Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-07, 14:00   #8
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėneta e Maliqit, “varri i pėrbashkėt”i 63 inxhinierėve dhe tė burgosurve.



Pjesa mė e madhe e tyre janė inxhinierėt e parė qė nisėn rindėrtimin e vendit. Sabotatorė.


Kjo ishte akuza pėr shumicėn e inxhinierėve tė vrarė nė kohėn e diktaturės, ku sipas shifrave jo krejtėsisht tė plota janė varur 4 inxhinierė, pushkatuar 9, dy kanė vdekur nė burg dhe 13 tė tjerė janė burgosur. Mjekėt e njohur qė kishin studiuar jashtė shtetit kishin njė akuzė tjetėr; Armiq tė popullit dhe mė e lehta akuzė agjitacion e propagandė. Nga mjekėt janė pushkatuar 5 dhe burgosur 13 tė tjerė. Pjesa mė e madhe e tyre ishin nė grupin e deputetėve, kishin lidhje me organizatėn e Ballit dhe opozitėn e dytė.
Maliqi
Eshtė njohur si kėneta famėkeqe e Maliqit, ku pėr bonifikimin e saj kanė vdekur dhe janė pushkatuar 63 vetė, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin tė internuar. 3 mijė tė burgosurit e liruar nga 7 burgje u internuan nė Maliq. Sot e kėsaj dite, ajo qė tregohet pėr kampin e Maliqit ėshtė nė kufijtė e lemerisė. Njerėzit, mes tė cilėve emra tė njohur si Mitrush Kuteli, Alfred Ashiku... hanin njė herė nė ditė njė pėrshesh ēaji me bukė dhe shkonin nė punė me vrap, tė detyruar nga rojet. Bonifikimi ishte i rėndėsishėm dhe po kaq i rėndėsishėm ishte vendimi i partisė pėr tė dėnuar me punė atje tė gjithė ata njerėz tė deklasuar dhe tė internuar, anti- komunistėt. Mushkonjat dhe ushunjėzat ua pinin gjakun tė internuarve, ndėrsa darkat teksa ktheheshin nė “hauret e kafshėve”, e bėnin rrugėn kėmba-dorazi nga lodhja. Koēi Misrasi, njė i internuar nga Korēa, vari veten. Alfred Ashikun e rrahėn pėr vdekje se hėngri njė panxhar qė e gjeti nė tokė. Tė tjerė i linin varur nė mes tė diellit. E nė kėtė lemeri vdiqėn 63 njerėz. Por fati i keq pasoi dhe inxhinierėt dhe drejtuesit e punimeve nė kėnetė. Gjashtė prej tyre u varėn dhe u pushkatuan si sabotatorė. Data 22 nėntor 1946 ende kujtohet me tmerr nga familjarėt e viktimave, tė cilėt u akuzuan si spiunė tė misionit tė Harry Fultzit nė Tiranė. Abdyl Sharra, diplomuar nė Romė, nė rolin e drejtuesit tė punimeve pėr tharjen e kėnetės sė Maliqit, u dėnua me varje. Vėllai i tij, Ymeri, ka qenė profesor i shkollės teknike dhe, sipas tė vjetėrve, tė gjitha gjyqet e kėtij tipi kishin si qėllim diskreditimin e Harry Fultz. Kujtim Beqiri, qė kish mbaruar nė Vjenė dhe ishte drejtor i madh, u akuzua dhe u var nė litar, e tė tjerė u pushkatuan. Edhe pse e lutėn Beqirin tė qėndronte pedagog nė Vjenė, ai nuk pranoi, me idenė qė tė rikthehej nė vend e t’i shėrbente popullit tė tij. Edhe sot foto e tij ėshtė vendosur nė universitetin e inxhinierisė sė Vjenės, si nxėnės i shkėlqyer. Fjala e fundit e tė riut para se tė vdiste ishte; Fajin tonė do ta tregojė historia. Tė rrojė Shqipėria.
Tė tjerė
Pjesa tjetėr e tė varurve nė litar dhe tė pushkatuarve kishin po prapė tė njėjtėn akuzė, atė tė sabotatorit dhe agjentit. Riza Alizoti punoi nė Kuēovė si inxhinier dhe u dėnua me vdekje dhe tė njėjtin fat pati dhe Sulo Klosi, qė kish punuar nė Rubik. Ali Kavaja dhe Shaban Balla, tė dy pjesėmarrės nė organizatėn “Bashkimi demokrat”, opozita e parė shqiptare, u dėnuan me pushkatim. Nė vrullin e sabotatorėve u pushkatuan dhe dy inxhinierė italianė. Paolo Saglioti vjen nė Shqipėri nė vitin 1931 pėr tė punuar nė Kuēovė tek AIPEN. Ai u akuzua si sabotator dhe u pushkatua. Tė njėjtin fat pati dhe Eugenio Scaturo, i cili erdhi nė Shqipėri nė 1937-ėn dhe punoi nė vepra tė ndryshme. Por kėneta e Maliqit i kushtoi jetėn.
Mjekėt
Edhe sektori mė i rėndėsishėm i njerėzimit, shėndetėsia, nuk mundi t’i qėndronte dot larg persekutimit. Njerėz tė arsimuar jashtė, intelektualė, tė cilėt u pėrpoqėn t’i vijnė nė shėrbim popullatės, u pushkatuan si agjentė, pjesėmarrės nė vendosjen e bombės nė ambasadėn sovjetike, bashkėpunėtorė tė Undrras dhe pjesėmarrės nė grupin e deputetėve. 13 tė tjerė u dėnuan pėr agjitacion e propagandė e arsye tė tjera po kaq tronditėse. Mjeku i njohur tiranas dr.Kadri Kėrēiku, qė tė gjithė e njohin edhe sot vendin ku ka banuar ai si rrugicėn e doktor Kėrēikut, pati tė njėjtin fat. Ai arrestohet nė vitin 1947 pėr agjitacion e propagandė, por pėr fat pas dy vjetėsh burg, Ministria e Shėndetėsisė bėn njė kėrkesė pėr lirimin e tij. Doktor Kėrēiku ishte njė nga njerėzit qė pėrballoi luftėn kundra malaries dhe ishte pikėrisht ky shkaku qė u bė sebep pėr lirimin nga burgu. Vėllai i Trifon Xhagjikės, poetit qė u dėnua si armik i lartė i komunizmit, i cili u dėnua me pushkatim nė vitin 1962, i erdhi shpejt radha. Doktor Ylli Xhagjika kish mbaruar studimet pėr mjekėsi nė Bashkimin Sovjetik dhe ishte mjek me shumė eksperiencė, por menjėherė pas tė vėllait tė pushkatuar, atė e arrestojnė njė vit mė vonė dhe e dėnojnė me 10 vjet, si kundėrshtar tė regjimit. Nė grupin e mjekėve tė vrarė dhe persekutuar nga regjimi hyn dhe i ashtuquajturi Mandela shqiptare, legjenda e burgjeve, Osman Kazazi. Nė tė ri, Mandela kish mbaruar studimet e larta pėr farmaci nė Itali dhe kur kthehet nė vend ėshtė pjesėmarrės nė organizatėn Balli Kombėtar. Osman Kazazi arrestohet nė vitin 1945 dhe dėnohet me 15 vjet burgim, e pasi lirohet pas kryerjes sė dėnimit arrestohet sėrish, duke mbajtur rekordin e viteve tė kaluar nė burgjet e komunizmit. Osman Kazazi ėshtė qytetar nderi i Tiranės dhe simboli i vuajtjeve tė periudhės 45-vjeēare totalitare. Kjo ėshtė njė pjesė e historisė sė inxhinierėve dhe mjekėve tė vrarė e burgosur, ndėrsa me vite numri i tyre ėshtė rritur.

RIZA ALIZOTI
Kryen tekniken e Fulcit dhe studimet e larta i kreu nė Francė. Specializohet pėr shfrytėzimin e minierave nė Strasburg. Punoi nė Kuēovė dhe u dėnua me vdekje nė litar.

GJON TEMALI
Shkollėn e mesme e kreu nė Austri, ndėrsa tė lartėn pėr farmaci nė Firence. Arrestohet e pushkatohet nė vitin 1951: “bomba nė ambasadėn sovjetike”.

SULO KLOSI
Pjesėmarrės nė lėvizjen antizogiste tė vitit 1935, dėnohet me vdekje, por i falet jeta. Laureohet pėr gjeologji nė Francė. Kryeinxhinier nė Rubik, dėnohet me varje mė 10 tetor 1947.

Dr. NEKI RADOVICKA
Specializohet nė Itali pėr zhdukjen e malaries nė fondacionin “Rockfeler”. Qė nga viti 1939-1945 punon nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Arrestohet mė ‘46 dhe vdes pas 13 muajve nė hetuesi.

MIRUSH PĖRMETI
Kryen fakultetin e inxhinierisė nė Padova tė Italisė. Arrestohet nė vitin 1945, por lirohet pėr mungesė provash. Dėrgohet nė Maliq pėr tharjen e kėnetės. Pushkatohet mė
3 dhjetor 1946.

UAN FILIPI
Kreu Fakultetin e Mjekėsisė nė Napoli. Dėnohet me vdekje nė 1935 nga regjimi monarkist, por i falet jeta. Arrestohet nė vitin 1947 si agjent i anglo-amerikanėve dhe dėnohet
me vdekje, pushkatohet.

ANTON DELHYSA
Lindur nė Prizren mė 1904. Kreu shkollėn Teknike tė Fulcit. Emėrohet kryetar i zyrės teknike. Pushkatohet nė vitin 1951: “bomba nė ambasadėn sovjetike”.

MARK ZEF PALI
Kryen studimet pėr ndihmėsmjek dhe shėrben nė spitalin e Laēit. Arrestohet nė vitin 1953 dhe dėnohet me 20 vjet burg. Mark Zefi dhe tre shokėt e tij pushkatohen mbasi ishin torturuar egėrsisht.

Dr. ENVER SAZANI
Studimet e larta pėr mjekėsi i kreu nė Lion tė Francės. Deputet nė vitin 1945. Pjesėmarrės nė grupin e deputetėve. Dėnohet me vdekje, pushkatim, mė
10 tetor 1947.

HAZBI PUTO
Lindur nė Gjirokastėr Mė 1900. Mbaron studimet e larta pėr inxhinjeri nė SHBA. Nė vitin 1945-1946 punon nė shoqatėn bamirėse UNDRA. Arrestohet nė vitin 1947 dhe dėnohet me vdekje, pushkatim, si agjent EBS.


INXHINIERE

INXHINIERE

TE VARUR

1. ABDYL SHARRA
2. RIZA ALIZOTI
3. KUJTIM BEQIRI
4. SULO KLOSI

TE PUSHKATUAR

1. VASIL MANO
2. ZYRAKA MANO
3. MIRUSH PĖRMETI
4. ANTON DELHYSA
5. PAOLO SAGLIOTI
6. EUGENIO SKATURO
7. HAZBI PUTO
8. SHABAN BALLA
9. ALI KAVAJA

VDEKUR NE BURG

1. JANI KOLIAKA
2. HASAN XAMA

TE BURGOSUR

1. IBRAHIM BIĒAKU
2. NDOC NARAĒI
3. VENTIQAR HAMZARAJ
4. EMIN BAKALLI
5. QAZIM XHEPA
6. PETRIT MĖRLIKA
7. LLUKA DINDI
8. AVNI ZHITI
9. NAMIK LUCI
10. RESHAT AGAJ
11. NAMIK XHELILI
12. DAJLAN PANARITI
13. XHAFERR SHEHU


mjeke

TĖ PUSHKATUAR

1. ENVER SAZANI
2. GJON TEMALI
3. NEKI RADOVICKA
4. UAN FILIPI
5. MARK ZEF PALI

TĖ BURGOSUR

1. IRFAN PUSITINA
2. KADRI KERCIKU
3. ISUF HYSENBEGASI
4. A.KALIDHOPULI
5. YLLI XHAGJIKA
6. SULO KONJARI
7. ALFRED ASHIKU
8. OSMAN KAZAZI
9. ANDREA HRISOHOU
10. SOTIRAQ KOTE
11. MUHARREM KOLIQI
12. ALI SPAHIU
13. KOĒO MOISIU
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė