Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-05-09, 20:04   #48
Prishtina-gjer
 
Anėtarėsuar: 31-03-09
Postime: 6
Prishtina-gjer i vlerėsuar jo keq
Exclamation Titulli: Integrimi i shqiptarėve ne shoqerinė gjermane i deshiruem.

Pershendetje

Integrimi eshte ne gjermani baras me asimilimin total sikur edhe shifet ne disa shkresa me larte pikrisht nga disa te shkolluar ketu e me se miri se si bejn shaka me gjuhen tone edhe pse as te ketyre nuk e paskan Perfeksionu.

Gjermanet kan problem te definojn deshiren e tyre per ate se si do te dukej ky integrim sepse poqese do te merreshin vesh njeher e pergjithmone se Gjermania eshte nje vende qe i duhen te huajt ateher edhe nuk do te kishte probleme ne kete drejtim .

Problemi qendron ne ate se asnjeher nuk e kan pranuar se jane "zuwanderungs Land" sepse vetem ne kete menyre mund te marrin vendime me segregacion pra ligje qe vlejn per nje kategori dhe nuk jane te pergjithshme sidomos verej ne kete dhjetvjetshin e fundit se vendimet per te huajt me shume i marin si marrveshje ndermjet qeverive te republikave me validitet te caktuar pra jo si ligje por si marrveshje qe vlen vetem per nje kohe.

Ligji per te huaj ne Gjermani nuk zbatohet gjithkund njejt dhe ajo qe vlen ne ligj perjashtohet me nenligje te po te njejtin deri ne ate mas saqe edhe ligjet e humbin ne te shumten e rasteve Validitetin sepse nuk mund te krijohen kushtet ne praktik per zbatimin e tij.

Une kam nje bindje se Gjermanet gjete perpilimit te marrveshjeve mbi te huajt shfrytezojn shume statistikat e ketushme qe jane shume te sakta dhe mvaresisht si ju konvenon numri i te huajve ne momentin e caktuar ashtu perpilojn edhe marrveshjet ne ate menyre qe vetem ai numer qe ne moment u duhet patjeter mund ti plotesoj ato kushte te parapara ne marrveshje.

Kjo ishte sa i perket ligjeve kurse tani do te perqendrohem pake ne te ashtuquajturin INTEGRIM qe mendimi im nuk do duhej te definohej keshtu por me teper ka te ngjar me Asimilim te plote si qenje por pa te drejten e barabarsis reale me vendasit.

Nuk eshte se jame i zhgenjyer kur e them kete me larte por i percjell me shume interes politiken gjermane sidomos kur eshte fjala per te huajt dhe ju Garantoj se pamarrparasysh se sa integroheni ne kete shoqeri asnjeher nuk do te jesh i barabart me vendasit sepse egziston nje bindje e pathen e pashkruar dhe prapaskene ne shoqerin gjermane qe urren gjdo te huaj pamarrparasysh se nga ai vjene.

Ajo qe thuhet ne skene te hapur eshte vetem sa per sy e faqe por nese hyne ne brendesi te menatalitetit Gjerman aty gjen po te njejtin kombe qe para pake kohe hyjnizonte nje te marre Narcisoid qe morri jeten e miliona njerzve.

Nuk kan ndryshuar ne esence shume e kan ndryshuar vetem Paraskenen qe nga plani Marshall kurse ne brendi vetem presin mundesin e volitshme dhe posa e shohin kete mundesi si reale ateher tregohen se kush jane sidomos ne raste kur kan te bejn me te huaj qe nuk njohin gjuhen e vendasve kete e kam verejtur ne shume situata sepse jetoj me ta ,punoj me ta dhe thujase shumicen e kohes e kaloj me vendas.

Gjermanet te respektojn vetem nese ti e respekton vehten tende dhe shakat me te shumta i kan me te "Integruarit" sidomos me shume nga "Gjermanet e Bashkimit Sovjetik (Aussiedler)" per te cilet thone se origjinen gjermane e kane nga "Schäfer Hund" Qene Barinjesh qe ka prejardhje poashtu Gjermane.

Turqit i marrin si " Minderwertig" dhe si palaqo Bile edhe ateher kur nje Turk e kan si drejtues pune edhe ateher prapa shpine flasin si per nje race te ulte .

Ne te vertete pershtypja ime eshte se keta vete jane te smure nga kompleksi i inferioritetit
ndoshta nga humbja e luftrave apo kutadi une por bindja ime eshte se gjenerata e re eshte
e painformuar dhe indiferente ne shumicen e rasteve ne gjdo lemi e sidomos ne Politike dhe Histori -Gjeografi deri ne ate mas saqe poqese interviston nje te ri ketu kenaqesh duke qeshur me padijenin e tyre dhe jame i bundur se shumica e vendasve nuk do ta tejkalonin me sukses ate testin qe e kan bere per marrjen e nenshtetesis gjermane.

Ne shume raste rezervojn pushimin dhe nuk e dijn se ne cilin Kontinent fluturojn apo i pyet per nje figur politike nga "Dritte reich" dhe te pergjigjen se eshte protagonist i te sotmes etj

E vetmja gje qe duhet mesuar nga keta eshte puna dhe vullneti per pune ,kurse te tjerat bindja ime eshte se duhet ti klasifikojm dhe ti marrim ato qe na duhen sepse jeta shoqerore e tyre nuk eshte per lakmi sidomose celula e pare e shoqeris Familja eshte ne gjendje shume shume te dobet dhe nuk eshte per tu kopjuar ne asnje menyre.

Duke u nisur nga keto me larte mendoj une se integrimi eshte i pashmangshem meqense jetojm ketu por gjithnje me nje doze te madhe dyshimi dhe vetem per aqe sa na duhet qe te jetojm nje jete normale por kurre kurre mose te harroni se nga vini dhe gjithmone kultivoni edhe lidhje me pjestar te kombit tone sepse vetem ne ate menyre do te respektohesh edhe nga vendasit.

Integrimi sa i perket shkollimit duhet shfrytezuar deri ne maksimumin e mundeshem edhe kultura pozitive njerzore por kursesi kopjimi nje per nje sepse jo qe nuk do te respektoheni nga vendasit por edhe nuk do te jeni te lumtur si njerez sepse konflikti i brendshem do tu mund ne nje te ardhme te afert .

Si Facit kisha me thene se me vete faktin se jetojm ketu e ben te arsyeshme nje sjellje analoge si vendasit ne shoqeri por gjithashtu mose harroni kurre shprehjen popullore se
"Burri peshone rende vetem ne vendin e vete" dhe edhe femrat do ta shijojn ate pake lumturi qe ofron kjo jete vetem me te vetin dhe per te vetin pa urryer askend.

P.S Ujku qimen e ndrrone por zanatin se Harron.... vlen si per ne si per Gjermanet

Kaloni Mire
Prishtina-gjer Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė