Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-06, 17:32   #2
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Ali Aliu
-ALI ALIU, nė dėshminė e tij dhėnė para tė njejtit udbash mė 24 janar 1959, ndėr tė tjera deklaron: ”Diku nė pranverėn e vitit 1958, kemi udhėtuar nga Beogradi pėr nė Prishtinė qė tė mbajmė orė letrare nėpėr Kosmet. Kemi udhėtuar disa shokė, studentė shqiptarė. Atėherė jemi takuar me Adem Demaēin nė hotelin”Nova Jugosllavia”nė Prishtinė. Jemi takuar unė, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjė tjetėr, por nuk mė kujtohet. Me kėtė rast, pos tjerash, Demaēi na ka thėnė si vijon: „-se ndaj shqiptarėve tė Kosmetit nga ana e pushtetit po bėhen padrejtėsi tė ndryshme; se shqiptarėt po shpėrngulen pėr nė Turqi dhe se me kėto shpėrngulje pushteti dėshiron qė Kosmetin ta mbajė edhe mėtutje pėr vete. Po tė qėndronin shqiptarėt edhe mėtutje nė Kosmet, pushtetarėt janė tė bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qėllim tė mbajtjes sė Kosmetit pėr vete (qė tė mbetet edhe mėtutje jugosllav) ata kanė organizuar aksionin e armėve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarėt, tė cilėt detyrohen tė shpėrngulen pėr nė Turqi dhe kėshtu problemi i Kosmetit zgjidhet pėrfundimisht. (…)”(Procesmbajtė s: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar:Momo Ēanoviq) "DOSJA DEMAĒI“ - fq. 54
Pas ngritjes sė aktakuzės PPQ nr.14/59 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, mė 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqėsor kundėr Adem Demaēit, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatėsit porotė: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Nė fund tė kėtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”nė emėr tė popullit” Adem Demaēit ju shqiptua denimi nė kohėzgjatje prej pesė vjetėsh burgim tė rėndė.

FAHREDIN GUNGA: “GRUPIT IRREDENTIST (TĖ ADEM DEMAĒIT),I VĖRTETUAR SI ARMIK I POPULLIT DHE I RENDIT TONĖ KUSHTETUTAR, IU SHQIPTUAN DENIME TĖ MERITUARA”!!!
Fahredin Gunga ndonėse i ka takuar klasės intelektuale, qė ishte vėnė nė shėrbim tė pushtetit komunist, nė vitet e 70-ta duke qenė si kryeredaktor i Radio Televizionit tė Prishtinės, luajti edhe rolin e zėdhėnėsit tė regjimit, nė luftimin e„nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Pėr tė argumentuar kėtė fakt, po i referohemi burgosjes sė tretė tė Adem Demaēit, nė tetor tė vitit 1975. Pas katėr muaj hetimesh, mė 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, nė procesin gjyqėsor tė kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish KOĒINAJ(me urdhėr tė Mahmut Bakallit), nė bazė tė nenit 117 al.1 e 2 tė KP dhe nenit 100 e 101 al.1 tė KPJ-sė, nė“emėr tė popullit” sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh, shpalli fajtor dhe me kėtė rast u denuan:
1.Adem Demaēi, me 15 vjet burg tė rėndė,
2.Skėnder Kastrati, me 12 vjet burg tė rėndė,
3.Hetem Bajrami, me 7 vjet burg tė rėndė,
4.Hasan Dėrmaku, me 10 vjet burg tė rėndė,
5.Osman Dumoshi, me 7 vjet burg tė rėndė,
6.Rexhep Mala, me 9 vjet burg tė rėndė,
7.Selatin Novosella, me 7 vjet burg tė rėndė,
8.Ilaz pireva, me 7 vjet burg tė rėndė,
9.Fatmir Salihu, me 7 vjet burg tė rėndė,
10.Xhavit Dėrmaku, me 9 vjet burg tė rėndė,
11.Sherif Masurica, me 7 vjet burg tė rėndė,
12.Sami Dėrmaku, me 6 vjet burg tė rėndė,
13.Zijadin Spahiu, me 5 vjet burg tė rėndė,
14.Isa Kastrati, me 6 vjet burg tė rėndė,
15.Ahmet Hoti, me 6 vjet burg tė rėndė,
16.Njazi Korēa, me 6 vjet burg tė rėndė,
17.Irfan Shaqiri, me 7 vjet burg tė rėndė,
18.Hilmi Ramadani, me 5 vjet burg tė rėndė,
19.Nazim Shurdhani, me 4 vjet burg tė rėndė.

Pas pėrfundimit tė kėtij gjykimi, pėr tė pėrquar lajmin nė opinon u angazhuan tė gjitha mediumet nė gjuhėn shqipe.Dhe i pari medium qė kumtoi kėtė lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinės(RTP– ja) me njė koment spektakular tė pėrgatitur pikėrisht nga kryeredaktori Fahredin GUNGA.
Nė komentin e tij z.GUNGA, ndėr tė tjera thotė:
” Siē u pa nga aktgjykimi i Gjyqit tė Qarkut tė Prishinės, grupit irredentist, i vėrtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonė kushtetutar, iu shqiptuan denime tė merituara. Opinioni ynė, klasa punėtore dhe tė gjitha kombet dhe kombėsitė e Kosovės, e posaēėrisht kombėsia shqiptare,i dha kėtij aktgjykimi pėrkrahje tė plotė, i dėnoi dhe do t“i dėnojė vazhdimisht, duke shprehur indinjatėn dhe urrejtjen, ashtu siē i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur tė gjitha llojet e tjera tė veprimtarisė armiqėsore dhe bartėsit e tyre. Pas shqiptimit tė denimeve tė merituara, ky grup as qė meriton tė mirret nė gojė, sepse u pa haptas se e pėrbėn njė grup nacionalistėsh dhe shovinistėsh, tė cilėt popullit tė vet deshtėn t“ia ēelin humnerėn e re tė mashtrimit historik.(…) Petku i tij dogmatiko-stalinist , frazat nė emėr tė gjoja marksizėm-leninizmit , aspak nuk i vuri perde esencės dhe qėllimit tė tij thellėsisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar. .. Prandaj, ēdo tentativė e armikut, sikurse edhe e kėtij irredentist, do ta luftojnė si thellėsisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, tė ngarkuara me orekse pėr thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarėsisė sė Jugosllavisė socialiste.”
Ky koment i kryeredaktorit tė RTP-sė ėshtė botuar nė “Rilindje”, ”Zėri i Rinisė” etj. Gjithashtu njė artikull i ngjashėm me titull ”U denua grupi armiqėsor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani nė gazetėn ”Rilindja” dhe Ali Olloni nė gazetėn”Zėri i Rinisė”.
Kjo ėshtė fytyra e vėrtet e tė ēmuarit tė shkrimtarit Ismail Kadare –Fahredin Gunga dhe e shokėve tė tij, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr dhimbjet e shumta qė ua kanė shkaktuar mijėra familjeve shqiptare, me denoncimet kundėr vėllezėrve dhe baballarėve tė tyre, nė strukturat pushtetore tė regjimit... nė UDB
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė