Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 01:01   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VĖLLAVRASJA

Djallėzia e diktatorit shfaqej kryesisht nė pėrpjekjen pėr ta bėrė tė gjithė popullin bashkautor nė krimin e madh tė vėllavrasjes. Tė gjithė kundėr kujtdo, sipas tij, duhej tė mbronin vijėn e partisė. Ai luftonte ēdo gjė qė kultivonte ndjenjat rijerėzore dhe pėrkrahte ato qė kishin frymėn e logjikės kriminale tė jezuitit tė Kaukazit, Josif Stalinit. Ndaloi shkrimtarėt klasikė, filmat psikologjikė, komentet sociologjike, muzikėn sentimentale dhe atė moderne. Ai e nxorri herėt fytyrėn e tij prej konservatori fanatik, u ngujua nė kullėn e fildishtė dhe i mbylli derėn Shqipėrisė, duke i dhėnė popullit tė ripėrtypė gjysmė shekulli vetėm "veprėn" e vet tė mbushur me megalomaninė e tij prej mediokri. Pastaj ngriti Spatėn e rėndė tė Demokleut dhe u tha njerėzve se pėr tė shpėtuar prej saj duhej tė rrėzonin njeri-tjetrin. Dhe, ndonėse njerėzit, tė terrorizuar nėn atė shpatė u therrėn dhe u gjakosėn, ai s'u mbajti pėrsipėr tė paktėn as mėkatet. Nga Olimpi ai sodiste vėllavrasjen dhe kujdesej qė kėtij krimi tė mos i gjendej autori i vėrtetė. Ai fshihej prapa frazave tė tij me dy kuptime dhe njerėzit mbeteshin fajtorė autentikė tė krimeve qė kryenin nė emėr tė ti dhe tė klanit ogurzi. Kėshtu u detyrua populli t'ia shesė shpirtin djallit dhe tė adhuronte diktaturėn si perėndi. Aparati i dhunės qė realizonte veprėn e tij kriniinale, s'linte mjet pa pėrdorur pėr t'u dukur i drejtė e i paanshėm. Ai fuste "gladiatorėt" me dhunė nė arenė, pastaj tėrhiqej pėr t'i soditur para publikut nga lozha. Ne viktimat, gladiatorėt e arenės komuniste, duhej tė ishim fajtorė ndaj njeri-tjetrit. Madje, edhe mishi e gjaku ynė, familjet tona, nė unison me diktaturėn, duhej tė ngrinin mallkimin kundėr nesh dhe tė bashkoheshin me padrejtėsinė pėr tė na lėnė vetėm nė mėshirėn e dhunės. Por intuita gjeniale e popullit i dalloi konstruktorėt e kėtij krimi tė madh, dalloi veglat, lakejtė, pabesitė dhe intrigėn dhe heshti. Kurse Satanai nė kėtė heshtje tallėse tė historisė qė e dėnonte pa mėshirė, i tmerruar u hoqi thikat nga goja shokėve tė tij, xhelatė dhe ua nguli nė shpinė, por prapė s'i shpėtoi dot gjyqit tė rreptė tė viktimave tė tij. Ato i kėrkonin jetėn dhe nderin qė s'ua kthente dot, prandaj ai filloi fushata tė reta "spastrimi" duke u pėrpjekur t'i lajė tragjikisht me gjak duart e tij tė gjakosura. Vetėm mes klithma viktiniash shkaktuar prej shpatės sė tij, ai siguroi duartrokitiet e njė popullli tė terrorizuar.


DĖSHPĖRIMI

O ironi. Nė burg kultivohej nė njėmijė forma urrejtja dhe pritej qė tė bėheshim tė "dobishėm". Na fyenin me dekada dhe kėrkonin prej nesh tė respektonim tė tjerėt. Na rrėmbenin ēdo ditė dinjitetin dhe kėrkonin t'i edukonim fėmijėt tanė si qytetarė krenarė. Na privohej vazhdimisht liria dhe kėrkohej tė ishim atdhetarė e tė mbronim me gjakun tonė skllavėrinė tonė. Ne duhej tė adhuronim kur na pėrbuznin, tė donim kur na urrenin, tė falnim kur na vrisnin pa shkak.
Dhe ky quhej "riedukim" ( !)

Por ne urrenim faraonin dhe piramidėn e tij: urrenim fatin, jetėn, madje kish raste edhe veten tonė. Ne kishim harruar tė qeshnim dhe shpesh jetonim pėr "forcė zakoni".

Ne ishim viktima tė terrorit, tė destinuara tė mbillnim kudo frikė me fatin tonė tragjik. Kjo qe dhe qėllimi final i "riedukimit" tonė. Ne duhej tė shpinim nė jetėn e "lirė" jehonėn e dramės sonė kėngėn e zymtė tė "varrit" tė hapur.

Ne ktheheshim nė jetė tė lodhur, tė vrarė, tė hutuar, ne ishim piktura tė gjalla tė indiferencės, ku lexohej vetėm dėshpėrimi. Ne dilnim nga burgu i vogėl dhe hynim nė burgun e madh, ku na priste pėrbuzja e njerėzve tė velur nga privilegjet dhe braktisja e atyre qė qenė tėrrorizuar nga lufta e klasave. Tmerret qė mbartnin nė shpinė, u flisnin njerėzve nė heshtje se duhej tė ishin tė lumtėr, duke qėnė tė mjerė.

Ne ishini fantazma tė gjalla qė u kujtonim atyre vetėm frikėn dhe terrorin. Ne ishim tė "riedukuar". Ne ishim shėruar nga sėmundje prej sėcilės s'kishim vuajtur kurrė. Kishim shpėtuar nga mendimet e pavarura, ishim ēliruar nga ndjenjat e vėrteta njerėzore, ishim bėrė "kafsha" qė i duhej diktaturės.

Por ne qemė krenarė pėr vuajtjet qė pėsuam. Ne dinim tani pse jetonim. Ne kishim njė qėllim. Ne i prishniin pa dashje gjumin tiranit dhe ishim njė shpresė e mjegulit pėr ata qė vuanin nė errėsirė.
Ne ishim fatkeqėr tė rrezikshėm: ne urrenim !

Ne qemė nė duart e shtetit qė s'mbante pėrgjegjėsi pėr jetėn tonė: ne vlenim sa njė proēes-verbal, me tė cilėt komunistėt motivonin fundin e dramės sonė. Ne ishim vetė pasiguria. Ne ishim tė tmerruar dhe s'dinim nga na vinte rreziku: nga njė gur prej tavanit tė minierės, nga prokuroria-fantazmė qė shfaqej ēdo javė dhe na qe kthyer nė makth, apo nga meraku pėr ata qė kishim lėnė jashtė nė mjerim. Terrori mbi ne ushqehej ēdo ditė riga ato qė ndodhnin rreth nesh; nga kujtimi i shokėve qė varroseshin tė gjallė nė minierė, britmat e tė rrahurve prej skuadrės ndėshkimore, autolezionet pėr shkak tė punės sė rėndė, letrat e mbushura me halle tė rėnda familjare, zėnkat dhe mėritė pa shkaqe tė dukshme, vetvrasjet, etj.. Ne ishim tė fyer nga vetė dėnimi ynė pa faj nga pendesa hipokrite qė na kėrkohej, nga puna e detyruar, nga leximi i veprave tė diktatorit, nga trajtimi si kafshė, nga ushqimi qėsharak, nga rrahjet, biruca, braktisja e familjeve, nga gaveta, opingat dhe dysheku prej kashte etj..

Ne ishim tė mjerė. Ne qemė pėrgjegjės pėr fėmijėt, nipėrit e mbesat qė si pranonin nė shkollė, pėr tė afėrmit qė dėboheshin nga puna, pėr fejesat e martesat qė prisheshin pėr shkakun tonė, dhe pėr ata qė mbesnin pa martuar. Ne ishim viktimat, me tė cilėt diktatura, duke na paraqitur si fajtorė, hidhte tėrė ligėsitė e veprės se saj kriminale.

Ne qemė objekt i terrorit psikologjik. Ky hynte nė shpirtrat tanė tė tronditur nė rrugė tė padukshme. Njė vėshtrim i egėr prej ujku, njė palė pranga tė nxjerra fshehtas nga xhepi njė pėshpėritje e ftohtė pėr arrestime tė reja, njė citat i zakonshėm i Enver Hoxhės kundėr nesh, njė vdekje e papritur nė kamp, njė shoqėri e dyshimtė njė shpifje keqdashėse, njė demaskim para kampit, njė levė hekuri e gjetur pranė shtratit tonė, njė provokim i hapur, britma e atij qė hidhet nga kati i tretė, kufoma e gjakosur e vetvrasėsit, arkivoli qė prźt jashtė trupin e shokut qė gjendej ende nė fund tė mineralit dhe dhjetra si kėto mbushnin jetėn e tė dėnuarit.

Ne s'ishim vetėm spektator, pėrkundrazi, ne ishim aktorėt e dramės sonė qė duhej ta luanim atė deri nė fund. Ne duhej tė dilnim gjallė pėr hir tė atyre qė na prisnin jashtė duke sakrifikuar. Ne duhej t'i tregonim botės se qemė viktima dhe t'i pėrshkruanim jetėn e pėrtej varrit; ne duhej tė mbijetonim. Por ne duhej tė ruanim e tė shpėtonim nė radhė tė parė nderin tonė dhe dinjitetin tonė. Ne duhej t'u shpinim tė afėrmeve kufomėn tonė tė gjallė dhe njė emėr tė nderuar. Ne duhej ta meritonim njė lot. E keqja s'kish fund dhe dhuna qė mund tė pėrdorej ndaj nesh nuk kishte asniė kufi. Asnjė dorė nuk mund ta ndalte furinė e saj shkatėrruese. Ne ishim pre e saj, objekti me tė cilėn ajo realizonte qėllimet e mbrapshta. Ajo qe vazhdimisht nė pritė dhe godiste befasisht kur ne s'e prisnim. Ajo luante kukaēefas me jetėn tonė dhe sidomos lakmonte nderin tonė. Dhe kjo frikė qe mė e rėndė se varrosja nėn shėmbjet e galerive.
Kėto ankthe frike dhe sidomos mungesa, e plotė e njė shprese pėr tė ardhmen e pushtonin nganjėherė papritur shpirtin tonė dhe nė atė kohė s'e kishim me frikė njė vdekje aksidentale. Kjo duhej tė ketė qėnė njė gjendje e sėmurė psikike, sepse kur ne e fitonim pėrsėri dashurinė pėr jetėn, trembeshim nga kėto mendime tė zymta. Por ato pėrtėriheshin dhe ne qė na trokiste vdekja kėshtu nė derė dhe rrėzoheshin nė honet e errėta tė dėshpėrimit, kur ēliroheshim prej tyre e na ndriēohej vetėdija, e shihnim me sytė e shpirtit, se sa e bukur duhej tė ishte jeta pėr njerėzit me tė vėrtetė tė lirė. Vetėm pas kontaktin me vdekjen njeriu ndjen thellė bukurinė mahnitėse tė jetės.

Ne e merrnim jetėn si njė detyrė qė duhej shpurė deri nė fund dhe ngrinim pėrsėri kulare shpresash dhe nga rrėnojat e mendimeve tona tė zymta. Ne ishim fatkeqėr stoikė dhe ėndėrrimtarė tė palodhur. Ne ishim banorėt e ferrit komunist qė dėnoheshim po tė tregonim edhe ėndėrat tona. Ne na lejohej t'i merrnim kėto ėndrra nė varrezat pa emėr tė burgut dhe t'i mbulonim ato nė shishet qė ruanin identitetin tonė nė arkivolet e thjeshta prej dėrrase tė pastruar ahu.

Ne duhej tė dilnim njė ditė prej kėtij burgu dhe dita po afronte, sepse ridėnimet qenė ndaluar. Megjithatė tė ridėnuarit vazhdonin tė vuanin masėn e atij dėnimi qė vetė diktatura po e quante tė padrejtė, sepse komunistėt nuk donin t'i mėsonin njerėzit me pretendimin pėr t'i kėrkuar drejtėsi.

A mund tė besohet qė njeriu tė mos gėzohet kur del nga hekurat e burgut ? Ne kishim humbur shumė, kurse lirimi s'na jepte asgjė. Nė burg kishim njė numėr, pėr tė cilin dikush kujdesej. Aty qemė mjeranė, por tė barabartė. Tė paktėn aty nuk i shihnim me sy keqbėrėsit se si ndėrtonin parajsėn e tyre me fatkeqėsinė tonė. Ne nuk i detyroheshim aty kurkujt dhe pėr asgjė pėrveē njerėzve qė sakrifikonin pėr ne.
Ne linim nė burg pjesėn mė me kuptim tė jetės sonė. Ne ndaheshim prej shokėsh qė u bėnė pėr ne udhėheqės shpirtėrorė pėr t'u kthyer tek miqtė e vjetėr tė cilėt do tė bėnin sikur s'na njihnin pėr tė fshehur turpin dhe frikėn qė i detyronte tė na braktisnin. Tani do tė fillonim tė luteshim pėr copėn e bukės dhe pėr strehė, dhe do tė punonim si kafshė nėpėr punė tė rėnda fizike. Ne duhej tė ishim mirėnjohės tani pėr gjithēka, madje edhe pėr njė pėrshėndetje tė rėndomtė njerėzore.

Ne duhej tė ambjentoheshim tani me shtirjen, tė vinim maskėn e njeriut tė kėnaqur, tė ishim pėrsėri hipokritė. Ne duhej ta bėnim kėtė menjėherė pėr hir tė atyre qė vuajtėn pėr ne, nėqoftėse s'donin t'i shtonim vuajtje tė reja. Ne hynim nė jetėn e "lirė" si skllevėr kryesorė tė diktaturės, si njerėz tė tepėrt tė pranuar nė shoqėri. Ne ishim tepėr tė ndrydhur dhe prania jonė do t'i shqetėsonte njerėzit. Qėndrimet dashamirėse do tė ishin tė pakta dhe s'mund ta mbushnin vetminė tonė kronike. Ne do tė jetonim vetėm me kujtime tė frikėshme. Ne ishim njė akuzė pėr shoqėrinė qė na kish mbyllur nė kafaz pa faj dhe na duhej art i veēantė tė zbusnim zemėrimin e pakuptueshėm qė i shkaktonin asaj thinjat tona tm parakohėshme. Ne duhej ta bėnim bishėn komuniste tė mos ndihej e fyer qė na kishte "kafshuar" e sharė pa tė drejtė. Dhe ja ku dola njė ditė nga porta e ferrit me zemrėn akull dhe me mendimin se aty do tė kthehesha pėrsėri. Mė dukej sikur aty qe shtėpia ku kisha lindur dhe isha rritur sepse aty e ripėrtypa pėr dhjetė vjet me rradhė ghithė jetėn time. Mė dukej sikur aty duhej tė qe vendi pėr ēdo shqiptar tė mirė. Ndjenjat na qenė tharė e mpirė dhe truri qe trullosur, ne u mėsuam me ethet e pasigurta dhe qetėsia na shqetėsonte. Hyra nė jete gati i plakur, pa familje dhe pa spresė pėr tė krijuar njė tė tillė. Hyra pa shtėpi, pa punė, pa tė ardhura, madje dhe pa tesha pėr t'u veshur sepse edhe ato mė qenė sekuestruar nė kohėn e arrestimit. Tani terrori qe zbutur disi, kishte premtime, por ato qenė mė shumė propagandistike, sepse paragjykimet klasore ruheshin ende dhe mua mė pritėn po me atė gjuhė tė ftohtė, veē pak "tė moderuar".

Pėr tė siguruar njė punė tė rėndomtė fizike, duhej tė prisje me orė tė tėra prapa dyerve tė zyrave tė punės, ku po ata njerėz qė tė premtonin me njė mirėsjellje tė shtirė, tė nesėrmen silleshin sikur s'tė kishin parrė kurrė. Mė duhej tė largohesha ēdo ditė i fyer duke shpurė tek njerėzit e mi gėnjeshtrat e nėpunėsve pa shpirt dhe dėshpėrimin tim. Pėr hir tė kėtyre njerėzve tė dashur duhej tė kapėrdije pėrbuzjen e nėpunėsve komunistė tė korruptuar, tė cilėt duke tė tė lufluar si armik klase, mbulonin nga sytė e diktaturės akroballėqet qė bėnin nė kurriz tė popullit.
Vetėm mbas tre muajsh mė caktuan tė punoja nė njė ndėrmarrje, ku mė duhej tė bėja rreth 4 orė rrugė nė kėmbė ēdo ditė.

Meqė aty stėrmundohesha dhe shpėrblimi ishte qesharak, i pikėlluar mbas gjashtė muajsh braktisa punėn dhe nisa t'i lutem me letra kryeministrit qė tė mė jepej njė punė jo e rėndė fizike, me tė cilėn mund tė siguroja jetėn e pėrditshme. Mė nė fund erdhi dhe pėrgjigja prej tij, tė cilėn nuk ma lexuan, por u mjartuan duke mė thėnė se urdhėronte tė kthehesha nė punėn ku isha para gjashtė muajsh. Nga ana tjetėr mė ftuan nė nė takim nė Komitetin Ekzekutiv, ku pas njė "debati" midis tyre tė inskenuar, qė mė parė vendosėn tė mė dėrgonin nė njė ndėrmarrje ndėrtimi, nė sektorin e saj qė mbulonte fshatin. Kėshtu dhe ruajtėn "autoritetin" e tyre, dhe shpunė nė vend porosinė "njerėzore" tė liderit komunist; qė kish lejuar tė jetoja edhe unė nė kėtė botė si njė kafshė pune.

Mbas tre vjet pune tė rėndė e poshtėruese u bė fjalė se mund tė mė jepej nga ndėrmarrja njė dhomė banimi me qira, madje mė futėn edhe nė listėn e atyre qė ishin fare pa shtėpi, por kjo qe vetėm njė manovėr e rėndomtė pėr t'u shitur liberalė para opinionit.

Pa shokė e miq, pa qėllime e nė njė dhomė tė ngushtė, ku s'mund tė lėvizje pa u pėrplasur me pjesėtarėt e tjerė, u pėrpoqa tė gėnnjej veten se pėr diē vleja, duke ndihmuar nipėrit nė mbarėvajtjen e tyre nė mėsime. Kisha nevojė tė harroja veten mes njerėzish, por s'ishte e lehtė t'i shpėtoje vetmisė sė thellė, sepse njerėzit, qofshin edhe ata mė dashamirėsit, ishin aqė tė mbytur nė prokupimet e pėrditėshme, sa s'kishin as kohė, as nerva tė merreshin pėrditė me mua.
Jeta pėr ne qe njė "mollė e ndaluar".

Ne qė kishim pėrballuar furtunat e terrorit dhe pėr kėtė duhej tė ishim krenarė, diktatura s'na lejonte tė manifestonim as hijen e personalitetit. Ne duhet tė ishim etaloni i njeriut tė pėrulur, mirėnjohės pėr giithēka e pa pretendime. Ne kishim dalė nga burgu pa kusht, por pėr ne kish njė kusht tjetėr mė tė rėndė se ai ligjori, opinioni, i cili pėrfaqėsonte pėr ne ligjin. Pėr ne qenė tė mbyllura portat e miqėsisė, tė gėzimit tė jetės intelektuale. Ne duhej tė duartrokisnim vetėm intelektin e kultivuar tė bijėve tė komunistėve dhe tė lumturoheshim qė s'po na dėnonin mė pa shkak. Dhe kjo na bėri vėrtet tė merrnim pak frymė e tė shihnim mė thellė mjerimin tonė.

Ajo pak zbutje e klimės politike qė kish nisur pas vdekjes sė diktatorit, ne na dukej si njė periudhė pėrgatitore pėr goditie tė reja kundėr nesh, prandaj frymėmarrja na mbahej nė mes dhe censuronim tė terrorizuar mendimet tona. Dhuna komuniste ėshtė njė mister i frikshėm, sė cilės i trembej edhe njė njeri qė do tė shkonte vetė me dėshirė, nė burg. Frika shumė herė nuk i nėnshtrohet logjikės.

Pėrse na duhej neve kjo "liri" ? Ne s'bėnim as jetė shpirtėrore. Nė fund tė vetėdijes sonė qėndronin kufomat e pafajshme tė prindėrve tanė. Pafajėsia e dėnuar padrejtėsisht njė jetė tė tėrė mund tė krijojė mjeranė, frigaēė, ashtu si demokracia e vėrtetė njerėz tė lumtur e krenarė. Nuk mund tė ketė trimėri individuale mes turmash tė terrorizuara. Trimėria ėshtė njė virtyt i kultivuar nė njė shoqėri ku e drejta mbrohet nga tė gjithė. Arbitrariteti prodhon skllevėr, respektimi i tė drejtave tė njeriut karaktere tė forta. Bukuritė morale janė produkte tė njė shoqėrie moderne, ose tė atyre shoqėrive qė, duke ngritur virtytin nė kulti pėrpiqen tė mbijetojnė. Dhe ja ku erdhi mė nė fund vala e proēeseve demokratike edhe tek perdia e hekurt qė ndante Shqipėrinė nga bota e qytetėruar. Utopia ēnjerėzore komuniste po mbyllte aktin e saj tė fundit. Gjithė Lindja po shembej. Ēaushesku u tronditi seriozisht sigurinė zotėrinjve shqiptarė. Muri i Berlinit po ua vinte shpresat e fundit nėn rrėnojat e veta. Fantazma e komunizmit po futej e turpėruar nė varrin e Marksit. Zėvendėsi i diktatorit, qė kish bėrė shkollėn e mbulimit tė disfatave nė eufori, mė kot pėrpiqej ta fshinte tronditjen me zėrin e qetė dhe fjalimet e moderuara. Era e lirisė qė po frynte nga Lindja dhe shpirti i zjarrtė demokratik i njė populli qė i kish vajtur thika nė kockė, e detyruan partinė e komunistėve, tashmė tė alarmuar, tė zinte pozicione tė reja. Ajo nisi tė gjente forma pėr tė zbutur zemėrimin e njerėzve, e nisur si gjithmonė me sllogane vėllazėrore, patriotike, humanitare. Tė gjithė duhej tė pranonin frytet e demokracisė sė re tė imponuar si dhurata tė shpirtit tė saj novator.

Nė Shqipėri kish ndodhur mrekullia : gjithė djajt nė njė mėngjes u bėnė ėngjėj ! Kriminelėt rrėmbyen nga njė degė ulliri dhe, duke fshehur thikat na klithėn ne, viktimave tė tyre – "Tolerancė" ! Dhe jo si tė penduar, jo si mėkatarė, por si baballarė qė u dhimbsej kombi dhe donin tė shmangnin luflėn civile. Ata mbollėn urrejtjen, na diktonin tani dashurinė.

Ata qė dje na shpallėn Judė tani kėrkonin tė bėbeshin Krishtėr. Qė zotėrinjtė tė mos shqetėsoheshin nė kėto kohėra tė turbullta, ne duhej tė tradhėtonim tė drejtėn tonė pėr t'i urryer. Tė falnim ata qė s'na falėn as pafajsinė; tė donim ata qė na vranė, tė ēmonim ata qė na tallėn (!). Dhe duhet t 'i falnim medoemos, ne s'donim gjakderdhje, nė tė cilėn do ta pėsonim tė parėt: ne s'donim kthim prapa, ku s'do tė kishim asnjė tė drejtė; ne s'donim tė damkoseshim si forca tė errėta, destruktive. Ne duhej t'i falnim, sepse tani zotėriojtė tanė komunistė do tė dėnjonin tė mendonin edhe pėr ne, skllevėrit e "dėnuar nga historia". Logjika komuniste nuk del dot nga shpėrngejtė e dhunės. Meqėnėse ka nė dorė pushtetin, tė drejtėn qė ti ta falėsh, ta ofron si njė dhuratė. Ne duhej tė kishim vetėm tė drejtėn e mirėnjohjes. Dhe kjo qe fyjerje.

Mbi shpinat tona ndėrtuan skllavėrinė, mbi to tani kėrkonin tė ndėrtonin urėn qė tė kapėrcenin lumin pa lagur. Ne, tė martirizuarit prej tyre duhej tė ishim edhe shpėtimtarėt e tyre. Neve qė na u imponua roli i viktimės pėr tė trembur njė popull tė uritur, duke falur tani, tė bėheshim apostuj tė tolerancės pėr tė zbutur zemėrimin e kėtij populli tė mashtruar 50 yjet prej tyre. Po pėrse i vlen keqbėrėsit tė papenduar falja prej viktimės sė tij, kur ajo s'e ndihmon kėshtu tė kuptojė ligėsinė e veprės sė tij ? Jo! Falja jonė s'kėrkohej si vlerė morale, por pėr konsum politik. (Duke parė faljen tonė, populli nuk do tė kėrkonte llogari pėr mjerimin qė i kishin shkaktuar) Edhe tek kjo falje, tek kjo tolerancė shtqaqej pėrmbajtja mashtruese e taktikės sė "zbutjes" sė komunistėve ndaj nesh.
Ne kėrkonim tė ishim njerėz tė nderuar dhe jo mjeranė tė mėshiruar; kėrkonim tė drejtė dhe jo lėmoshė. Plagėt e hapura nuk mund tė na mbylleshin vetė me pranimin nga ana e komunistėve tė disa gabimeve ndaj nesh, tė cilėt u dashkėshin kaluar historisė. Dinjiteti i plagosur kėrkon tė paktėn pendesė prej atij qė e ka marrė nėpėr kėmbė. Turpi nuk shlyhet me lajka, por me qėndrime tė ndershme.

Dhe komunistėt nuk po shfaqnin as sinqeritet, as pendesė, as ndershmėri me sjelljet e tyre. Ata qė mėsuan vetėm artin e sundimit do tė vdesin megalomanė dhe hipokritė tė pacipė. Ndoshta kur tė grisin diplomat qė kanė manė nėpėr shkollat e Partisė, dhe tė zėnė radhėn para zyrave tė punės pėr t'u pranuar si punėtorė tė thjeshtė, do ta kuptojnė se sa detyrime kanė ndaj kėtij populli tė katandisur prej tyre sa s'po njeh veten. Ata qė u mėsuan tė na pėrbuzuin njė jetė tė tėrė, s'mund tė pranojnė tė na nderojnė. Ata qė duke na dėnuar pa faj na pėrdorėn si "gogol" pėr tė trembur popullin, s'mund tė durojnė qė ne tė jemi nė krye tė tij. Ata qė mbi ne hodhėn vetėm baltė, s'mund tė pranojnė tė kemi virtyte. Nė shumė aspekte ata janė mohimi vnė.

Ne klasat e pėrmbysura prej tyre dhe gjithė tė goditurit, sipas plagėve qė na kanė hapur, janė akuzė e gjallė pėr ta. Ata do tė jenė nė luftė tė pėrhershme me ne, qoffė edhe tė heshtur. Ata s'mund tė rrinė pa hedhur gurė e pana shtytur ne greminė, sikur edhe pak tė na shkasė kėmba. Ata janė hija qė na ndjek kudo pas pėr tė blerė mendimet tona, ndjenjat tona, shpirtin tonė. Ata duan ta qetėsojnė brenda tyre frikėn e hakmarrjes sonė qė i tmerron.

Ata gėzohen tani qė s'janė tė gjithpushtetshėm, tek na shohin qė hyjmė ndėr kisha e xhamira. Ata janė bėrė tani "miq" me Zotin dhe, ndoshta i luten Atij tė na qetėsojė shpirtėrat, ndėrkohė qė pėr vete presin ēastin tė na nxjerrin sytė. A mund t'i bėnte vallė ndėshkimi i rreptė tė pendoheshin pėr ato qė na kanė bėrė ? Ndoshta atėherė ne do tė shpėtonim prej tyre si prej njė mallkimi.
Ata nuk duan qė ne tė marrim kulturė, tė ngjitim shkallėt e shkencės nuk duan zhvillimin e talenteve tona, as emrin tonė tė mirė. Ata pėr ne do tė hyjnė nėpėr komisione konkursesh, do tė pėshpėrisin korridoreve, do tė fryjnė tė metat tona pėr tė zbehur meritat tona.

Ata s'heqin dorė kollaj nga privilegjet dhe s'largohen vullnetarisht nga pushteti. Ata janė betuar kundėr nesh, sepse ne i mohojmė si zotėr. Ata qė u mėsuan me pushtet absolut, nuk mund ta kuptojnė tė jenė tė barabartė me tė tjerėt, sidomos me ne.

Gjithė arti i politikės sė tyre sot ėshtė ngadalėsimi i proēesit tė refoormave nėpėrmjet premtimeve boshe dhe alarmit tė rrezikut tė luftės civile. Ata duan t'i shmangen pėrgjegjėsisė pėr krimet e kryera dhe tė ruajnė me sa tė munden pozitat e privilegjuara. Kėtu mund tė duhen edhe sakrifica, ndaj largojnė dhe afrojnė nėpėr kolltuqe figura qė i kėrkon momenti, tė cilėt u mbulojnė bukur "skeptrin perandorak", i nxjerrin demokratė dhe, duke qėnė mė tė shkathėt dhe elastikė, i paraqesin tė larė nė situata tė vėshtira.

Ne qė dikur ishim armiq imagjinarė, u bėmė pėr ta njė rrezik real. Ata qė talleshin kur na persekutonin, tani trėmben kur ne heshtim. Dhimbja jonė i ka zėnė pusi ndėrgjegjes sė tyre tė ēoroditur kriminale, prandaj tė hutuar nuk dinė se nėpėr ē'rrugė tė kalojnė. Krimi i tyre ndaj popullit ka pėrmasa tė frikshme, prandaj kameleonizmi nė kėto ēaste ėshtė tipari i tyre themelor. Ata ndryshojnė pikėpamjet me shpejtėsi tė habitshme dhe do t'i besonin njėlloj djallit dhe Krishtit, mjaft tė gjenin me kėtė njė "strofull" pėr tė shpėtuar kokėn. Vetėm neve s'na besojnė, sepse me ne u treguan gjithė jetėn tė pabesė, prandaj ne jemi nė shėnjestrėn e pushkės sė tyre sado tė fryjnė erėrat e demokracisė. Ata s'ia heqin dot kėmbėzėn asaj pushke, se i tremben luftės civile : prandaj na thėrrasin : "tolerancė" ! Kriminelin e trėmb edhe zėri i kukuvajkės. Dhe, ndonėse e dinė qė s'jemi kriminelė, nė zėrin tonė pėr demokraci. dėgjojnė kėngėn me tė cilėn pėrcillet nė varr "parajsa" e tyre e kuqe.
Ne s'mund tė bashkėjetojmė me vrasėsit tanė, veēse duke menduar pėr hakmarrije tė drejtė. Por ne s'duam tė bėhemi fatkeqėr duke u bėrė vrasės dhe s'duam qė krimi tė mbetet nė krahun tonė. Ne duam tė mbetemi njerėz. Por presim pendesėn e atyre qė na mohuan ēdo tė drejtė, dėgjojmė ende fjalime "demokratike" pikėrisht prej vrasėsve tė demokracisė dhe vajtime "prekėse" pėr gjėmbat qė u hynė nė kėmbė gjatė rrugės sė pashtruar tė revolucionit. Ata neve na harrojnė me dashje, sepse ne, me dhimbjen qė vetė na e shkaktuan, na grabisin pa dashje lavdinė, duke na kujtuar thikėn qė fshehin tani nėn veladonin e "shenjtėrisė" sė tyre. Dhe ata kanė shumė nevojė tė duken ėngjėj qė tė besohen kur tė thonė se sa kanė vuajtur shpirtėrisht kur na kanė rjepur tė gjallė. Ata harrojnė tani zellin e tyre tė dikurshėm pėr zbatimin e vijės sė Partisė dhe nėnvizojnė fort torturėn qė paskan provuar, duke qėnė tė detyruar tė zbatojnė njė politikė ēnjerėzore. Ata mohojnė meritat qė patėn dhe privilegjet qė gėzuan pėr zbatimin e asaj vije dhe bėhen tellallė pėr tė shpallur me tė madhe ndonjė moment dobėsie kur janė treguar ndaj nesh liberalė, pėr tė cilin diktatura ka mbajtur qėndrim, duke u ndėrruar ngjyrėn e kolltukėve. Kėshtu pėrpiqen t'i shmangen pėrgjigjėsisė dhe tė tallen me tė drejtėn tonė pėr t'i akuzuar. Kėshtu faji mbetet jetim dhe ne dalim qaramanė e grindavecė. Dhe kjo ėshtė njė tjetėr fyerje.

Komunistėt vendimet me pėrgjigjėsi i merrnin kolegjialisht. Kjo qe njė nga ato shpikjet e tyre djallėzore. Ata garantonin kėshtu ruajtjen e vijės sė tyre kriminale, sepse nė kolektiv askush nuk do tė gixonte tė dilte haptas kundėr saj. Kėshtu secili prej tyre kishte tė "qetė" ndėrgjegjen dhe mund tė vriste e tė priste pa frikė se mund tė pėrgjigjej njė ditė pėr ato mendime arbitrare, qė njerėzve u kushtonin shtrenjtė. Kėshtu u krijuan edhe tarafet e miqėsitė e tyre, ku secili derdhi si kapital krimin e "fshehtė" qė kishte kryer kolektivisht ndaj nesh. Kėshtu u krijua ajo ndėrgjegje kriminale kolektive, e cila sot, pėr tė dalė e papėrlyer dhe pėr tė justitikuar veten pėr mėkatet ndaj nesh, na lufton nga pozita demokratike, duke na quajtur ekstremistė tė djathtė etj. etj..

Ne ndodhemi pėrpara njė blloku armiqėsor tė hekurt, i cili edhe nė kushtet e lindjes sė demokracise, pėrpiqet tė na i mbyllė tė gjithė shtigjet, sidomos pėr tė thėnė fjalėn tonė pėr pėrparimin e kombit.
Pėr mbajtjen e pushtetit ata do tė shisnin edhe shpirtin. Pėr ruajtjen e tij ata do tė bėheshin ortakė edhe me djallin. Por jo me ne ! Sepse pushteti nė duart tona tė gjymtuara nga prangat e tyre do tė krijonte atė ligjin e paanshėm tė demokracisė sė vėrtetė qė do t'i vinte para pėrgjegjėsisė.
Mė kot pėrpiqen tė shtriren ata qė s'janė. Kohėt ndryshuan !

Zotėrinj Komunistė !

Hiqeni maskėn e njeriut tė ndershėm qė tė shohė kombi fytyrėn tuaj prej pirati !

Rrėfejani haptas kombit ē'kini bėrė qė tė gjykojė pėr tė ardhmen tuaj prej pirati !

Rrėfejani haptas kombit ē'kini bėrė qė tė gjykojė pėr tė ardhmen tuaj dhe mos u mburrni me dėnimet qė ju dha diktatori, kur i dolėt pėrpara si karieristė ambiciozė !

Mohoni veprėn tuaj kriminale dhe pėrpiquni tė meritoni emrin e mėkatarit tė penduar ! (Krimi juaj zė fill nga ēasti qė gėzuat privilegun e parė).
Hapni rrugė tė kalojė kolona e tė martirizuarėve dhe ulni kokat, kur ajo tė vendosė dhimbjen e saj nė altarin e demokracisė !
Ne s'duam duartrokitje !

Ne duam drejtėsi dhe dashuri lė njeriut pėr njerinė. Por jo pėr ju zotėrinj ! Juve ju urrejmė ! Dhe pėr kėtė e mbani vetė pėrgjegjėsinė. Ju e dini sa gjėra na ėshtė dashur tė durojmė pėr tė mbijetuar !
Kėmbana e fundit ra. Orė tė vėshtira erdhėn pėr ju !
Ne s'deshėm gjak, s'kėrkuam t'u linim nipėrve peshėn e hakmarrjes.
Ne u larguam...

Ne lamė nė Shqipėri varrin tonė tė hapur ; kujtimin e plagėve tė pashėrueshme, dinjitetin e marrė nėpėr kėmbė, eshtrat e prindėrve tė masakruar qė s'dihen ku janė, shamitė e zeza tė nėnave dhe ėndrrat e bijėve tanė pėr dritė ! Por ne do tė vijmė ! Dhimbja na zė frymėn dhe na errėson ndėrgjegjen !

Zotėrinj, ulni kokat !
Bota e lirė ende nuk e kupton ē'na kanė punuar !
E habitur, ajo shpreh ndaj nesh vetėm mėshirė. Mos i rėntė kurrė nė kokė halli ynė !
U sostė fryma juaj shkatėrruese.
Po vijmė, zotėrinj !
Ju akuzojmė....
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė