kanė dalė prej burgut familjet nuk kanė pranuar tė bashkėjetonin me ta. Ata dėnonin prindėrit e tyre sipas porosive tė diktaturės. Kėta pėrgjithėsisht ishin njerėz tė terrorizuar nė palcė, tė cilėt faktin qė s'kishin pasur pasoja tė rėnda nga ky dėnim, ia atribuonin qėndrimit tė tyre tė nėnshtruar dhe jo tė atit qė ishte "penduar" kundėr dėshirės sė tij nė burg. Dhe kur ky i dėnuar kthehej tė merrte shpėrblimin e "pendesės" sė tij nė familje, dėbohej me pėrbuzje prej mishit dhe gjakut tė tij. Kishte njerėz qė e pėrballonin kėtė shuplakė, por kishte edhe qė hakmarreshin ndaj kėtyre tė afėrmve duke vrarė veten.





TAKIMET

Kishte raste qė nėnat, motrat dhe gratė e tė dėnuarve udhėtonin me ditė tė tėra pėr t'u takuar me ta dhe pėr t'u sjellė ato qė kishin hequr nga goja e fėmijėve dhe ktheheshin me trastat plot e pa u takuar, sepse ato ditė Shqipėria kish festė dhe ishte nė gadishmėri tė shkallės sė parė. Tirani i tremhej qetėsisė, prandaj nė mes tė gėzimit kėrkonte alarm. E ku t'i shpinin tani ushqimet nėnat kokėthinjura, duke zbritur monopateve tė maleve? Veē t'i hidhnin nė ndonjė greminė. Po kishte raste qė nėnat nuk pranoheshin nė takim prej vet bijėve tė tyre. Ato tė gjora qenė ndaluar prej djemve, vajzave a nuseve t'i shkonin mė parė djalit pėr ta parė nė burg. Por vitet kishin rrjedhur pa u kuptuar njė nga njė duke formuar njė mur tė padukshėm ndėr zemra. Kur dhembshuria e turpi e thyenin disi frikėn dhe terrori qe zbutur deri diku, ato merrnin malet me trasta nė krahė e zemra tė ngrira. Mirėpo djali kish ndryshuar, tė tronditur nga hetuesia e rėndė dhe gjyqi i padrejtė, ai kish vuajtur pėr vite tė tėra dramėn e fajtorit pa faj e pa njeri pranė. Klithmat e zemrės sė tij qenė shuar nėpėr vitet e errėta tė galerive. Dhjetra herė qenė thirrur emrat e shokėve nga tellalli i burgut pėr tė marrė letrat qė u vinin nga shtėpitė. Djali strukej diku qė t'i fshihej vėshtrimeve qė e shihnin me keqardhje. Akuzat e paqėna tė Sigurimit pėrputheshin me qėndrimin pėrbuzės sė familjes. Dhe kur njė ditė papritur i thirrej emri pėr takim, ai nė fillim nuk u besonte veshėve dhe si tė ish i ēmendur bėrtiste se nuk kishte nėnė, ndėrsa e ėma me tė qara u kėrkonte policėve tė birin. Pėr tė vėrtetuar thėnien e tyre se i biri qe gjallė, ata e rrėmbenin pėr krahu djalin dhe ia shpinin zvarrė tek porta e hekurt e takimit. A mund tė pėrshkruhet dot ai takim?! Le tė bjerė mallkimi i nėnave shqiptare mbi diktaturėn komuniste qė i ndau bijtė padrejtėsisht prej tyre. Por mė e rėnda ishte, kur thesi i ushqimeve qė kish sjellė nėna tėrhiqej zvarrė nėpėr kamp prej policėve tė indinjuar qė ndiqnin pas djalin e ēmendur qė nuk pranonte ta merrte. Dhe policėt goditnin me shkopinj djalin qe s'pranoi ta takonte nėnėn teksa e lejonte diktatura. Kjo quhej kryengritje dhe djali rebel do ta paguante me muaj tė tėrė nė fronte tė vėshtira nėpėr galerite e minierės. Tė gjithė besonin se zemra e madhe e nėnės duhej t'ia kishte falur tė birit kėtė fyerje dhe thellė-thellė do ta mallkonte pėrēarėsin e kombit, Enver Hoxhėn. Dhe ne ndjenim se sa e madhe ėshtė aftėsia ta mposhtėsh dhėmbjen tėnde pėr tė mos fyer zemrat e atyre qė janė po aq fatkeqė dhe s'tė kanė faj. Kishte nė burg fatkeqėr, tė cilėt kishin njėzet vjet pa parė bijtė e tyre me sy dhe pa marrė njė letėr nga familja.

Dhe vetėm kur diktatura qe ngopur nė njė drejtim dhe donte tė fitonte nė drejtimin tjetėr, d.m.th tė tregohej nė opinionin "zemėrgjerė", dėrgonte si rastėsisht njerėz qė t'i "qortonin" fėmijėt e tė dėnuarit dhe tė "preknin" nėnėn pėr atė dėnim tė ashpėr qė i kishte bėrė babės, apo djatit tė tyre mėkatar. Atėherė ankthit, dhimbjes dhe turpit ua zinin vendin lotėt e tyre tė pendesės tek portat e hekurta tė takimeve. Por shqiptari s'e dha veten. I kaloi kėto situata tė rėnda me shaka, sikur pėr kėtė ta kishte pasur fajin dikush qė s' ia kishte dashur tė mirėn, por qė tani ia kish marrė tė keqen...

Kishte nė burg prindėr qė s'e duronin dot braktisjen me vite prej fėmijėve tė tjerė qė digjeshin nė shpirt nga meraku pėr fatin e bijėve tė tyre. Kėta i luteshin shtetit t'i lidhte me ta, por kėrkush s'e vinte ujin nė zjarr, duke u pėrgjigjur ftohtė se s'mund t'i detyronte familet tė vinin e t'i shihnin nė burg. Dhe vetėm gjykatat qė i kishin dėnuar, patėn marrė pėrgjigje zyrtare se fėmijėt i kishin mirė vetem kaq, pastaj pėrsėri vite tė tėra tė mbushura me heshtje. Njė nėnė fshtarare i lutej me njė letėr tė shkurtėr diktatorit t'i lironte nga burgu njėrin prej djemve sepse qe plakė me njė kėmbė nė varr dhe s'kish njeri kush ta varroste. Nė fshat pėrfundonte letrėn nėna, s'tė vjen njeri nė derė, as nė raste vdekjesh, po tė ishe i prekur dhe njė gruaje tjetėr nė lagjen e saj, e cila ishte shpallur kulake iu desh ta varroste vetė tė shoqin qė kish dy ditė i vdekur. Dhe diktatori vėllavrasės tallej me historinė, duke e quajtur urrejtjen e njeriut pėr njerinė forcė lėvizėse tė shoqėrisė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė