Faqja franceze Euromillions sulmohet nga hakerėt fetar
Faqja franceze e lotarisė Euromillions ėshtė hakuar, ku ballina e kėsaj faqeje u zėvendėsua me njė fragment nga Kurani qė dėnon lojėn e kumarit.
Hakerėt, qė e quajnė veten "Moroccanghosts", postuan mesazhin nė gjuhėn arabe dhe frėnge.
Vargjet e Kuranit i quajnė lojėrat e fatit dhe alkoolin si vepra tė djallit qė tentojnė ti largojnė njerėzit nga zoti.
Kompania Francaise des Jeux (FDJ), e cila drejton Euromillions nė Francė, tha se lojėrat e tjera nuk janė prekur nga ky sulm.
Mesazhi u shfaq nė faqe tė dielėn nė mėngjes, sipas raportimeve tė mediave franceze. Faqja ishte ende e padisponueshme nė mbrėmjen e sė dielės, edhe pse mesazhet fetare nuk shiheshin mė.
Lotaria The Euromillions luhet nė nėntė shtete tė Evropės
FDJ tha nė njė komunikatė se faqet e prekura ishin: nė proces tė kthimit nė funksionalitet.
Po ashtu kompania shtoi se asnjė nga lojėrat nuk ishin kompromentuar nga ky sulm dhe tė dhėnat nuk janė prekur.
Megjithatė, faqet e korporatės FDJ ishin tė paarritshme tė dielėn nė mbrėmje, duke paraqitur njė mesazh pėr pėrdoruesit se "faqja ėshtė e padishponueshme pėr shkak tė kėrkesave tė shėrbimeve, mesazh ky i njėjtė qė u paraqit nė faqen euromillions.fr.
Lotaria The Euromillions luhet nė nėntė shtete tė Evropės.