Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 20:43   #1
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shpresa Rama , talente e botės .....

Shpresa Rama , talente e botės

Shpresa Rama ėshtė njė vajzė e re nga Vushtrria e cila arriti qė nė mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tėrė bota ta zė vendin e parė nė shkrimin e eseve

Abu Dhabi- . Shpresa Rama ėshtė njė vajzė e re nga Vushtrria e cila arriti qė nė mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tėrė bota ta zė vendin e parė nė shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar pėr babėn e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetėm tre vjeēare. Gara ndėrkombėtare “Eseja mė e mirė” u mbajt vitin e kaluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe, ndėrsa shkrimet konkurruesit i dėrguan nėpėrmjet postės elektronike. Titulli “Eseistja mė e mirė” i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama.Para fitimit tė kėtij ēmimi nė nivelin botėror, Shpresa ishte mėsuar tė jetė e para gati nė tė gjitha aktivitetet e saja, e nė veēanti nė mėsimet si nxėnėse e shkollės fillore dhe tė mesme. Talenti i saj nuk kufizohet vetėm nė mėsim dhe nė shkrim. Ajo shquhet edhe me aftėsinė pėr kėndim, pikturė, moderatore e programeve dhe pjesėmarrja nė aktivitete humanitare. Gjatė shkollimit fillor, ajo me vetė iniciativė themeloi shoqatėn bamirėse “5-shja bamirėse” dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxėnėsit e shkollės fillore “Mustafė Venhari”, shkollė nė tė cilėn edhe Shpresa vijoi mėsimet.

Motivimi pėr tė marrė pjesė nė kėtė garė asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia pėr tė qenė e para ose pėr tė fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotė se All-llahu ndihmon nė ēdo hapė tė jetės. Malli pėr babanė, tė cilit as fytyra e as ndonjė fjalė e thėnė nuk i kishin mbetur nė kujtesėn e Shpresės, ishin elemente shtytėse pėr tė shkruar njė ese me titullin “Letėr babait”. Mė poshtė kemi sjellė pėr ju tekstin e eses fituese nė garėn ndėrkombėtare tė mbajtur vitin e kaluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe.

Letėr babait
Dita po merrte kah tė kundėrt. Gjersa shikoja perėndimin e diellit, tinguj tė trishtuar vetmie bashkė me flladin pranveror mė pėrkėdhelnin flokėt…Ah ajo pėrkėdhelje do tė doja tė ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot nė mend ledhatimet atėrore!…Po ti o lot mė shkarravite fjalėt qė po shkruaja nė letrėn, tė cilėn dua ta adresoj nė dyert e parajsės, te Ai qė mė la me lot nė sy, te Ai qė la njė vend tė zbrazėt nė tryezė, te Ai qė mė dha dhe njė emėr tjetėr-emrin jetim.
* * *
I dashuri Baba!
E bėra zemrėn gur dhe me mallin mė tė madh dua tė tė shkruaj,tė tė tregoj sa tė dua, sa jam rritur. Dita kur mė le ishte ditė me shi,…, atėkohė s’dija tė derdhja lot, andaj qielli qau pėr mua. Acar, dėborė nė mua mbretėroi, ndonėse ishte kohė vere. Tri vjet isha kur mė le, kėtė e di dhe Ti e unė se di sa vjeē isha,por nėna mė tregoi. Ajo mė flet shumė pėr Ty. E di baba, shpesh mė merr malli tė dėgjoj ndonjė fjalė nga Ty, ta di ē’zė kishe, ta shikoj buzėqeshjen Tėnde, por kot. Jeta qenka i vetmi libėr qė s’mund t’ia kthesh fletėt prapa! Mė le vetėm, por s’dua tė jem robėreshė e vetmisė, prandaj shpesh qesh,…, qesh tė tė sjell ty pranė sepse mė thonė qė buzėqeshja ime i ngjan tėndes. Mė bėhet qejfi kur mė flasin pėr Ty, kur mė tregojnė sa mė doje, si mė ngritje lartė dhe mė pėrqafoje! Sa keq!…Mua s’mė kujtohet as edhe njė qik, andaj qaj pėr ditėt e lumtura qė u venitėn nė harresė dhe qesh kur mė rrahin krahėt dhe tė lavdėrojnė Ty. Vėrtetė tė falem qė mė le pas veprėn tėnde tė mirė! Me tė krenohem, ndjehem e fortė, ndaj askush s’mė nget, s’mė ulė poshtė. Por, lotin e kam shok nė ēdo ditė tė rėndėsishme pėr mua…

Ėshtė mirė tė vijmė nė kėtė jetė duke qarė dhe tė tjerėt tė qeshin, e pastaj ne tė vdesim duke qeshur dhe t’i lėmė tė tjerėt tė qajnė pėr ne. Kjo ėshtė filozofia dhe realiteti bashkė. Qajmė pėr njeriun e pastėr, pėr engjėllin qė fluturoi nė amshim…Ngadalė e kuptova se nė kėtė jetė jemi tė ftuar pėr njė kohė tė shkurtėr dhe ikim me trenin e pakthyeshmėrisė. Kėtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unė do tė jem udhėtare e kėtij rrugėtimi, si edhe tė gjithė njerėzit tjerė. E ke parasysh? Jetoj me njė shpresė tė ndryer nė gji qė kur tė vij tek Ty, tė mė presėsh me buzėqeshjen qė i jep babai bijės sė tij. Ndoshta s’do tė tė njoh, por mbaje kėtė letėr nė dorė dhe do tė takohemi, atje nė pėrjetėsi, nė parajsė ku ke zėnė vend qe sa kohė.

TĖ DON ME GJITHĖ ZEMĖR!
Bija jote


Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante