Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-07, 08:13   #3
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

AUSCHWITZI SHQIPTAR - MOS TĖ HARROJMĖ, QĖ MOS TĖ PĖRSĖRITET


Po bėhen tashmė afro 15 vjet demokraci dhe tė vėrtetat nė vend qė tė shkojnė drejt sqarimit po ngatėrrohen gjithnjė e mė shumė. Njė ndėr tė vėrtetat mė tė dukshme, ēuditėrisht po vonon mė shumė se gjithēka tjetėr tė ndriēohet. S'po meret vesh, a pat gjenocid apo jo nė Shqipėri?

Kėtė ende s'e kemi sqaruar. Politikanėt thonė se ajo po i takoka historianėve. Mirėpo edhe kėta te fundit, “krejt pa faj”, po e pėrcjellin tek gjuhėtarėt. Them “krejt pa faj”, sepse duke i hedhur sy njė fjalori dinjitoz prej mijėra faqesh tė Gjuhės Shqipe, syri tė ndalet tek faqja 610, ku lexon: “Gjenocid - ėshtė shfarosja e plotė a e pjesėshme e njė popullsie ose e grupeve tė veēanta kombėtare, qė bėhet nga imperialistėt pėr qėllime kriminale.”

Kėshtu del qė, pėrderisa tek ne nuk kishte imperializėm, s'patėm as gjenocid. Mirėpo, kur i hedh njė sy njė tjetėr fjalori, tashmė vetė ai “imperialist”, pra Garzantit tė madh, syri tė ndalet nė faqen 743, ku lexon “Gjenocid - krimi qė synon tė shfarosė, me metoda tė organizuara, njė grup etnik apo fetar.”

Atėherė fillon e mendon disi mė ndryshe.

Tashti pėrfundimi sikur bėhet mė i lehtė, duan apo s'duan historianėt e gjuhėtarėt.

Ēfarė ndodhi me Klerin Katolik Shqiptar?

Ja njė tabelė fare e shkurtėr:

Nga tė gjithė ata qė diktatura gjeti gjallė e nė kėmbė, rezulton se:

1-Janė pushkatuar 32 klerikė (14%)

2-Janė mbytur ndėr tortura 25 klerikė (10%)

3-Janė Burgosur dhe internuar 122 klerikė (53%)

4-Janė detyruar tė arratisen ose s'janė lejuar tė kthehen nė atdhe 23 klerikė (14%)

5-Janė perjashtuar nga shėrbimi 13 klerikė (4%)

6-Kanė vdekur nė ankth e dhimbje pjesa e mbetur 16 klerikė ( 5%)

Pra tė gjithė, u asgjėsuan 100%

Ndoshta s'kemi prapė gjenocid. Le ta studiojnė nė tė ardhmen historianėt, pasi ta kenė korrigjuar fjalorin gjuhėtarėt.

Ndoshta ėshtė kjo tjetra. “Nuk ka tė verbėr me tė madh se ai qė nuk do tė shohė.”

E pse jo, ndoshta edhe mllefi vazhdon sėrish. Madje edhe johistorianėt apo jogjuhėtarėt, kėrcenohen se po merren me zhvarrosjen e eshtrave tė tė vdekurve, po ngjallin kujtimet e tė vrarėve apo po baltosin dėshmorėt e luftės, duke kujtuar pasluftėn.

I vranė fizikisht, i baltosen moralisht, por duan t'i vrasin sėrish pėr tė dytėn herė, edhe me harresėn e tyre. E meqė tjerėt po i harrojnė pėr gjithmonė, e gjatė gjithė vitit, le t'i kujtojmė ne, vetem nė njė ditė, nė kėtė qė po quhet

“Dita e Kujtesės”

Ēfarė ndodhi gjatė asaj diktature tėe tmerrshme 50 vjeēare?

Skenarėt ishin mjaft tronditese. U zbuluan Organizata terroriste. U gjetėn armė nė Kisha dhe altare.U zbuluan vrasje tė organizuara tė aktivistėve komunistė nėpėr Qela e Famulli. Ēfarė nuk u gjet e nuk u zbulua. E rėndėsishme ėshtė se u pushkatuan tė gjithė, si ata qė iu gjetėn, ashtu edhe ata qė i futėn ato armė nė Kisha e altarė; si ata qė i organizuan, ashtu edhe ata qė i zbuluan ato Organizata terroriste; si ata qė i kryen ashtu edhe ata qė i zbuluan ata “vrasje tė shėmtuara” afėr Qelave e Famullive.

Prandaj, s'ėshtė pėr t'u ēuditur nėse historianėt e ardhshėm do tė gjejnė bashkė ata qė kujtojmė e nderojmė sot, me ata qė e sollėn kėtė ditė kujtimi.

Sa pėr t'ua kujtuar atyre, po pėrmend se, sė bashku me Faustin, Dajanin e Shllakun, Gjinin, Prendushin e Harapin, Shantojėn, Zadejėn e Gazullin e dhjetėra e qindra tjerė do tė gjejnė edhe Koci Xoxen, Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, Feqor Shehun, Pjerin Kēirėn e Xhemal Selimin, Toger Babėn, Zoi Themelin, e dhjetėra e qindra tė tjerė Do tė gjejnė edhe dėshmitarėt qė kishin punuar e luftuar aq shumė pėr atė ēlirim vetėvrasės tė Shqipėrisė si, Riza Dani, Kolė Prela, Gjergj Kokoshi, D. Luigj. Pici e sa tė tjerė qė nuk mund ta mohonin tė vėrtetėn dhe i dolėn zot ashtu siē do tė gjejė edhe ata qė shpifėn”. E natyrisht edhe ata, avokatėt, qė mjerisht deshėn tė mbrojnė pafajėsinė e tyre, si Arshi Pipa, Paulin Pali e sa e sa tė tjerė. E, do tė gjejnė deri edhe sekretarėt, qė ashtu pafajėsisht i shkruanin ato shpifje tė ndyra qė i ēonin njerėzisht tek plutoni i pushkatimit, si Zalo Xhomaqi e shumė e shumė tė tjerė, tė gjithė tė pushkatuar nga sistemi i tyre si armiq...

Ēfare ndodhi me veprėn dhe jetėn e tyre?

Seminare, shkolla, teatro, shtypshkronja e biblioteka, pra gjithēka ishte krijuar e trashėguar prej qindra vitesh, u asgjėsua nė pak kohė. Elita mė e shquar e katolicizmit shqiptar u shfaros. Bilanci ėshtė rrėnqethės: Nga 4 ipeshkvinjtė ekzistues 3 u mbytėn nė torturat ēnjerėzore, i katėrti vdiq nėn ankthin e izolimit, tė hetimeve dhe tė pushkatimeve. 7 shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė katolicizmit shqiptar u zhdukėn mizorisht njėri pas tjetrit: Atė Vinēenc Prendushi, Dom Ndre Zadeja, Atė Benardin Palaj, Dom Nikollė Gazulli, Atė Anton Harapi, Dom Lazėr Shantoja e Atė Gjon Shllaku. Tė shtatė u torturuan siē nuk mund tė pėrshkruhet. E ky ishte vetėm fillimi.

Sapo kishte nisur ajo tragjedi e masakėr, qė siē do tė shprehej zoti Sami Repishti: “Pėr katolikėt shqiptarė nuk merr kuptimin e vėrtetė e tė plotė nėse nuk pohohet publikisht nga tė gjithė e me bindje se nga 94 famullitarė tė rregullt e 93 ndihmės - gjatė viteve 1944-49 u vranė, u torturuan e u burgosėn 7 ipeshkvinj, 60 famullitarė, 30 etėr franēeskanė, 13 etėr jezuitė, 10 seminaristė etj”. e mė tej: “Tortura nuk ka kuptimin e plotė nė qoftė se nuk kujtohen fjalėt qė tha nė burg Pandi Kristo: "Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarė faj e pafaj vetėm sepse kanė qenė katolikė. Ata po, kanė tė drejtė tė ankohen”.

E, natyrisht, jo pa ndėshkimin e vet, mbetėn edhe Klerikėt e nderuar tė besimeve tjera. Visarion Xhuvani e Irene Banushi, udhėheqėsit simbol tė besimit ortodoks thanė kaq shumė me jetėn e vdekjen e tyre.

Kapitull tė rėndė e tė pafund kanė edhe myslimanėt bektashinj. Jo pa ndėshkim mbetėn edhe mjaft sunitė. Hafiz Ali Tare, Hafiz Dėrguti e sa tė tjerė lidhėn miqėsi tė pėrjetshme ndėrfetare, pikėrisht nė ditėt e vėshtira tė tmerrit komunist.

Vetėm disa therime nga ajzbergu shqiptar!

Meqė jemi nė kėtė “Ditė Kujtese” le tė kujtojmė vetėm disa therime nga ajzbergu i madh i vuajtjes shqiptare, vetėm disa :

Imz. Nikollė Dedėn, e torturuan kaq tepėr sa, kur e kthejnė nga torturat, shoku i qelisė nuk e njeh. Atėherė ai nė gjithė atė siklet, me ironi i thotė: “Nuk po me njeh? E pra, mos harro se dikur kam pasė qenė Dom Nikollė Deda”. Me plagė nė gjithė trupin, nuk mund tė qėndronte nė kėmbė, por e lidhėn pėr hatlla, deri ditėn e pushkatimit. Atė Mati Prendushit, kur kėrkoi pak ujė, i tharė etje, kushedi sa ditė pa pirė, i mbyllur nė nevojtoren e sigurimit, i japin tė pijė urinėn qė ai sapo kishte bėrė nė njė gotė. Po kėtė gjė, e kishin bėrė edhe me Imzot Gjinin. Atė Frano Kiri, pėrfiton prej njė polici "tė mirė", dhe ulet e njomė buzėt me ujin e mbetur ndėr pllakat e nevojtores. E lidhin me njė tė vdekur fytyrė pėr fytyrė. E zgjidhėn pas tri ditėsh, kur filloi tė dekompozohet kufoma. Atė Ēiprian Nikės, mbas dy ditėsh pa gjumė i thyejnė kėmbėn, tė cilėn nuk e ndien fare, deri sa i vjen nė ndihmė dhe e kthen nė jetė Dr. Frederik Shiroka. Imzot Frano Gjini, lihet disa ditė i lidhur pėr ullinjtė e oborrit dhe vetėm kur varet pėr vdekje, e hedhin nė njė nevojtore ku ujėrat e zeza kishin dalė sipėr gadi 10-15 cm. Aty e lanė me ditė tė tėra. Dom Mark Hasit, Nesti Kopali i mbėrthen gjuhėn pėr tavolinė me thikė tejpėrtej, duke i bėrtitur pse nuk flet. Dom Anton Muzaj, lihet ndėr ujėrat e zeza deri nė bel dhe vetėm pasi fillon tė nxjerrė copat e gjakut prej goje, nxirret prej torturės. E linin me orė tė tėra nė kėmbė, gjersa i binte tė fikėt. Pastaj e lagnin me ujė. Dhe prapė tortura. Vdiq i martirizuar nė moshėn 29 -vjeēare. Dom Mikel Beltojen, pas torturave mė tė egra, para se ta pushkatonin, e tėrheqin zvarrė gjymtyrėsh deri sa e shqyen dhe ashtu zharg e pushkatuan gjysėm vdekur. Dom Lazėr Shantojes, iu kalbėn tė dy kėmbėt nga shufurat e hekurit tė skuqur. Ashtu cung e nxorėn pėrpara nėnės sė vet, e cila me lot nė sy i tha xhelatit: Ju lutem, ma pushkatoni, mos e leni nė atė siklet . Vėlla Gjon Pantalia pėson njė ferr tė vėrtetė mundimesh. Vdes nė spital, pasi i kishte tė thyera tė dyja kėmbėt. Dom Pjetėr Ēuni e Dom Aleksandėr Sirdani hidhen nė gropėn e zezė tė %C sė Koplikut, gjersa i mbysin ashtu gjysėm sė gjalli duke i shtyrė me cfurk”. “Mė kanė bėrė masakra me kėnaqė shpirtin e tyre pa asnjė arsye” do t'i thoshte Imzot Prof. Jul Bonati mbesės se vet, njėherė nė takim.Vdiq pasi e ēmendėn. Kurse Papa Pandin prift katolik nė Korēė, ndėrsa shkonte nė fshatin e tij, e mbytėn nė njė pyll. Iu gjet koka e prerė dhe e vėnė mbi trupin e vdekur. Papa Josif Papamihalin - prift i ritit bizantin nė Elbasan, e mbytėn nė baltė pėr sė gjalli nė kampin e shfarosjes nė Maliq.


vazhdon...
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė