Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-04, 00:02   #6
LUMI_007
 
Anėtarėsuar: 31-10-04
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 26
LUMI_007 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek LUMI_007 Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek LUMI_007
Gabim AMERIKA E SHPĖTOJ KOSOVĖN MĖ 1999 E TANI PO NDIHMOJNĖ RRETHA

AMERIKA E SHPĖTOJ KOSOVĖN MĖ 1999 E TANI PO NDIHMOJNĖ RRETHANAT NDĖRKOMBĖTARE

Mė 1999 Amerika me Angalinė, Gjermaninė e me aleatė tė tjerė, i shpėtoj Kosovėn e popullin shqiptar. Kurse sot Kosovėn po e ndihmojn rrethanat ndėrkombėtare. Por, disa drejtues e zyrtarė tė institucioneve dhe disa prijės tė partive politike, me epshe jo tė shėndosha, me aktivitete nė rrugė tė gabuar dhe me mjerime tė tjera, janė duke e dėmtuar Kosovėn dhe rrezikuar njohjen e pavarėsisė. Kėshtu, me ose pa qėllim po ndihmohen forcat e antikosovare dhe rrezikohen populli e ēėshtje kombėtare shqiptare. Kėto veprimtari janė duke i befasuar e mund t’i largojnė edhe miqtė tonė ndėrkombėtarė nga dėshira e orvatjet pėr ta realizuar pavarėsinė e Kosovės. Mjerisht, ata kosovarė qė janė duke gabuar, me kokėfortėsi e nėn petkun e atdhetarizmit po vazhdojnė rrugėn qė ofron vetėm dėme dhe rreziqe. Kurse, disa individė tė biznesit dhe ndonjė mjeran politikan, po pėrpiqen pėr ta “ korruptuar” ndonjė ndėrkombėtar. Pastaj, pa dashur tė kuptojė realitetin, dėmet qė mund t’i shkaktojnė dhe rrezikun qė mund t’i ofrojnė Kosovės e popullit shqiptar, po i trashin buzėt e rrudhin vetullat kur i takojnė njerėzit qė me qėllime fisnike, njerėzore dhe kombėtare po njoftojnė pėr gjėra tė gabuara.

Aktualisht Kosova ėshtė protektorat ndėrkombėtar. Mbasi, ende nuk ėshtė shtet sovran dhe i pavarurė, gabohet nė qoftė se Kosovėn e imagjinojmė si mbretėri! Mirėpo, duhet kuptuar se disa zyrtarė ndėrkombėtarė pak a shumė pro-Beogradit, nė detyra me pėrgjegjėsi kanė pėrkrahur e avansuar individė “liberalė”. Pastaj, fakte tė shumėta tregojnė qė zyrtarėt ndėrkombėtarė, duke shkelur normat ndėrkombėtare e ligjet e vendit, nė Kosovė kanė pėrkrahur e avancuar edhe persona tė paaftėsi tė duhura politike. Pėrkrahjen dhe mbajtjen e kėtyre personave nė pushtet nė Kosovė, ndėrkombėtarėt e kanė bėrė edhe pėr tė mos lejuar tė marrinė detyrė me pėrgjegjėsi ndonjė person i dyshuar pa ose me arsye pėr veprimtari tė dyshimta.
Mjerisht, pėr ta ruajtur funksionin, po ndodhė qė ndonjė zyrtar po i servon popullit fjalė me peshė shumė tė madhe! Nė qoftė se kėto deklarime nuk pėrputhen me tė vėrtetėn, mund tė jenė pėrpjekje pėr ta mashtruar pėrsėri popullin e Kosovės ose ėshtė problem medicinal nė sferėn e tė menduarit. Me siguri, njohėja e pavarsisė ėshtė kapitale dhe faktor kryesor pėr stabilitet e jetė nė liri tė popullit dhe ka pėr tė ofruar rezultate pozitive nė Kosovė e nė regjionė. (Luten lexuesit e nderuar ta kuptojnė mirė dhe tė mos e keqpėrdorin kėtė mendim tė shėnuar vetėm pėr ta ndihmuar Kosovėn nė kėto rrethana).

Nė kėtė shkrim detyrohem t’i njoftoj zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Kosovė, nė Ėashington, nė Neė York, nė Bruksel e nė Hagė qė forca tė rrezikshme tani janė duke ndėrmarrur aksione tė shumta kundėr Kosovės pėr tė shkaktuar trazira e konfronitme ndėrmjet nacionaliteteve. Gjthashtu, pėr qėllime tė rrezikshme kėto forca gjenden nė aksione pėr t’i konfrontuar bartėsit shqiptarė tė funksioneve tė Kosovės dhe liderėt e partive politike. Nuk po kursehet asgjė pėr tė gjetur, nxitur e bindur njerėz qė tė japin deklarata tė rrejshme kundėr kėtij ose atij funksioneri aktual, dhe kėtij ose atij prijėsi tė partive politike. Mendoj qė njoftimi pėr mundėsinė e kėtyre rreziqeve, drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nuk duhet t’u bėjnė asnjė lėshim forcave agresive.

Dr.R.Xhema
Prishtinė, mė 28 dhjetor 2004
LUMI_007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė