Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-06-13, 17:17   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Njė shqiptare krijon kompjuterin qė lexon mendjen







Krijohet kompjuteri qė lexon mendjen

Kompjuteri qė lexon mendjen mund tė komunikojė me pacientėt nė koma: sistemi novator mund tė kuptojė pėrgjigjet pėr pyetjet e thjeshta pėrmes skanimit tė trurit. Kėrkuesja shqiptare, Lorina Naci, udhėhoqi grupin kanadez qė bėn komunikim me njerėzit nė koma.





MARK PRIGG, Daily Mail

Kėrkuesit nė Kanada, nėn udhėheqjen e shqiptares Lorina Naci, arritėn tė krijojnė njė kompjuter qė lexon mendjen dhe qė mund tė ndihmojė nė komunikimin me njerėzit nė koma.

Kėrkuesit nė Universitetin e Ontarios Perėndimore pėrdorėn neuroimazhet pėr tė lexuar mendimet e njeriut pėrmes aktivitetit tė trurit nė rastet kur ata kėrkojnė pėrgjigje specifike “po” ose “jo”.

Skuadra thotė se kėrkimi i tyre mund tė sjellė mėnyra tė reja shumė tė rėndėsishme nė pėrpjekjen pėr tė komunikuar me pacientėt qė janė nė gjendje vegjetative.

Gjetjet e tyre u publikuan nė “Journal of Neuroscience” nė njė studim tė titulluar “Mesazhet e heshtura tė trurit: Pėrdorimi i vėmendjes selektive pėr tė dekoduar mendimin e njeriut pėr komunikim me bazė trurin”.

Sipas kėrkueses kryesore, Lorina Naci, interpretimi i mendimit njerėzor pėrmes analizimit tė aktivitetit tė trurit – pa u bazuar te tė folurit apo veprimet – ėshtė njė nga kufijtė mė provokativė dhe sfidues tė neuroshkencės moderne.

Nė mėnyrė specifike, pacientėt qė janė tėrėsisht tė vetėdijshėm dhe tė zgjuar, por gjithsesi, pėr shkak tė dėmtimeve nė tru, tė paaftė pėr tė treguar reagim nė sjellje, ekspozojnė limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojėn pėr forma alternative komunikimi.

Nė studim, pjesėmarrėsve iu kėrkua tė pėrqendrohen te njė pėrgjigje e pastėr “po” ose “jo” pėr pyetje tė tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vėllezėr dhe motra?” dhe vetėm duhej ta mendonin pėrgjigjen, pa e thėnė atė.

“Kjo metodė novatore u lejoi individėve tė shėndetshėm t’i japin pėrgjigje pyetjeve nėn skaner, thjesht duke i kushtuar vėmendje fjalės qė ata donin tė thoshin. Duke parė nė aktivitetin e tyre tė trurit, ne ishim nė gjendje tė dekodojmė me korrektėsi pėrgjigjet pėr secilin individ”, tha Naci, njė studente postdoktorante nė Institutin Perėndimor pėr Trurin dhe Mendjen.

“Shumica e vullnetarėve i pėrmblodhėn pėrgjigjet e tyre brenda tri minutave skanim, njė dritare kohe qė ėshtė shumė mirė e pėrshtatshme pėr komunikimin me ndėrfaqen e kompjuterit tė trurit”.

Naci dhe kolegėt e saj Rhodri Cusack, Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmė po pėrdorin kėtė metodė pėr tė komunikuar me pacientėt pa pėrgjigje nė sjellje, tė cilėt mund tė jenė diagnostikuar gabim si njerėz nė gjendje vegjetative.

“Avantazhi i kėsaj teknike, veēanėrisht lehtėsia e pėrdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtė, mund tė maksimizojė shanset qė ēdo pacient i tillė tė jetė nė gjendje tė arrijė komunikim me bazė trurin”, tha Naci.

Si e bėn?

Nė studim, pjesėmarrėsve iu kėrkua tė pėrqendrohen nė pėrgjigje tė thjeshta “po” apo “jo” pėr pyetje tė tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vėllezėr dhe motra?” dhe vetėm ta mendonin pėrgjigjen e tyre, jo ta thoshin me fjalė.

Duke analizuar aktivitetin e trurit tė tyre, skuadra ishte e aftė tė lexojė saktė pėrgjigjet e tyre pėr njė seri pyetjesh.

Diēitura 1

Skanimet e trurit qė mund tė zbulojnė se ēfarė po mendojmė: Skuadra zbuloi se aktiviteti i trurit mund tė nxjerrė pėrgjigje pėr pyetje tė thjeshta dhe se mund tė pėrdoret pėr tė komunikuar me pacientėt nė koma.

Diēitura 2

Skuadra shpreson se ky kėrkim mund tė udhėheqė rrugėn qė njė ditė tė arrihet komunikimi i drejtpėrdrejtė me pacientėt nė gjendje vegjetative.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė