Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-11-11, 13:59   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Tradhtia e kunatės


Bėrtiti dhe ēirej mėme Sofia herė me zė tė lartė e herė mė butė se djemtė e vegjėl kishin hypur nė majė tė mėnit tė kuq e tė lartė qė kishte nė obor dhe nga frika se mos rrėzoheshin u bėrtiste si mė tė ėmbėl….na more Kostaq….tė keqen mėma, zbrisni andej, pse ju ka hedhur perėndia gjithė ditėn mbi tė, do na bėni hatanė do na bėni, zbrisni qė andej edhe ata mė tė vegjėlit zbriti avash avash…hė t’u bėfsha dhe tė marēa tė keqen…s’keni lodra tė tjera tė bėni…u hodhi perėndia ēdo dite nė majė tė mėnit…zbrisni ju bėftė mėma, zbrisni, mos na bėni ndonjė hata !
Kostaqi, si mė i madhi qė ishte ndėr fėmijėt e tjerė e kishte gjetur si lodėr qė sė bashku me ata mė tė vegjėlit disa orė tė ditės t’i kalonte mbi mėnin e lartė tė oborit tė tij, nga ku dukesh si nė pėllėmbė tė dorės si deti, mali qoftė edhe dritaret oboret e shtėpive karshi apo pėrreth.
. Ndėrsa kur u bėrtiste gjyshe Sofia, tė gjithė fėmijėt heshtnin dhe me fytyrat e tyre tė lyera me mėna tė kuq nga ku nuk u dalloheshin as sytė mėshiheshin pas gjetheve e pas frutit tė kuq duke mos nxjerė as zė.
Herė i dallonte gjyshja dhe herė nuk i dallonte qė ishin lart…mbi pemėn e madhe, mbasi ata nuk dėgjoheshin hiē fare,bile nė mė tė shumtėn e rasteve, u fliste kuturu duke menduar se ishin lart .
Fėmijėt nuk bėheshin si tė gjallė,.mbėrtheheshin mbas degėve dhe vazhdonin ritualin e pėrditshem, deri afėr drekės, pastaj tė gjithė zbrisnin me qetėsi tė mos dėgjonte as gjyshja plakė dhe me vrap shkonin e laheshin nė det deri mbaditeve vonė kur prindėt ktheheshin nga puna.
Kjo punė zgjati gjithė beharin, dhe pėr ēudi edhe kur mbaruan mėnat,ata atje e kishin vėndin.
Njė ditė nga ditėt gjyshja e paezmatuar nga frika e ndonjė hataje i raportoi tė birit se fėmijėt e tij dhe shokėt e tyre qė bėheshin pesė agjashtė edhe tani qė fryti ka mbaruar i shikoj qė ngjiten dhe rinė me orė tė tėra aty mbi mėn, mbase e kam edhe gabim po shikoje xhano kėtė punė mirė se do tė na bien fėmijėt dhe do tė na vriten…!
Mirė nėno e kishte qetėsuar i biri, do tu flas unė…edhe unė ēuditem dhe nuk e kuptoj, tani qė pema s’ka frut e ē’dreqin duan qė hypin lart?
Kjo, e vuri nė dyshim tė atin e Kostaqit, cili ikte nė punė nė mėngjes dhe mbrinte nė darkė vonė nė shtėpi ama mėndjen e kishte tek fėmijėt tė cilėt i porosiste qė tė mos hypnin mbi mėn..
Sėrish plaka e shkretė i tha tė birit njė ditė, preje atė mėn, tė marsha tė ligat, se do tė na bėsh hatanė do tė na bėsh, ata hypin atje dhe nuk flasin asnjė fjalė sikur nuk janė atje lart, se kuptoj pse fshihen pas degėve, unė skam sy ti shikoj po e mar me mėnd se ata ngjiten atje pėrditė.
E thiri i ati Kostaqin qe nuk ishte as 13 vjeē dhe i kėrkoi llogari duke e kėrcėnuar se po e gjeti nė mėn do ta hidhte poshtė ose do ta bėnte copė copė atė edhe ata mė tė vegjelit…Kostaqi ju betua se ata nuk ngjiteshin mė atje…!
U mendua i ati i Kostaqit dhe vrau mėndjen pse fėmijėt i kishte hdhur perėndia mbi mėn., me gjithė porositė e tij, plaka ankohej sėrrish se ata, atė punė bėnin ēdo ditė.

Hej… belaja na zuri tha me vete dhe vendosi tė kontollonte vetė gjėndjen, do rinte pa punė do mshifej nė ndonjė vėnd dhe do nxirte konkluzionin se c’farė dreqi i shtynte fėmijėt tė hypnin lart, sa orė rinin dhe pse,ē’farė mund tė shikojnė qė aty dhe pse hypin pėrditė ? Pyetje kjo qė e vuri nė siklet pėr njė farė kohe deri sa njė ditė vendosi.
U paraqit si i sėmurė dhe u tha fėmijėve qė do jem disa ditė nė shtėpi, fėmijėt dolėn nė lodra tė tjera dhe nuk mund tė ngjiteshin nė mėn si mė parė deri sa i ati ishte aty.
I la fėmijėt dolėn dhe i tha plakės mos ta shqetėsonte se do mbyllej nė dhomė se e ndiente veten sėmurė.
E ėma e besoi dhe ajo vazhdoi tė tirte ne furkė si zakonisht afėr oxhakut nė katin e parė tė shtėpisė sė gurtė.
Avash dhe pa rėnė nė sy u ngjit vetė nė mėn, u pėrpoq tė maskohej dhe filloi tė vrojtonte me kujdes majtas djathtas lart poshte dhe cep mė cep tė fshatit ….duke kontrolluar njė nga njė dritaret dhe dyert oboret,rruget dhe rugicat, pastaj kqyrte me kujdes nga mali nga deti e gjithėandej sa i hante syri.
Nuk vonoi as gjysėm ore dhe u llahtaris sa humbi toruan krejt kur shikoi mirė e bukur te kunatėn e tij Zamirėn nė katin e dytė tė shtėpisė saj karshi as njėqind metra duke kryer maredhenie intime me n/mjekun e fshatit i cili ahere shkonte pėr tė vizituar tė sėmurėt mė ēdo shtėpi…..!
Nuk u besoi syve dhe u trondit.
Vrojtoi me kujdes deri sa u bind plotesisht, nga mėni dukej mirė e bukur dritarja gjysėm e hapur e Zamirės, i shoqi i sė cilės vėllai i tij, ishte oficer kufiri nė marinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė