Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-08, 12:20   #10
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IV. LLOJET E ANTIGJENEVE
A. Antigjenet e pavarura nga limfocitet T
Antigjenet e pavaruara nga limfocitet T janė antigjene qė mund tė stimulojnė drejtpėrdrejt qelizat B pėr tė prodhuar antitrupa, d.m. th. pa patur nevojė pėr ndihmesėn e limfociteve T. Zakonisht, polisaharidet janė antigjene tė pavarura nga limfocitet T. Pėrgjigja e antitrupave ndaj kėtyre antigjeneve dallon nga pėrgjigja ndaj antigjenėve tė tjerė.

Veēoritė kryesore

1. Struktura polimerike
Kėto antigjene karakterizohen me praninė e njė determinante tė njejtė antigjenike, e cila pėrsėritet disa herė (figura 1).


2. Aktivizimi poliklonal i limfociteve B
Shumica e kėtyre antigjeneve mund tė aktivizojnė klone tė caktura tė limfociteve B qė janė specifike pėr antigjene tjera (aktivizimi poliklonal). Varėsisht nga aftėsia e tyre pėr tė aktivizuar poliklonet e limfociteve B, antigjenet e pavarura nga limfocitet T ndahen nė dy grupe: antigjenet T1 dhe T2. Tipi 1 i kėtyre antigjeneve karakterizohet me stimulim poliklonal, kurse tipi 2 nuk e ka kėtė aftėsi.

3. Rezistenca ndaj zbėrthimit
Antigjenet e pavaruara nga limfocitet T janė mė rezistentė ndaj zbėrthimit andaj jetojnė mė gjatė dhe vazhdojnė ta stimulojnė sisitemin imunitar.


Figura 2
Antigjenet varėse nga limfocitet T veēohen me disa kopje tė determinantave tė ndryshme antigjenike B. Antigjenet e varura nga limfocitet T
Kėto antigjene nuk mund ta stimulojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė prodhimin e antitrupave pa ndihmesėn e limfociteve T. Nė kėtė grup antigjenesh bėjnė pjesė proteinat. Nė aspektin strukturor, kėto antigjene karakterizohen me disa kopje tė determinantave tė ndryshme antigjenike (figura 2).



V. KONJUGANTĖT BARTĖS TĖ HAPTENEVE

A. Pėrkufizimi
Konjugantėt bartės tė hapteneve janė molekula imunogjene me tė cilat lidhen haptenet me lidhje kovalente. Molekula imunogjene quhet bartės.
Figura 3

Konjugantėt bartės tė hapteneve kanė determinanta native antigjenike tė bartėsit si dhe determinantat e reja tė haptenit B. Struktura
Nė aspektin strukturor kėto konjugantė karakterizohen me praninė e determinantave native antigjenike tė bartėsit dhe determinantat e reja qė krijohen nga hapteni (determinantat e haptenit)- figura 3. Determinanta e krijuar nga hapteni pėrbėhet nga hapteni dhe disa pjesė tė ngjitura. Antitrupat e krijuar ndaj determinantės do tė reagojnė poashtu edhe me haptenin e lirė. Nė konjugimet e tilla lloji i bartėsit e pėrcakton se a do tė jetė pėrgjigja e varuar apo e pavarura nga limfocitet T.


Figura 4


Determinantat antigjenike janė zakonisht tė kufizuara nė ato pjesė tė antigjenit qė kanė qasje mė tė lehtė pėr antitrupa (janė dhėnė me ngjyrė tė zezė pėr kėtė proteinė qė pėrmban hekur)

VI. DETERMINANTAT ANTIGJENIKE

A. Determinantat e njohura prej limfociteve B

1. Pėrbėrja
Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet B dhe antitrupat e prodhuar nga limfocitet B krijohen nga pjesėt parėsore tė polimerit (determinantat lineare spo sekuenciale) dhe/ose nga struktura sekondare, terciare apo kuaternare e molekulės (determinantat konformacionale).

2. Madhėsia
Nė pėrgjithėsi, determinantat antigjenike janė tė vogla dhe kanė numėr tė kufizuar tė pjesėve - 4 deri 8 sosh (aminoacidet dhe sheqernat). Vendi lidhės i njė antitrupi do tė akomodojė njė determinantė antigjenike prej afėrsisht 4-8 pjesėsh.

3. Numri
Edhepse teorikisht secila prej 4-8 pjesėve mund tė formojė njė determinantė tė veēantė antigjenike, nė praktikė, numri i determinantave antigjenike pėr njė antigjen ėshtė shumė mė i ulėt. Zakonisht numri i determinantave antigjenike ėshtė i kufizuar nė ato segmente tė antigjenit me tė cilat kanė qasje antitrupat (figura 4 – determinantat antigjenike janė dhėnė me ngjyrė tė zezė).



B. Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet T

1. Pėrbėrja
Determinantat antigjenike qė njihen nga limfocitet T krijohen me sekuencė primare tė aminoacideve nė proteina. Limfocitet T nuk i njohin antigjenet qė kanė natyrė polisaharide apo tė acideve nukleike. Prandaj, polisaharidet janė tė pavaruara nga limfocitet T, gjersa proteinat, zakonisht janė antigjenė qė varen nga limfocitet T. Pėr njohjen e determinantave nga limfocitet T kėrkohet qė kėto antigjene paraprakisht tė zbėrthehen nė peptide tė imta. Prandaj, determinantat antigjenike nuk ka nevojė tė jenė tė lokalizuara nė sipėrfaqet e ekspozuara tė antigjenit. Peptidet e lira nuk njihen nga limfocitet T, por ato lidhen me molekulat e koduara nga kompleksi kryesor i histokompatibilitetit (major histocompatibility complex - MHC). Prandaj, molekula e njeh vetėm kompleksin e krijuar nga peptidi dhe molekulat MHC.

2. Madhėsia
Zakonisht determinantat antigjenike janė tė vogla dhe janė tė kufizuara nė 8-15 aminoacide.

3. Numri
Edhepse secila prej 8-15 pjesėve tė mbetura mund tė krijojė njė determinantė tė ndarė antigjenike, nė praktikė numri i determinantave antigjenike pėr njė antigjen ėshtė shumė mė i vogėl. Determinantat antigjenike janė tė kufizuara nė pjesėt e antigjenit qė kanė aftėsi pėr t’u lidhur me molekulat e MHC. Ky fakt i sqaron dallimet e pėrgjigjes antigjenike te individėt e ndryshėm.



Figura 5


Superantigjenet aktivizojnė njė fraksion tė lartė tė limfociteve T pėr dallim nga antigjenet tradicional qė varen nga qelizat T VII. SUPERANTIGJENET
Kur sistemi imunologjik e njeh njė antigjen tradicional qė varet nga limfocitet T, atėherė vetėm njė fraksion i vogėl i popullacionit tė limfociteve T (njė nė 104 -105) ėshtė i aftė qė ta njohė antigjenin dhe tė aktivizohet (pėrgjigja monoklonale/oligoklonale). Megjithatė, ekzistojnė disa antigjene qė nė mėnyrė poliklonale e aktivizojnė njė numėr tė madh tė limfociteve T, madje deri nė 25% tė tyre. Kėto antigjene quhen superantigjene (figura 5).

Shembuj tė superantigjeneve janė: enterotoksina stafilokoksike (helmimi me ushqim), toksina stafilokoksike e shokut toksik (sindromi i lėkurės sė pėrvluar), toksinat stafilokoksike eksfoliative etj. Edhepse mė sė miri janė studiuar superantigjenet bakterore, ekzistojnė edhe superantigjene nga radhėt e virusėve dhe mikroorganizmave tė tjerė.

Sėmundjet e shoqėruara me ekspozim ndaj superantigjeneve shfaqen pjesėrisht pėr shkak tė hiperaktivizimit tė sistemit imunologjik dhe lirimit tė citokineve bioaktive nga limfocitet e aktivizuara T.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 02-12-08 nė 12:24
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė