Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:20   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

>>>>>>>>>>

Skajet ethnografi e ethnologji q'e kanė rrėnjėn nė konceptin e popullit (gėrqisht ethnos) janė tė kohėve tė reja. Pėrkufizime tė qarta mbi to mungojnė edhe sot e kėsaj dite, pse dijetarė tė shteteve tė ndryshme i u japin kuptime qė nuk pėrputhen kryekėput njėri me tjetrin. Me gjithė kėtė, pėrmbajtja e ethnografis ėsht pėrcaktuar, nė pėrgjithsi, nė kuptimin e njė disipline thjeshtėsisht pėrshkronjėse, e cila ka pėr barrė mbledhjen e lėndės q'ėsht pėr t'u vrejtur mbi kulturat e sotėshme tė popujve tė ndryshėm. Ethnologjija ėsht shkenca krahasonjėse e induktive qė ka pėr detyrė pėrpunimin e mėpastajshėm dhe diskutimin e kėsaj lėnde sė mbledhur.

Por prap tė dy skajet nuk janė pėrdorur vetėm nė kėtė kuptim. Shumė herė nėn emrin “shkenca anthropologjike” dijetarėt kanė pėrmbledhur ethnologjin sė bashku me anthropologjin. Kurse, duke pranuar njėsin e kėtyre dy disiplinave, pėrdorimi shkencor italjan e ka mbajtur tė ndarė anthropologjin — studimi i problemeve biologjike, sistematike e racore tė njeriut — nga ethnologjija qė studjon grumbullimet dhe kulturat e njerzve. 1)
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė