Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-11, 21:47   #32
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Ne tė gjithė jemi tė varur nga etiketat, nga mendimi i tė tjerėve pėr ne, nga ego jonė... nga gjithēka!... Pse e lejojmė? - Qė tė na pranojė rrethi, njė shoqėri e rrejshme apo qė padroni (ego) jonė tė jetė i kėnaqur me veprimet tona?
A e keni vėrejtur deri ku shkon verbėria e njė personi? A e keni vėrejtur se sa qesharak bėhet njė person vetėm e vetėm qė ta pranojė njė shoqėri?... Mendoni po t'ju ...thotė dikush: "Jeni njė gjeni!" Ēka do tė bėni ju? Pėr atė Dikush-in ju do tė krijoni respekt tė rrejshėm, do ta ēmoni, do ta doni e do ta nderoni, por Vetes i keni bėrė njė gropė. Gjithmonė ju do tė ndjeheni nė siklet qė ta arsyetoni atė "gjenialitet". Ju kaplon frika se mos ndoshta do tė bėni diēka qė do ta zbehte imazhin qė Dikushi ka krijuar pėr ju, madje edhe nė mungesė tė tij ju vazhdoni tė jeni qesharak, keni frikė edhe nga mendimet tuaja, keni turp nga egoja juaj, jeni 'tė tmerruar' nga njė fjalė.
Por, ē'bėhet kur ju quajnė tė ēmendur?! A do tė filloni tė ēmendeni vetėm se dikush ju tha se jeni i tillė?... Patetike! Sa shumė kanė ndikim fjalėt nė ne... Nė fakt s'do tė duhej tė kishin fare. Ato janė vetėm ajo ēka tė tjerėt shohin nė njė moment nė ju! Ju nuk jeni ata!
Nuk duhet lejuar tė ngjiteni pėr fjalė qė thonė tė tjerėt, pėr imazhet qė tė tjerėt kanė pėr ju, nuk duhet menduar pėr mendimet e tyre apo pėr mospranimet e tyre... Ne kemi mundėsinė tė jemi tė lirė nga ēdo ndikim i jashtėm. Duhet ta shqyrtojmė ēdo gjė qė vjen nga jashtė e jo ta gėlltisim sikur tė ishte njė ėmbėlsirė.
Me dorėn nė zemėr, tė gjithė duam tė ēmohemi nga tė tjerėt, tė na duan e tė na vlerėsojnė, por kjo ėshtė njė varshmėri, si droga, sepse do t'i shohim tė tjerėt vetėm si paterica pėr tė arritur tek ajo ēka duam.
Sikur tė kėrkoja ta pėrshkruani veten me pak fjalė, si do ta bėni?... "Unė jam Dr., Mr., Akademik, sportist, artist, inxhinier, shkencėtar..."
Por, kujt i bėn kjo?! Ē'rėndėsi ka?!
Ju mbase mund tė jeni Dr., e unė vetėm njė paciente, por a ju bėn tė jeni nė pozitė mė tė lartė se unė? Absolutisht jo!
Kam njohur njerėz tė pasur e tė varfėr, tė suksesshėm e dėshtak, tė rinj e pleq, tė famshėm e lypsarė... por shumė rrallė nė sytė e tyre kam vėrejtur shkėlqimin e rrezeve tė lumturisė. Nėse lumturia ėshtė pėr tė gjithė, atėherė pse njerėzit zgjedhin mjerimin?! Mbase mund ta krijojmė fatin tonė vetė, pse s'e bėjmė ashtu si duam? Nėse ėshtė i shkruar pse s'e pranojnė ashtu si ėshtė?!...
Nėse do ta krahasoja jetėn me lojėn, atėherė ne jemi tė luajturit (topi), pėrderisa lojtarė janė tė tjerėt. Programi i tė tjerėve ėshtė mishėruar nė ne, sa po tė pėrpiqet dikush tė ndėrhyj, ne bėhemi tė marrė, madje jemi nė gjendje edhe tė luftojmė pėr tė... Qėllimi i secilit, do tė duhej tė ishte liria e natyrshme, luajtja e lojės sė vetė sipas rregullave tė veta, vallėzimi i valles sė vetė, kėndimi i kėngės sė vetė, shkrimi i librit tė vetė... jo atyre tė imponuara nė ne. Duhet ta kemi lirinė e natyrshme, duhet ta kontrollojmė jetėn tonė, duhet ta shohim realitetin me sytė tanė jo si na kanė mėsuar pėrmes nocioneve e fjalėve, duhet ta pėrjetojmė vetė, ta ndjejmė vetė... sepse kohė tė gjatė kemi qenė marioneta tė tė tjerėve, e kemi bėrė sipas kodeve shoqėrore, kulturore, fetare...
Ėshtė e dhimbshme tė hapėsh sytė, ėshtė e dhimbshme tė kuptosh, ėshtė e dhimbshme tė rrėnosh, por ėshtė e domosdoshme. Tė heqėsh dorė nga tė gjitha iluzionet, nga ego, nga ajo qė tė tjerėt e quajnė normale ėshtė sikur tė heqėsh lėkurėn jo kėmishėn!
Duhet ta shohim dritėn qė ta dimė ēka ėshtė, duhet vetė tė prekim shkėmbin qė ta dimė se ėshtė i fortė, duhet t'i shijojmė vetė frutat pėr ta ditur shijen, pėrndryshe kot na thonė tė tjerėt ēka duhet bėrė e si janė gjėrat, nėse nuk biem nė kontakt me realitetin... Kontakti me realitetin ėshtė kuptueshmėri e plotė!
Nė fund ju them miqėsisht se:
Jeta ėshtė njė dhuratė, si njė fije shkrepse, mund ta shfrytėzosh vetėm njė herė. Prej teje varet a do tė duash tė ndezėsh qirinj apo do ta lėsh tė pėrfundojė nė hi!


huazuar nga facebook
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė