Tema: Anekdota
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-14, 16:07   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

SHTRĖNGONI BRRYLAT
(Shtupel,Lugu i Drinit)

Njanit iu kish pasė ba ara pa shati.I bani argat' me e prashitė arėn.Argat' punojshin me javashlluk.N'nifarė vakti masdite,gati me prarue dielli,po e shohin q* ara do me metė pa mbarue.
Pa prarue dielli asht edhe ni pushim i vogėl pėr argat,"llullat e vogla" i thonė (e pushimi i masdrekės thirret "pushimi i madh").
Njani pej atyne argatve po thotė:
-Kqyrni burra, dojmė me lanė ket pushim,mos me e ba, e me krye arėn.Nji tjetėr tha:
-Jo,adetet n'ven dojmė me i cue edhe arėn dojmė me e marue,
po shtrėngoni brrylat e grahni ma shpejt punės!


SHPIJA PA BAGĖTI,SHPI PA BUKĖ
(Padalishtė,Drenicė)

Bajram Selmani i Ucės a kanė burrė i mirė.Bjen n'gjak me do shokė.I merr do miq ni ditė e del pej shpije me shkue larg diku kaqkin.Tu ecė natėn me ata miq t'vet,untohen edhe qillojnė n'ni katun t'panjoftun.Kur i afrohen ni shpije,donė m'e thirrė t'zotin e shpisė e me i lypė bukė.Bajrami thotė:
-Mos thirrni teri sa t'preki oborrin se e marr vesh a ka bukė a jo.
Masi preku n'tokė,tha:
- Mos lypni bukė ktu se s'ka.
Shok't e ti nuk i besuen edhe e thirrėn t'zotin e shpis.Kur i lypėn bukė,i zoti i shpis u tha:
-Qe besa,more burra,bukė s'm'ka qillue n'shpi.
Vazhduen rrugėn e teshen n'ni shpi tjetėr.Prap po donė me lypė bukė.Prap hini Bajrami n'pborr edhe e preku me dorė oborrin.Oborri ish kanė me fėrkema t'gjave,me llom e me dhe.
U kthye kah shokėt e u tha:
-Kty lypni se ka bukė bollė.
Edhe pėrnimen,kur e thirrėn t'zotin e shpisė e i lypėn bukė,ai u dha sa deshtėn.
Qysh e muer vesh Bajrami q* n'shpinė e parė s'do t'gjejshin bukė e n't'dytėn do t'gjejshin?E muer vesh se,kur e preku oborrin e shpisė 'parė me bari e kuptoi se ajo shpi s'e kish kurrni gjå t'gjallė.E kur e preku oborrin e shpisė 'dytė,teshi n'gjurma q* kishin lanė gjaja e gjallė e menoi me veti q*,kur ka ajo shpi gjå t'gjalla,ka edhe bukė.



HAJT, KOSĖ BRE,RRAS PITE
(Ranoc,Lugu i Drinit)

Ish kanė njani tu' kositė.Baqica i kish pa' thanė:
-A po don me t'pru herėt bukė e krypė a dikur ma vonė me t'pru pite pėr drekė?
Kujtohet.Thotė:
-Hajt se p'e pres piten dikur ma vonė.
E ti n'grahi kosės.E muer uja e ment te pitja q* ka me i ardhė.I folke kosės:"Hajt kosė bre,rras pite!Hajt,kosė bre,rrasė pite",se ish tuj e pritė piten kur po i vjen.Edhe kositke me qejf.
Baqica dikur i qoi bukė e krypė e lang,po i kish pa' ardh amėl, sikur me kanė tu' hangėr pite,se ish untue tuj punue.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė