Sulme hakerėsh, kėrkohet ēaktivizimi i softuerit Java
Departamenti amerikan i Sigurisė Kombėtare iu ka bėrė thirrje pėrdoruesve tė kompjuterėve, qė tė ēaktivizojnė softuerin Java, pėr tė shmangur sulmet e mundshme tė hakerėve.
Paralajmėrimi u lėshua pasi ekspertėt e sigurisė thanė se hakerėt kanė zbuluar mėnyrat pėr tė shfrytėzuar gjuhėn e programimit Java pėr tė instaluar viruse, qė do t'iu mundėsonin hakerėve tė kryejnė krime tė tilla si vjedhje tė informacionit nga kompjuterėt dhe vjedhje identiteti.
Java pėrdoret nga qindra miliona kompjuterė nė mbarė botė, tė cilėt kanė qasje nė internet.
Departamenti i Emergjencave tha se raportet tregojnė se dobėsia e kėtij softueri ėshtė shfrytėzuar nė mėnyrė aktive nga hakerėt, dhe rekomandoi qė Java tė ēaktivizohet nė faqet e internetit, derisa tė zgjidhet problemi, raporton Rel.
Pronari i Java-s, Oracle Corporation deri mė tani ka refuzuar tė komentojė.