Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 10:01   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dy shtete tėrheqin njohjen?!

Blic: Dy shtete tėrheqin njohjen?!






08.09.2011/02:02 - E Enjte


03:03 Zv/ministri i Jashtėm nė qeverinė e Kosovės, Petrit Selimi i ėshtė pėrgjigjur analistit Tim Judah rreth lajmit pėr ‘tėrheqjen’ e dy njohjeve, pasi qė britaniku i shkruajti nė Twitter Ministrisė sė Jashtme.

“Omani asnjėherė nuk ka bėrė njohjen siē e ka sqaruar Vlora nė deklaratėn nė shkurt. Ata na e kanė dėrguar njė letėr tė ngrohtė duke na dėshiruar inkuadrim nė OKB. Ndėrsa, Guinea Bissau ka dėrguar njė letėr tė qartė verbale tė njohjes dhe ka zhvilluar qė nga atėherė kontakte me Kosovėn. Jeremiqi po provon ta heq fokusin nga nevoja pėr largimin e strukturave paralele dhe respektimi i kufijve”, i ka shkruar Selimi Judah-it.

02:02 Diplomacia serbe nuk ndalet sė punuari kundėr Kosovės. Gazeta Blic e Beogradit pretendon se Vuk Jeremiq ka arritur tė ‘tėrheq’ dy njohje tė Kosovės. Thuhet se atij i janė dhėnė informacionet nė Kongresin e tė Painkuadruarve se shteti aziatik Omani dhe ai afrikan Guinea Bisau kanė tėrhequr njohjen.



“Vuk Jeremiq i tha shefit tė delegacionit tė Omanit se ishte shumė i mllefsour me vendimin e shtetit tė tij pėr ta njohur pavarėsinė, pėrkundėr premtimit se kjo nuk do tė ndodhte. Bashkėbiseduesi i tij u ēudit, duke e siguruar ministrin se njė gjė e tillė nuk ka ndodhur kurrė. Edhe Guinea Bissau i kishte hyrė procesin e njohes, por deputetėt e saj kundėrshtuan dhe procedura u ndėrpre”, i ka thėnė Blicit njė burim nga kongresi i mbajtur nė Beograd.

Gjithashtu, gazeta shkruan se edhe dy shtete tė tjera do tė tėrheqin njohjen dhe se nė njė vend afrikan po zhvillohen hetime kundėr njė zyrtari tė lartė qė besohet tė ketė marrė para pėr tė shpjetuar njohjen.

MPJ njoftoi njoftoi mė 4 shkurt tė kėtij viti se Omani e kishte njohur pavarėsinė e Kosovės me ēka kishte shkuar nė 75 numri i njohjeve. Komunikata precizonte se Omani nuk i njeh nė mėnyrė eksplicite shtetet, por vė kontakte diplomatike me to.



“Republika e Kosovės ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me Sulltanatin e Omanit. Pėrmes ambasadės sonė nė Londėr kemi marrė letėr nga Sulltanati i Omanit, i cili shprehet qartė pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn. Omani ėshtė njė shtet pėrkatėsisht njė mbretėri, e cila nuk njeh shtetet nė mėnyrė eksplicite, por njohjen e shteteve e bėn nėpėrmjet komunikimit dhe nėpėrmjet vendosjes sė kontakteve dhe marrėdhėnieve diplomatike Nė letrėn qė ka mbėrri nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme thuhet: “U njohėm me vendimin e GJND lidhur me ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe Qeveria e Sulltanatit tė Omanit do tė mirėpresė anėtarėsimin e Kosovės nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, organizata tė tjera ndėrkombėtare dhe rajonale, nė tė cilat ajo dėshiron tė anėtarėsohet”, thuhej nė njoftimin e dėrguar nė emėr tė Ministrisė nga atėherė Ministrja nė detyrė, Vlora Ēitaku qė gjithashtu kishte marrė vendim qė Ambasadorin e Republikės sė Kosovės nė Londėr, Muhamet Hamiti ta akreditojė si ambasador jo rezident nė Oman dhe kjo kėrkesė do tė deponohet pranė autoriteteve pėrkatėse tė Sulltanatit tė Omanit.


Njohja e Guinea Bisau kishte ardhur mė herėt, pėrkatėsisht mė 13 janar, dhe atė e kishte bėrė publike, kryetari i atėhershėm i AKR-sė, Behgjet Pacolli.


“Tė nderuara media kemi nderin t’u prezantojmė njohjen e 74 nė radhė tė Republikės sė Kosovės tė ardhur nga Republika e Guinea-Bissau, ndersa njohjen e 20 me radhė tė ardhur nga aktiviteti im lobues. Kjo njohje e sjell nė 30% numrin e njohjeve qė i kanė ardhur Kosovės si rezultat i aktivitetit tim lobues”, kishte deklaruar Pacolli gjatė konferencės pėr medie.


Po atė ditė njohjen ia kishte konfirmuar Radios Evropa e Lirė, ushtruesja e detyrės sė ministres sė jashtme, Vlora Ēitaku, e cila e kishte marrrė njoftimin pėr dėrgimin e letrės zyrtare nga Pacolli.


Faqja e Ministrsė sė Jashtme tė Kosovės, tė mėrkurėn pas mesnate ka qenė jashtė funksionit, dhe tekstet e njohjeve nuk gjenden mė as nė faqen kosovothanksyou.com


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 08-09-11 nė 10:02
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante