Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 22:58   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rexhep Ismajli: Pėr dy dekada Rugova u bė njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė

Kam nderin qė para jush sonte tė flas pėr veprėn intelektuale, shkencore, hulumtuese e kritike tė personalitetit tė shquar tė botės shqiptare, anėtarit korrespondent tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, bartėsit tė shumė ēmimeve ndėrkombėtare pėr paqe, doktor honoris causa tė universiteteve tė Parisit VIII dhe tė Tiranės, Presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, tė botuar nė 8 vėllime nga shtėpia botuese e Prishtinės "Faik Konica".
Nė dekadėn e fundit tė sh. 20, pėr botėn shqiptare dramatike e me ndryshime dhe pėrmbysje shpresėdhėnėse, dr. Ibrahim Rugova u njoh ndėrkombėtarisht si lideri i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lideri i lėvizjes sė gjerė pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės. Personaliteti i tij u ēmua lart pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane tė kohės.
Aktualisht dr. Ibrahim Rugova vepron si Kryetar i Kosovės.
Para se tė niste veprimtarinė e gjerė politike, dr. Ibrahim Rugova nė kulturėn e studimet letrare dhe albanistike pėr dy dekada tė tjera ishte dalluar me studimet, ndėrmarrjet, idetė, botimet pėr letrat dhe kulturėn shqiptare nė tėrėsi. Vepra e tij nė kėto fusha pėrmblidhet nė 6 vėllimet e para tė kėsaj kolane tė bukur tė botuar nga shtėpia botuese "Faik Konica" e Prishtinės. Aty ėshtė pėrfshirė pjesa mė e madhe e ndihmesės qė Rugova i ka dhėnė kulturės dhe dijes shqiptare nė kėto fusha, ashtu si i kishte bėrė gati vetė nė atė kohė. Kanė mbetur tė papėrfshira shkrimet e shpėrndara nėpėr revista dhe parathėnie librash.
Vetėm nė 2 vėllime tė kolanės ėshtė pėrfshirė veprimtaria e gjerė e shkrimtarisė politike tė dr. Rugovės. E shpėrndarė gjithandej nė shtypin e botės, nuk ka dyshim se, kur tė pėrmblidhet, ajo do tė mbushė vėllime tė tjera, pėr tė folur nė mėnyrė autentike pėr idetė e kohės sonė, pėr ecejaket e mendimit dhe tė synimit pėr pavarėsi, pėr mundėsitė e funksionimit tė pushtetit me mbėshtetje nė "autoritetin moral", siē thoshte ai, pėrballė makinerisė shkelėse, despotizmit e diktaturės, pėr shanset e lėvizjeve paqėsore nė tėrėsi, pėr hapėsirat e lirisė.
Me shkrime publike Ibrahim Rugova u shfaq qysh nė vitet 1967 1968. Librin e parė Prekje lirike, e botoi mė 1971. Qysh me atė libėr ai manifestoi qartė mėvetėsinė dhe pavarėsinė e vėshtrimit dhe tė gjykimit, autonominė personale nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit letrar. Mu sikur tė donte njė prerje, njė ndryshim tė sugjeruar qysh nė tituj, 7 vjet mė vonė (1978) ai botoi librin Kah teoria, me pėrmbajtje e synime tė tilla. Pastaj vetėm dy vjet mė vonė (1980) librin tjetėr me hyrje teorike dhe me brumė kritik pėr letėrsinė e sotme, me njė synim tipologjizues e me vlerėsime
normative nė fund Strategjia e kuptimit. Rruga e vėshtrimeve
teorike kritike tashmė po intensifikohej nė veprimtarinė e Rugovės dhe mė 1982 ai botoi librin monografik Vepra e Bogdanit, qė mėton nė radhė tė parė ta interpretojė atė, por rrugės bėn dhe shumė punė tė tjera hulumtuese tė natyrave tė ndryshme pėr autorin dhe veprėn. Nė 4 vjetėt e ardhshėm (1986) ai arrin ta pėrfundojė veprėn e gjerė Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare, nė tė cilėn ngėrthehen hulumtimi historiko letrar albanistik me vlerėsimin kritik, tendencat pėr klasifikime dhe pėrgjithėsime lidhur me
rrjedhat e mendimit dhe tė shkrimit shqip nė kėtė fushė. Librin e fundit tė natyrės sė studimeve letrare Refuzimi estetik, e botoi mė 1987. Nė mė pak se dy dekada jete tė ngjeshur hulumtuese ai arriti tė bėhej njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė, nė fushėn e kritikės e tė interpretimit letrar nė pėrgjithėsi nė botėn shqiptare.
Pas vitit 1972 Rugova pati mundėsi ta thellonte mė shumė punėn e tij hulumtuese sistematike nė drejtime tė ndryshme pėr letrat dhe kulturėn shqiptare, pėr idetė estetike dhe pėr ēėshtjet themelore tė studimit tė letėrsisė. Dhe nė kėto preokupime shkrihen vrojtimet e tij tė natyrės teorike, estetike tė letėrsisė me kundrimet pėr fenomene, autorė dhe vepra nga tradita shqiptare dhe nga bashkėkohėsia. Nė kėtė shkrirje natyrshėm ngėrthehen fenomenet letrare shqiptare, ndryshe nga njė traditė qė mund tė kėrkonte qė ato tė vėshtrohen me optikė dhe metoda tė posaēme. Tėrė aparaturėn hulumtuese dhe klasifikuese e zbaton me tė njėjtin kut tė matjes
nė fenomenet e traditės ashtu si te veprat bashkėkohėse. Prodhimin letrar bashkėkohės e vėshtron nė mėnyrė njėsoj sistematike. Objekt i vlerėsimit tė tij u bė njė numėr i madh autorėsh dhe veprash qė doli nė Kosovė deri nė atė kohė. Shkonte dhe mė tej pėr ato rrethana dhe, duke shpėrnjohur retiēencat e kohės, afirmonte dhe vlerėsonte autorė dhe personalitete tė sė kaluarės.
Rugova ndėrthur nė vėshtrimet e tij bagazhin e dijeve teorike, tė njohjeve tė thelluara albanistike me interesimet bashkėkohėse.
Derisa nė shkrimet e para kritike pėr letėrsinė Rugova i jepte hapėsirė mė tė madhe dimensionit lirik e personal tė vendosur qoftė dhe vetėm figurativisht nė kontekst aktual, nė studimet pėr letėrsinė, nė veprat teorike e nė monografitė e pastajme tė tij mbisundojnė dy vija themelore: hulumtimi i tė dhėnave, krijimi i aparaturės themelore pėr studime serioze dhe njėherėsh studimi, interpretimi e kontekstualizimi i veprave, ideve e fenomeneve letrare nė botėn shqiptare.
Nė studimet letrare Rugova vinte me njė anim nga vlerėsimi pjesėrisht impresionist i veprave dhe fenomeneve letrare, por me frymėn e tij tė butė liberale, qė ia bėnte tė mundur tė gjente ēarje nė bllokun e mendėsisė sė atėhershme nė kėto studime, si mendėsi dhe si metodė. Ai thjesht ofronte njė tjetėr mėnyrė interpretimi dhe pėrmes saj ngjallte kontestime qė nė themelet
e atyre studimeve. Me kohė aspektet e tilla dhe gjallėria rinore e Rugovės sikur i lanė mė shumė hapėsirė disiplinės studiuese. Por bindja se nė ēėshtje interpretimi gjithnjė ka mė shumė se njė vėshtrim e shoqėron atė nė tėrė veprimtarinė, jo vetėm studiuese. Me kėtė gjerėsi, nė pėrplasje tė vetvetishme me dogmatizmin sundues tė kohės, nga fundi i viteve '70, dr. Rugova u bė njė nga figurat qendrore tė studimeve letrare dhe u bė i tillė me risinė e vėshtrimeve, me njohjet bazike pėr rrjedhat dhe me qėndrimin
jopėrjashtues pėr tjetrin.
Ndėrkohė ai kishte depėrtuar mė thellė me informimet dhe me formimin teorik nė frymėn e kohės, kryesisht nė rrymimet qė merreshin me interpretimin dhe me teoritė estetike. Kjo ishte afėrsisht koha kur tek ne po depėrtonin dhe ide moderne tė strukturalizmit e tė semiologjisė. Dhe gjurmėt e kėsaj gjerėsie idesh, tė kombinuara me rreptėsinė metodike nė njė rrafsh me
figurshmėrinė gati tė mirėfilltė letrare, i gjejmė nė studimet e tij pėr letėrsinė shqipe, moderne dhe tė traditės. Jo rastėsisht ai pikėrisht nė kėtė kohė ngulte kėmbė tė merrej me studimin e themeltė tė veprės dhe tė figurės sė Pjetėr Bogdanit, duke hapur njė horizont tjetėr sa i pėrket studimit letrar dhe vlerėsimit tė traditės sė hershme tė shkrimit shqip.
Nė veprat si kjo, apo nė monografinė pėr zhvillimin e mendimit kritik shqiptar, ai i shkrin njohjet themelore, tė dhėnat, hulumtimin personal pozitiv me interpretimin, kontekstualizimin dhe ndriēimin e fenomeneve letrare dhe implikimet shoqėrore tė tyre. Bogdani do tė bėhet dhe si njė dyshor identifikues i tij pėr dimensionin e flijimit pėr tė nxjerrė nė pah identitetin e ndrydhur kombėtar. Kėshtu, mu nė mes tė interesimeve estetike, filozofike, teorike letrare, nė mėnyrė tė beftė vjen e rishfaqet natyra
kontestuese e Ibrahimit dhe kjo ngjet nė kohė shumė tė rėnda tė zhvillimeve intelektuale nė Kosovė dhe nė botėn shqiptare. Natyrė jo impulsive, pėrgjithėsisht e qetė dhe e shtruar, kontempluese, mė duket se kontestimet e tij vijnė nga brenda, synojnė qenėsoren dhe depėrtojnė thellė, bėhen kėshtu radikale.
Ibrahim Rugova vepron me qėndrimin pėr tė mos iu shtruar thjeshtėsimeve dhe rrėgjimeve nė njė interpretim tė vetėm. Pėr arsye tė tilla dhe tė tjera, ai shpesh e ndien nevojėn t'i drejtohet madje esesė, ndonjėherė edhe mė shumė se kaq interpretimit tė ēlirshėm letrar, duke prodhuar vetė njė tekst nga
aspekti i gjinisė vėshtirė i pėrcaktueshėm. Gjerėsia e tematizimeve teorike, kritike, iniciuese, nismat e projekteve hulumtuese, shpesh tė pambaruara, na sjellin pėrpara njė vepėr qė shtron ēėshtje, hap horizonte, josh pėr ndėrmarrje interpretimi. Tė gjitha kėto aspak papritur, sidomos pasi doli nė krye tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, zhyten pėrnjėherė nė projektin qė shtroi jeta atė tė angazhimit pėr ēlirimin kombėtar.
Vitet e vona '80 i dhanė krih pikėrisht kėsaj pjese tė natyrės sė tij dhe ajo gjeti pėrkrahjen dhe mbėshtetjen nė frymėn e gjerė dhe tė akumuluar me vite tė popullit tė Kosovės qė po pėrjetonte momente tė rėnda tė shtypjes.
Kėshtu fryma shoqėrore, e pakėnaqur me klasėn e atėhershme politike, gjeti tek intelektuali liderin dhe Rugova, kontestues i butė e konstruktiv, mjedisin pėr idetė e tij vepruese e tė padhunshme nė drejtim tė realizimit tė idealeve ēlirimtare, pėrgjithėsisht emancipuese. Ajo qe mė shumė se lėvizje e padėgjueshmėrisė, lėvizje pėrmes sė cilės shqiptarėt e Kosovės e
shfaqėn veten sėrish rrėnjėsisht dhe fuqishėm nė vlerat politike e
shpirtėrore tė Evropės.
Me natyrėn e tij tė paimponueshme, me humanizmin, me orientimet liberale, me tolerancėn, me dijet e gjera e me finesat, me qėndresėn dhe frymėn e gjatė nė kontaktet, dr. Rugova u bė gjerėsisht i pranueshėm nė botėn shqiptare dhe njėherėsh dha njė ndihmesė tė ēmueshme pėr krijimin e miqėsive tė botės shqiptare me tė tjerėt.
Nė bisedat e tij me M.F. Allain dhe X. Galmiche, mė 1991 Rugova theksonte: "Emri im prej intelektuali, kjo do tė mbetet nga unė, po tė mbetet diē nė historinė shqiptare". Ai qysh atėherė kishte vetėdijen dhe bindjen pėr trashėgiminė intelektuale qė po krijonte. Mbase gjendja e pėrgjithshme e rėndė, fillimet e vėshtira, tė panjohurat e aksionit tė rezistencės konstruktive paqėsore, nuk i jepnin shumė optimizėm pėr tė parė qysh atėherė se nė historinė shqiptare i rėndėsishėm do tė mbetet jo vetėm emri i tij prej intelektuali, po dhe nami i prijėsit paqėsor drejt ēlirimit dhe
pavarėsimit tė Kosovės dhe emancipimit politik tė botės shqiptare.
Nė vazhdėn e ideve pėr mėvetėsimin e Kosovės, qė nė vitet '60 tė shekullit 20 kishin marrė formėn e kėrkesės pėr Republikė, e tė synimit pėr realizimin e idealeve tė ēlirimit kombėtar, nė horizontin e shpėrbėrjes sė federatave tė mėdha komuniste dhe me kufizimet e tjera tė realiteteve aktuale evropiane, kjo lėvizje me Rugovėn nė krye dhe me mbėshtetjen e gjithanshme tė Aganit nga brezi i mėparmė dhe tė tjerėve nga brezi i tij, natyrshėm e
ushqeu mė tutje kėrkesėn e gjithpranishme nė popull pėr pavarėsi tė plotė tė Kosovės dhe pėr bashkim tė mėtejmė kombėtar nė suazat e bashkimeve tė mėdha evropiane. Projektet e tilla nyjėtohen dhe shpjegohen nė mėnyrė tė pėrshtatshme pėr lexues shtresash tė ndryshme dhe nė dy librat e fundit tė kėsaj kolane tė Rugovės.
Mė shumė se dhjetė vjet tė shkuara, redaktori i BBC sė kėrkonte tė pėrmendja njė tipar me rėndėsi tė personalitetit tė dr. Rugovės. Nuk kisha menduar shumė dhe papritur kisha thėnė: qėndrueshmėria, persistenca. Tani mė duket se kjo qėndrueshmėri e tij gati metodike kanė rrezatuar dhe vazhdon tė rrezatojė siguri dhe besim, ēka vazhdon tė jetė me shumė rėndėsi pėr zhvillimet politike, pėr baraspeshimin e tėrėsishėm.
Ibrahim Rugova kulturės shqiptare tashmė i ka lėnė njė vepėr me vlera intelektuale, shkencore, tė dijes. Njė vepėr mė tė rėndėsishme, madhore, dimensionet e sė cilės mbase nuk i vėrejmė pėr shkak tė afėrsisė sė pandėrmjetme, ai bashkė me plejadėn e qėndresėtarėve tė kėsaj kohe, e kanė krijuar me lėvizjen pėr ēlirim kombėtar dhe njėherėsh pėr ndėrtim tė vlerave demokratike e pėr emancipim tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė shqiptare, duke krijuar kėshtu kontekst cilėsisht tė ri pėr tė gjitha ato vlera dhe pėr rigjallėrimin e tyre nė horizonte qė s'i kishim mė parė.
--------

Autori ėshtė kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe profesor i Fakultetit tė Filologjisė nė Prishtinė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė