Titulli: zemra e heshtur
I lindur dhe i vdekur nėn njė pemė Naimiane
(nenkuptohet Naim Frashėri)
Njeri i lirė nė Shqipėrinė e burgosur nėn njė pemė Naimiane u linda,
I burgosur nė Shqipėrinė e lirė nga mitra e gjakosur mėmėsore shpėrtheva,
Veten, fėmijė mes lodra shpatash heronj filmash tė huaj e binda,
Tė jetoj me dashuri pėr atdheburgun e lirė nė patriotizėm fars mbėrtheva.
Nė Shqipėrinė eshtėr heronjsh tė tradhtuar e tė mohuar u rrita,
Nė gegė e toskė zakonendarė - fepėrzier - gjuhėpėrcarė jug e veri,
Nė luftė klasash spiunllėqe - pabesi e besė e shtirė u zgripa,
Pa ndjerė dashurinė e mirė pėr atdheun e mpirė, nė tė bukurėn rini.
I pjekur e djegur nga atdheu u volla nė dhe tė huaj,
Legjenda heronjsh tė paqėnė dėgjova nė vendin komshi,
E pėr heronjtė eshtrashitur nė vendin tim kokėulur vuaj,
Qė jetėn dhanė e shtrihen nė varrin pa varr nėn shi.
Burrė i ri,mjekėrr bardhė kockė - shpirt rrėgjuar u ktheva nė atdhe,
Me dashuri tė mirė pėr Shqipėrinė e nxirė me pėrcudni,
Legjenda heronjsh tė paqėnė kujtova se pas i lashė tej si njė re,
Por nė dheun tim i gjeta tek eshtra shqiptarėsh zhvarrosnin me pėrdhuni.
Njeri i lirė nė Shqipėrinė e burgosur nėn njė pemė Naimiane do vdes,
Me gegė e toskė qė kurrė luftė nuk bėmė mes tonė,
E pa luftė veten shesim zakonendarė, fepėrzier e gjuhėpėrcarė cdo mėngjes,
Tek tė huaj heronjsajuar qė eshtrat tona si legjendė tė tyre i thonė.
Mos vallė gegė e toskė Shqipėrinė me luftė duhej tė shpėtonim ?
E ciftelinė nė jug e isot nė veri me gjak ti dėrgonim,
Qė heroj tė sajuar tė mos nderonim,
Tė tradhtuarit heronj tė vėrtetė nė piedestal ti madhėronim?
(adrian dule/www.albforum.us)
|