Tema: Kolumne
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-10-12, 20:54   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kolumne


HAPPY HALLOWEEN
nga Drenusha Zajmi Hoxha


Ka mė shumė se njė muaj, qė nuk mund ta heq njėfarė ndjenje nga koka, sikur njė gjė qė tė mundon , ndėrsa nuk mund ta deshifrosh pse-nė. Mė filloi me hapjen e shkollave, kolegjeve, fakulteteve e kėpurdhave tjera private , ku disi, sikur mungoi diēka me tė cilėn jemi mėsuar me vite. Pėrndryshe, nė shkolla fillore dhe tė mesme, po vazhdon mėsimi krejt normal, me program tė superngarkuar mėsimor, mungesa tė bankave, tė kompjuterėve, tė kabinetėve dhe sė shpejti besoj, mungesa e ngrohjes sė klasave. Poashtu kemi tepricė tė kuadrove tė pakualifikuara e partiake, tė fakulteteve tė paakredituara private, masterave e titujve tė tjerė qė jipen si me lopatė dhe natyrisht, blerjes e shitjes sė lėndėve, notave, provimeve e titujve shkencorė.
Mė thjesht, krejt pėrditshmėri e rėndomtė kosovare. Jashtėzakonisht e zakonshme. Po pse atėherė kam ndjenjėn se nuk e filluam mirė?
Dhe kujtohem: Nuk pat kurrfarė shtyerjesh mėsimi pėr shkak tė grevės sė arsimtarėve pėr rrogat e vogla, mungesėn e parave tė shujtės, dhe lodhjen pas nevojės pėr tė dhėnė provime fakulteti edhe pas 30 viteve punė. As kacafytjeve tė sindikatave tė arsimit se cila ėshtė ajo e vėrteta e cila jo. Kush ėshtė drejtori i vėrtetė e kush jo. Se bash ajo gajle na pat mbetur. Po qe se vdesim, do na mbesin sytė ēelė pėr atė punė. As nuk pat shtyerje mėsimi se po ndėrtohen e renovohen objektet shkollore mu kur fillon mėsimi apo thehen trotoaret , aty ku kalojnė mijėra nxėnės, pėr tu vendosur disa tela mė shumė pėr kanale kabllore e telefoni mobile.
Nuk ka lidhje se fėmijėt rrezikohen , kah shkojnė mesit tė asfaltit me ēanta tė stėrngarkuara nė shpinė, ngase nuk kanė trotoar, i cili nė rastin mė tė mirė, mund tė jetė shndėrruar “veē” nė parking. Ata janė tė mėsuar tashmė. Sa herė vie ndonjė politikan nga Shqipėria a Turqia a Kushedikia, jipet urdhėr qė tė ndėrpritet mėsimi dhe nxėnėsit prej klasės sė parė e mė lart, nxirren skaj rrugėve magjistrale,pėr ta pėrshėndetur. Dhe sa ma tė vegjėl, aq mė mirė se helbete, duket lezetshėm, kah i valojnė flamujt e tyre me sy tė pėrgjumur e tė hutuar , pakujdesi tė mundshme fėmijėrore e trupa tė mėrdhirė nė shi e ftohtė e duke pritur, mos do tė kalojė andej pari Spajdermen!.
Sidoqoftė, shyqyr qė po afrohen festat e llojllojshme e ditėt e shėnuara pėr pushim, sa pėr balans te dit grevės. Sė shpejti vjen dita e Bajramit, kur shumė rrugė kryesore qytetesh shndėrrohen nė therrtore tė hapura dhe njerėzit shesin e blejnė dele duke shkelur mbi pellgje gjaku Apo,edhe dita e tė vdekurve, mė shumė e njohur si Halloween- nata e shtrigave .
Kėto ditė sigurisht se nuk do tė ketėmėsim , ndėrsa mėtutje, kismet, vjen pėrvjetori- dita e pavarėsisė sė Shqipėrisė, pastaj pushimet vjeshtore, pastaj festat e fundvitit: Krishtlindja e Viti i ri, pastaj pushimet dimėrore, pastaj pėrvjetori- dita e pavarėsisė sė Kosovės, pushimet pranverore, pashkėt, dita e Evropės, etj etj. Tė tė kėnaqet shpirti nga gjithė ai mėsim i vazhdueshėm ,qė do mbahet nė ato pauzat mes gjithė kėtyre ditėve tė pushimit.
E sa patritiko- folklorike ndihem tani qė po afron dita kur festojmė njėqindvjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mė vie ti ngjes dy gėrsheta nė kokė e ti vė dy kobure nė brez. Mbushem emocione e ndihem e ekzaltuar sikur tė kisha tymosur bar, qė kultivohet nėpėr tokat shqiptare , apo nga ai lloj qė shitet, blihet, trafikohet apo edhe vidhet nga rojat e ligjit. E si mos tė jem! Ne kosovarėt kemi marrė pjesė nė pavarėsimin e Shqipėrisė, na takon! Nuk ka dert qė pastaj njėqind vjet na gatuan, copėtuan e thėrrmuan sipas qejfeve tė tjerėt. Kiameti nuk u bė! Mbetėm boll. Shikoni shifrat e regjistrimit!Jemi tė bashkuar grusht e sa njė grusht po dalim!
Pa lėre kur e mendoj se sa rruga do tė bllokohet, sa festa e vallėzimi, sa dajret e daullet, sa drekat e darkat! Jemi popull i gėzueshėm ne! Kėndojmė barkthatė e me zemėr plot! Plaēin armiqtė! E pastaj ec e mos pusho pėr kėtė festė pashė Zotin! Se mos na ikin mėsimi e puna! Se mos qenkemi japonezė ne! Megjithėse,duhet t’i kursejmė energjitė pėr festimin e pavarėsisė tonė kėndej . Nė nuk bėjmė zė kur na rrahin, na vjedhin, na tėrheqin zvarrė me vite, na helmojnė me ushqim e ilaēe tė vjetra, na i demoralizojnė fėmijėt, na i shterrin lumenjtė, na i vjedhin minierat, fabrikat e rrymėn. As nuk bėjmė “gėk me gojė kur na vidhet vota, na bėjnė magji me zarfa, na vdesin njerėzit pa bukė, pa sigurim shėndetėsor, pa kujdes mjekėsor, pa kushte jetese e pa punė. Po pra. Heshtim ne se jemi popull i kulturuar! Po dijmė tė flasim e kėndojmė kur festohet. Ose kur votohet. Ore as atėherė! Veē vėmė shenjė pėr atė, qė na ka vėnė bojėn nė gisht. Pėrsėri. Dhe pėrsėri e pėrsėri. Jemi tė pavarur ne, dreqi e marrtė!
E tutje, sa i pėrket Natės sė shtrigave, gati-gati mė dukej e tejkaluar pėr Kosovė. Hajt allahile, ec e lodhe kokėn ēfarė maske do tė vėsh, pėr tu dukur sa mė i frikshėm e ta trembėsh njė popull, qė akoma dridhet nga tė ftohtit e uria.
Pastaj, gjithė ky milet me maska nė postet udhėheqėse more njerėz!. Dikush me njė, tjetri me dy, tre e mė shumė. Dikush me maska me ngjyra flamujsh, tjetri ngjyra partishė, tjetri me gjak, tjetri me dhėmbė tė gjatė vampiri, kush e kush si maskė shenjtori derisa mban njė shpatė nė dorė, tjetra si princeshė me opinga, tjetra si zanė mali e cila vjen gjithmonė bashkė ,e pėrqafuar nga tjetri me maskė djalli, mbase pėr tė treguar se shpirtin ia ka shitur vetėm atij.
Uhuu sa shumė shohim ne kosovarėt shfaqje maskash , drama tė kėqia e tė frikshme, tragji-komedi e njerėz qė fshihen pas shumė lėkurash, fytyrash, kurrizthyer e shėrbėtorė si Kuazimodo e tradhėtarė si Jago, sa qė Halloween, na duket sa njė festė domatesh.
Pos nėse gjindet diku njė maskė gjigande pėr krejt Kosovėn. T’ia mbulojmė e shpėtojmė fytyrėn karshi botės, se na mbuloi turpi kah vidhemi e vritemi mes vete.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė