Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-07, 08:14   #4
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr Imzot Ernest Ēoba ipeshkėv, ndihmės-radiologu i spitalit kujton: “Mė thirrėn njė mesnatė tė vonė pėr t'i bėrė radiografinė njė tė burgosuri. Emrin nuk ma thanė. Kur hyra nė sallė pashė dy oficerė sigurimi qė mė pritnin. Nė fund tė dhomės dallova njė thes. Ata morėn thesin dhe, pasi e afruan pranė aparatit Rontgen, e hapėn. Nxorėn njė njeri tė shfytyruar, sa njė fėmijė. E shikova me vėmendje i tmerruar, mezi e dallova. Ishte Dom Ernestoja". Atė Gjon Karmėn, fusin dhe e gozhdojnė nė njė arkivol dhe e lėnė ashtu sa kohė. Mirrte frymė nga njė vrimė e hapur, gjė tė cilėn ai nuk e dinte. Vetė i mjeri mendonte se po e varrosnin ashtu pėr sė gjalli. Dom Ndre Krroqin e fusnin nė njė thes dhe e rrahin kaq egėrsisht, sa ia thyen kockat. Nuk dalloja se kush mė rrihte, - thotė Dom Ndreu. Mė binte kush tė mundte, pa dhimbė. Jetoi i paralizuar, vdiq me njė kėmbė tė prerė." Dom Zef Bici pushkatohet, ndonėse vuante nga sėmundja e kancerit dhe nuk kishte vetem pak vite jetė. Ishte 47 vjeē. Atė Serafin Kodės i fusin gishtat nė fyt dhe i nxjerrin gurmazin nė Lezhė. Vdes nė njė torturė . Ishte 54 vjeē. Atė Bernardin Palajn, njė ndėr folkloristėt e mitologėt mė tė mėdhenj shqiptarė, pasi e torturuan marrėzisht, e lidhėn me tel tė ndryshkur nė tė dyja duart. Nuk ia zgjidhėn pėr muaj gjersa iu shkėrmish mishi dhe iu helmatis gjaku, duke kaluar nė sėmundjen e tetanozit (sharrės). Vdiq rreth 50 vjeē. Dom Mark Gjani, pas sa torturave, e varėn nė shtyllė dhe ashtu e lanė pėr ditė e ditė, duke e rrahur sa mundnin. Pasi dha shpirt, trupin ia hodhėn nė pėrrua, pėr ta ngrėnė qentė e fshatit Shpal - Mirditė. Ishte 36 vjeē. Dom Lazer Jubanit ndėrsa punonte nė fermė, i dhanė tė hajė njė domate dhe e helmatisėn. E dėrguan nė spital duke e lėnė pa asnjė ndihmė mjekėsore. l hoqėn edhe serumin. Vdiq mes dhimbjeve tė tmerrshme.

“Atė Florian Berishėn e mbajtėn me muaj e muaj nė qeli duke provuar mbi tė tortura nga mė ēnjerėzoret. Edhe unė qė kam ndenjur 20 vjet nė burg nuk kam hequr sa i shkreti padėr Berisha. E bėnė gjysmė tė ēmendur” - do tė thoshte Padėr Gjergj Vata. Kurse Dom Simon Jubani kujton: “Njė herė e rrahėn aq fort, sa ia thyen tė gjithė dhėmbėt. Dhe ai, me atė humorin e hollė qė e karakterizonte, ashtu i mbuluar me gjak nė fytyrė, i tha kriminelit hetues: “E kam ditur se je xhelat, por se qenke dhe dentist, nuk ma ka marrė mendja”. Motėr Marie Tucit gjysmėn e trupit ia shtinė nė njė thes, ku kishte brenda edhe dy mace. E rrahėn egėrsisht, macet u tėrbuan dhe e shqyenme thonj. Kėshtu gjersa dha shpirt. Ishte rreth tė 20-tave. Atė Zef Pellumbi do tė kujtonte: “Kam kryer 14 vjet burg e 23 vjet internim, gjithsejt 37 vjet. Nga lodhja e mungesa e ushqimit, kanė vdekur mjaft klerikė. Njėri vdiq nė krahėt e mi, nėsa po bisedonim. Njė tjetėr dha shpirt kur po flinte afėr meje. Nė mėngjes e gjetėm tė vdekur”. Ndėrsa Imz. Zef Simoni, ipeshkėv kujton:“ Tė burgosurit i nėnshtroheshin korrentit elektrik. Goja e tyre mbushej me kripe ose gėlltitnin ilaēe tė dėmshme pėr sistemin nervor. Klerikėt i varėn, ia prenė kryet, u mbytėn ndėr kėneta.

Torturat komuniste ishin tė ngjajėshme me metodat e persekutorėve nazistė!

Tė ngjashme me torturat komuniste ishin vetėm metodat e persekutorėve nazistė. Nė Dachau hitlerianėt internuan 2794 klerikė e besimtarė tė 37 kombėsive. Nė Auschwitz burgosėn 416 klerikė. Gjatė luftės sė dytė botėrore, nė Poloni ishin rreth 6400 klerikė viktimė e represioneve, mes tė cilėve edhe P. Maksimilian Kolbe, sot nė rrugėn e shenjtėrimit.

E nisur nė rrugėn e kanonizimit janė tashmė edhe vetė klerikėt martirė shqiptarė.

“Mė arrestuan nė kishėn e Barbullushit, ndėrsa po kremtoja meshėn, kujton Dom Ernest Troshani. U akuzova pėr agjitacion e propagandė kundėr partisė e pushtetit. Jam gjykuar nė Shkodėr e dėnuar me 18 vjet burg. Kalova shumė vite nė burgun e tmerrshėm tė Spaēit. Nė galeri shpesh ndodhnin shembje. I gjithė kampi ishte i rrethuar me tela. Ishte vetėvrasje po tė tentoje tė ikje. Shumė njerėz humbėn jetėn nga lodhja dhe uria.

Ndėrsa Myzafer Pipės ndėr muskujt e krahėve i fusin hekurat e skuqur, e vrasin “gjoja nė tentativė arratisje”, ndėrsa vetė Koci Xoxe deklaron: “kam dhėnė unė urdhėr tė vritet pa gjyq Myzafer Pipa”. Deputetin Kol Prela e tresin ashtu tė vdekur me karrocė plehit. Simon Darragjatin e Kolec Dedėn i hedhin nga dritaret e hetuesisė.

Dhe nėse ėshtė ndonjė qė nuk i beson, apo i konsideron si tė ekzagjeruara gjithė kėto thėnie e dėshmi nga vetė ata qė i pėsuan apo dėshmitarėt tyre, mjafton tė shfletojnė faqet 220-250 tė librit “Dosja e Diktaturės” dhe do tė shohė se tė gjitha kėto i vėrtetojnė, me dėshmitė e tyre, vetė kriminelėt qė i zbatuan nė gjyqin e Koci Xoxes.

Ėshtė bėrė pra mbi elitėn shqiptare ajo ēka rusėt patėn bėrė mbi elitėn polake nė Katyn, ku i shfarosėn krejt intelektualėt. Padyshim, vetėm fanatizmi dhe urrejtja mund tė grumbullonin njė mllef tė tillė qė do tė shfrente kaq mizorisht mbi klerin e pafajshėm shqiptar.

Bilanci?

Mos tė harrojmė! Ishin rreth 200 klerikė qė kishin kryer 500 vjet studime nė 25 universitete tė Evropės e do tė bėnin mjerisht tani, nė Shqipėrinė e tyre edhe mbi 900 vite tė tjera, gati dhjetė shekuj burg. Mos tė harrojmė! Vetėm ata, tė pushkatuarit, bėnė rreth 300 muaj, rreth 25 vjet tortura e hetusi. Afro 70 muaj, 6 vjet hetuesi e tmerr, bėnė ata tjerėt, tė mbyturit ndėr tortura. Mos tė harrojmė! U shfarosėn tė gjithė. “Nuk duhet ta kujtojmė tė kaluarėn”, porosit shkrimtari i njohur rus Solzhenjicin. “Atij qė e kujton atė ju qorroftė njėri sy, por atij qė e harron atė, ju qorrofshin tė dy. Me urimin “Kėtej e tutje, qofsh pėrherė me dy sy, populli im!”

I kujtoj atyre qė e sollėn kėtė fatkeqėsi dhe tė tjerėve, bijve tė tyre, qė duan t'i vrasin sė dyti me harresėn se, ne qė sėrish po na kėrcėnoni se po merremi me zhvarrimin e eshtrave,“Nuk qajmė pse i humbėm, por krenohemi qe i kemi.”


Marre nga http://www.kishakatolikeshkoder.com
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė