Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-07, 13:27   #2
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ēamėt, negociata me zėvendėsin e Janullatos

Pėr shkak se kanonet e shenjta tė Kishės Ortodokse ndalojnė “lutjet ndėrfetare”, komuniteti ēam fton Kryepeshkopin Anastas Janullatos, tė zhvillojė njė meshė tė veēantė nė pėrshpirtje tė viktimave tė kėsaj popullsie martire. Pasi u njoh me qėndrimin e Sinodit tė Shenjtė e nė respekt tė pėrgjigjes sė tij, ky komunitet kėrkoi dje nga Hirėsia e tij qė tė zhvillojė njė lutje, kėsaj here jo tė pėrbashkėt me komunitetet e tjera fetare, por nė njė ceremoni tė veēantė nė kishė, nė pėrputhje me tė gjitha rregullat e shėrbesave kishtare ortodokse. Ndėrkaq nga ana tjetėr, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim qė mbron tė drejtat e ēamėve, nėpėrmjet kreut tė saj, Tahir Muhedini bėri po dje tė ditur pėr gazetėn, se kėrkesa drejtuar Kryepeshkopit Janullatos pėr tė marrė pjesė nė njė “lutje ndėrfetare”, nuk ka pasur sipas tij “qėllimin e implikimit tė kishės nė lojėra politike. Pasi PDI-ja thjesht doli nė mbėshtetje tė njė kėrkese tė komunitetit ēam, qė iu drejtua katėr baballarėve tė feve nė Shqipėri pėr t’iu lutur Zotit sė bashku, qė tė tregohet nė atė botė me viktimat e pafajshme shumė mė dashamirės se sa u treguam ne nė kėtė jetė dhe asgjė mė tepėr”, - sqaroi Muhedini. Madje nė funksion tė kėtij qėndrimi, kreu i PDI-sė bėri gjithashtu tė ditur se kėtė sqarim ai ia kishte paraqitur personalisht edhe zėvendėsit tė Kryepeshkopit, Episkop Andonit, nė njė takim konfidencial qė ata kanė zhvilluar pak ditė mė parė. “Nė kėtė takim ne bėmė tė ditur se prapa kėsaj ftese tė sinqertė tė komunitetit ēam, tė cilėn ne thjesht e mbėshtetėm, nuk fshihen aspak qėllimet tona politike, pasi tė drejtat e ēamėve ne do t’i zgjidhim sipas tė gjitha rregullave dhe ligjeve ndėrkombėtare, duke iu drejtuar tė gjitha instancave kombėtare dhe ndėrkombėtare”, - shtoi mė tej Muhedini. Ai pohon se bashkėbiseduesi i tij nuk i ka premtuar asgjė, por i ka deklaruar se do t’ia paraqiste pretendimin e tij, kryepeshkopit Janullatos. Ndėrkaq, krerėt e komuniteteve tė tjera fetare, respektivisht ai mysliman, Haxhi Selim Muēa, Kryeipeshkvi, Imzot Rrok Mirėdita si edhe Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, do tė zhvillojnė sot njė ceremoni tė pėrbashkėt fetare nė pėrkujtim tė viktimave tė popullsisė martire ēame. Tė pranishėm nė kėtė aktivitet pritet tė jenė edhe Presidenti Moisiu, kryeparlamentarja Topalli, kreu i PS-sė, Rama si edhe shumė figura tė tjera tė politikės. Kurse kryeministri Berisha, duke mos mundur dot tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet pėr shkak tė angazhimeve tė tij jashtė vendit, i ka dėrguar njė mesazh pėrshėndetės komunitetit ēam, ku nderon vuajtjet e kėsaj popullsie martire.

Nga Gazeta Shqiptare
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė